Protestat në Shkup dhe identitetet fetare

Postuar në 07 Korrik, 2014 04:06
Jordan Jorgji

Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, IRJM-ja, është vënë në qendër të vëmendjes, ditët e fundit, për shkak të protestave të popullsisë shqiptare në disa zona të Shkupit, të cilat shpërthyen për shkak të pakënaqësisë ndaj dhënies së dënimit me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve të vrasjes së pesëfishtë dy vjet më parë. Autoritetet akuzuan si përgjegjës për vrasjen, disa shtetas të IRJM-së, të cilët janë të kombësisë shqiptare. Ata u cilësuan si terroristë, si edhe pjesëmarrës të organizatave radikale islamike në vend. Është për t’u theksuar fakti se, përveç flamurit shqiptar, protestuesit mbanin në duar edhe flamurin e Arabisë Saudite, si edhe flamuj të formacioneve ekstremiste islamike.

Mbase këto fakte e dekurajuan Tiranën dhe Prishtinën, të cilat do të dëshironin që protestat të kishin kërkesa të pastra etnike. Shqiptarët, një komb, dy realitete. Karakteri laik i shtetit dhe nacionalizmit shqiptar, kontribuoi në “brymosjen” e myslimanëve të Shqipërisë, që ata të jetonin, përgjithësisht pa probleme me bashkëkombësit e tyre të feve të ndryshme. Sot, myslimanizmi i tyre, qëndron më shumë në nivelin e identifikimit, sesa tek ai i praktikumit të rregullt fetar. Rol të veçantë për ekzistencën e kësaj karakteristike, luajti politika e shtetit shqiptar, kryesisht në periudhën e Luftës së Ftohtë, ku ndërgjegjja kombëtare qëndroi mbi çdo lloj nënidentiteti fetar. Nga ana tjetër, shqiptarët e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, disponojnë identitete jo të vegjël fetarë. Cedimi i tyre në shtete ku grupi kryesor etnik është i fesë së krishterë-ortodokse ka ndikuar që ata ta ruajnë identitetin mysliman.

Si rezultat, diferencimi i tyre nga kombet jomyslimane, por edhe nga bashkëkombësit ortodoksë dhe katolikë, nuk është i vogël dhe nuk ka qenë asnjëherë i tillë. Disa ditë para protestave, policia e Kosovës ndaloi në Kaçanik dy persona, të cilët fyen publikisht bustin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Personaliteti kryesor, i cili u mitizua nga rilindësit, duket se nuk gëzon popullaritet universal te shqiptarët myslimanë të shteteve fqinjë.

Një shekull më parë, në vitin 1914, Shqipëria u trondit nga Lëvizja Myslimane e Shqipërisë së Mesme, ku shqiptarë të besimit mysliman u rebeluan kundër shkëputjes së vendit nga Perandoria Osmane, pra kundër pavarësisë së Shqipërisë. Në çdo qytet ku marshuan, ata hoqën me pasion flamurin kombëtar, i cili ishte edhe simboli i dinastisë së Skënderbeut dhe valëvitën flamurin turk, si dhe atë jeshil që përfaqësonte fenë islame. Literatura, por dhe nacionalistët shqiptarë, duke mos përjashtuar as “internacionalistin” Enver Hoxha, dënuan bashkërisht, karakterin fetar të rebelimit.

Sot, shumë shqiptarë myslimanë, të cilët mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë, disponojnë, afërsisht, mentalitet të ngjashëm me protestuesit e vitit 1914. Dhe kjo vjen si rezultat i ndërgjegjes së lartë fetare, kundrejt asaj kombëtare. Ruajtja e identitetit fetaro-etnik, mund t’i shërbejë mbijetesës së urrejtjes dhe konflikteve etnike, midis shqiptarëve dhe bashkështetasve të tyre të besimit të krishterë, si në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ashtu dhe në vendet e tjera të rajonit, në Serbi, në Malin e Zi. Por në asnjë mënyrë, kjo praktikë nuk mund të kontribuojë në forcimin e komunikimit të tyre normal me shqiptarët jomyslimanë. Identiteti i fortë fetar i protestuesve në Shkup, vjen në kundërshtim me karakterin e nacionalizmit shqiptar. Marrëdhënia e këtyre dy faktorëve, përbën një nga sfidat serioze për Shqipërinë, si edhe elementin shqiptar në rajon.

nga Shekulli

Comments

Submitted by lexues (not verified) on

Jordan Jorgji, Shahin Al-Arnauti, Pinxho Pitkini... sido qe ta quani veten, ju te shiturit vini ere qe nje ore larg. Si mor pehlivan na kaloke nga shkrime ne mbeshtetje te nje kryepeshkopi grek per Kishen Shqiptare ne nje shkrim ku predikon se duhet vene kombi para fese. Genjeje atehere apo genjen tani mbi pikepamjet e tua?

