Armët tona kimike

Postuar në 08 Korrik, 2014 08:18
Skënder Minxhozi

Italia priti këtë fundjavë, në portin jugor të Gioa Tauros, anijen daneze Ark Futura, e cila mbante në bordin e saj rreth 570 ton agjentë kimikë të marra nga Siria. Fjala është për stokun e famshëm të armëve kimike të regjimit të Asadit, i cili shkaktoi një furtunë jo të vogël politike e sociale në Shqipëri, në vjeshtën e vitit të shkuar. Përkundër reagimit shqiptar, Jugu i Italisë i ka pritur mjaft qetë tonelatat e ipritit dhe sarinës, të cilat do ta zhvendosen nga anija daneze, në bordin e një luftanijeje amerikane, ku do të bëhet edhe zbërthimi i tyre kimik, në ujrat ndërkombëtare. Jo vetëm kaq. Lajmi i mbërritjes së stoqeve kimike siriane, ishte i vështirë për t’u gjetur në faqet e shtypit italian, çka tregon se fqinji ynë nuk e përjetoi si ne “ethen kimike”.

Tashmë armët kimike i larguam nga vetja (në fakt jo edhe aq, po të kemi parasysh se ndodhen sërish në Mesdhe), e mund të jemi të qetë që e penguam atë ndërmarrje, që për ne paraqiste më shumë se një të panjohur. Por megjithëse kapitulli kimik është mbyllur, ka mbetur e hapur dhe e pashëruar dosja e krizave shqiptare. Lazarati ra, bashkë me të po duken shenja të ndrojtura shërimi edhe në aspekte të tjera të jetës shqiptare, por më e shumta e problemeve është ende aty, kurse opinioni publik është sërish i pafuqishëm për të reaguar.

E kur flasim për reagimin, apo më mirë mosreagimin, s’mund të mos i kthejmë edhe një herë sytë tek ajo frymë popullore e paprecedent, që u mais brenda pak orëve, për t’i thënë “Jo” me një forcë të habitshme dhe të paparë në të shkuarën, armëve kimike siriane. Si ndodhi, që mijëra njerëz vërshuan rrugëve në Tiranë dhe qytete të tjera?! Ndoshta kjo është një pyetje që sot s’ka më vlerë, por duket se ka vlerë një tjetër pyetje që lidhet me të: pse opinioni ynë publik u sensibilizuar aq shpejt dhe aq fort në atë rast, e nuk po mundet ta përsërisë kurrë me veten? Pse reaguam aq skajshëm ndaj amrëve kimike, e nuk dalim as pesë minuta në rrugë për shkatërrimin e hatashëm që ka pësuar e po pëson ky vend, në çdo cep e skutë të tij? Nuk deshëm armët e Asadit – shumë e drejtë! Po si ka mundësi që të mos arrijmë të mblidhemi as pesë veta, në një shesh të Tiranës, për masakrimin total të masiveve pyjore, në Veri dhe në Jug? Përse  nuk arrijmë të ndalim kthimin e dhunshëm të tokave bujqësore, në troje ndërtimesh, në të gjithë Ultësirën Perëndimore, pse nuk reagojmë kur Fierza mbushet me një det shishesh plastike? Pse nuk arrijmë të shquajmë, në trupin e këtij vendi, dhjetra zona të ndotura në maksimum me agjentë kimikë, mbetje të rrezikshme?

Nëse duam ta abstragojmë më tej idenë e (mos)reagimit të opinionit publik, përse nuk jemi ende në gjendje të bëjmë një protestë sado modeste për të kërkuar punë, ose për të dënuar korrupsionin e zyrtarëve që na vjedhin ditë e natë?! Këto pyetje kanë sens dhe logjikë, përballë një precedenti si ai i armëve kimike, të cilat sot po priten krejt paqësisht në një provincë të Italisë së Jugut. I kemi “armët tona kimike” mes nesh dhe nuk i shohim. Mesa duket jemi mësuar me të këqijat tona, e na bën përshtypje vetëm kur e keqja na vjen nga jashtë. Por e keqja, e keqe mbetet...

revista Java

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Cuditerisht pjesen kryesore te mosreagimit  Minxhozi vete e permend dhe vete e harron.

Përkundër reagimit shqiptar, Jugu i Italisë i ka pritur mjaft qetë tonelatat e ipritit dhe sarinës, të cilat do ta zhvendosen nga anija daneze, në bordin e një luftanijeje amerikane, ku do të bëhet edhe zbërthimi i tyre kimik, në ujrat ndërkombëtare.

Pertej kesaj italianet protestuan mjaft ne dimer kur u permend ideja e shkaterrimit te tyre ne territorin italian.