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

Me fal ky Jordan Jorgji, perse nuk flet per mungesen e plote te Janullatosit sa here qe ne Ballkan kohet e fundit vriten dhe rrihen shqiptare, apo thjesht ka shkruar per te bere 'qoken'. Te lidhesh kerkesat e shqiptareve te Maqedonise me levizje radikale, dhe te justifikosh me kete 'virgjerine' e Janullatosit dhe te miqve te tij nga Kishat sllave ne rajon, me duket se  eshte nje krim kunder kombit shqiptar. Ky na thokerka se shqiptaret e Maqedonise qenkan si levizja Dum Baben e para 100 viteve: ky lapangjoz, shkrimin e te cilit nuk mund ta perdorim ne banjo per shkak se ka emrin shqiptar te shkruar persiper, nuk ia ka aspak idene qe flamuri ne fjale qe permend nuk eshte aspak i Aarabise Saudite, por eshte flamuri qe mban Formulen e Besimit dhe po qe se atij i pengon formula e besimit te myslimaneve, atehere, z. Nano, ju mbillni urrejtje me shkrime te tilla, he ky njeri meriton burgun per shkelje te kushtetutes.

Ceshtja, ne te vertete,  shtrohet ndryshe, perse sa here qe politikanet shqiptare ne Maqedoni deshtojne te adresojne ceshtjet jetike te vendit, shqiptaret dalin me arme dhe me thirrje qe jane qartazi per lufte, packa se deri tani kemi pare vetem nje te tille, dhe jo nje ndarje te Maqedonise.

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

zeri nga protestat e Shkupit dhe jo 80-lekshat e Tiranes:

Shkupi dhe patriotizimi fetar

Shkruan: Abdullah KLINAKU

Demonstrata e shqiptarëve në Shkup, kundër proçeseve gjyqësore të montuara dhe të motivuara politikisht, rrjedhimisht gjykimeve të pa drejta u përcoll me disa opinione specifike për dallim prej shumë demonstratave tjera.

Në këtë demonstratë të motivuar dhe të nxitur prej vlerave më të sinqerta kombëtare dhe njerëzore ju dha ngjyrim Islam dhe mediat e dhanë si shumë fetare. Madje gazetarët e pyetën, njërin prej figurave më të mëdhenjë që ka sot toka shqiptare, Kim Mehmetin "Pse po proteston rinia shqiptare në Shkup, pse para xhamive, dhe pse rinia shqiptare shkupjane protestat e veta i fillon nga oborret e xhamive? Me elokuencën, sinqeritetin, thjeshtësin dhe të vërteten ai ju përgjigj;

Po pse, u them atyre, mendoni se do u lejonte dikush, për shembull, që ata të grumbulloheshin të papenguar përpara godinës së Universitetit të Tetovës në Shkup, që e kontrollon BDI-ja, apo te sheshi i Skënderbeut që është bërë pronë e kësaj partie shqiptare, si dhe nëpër sheshet tjera me përmendoret e Car Dushanave në to, e që janë vendgrumbullim vetëm për protestuesit maqedonas!? Andaj mos pyetni, por shkruani se rinisë më progresive të shqiptarëve të Maqedonisë, asaj shkupjane, i është ngushtuar hapësira aq sa i janë lënë vetëm lagjet e ngushta të pjesës së vjetër të Shkupit, ku jetojnë shqiptarët, se atyre qëllimisht u janë lënë vetëm oborret e xhamive, ku ata e ndjejnë se vetëm aty ende nuk është zgjatur gjithaq dora policore!”

Kjo përgjigjie reflekton dhe përshkruan një realitet politik dhe social që po e përjetojnë shqiptarët e të gjitha trojeve etnike të Shqipërisë natyrale. Ky realitet politik të cilën po e përjetojm çdo ditë dhe po e ndjejm në lëkurën dhe gjakun tonë natyrshëm shqiptarët do ti shpie ashtu siq edhe po i shpien drejt një patriotizmi të ri, drejt një patriotizmi pa mite, pa komunizëm, do ti shpie drejt patriotizmit fetar. Kjo lëvizje drejt patriotizmit fetar vjen si rezultat i disa shkaqeve;

1. Nga luftërat dhe përpjekjet e fundit çlirimtare ideologët dhe bartësit e këtyre qëllimeve të mëdha dolën se kanë pas motive dhe nxitje patriotike majtiste dhe enveriste. Po që se rikujtojmë për pak çaste Kosovën e pas luftës dhe Maqedonin e pas luftës na bie në mend që festat e fitoreve janë përcjell me këngë kushtuar Enver Hoxhës dhe ideologjisë komuniste. Nëse lexojmë librat e anëtarëve të lëvizjeve të tilla i shohim që motivi dhe forca e tyre për punë ka qenë rinia revolucionare komuniste, kjo lëvizje ka qenë model i veprimit të elitave aktuale të politikes. Sigurisht prej saj bëjnë përjashtim shumë burra të mëdhenj dhe shumë dëshmorë të kombit tonë por e kam fjalën për elitat aktuale politike duke respektuar kontributin e tyre patriotik. Kjo nënkupton qartë që shqiptarët fetar nuk e kanë gjet veten në mesin e këtyre elitave politike të organizuar në parti politike sepse idealet e tyre kanë qenë më të pastëra, më të sinqerta dhe nuk janë pajtuar me qëllimet që kanë pas kjo pjesë elitare. Muslimanët e Kosovës, nuk janë të kënaqur me rolin që i është dhënë fesë në shoqërinë tonë, nuk janë të kënaqur me respektin ndaj fesë që i bën politika, madje muslimanët e Kosovës nuk harrojnë se Xhamia e Urës së Ibrit si simbol fundamental i vlerave tona kombëtare asnjëherë nuk u kërkuan të ngritet në Veriun e Mitrovicës. Këto dhe shumë dukuri tjera të kësaj natyre kanë ndikuar në ndarjen mes patriotëve fetar dhe atyre jo fetar.

2. Elitat e tilla politike të pas luftës kanë proklamuar ideale shumë më të mëdha nacionaliste dhe patriotike. Betimi i tyre ka qenë Bashkimi Kombëtar Shqiptar dhe formësimi i Shqipërisë natyrale. Kjo elitë politike s’ka qenë e qëndrueshme në këto kërkesa duke bërë kompromise shumë të mëdha dhe duke cenuar ëndrrën shekullore të popullit shqiptar për Bashkimin Kombëtar. Madje këto kompromise kanë cenuar edhe pritjet brenda kufijve aktual. Kosova ka mbet edhe 14 vjet pas lufte me një pjesë të territorit të saj të kontrolluar nga serbët, me enklava brenda saj, me mijëra të zhdukur dhe të vrarë që nuk janë gjetët hala, me shumë kompromise dhe tkurrje tjera të idealeve tona kombëtare. Shqiptarët e Maqedonisë ballafaqohen akoma me mungesë shumë të madhe të lirive dhe të drejtave fundamentale të lirive dhe të drejtave të njeriut, po përjetojnë nënçmimin, anashkalimin dhe mos respektin vetëm pse janë shqiptarë si rezultat e elitave politike jo fetare edhe pse ishin njerëz të pushkës e të fronteve. Populli pas këtyre kompromiseve ka humb besimin se këto forca politike mund ti sjellin fitore të reja dhe mund ta mbrojnë nderin e tyre.

3. Pasurimi i shpejtë i elitave jo fetare politike pas luftërave. Në Kosovë kemi përplot gjykime të fuqizuara të gjykatave për keqpërdorim të pozitave zyrtare, korrupsion dhe pasurim të pa ligjshëm. Këto forca politike edhe në Kosovë edhe në Maqedoni deri para pak vitesh kanë jetuar jetë të thjeshtë madje edhe të varfër sot kanë pasuri të mëdha duke uzurpuar, marrë e përdorë për interesa personale edhe pasurit e shtetit. Pasuria e tyre është shumë e madhe, madje marramendëse në përpjesëtim me varfërinë, papunësinë dhe gjendjen e rëndë ekonomike që është në vendet tona. Kjo gjendje e rëndë ekonomike e popullit dhe pasurim i elitave politike jo fetare edhe përkundër luftës së tyre ka ndikuar që populli ta humb besimin në ta dhe në të njëjtën kohë ta humb besimin edhe në vlerat patriotike jo fetare që thirren.

Për shkak të këtyre shkaqeve dhe të tjerave të kësaj natyre, populli shqiptar është në kërkim të patriotizmit fetar sepse i beson njerëzve me vlera fetare duke prit prej tyre se do ta mbajnë fjalën e dhënë. Populli po pret rizgjim të ndjenjave kombëtare dhe fetare që në krye të tyre të nxjerrin njerëz që interesat tona kombëtare i çojnë para si rezultat i edukatës dhe formësimit kombëtar dhe fetar që kanë.

Ky popull i cili ka pas Minaren e Xhamisë si shenjë të indentifikimit të tij edhe kombëtar beson dhe do të besoj çdo ditë e më shumë se vetëm besatimet që burojnë prej xhamive dhe oborreve të xhamive, apo prej zemrave që janë të lidhura me xhamin janë të afta ti bartin idealet e tilla kombëtare deri në realizim. Ky popull nuk harron se besatimi dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit u mbajt në Xhami, ky popull nuk harron se Lëvizja për pavarësinë e vitit 1912 u nis me betim në Kur’anin e shenjtë (Sipas Eqrem Bej Vlorës), dhe ky popull nuk harron se nënat shqiptare se herë i kanë nis djemtë e tyre për luftërat e UÇK’së i kanë nis me lutje te Zoti i Madhërishëm, që Ai ti ruaj e nëse vdesin ti merr si dëshmor në xhenetet e Tij të Larta!

Prandaj identiteti fetar musliman i popullit tonë që manifestohet në paqe, në demonstrata edhe në luftëra nuk cenon aspak të drejtën tonë për të qenë të lirë e të bashkuar, për të jetuar një jetë të dinjitetshme, për tu gjykuar me drejtësi dhe për të pas hapësirë që të japim kontributin tonë aktiv në paqen e Ballkanit dhe të Evropës si pjesë e saj që jemi.

Submitted by glen (not verified) on

Ti Abdullah qeke bere per te te pire kafen. Aq e veshtire eshte per mendjen tende lokaliste dhe te izoluar ne fshatin tend (ku personi me i rendesishem eshte nje hoxhe qe thote se dielli rrotullohet rreth tokes), te kuptosh qe identiteti shqiptar eshte i destinuar te vdese nese elementi fetar preval ndaj unitetit kombetar. Nje maqedonas e ka luksin te thote qe cdo musliman eshte armik, ndersa shqiptaret nuk e del dot me flamurin e rreckosur (jeshil apo te bardhe apo cfaredo) qe nje ortodoks eshte armik. Kjo per arsye qe nuk ja vlen te zgjatem sepse duhet te ishte shume e qarte tashme per cdo shqiptar.

Gomarlliqet e tua (seshte ofendim personalisht per ju por per mentalitetin qe ju perfaqesoni) nuk mbarojne me kaq por vazhdojne edhe me detaje qe ju i nxirni nga konteksti duke manipuluar te verteten. Sa per lidhjen e Prizrenit, qe ta dish ose ta mesosh ajo dite nuk eshte nje dite qe bashkoj myslimanet (packa se shumica ishte e till nuk ishte ai esenca) por njihet si dite e bashkimit te shqiptareve. Nese nuk e mori dot kurr karakterin gjitheperfshires shqiptar nuk eshte ne nderin tone, perkundrazi e cenon dhe baltos ate dite qe formoji identitetin tone kombetar mbifetar(lexo Malkolm per detaje per linjen injorante te radikaleve fetare kundra Abdyl Frasherit dhe debatit per te mar pjese ne luftime me "vellezerit" boshnjak). Do ishte nje date shume here me e shenjte per te gjithe ne nese nuk do kishte disa anadollak qe e shikonin shqiptarin vetem nga dritarja e minares si puna jote. Fakti qe ndertesa ishte xhami eshte nje idiotesi te permendet se nuk ka pike rendesie nese e ke haberin sado pak nga historia e asaj kohe.

Sa per Eqrem Vloren prap eshte nje idiotesi qe ben mbleshje qershish sipas interesit tend se po te lexosh pak me tutje qeveria e par (po perdor te njejten reference E Vloren) pa e kuptuar as vete ishte ndar ne menyre te barabart midis myslimaneve dhe krishtereve(personalisht nuk e kam qejf kete sepse ne shqiptaret duhet te jemi te verber ne aspektin fetar). Ky besim dhe respekt reciprok tregon se ata burra shteti atje per fat te mire ishin me te mencur se ty.

"Ky popull i cili ka pas Minaren e Xhamisë si shenjë të indentifikimit të tij edhe kombëtar" me kete fjali po me ben te dyshoj ne ja vlejti te te shkruaja nje pergjigje ty apo jo. Edhe Haxhi Qamilit me zero klas shkolle nuk ja ka fal historia idiotesin e tij.

Sa per UCK. PO ci ngaterron bindjen  dhe besimin fetar personale me axhenda kombetare o derbardh. Perpjekjet serbe per ta transformuar luften me shqiptaret si lufte ndaj islamikeve dhe naiviteti dhe injoranca e disa shqiptareve si puna juaj nuk ja dolen te bindin faktoret qe vendosin per fatet e kesaj qerrata bote(USA-NATO).

Submitted by Para Shkupi! (not verified) on

Edhe sikur flamuret e sport-klub Partizanit te perdorin protestuesit shqiptare jashte Repulikes se Shqiperise, serish ata qe nuk e duan bashkimin kombetar do gjejne perhere shkaqe dallimi e dasie. Do ankohen pse i thone qumeshtit 'tamel' kosovaret? Pse nuk pijne birre Korca po pijne Amstel keta ne Struge?

Kur shteti fashist maqedonas i akuzon shqiptaret si fondamentaliste, sipas logjikes se skllavit keta duhet ta fshehin se jane muslimane. Problemi eshte se ne Shkup ka burra jo legena, dhe burrat nuk lejojne te terhiqen per hunde. Sa me shume ta teprojne maqedonasit duke prekur fene, aq me shume do tregojne shqiptaret e Shkupit se e duan fene. Kundershtaret e bashkimit kombetar ketu tek ne do te prodhojne ne cdo rast argumente per te mbeshtetur demonizimin e shqiptareve te Shkupit. Duhen demonizuar shqiptaret jashte qe te tremben shqiptaret brenda dhe ta kene frike bashkimin. Kush ka dy pare mend e di kaq. Prandaj demonizuesit nuk duhen marre seriozisht, dhe prandaj nuk ka arsye njeri ne Shkup te maskoje identitetin e vet krenar, qe t'u beje qejfin disave qe ne cdo rast nuk do t'i mbeshtesnin kurre.

Nje cope flamur i Arabise Saudite u paska vrare syte disave. Arabia Saudite eshte shtet i huaj, ashtu si Shtetet e Bashkuara te Amerikes, po askush nuk guxon te hape gojen e te pyese cfare pune ka nje flamur i huaj si ky, jo neper duar individesh private ne mitingje, po ne zyrat me te larta te shtetit tone.

Submitted by glen (not verified) on

I gjithe argumenti jot bie posht me fjaline -arabia saudite si shtetet e bashkuara-. Do te ishte disi me vlere nese liria shqiptareve ti kishte ardh nga arabia saudite. Por edhe sikur te ishte keshtu, ne jemi te destinuar te shohim drejt perendimit. U ndame nga lindja qe me ate garnizonin e shpartalluar turk ne 1912-1913 qe permend E Vlora (meqe e ka merak dikush ketu ate si referenc). Per burrat shqiptar ne maqedoni jam dakort me ju, pervec faktit se ata do japin jeten per flamur te kuq dhe jo jeshil. Te jesh I sigurt per kete persa kohe atje nuk eahte harruar emri I Arben Xhaferrit. I keshilloj te gjith jeshileve ta degjojn me vemendje testamentine tij. Filozofi me I mencur I shqiptareve ne kohen tone

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.