Pse protestuan shqiptaret aq fort? Se me pak fjale ne nuk i kemi fare bese aftesise se shtetit tone per te bere dicka te tille, ose sic i themi shpesh, nuk na e mban kurrizi ne kete barre. Pertej shakave qe behen me Italine ndonjehere, te mos harrojme se ka nje program te energjise berthamore qe ne fillim te 60ve, pra eshte nje shtet qe ka aftesi dhe kapacitete teknike per tu perfshire ne keto lloj operacione.

Ne nga ana tjeter nuk menaxhojme dot kaskaden e Drinit dhe kemi permbytje cdo dimer. Rames ju tha qarte edhe nga mbeshtetesit e tij, se para se te kerkoj te bej te bukrin ne lojen e madhe te politikes nderkombetare, ka jo pak halle ne vend per te zgjidhur.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Jo zoteri, me vjen keq po nuk e ke kuptuar aspak thelbin e protestave kunder armeve kimike, dhe e ke teresisht gabim kur i krahason ato me ca shishe plastike ne Fierze, apo me demtimin e pyjeve e te tjera "probleme"........

Populli krenar dhe i paditur shqiptar vepron ne perputhje me historine e famshme te Nastradinit, qe kur rra zjarri ne fshat tha "larg bythes sime". Pra per "publikun" shqiptar nuk ka rendesi permasa e rrezikut, shtrirja ne kohe apo hapsire e tij. Per "publikun" shqiptar parametri me i rendesishem i rrezikut eshte distanca nga "bytha ime". Ne rastin e armeve kimike kjo distance u perceptua si shume e shkurter, prandaj edhe mileti u terbua, per shishet plastike ne Fierze? Eh, shume larg. Pyjet? A me verte e ke tina?

Submitted by Marvixhan (not verified) on

He pra, pse zoti Minxhozi?

Pse shqiptaret i thane "Jo!",  sjelljes ne brendesi te teritorit te tyre te afro 1600 toneve te LHL siriane,  per tu eliminuar/neutralizuar dhe kthyer ne afro 10 mije ton mbetje helmuese me perspektive per tu varrosur aty ose per tu larguar perseri neper teritorin shqiptar,  nepermjet nje operacioni  shume te rrezikshem dhe te kushtueshem,  fondet e te cilit ende nuk dihej se nga do te vinin?

He pra,  pse zoti Minxhozi?

Pse shtypi dhe opinioni italian nuk u ndjekan pse ne nje port italian erdhi nje anije daneze dhe shkarkoi  570 ton lende te tilla ne nje anije amerikane,   cila do te dale menjehere ne ujrat nderkombetare per te vazhduar atje proceset e neutralizimit.

He pra, pse zoti Minxhozi?

Pse keto dy pamje kur,  gjashmerite dhe rreziqet e  ketyre dy operacioneve u dukerkan kaq identike, nuku?

He pra, pse zoti Minxhozi?

C'jane keta shqiptare,  qe u subvencionuan nga ...kshedi kush.. dhe pa pritur u pane te dynden neper rruget e qyteve shqiptare per ti thene "Jo!",  LHL-ve siriane ne teritorin e tyre dhe ne te njejten kohe po keta shqiptare,  bashkjetojne paqesisht e te patrazuar me dhjetra LHL te prodhuara nga vete ata, po aq sa  nga pushtetet e korruptuara e te shitura qe i qeverisin ata?

He pra , pse zoti Minxhozi?

A te ka shkuar nder mend se kjo ndodh sepse,  edhe opinioniste shume serioze dhe me integritet si ju,  zoti Minxhozi,  i lejojne vetes te shkruajne shkrime te tille si ky shkrimi juaj i sotem,  shkrime qe jane killera profesioniste te nje opinioni publik shqiptar te shumedeshiruar,  qe do te  mund te vihej ne roje te interesave publike,  qytetare dhe kombetare?

Sepse,  nen preteksin e terheqjes se vemendjes ndaj indiferentizmit te opinionit shqiptar per dhjetra aspekte te urryera,  te demshme dhe te rrezikshme zhvillimeve te vendit,  ju zoti Minxhozi,  me kete shkrim gjetet rastin te rreshtoheni me arradhen armiqsore,  naive apo te shitur,  qe u angazhuan papritur nga...kush e di kush...dhe renden ne fushen e betejes per te goditur dhe vrare nje nga rastet e rralla te aksionit te opinionit publik shqiptar per interesa te mirefillta te ardhmerise se femijeve te tyre.

Mekate,  per nje pene te holle dhe inteligjente si pena juaj!

Submitted by Ibra (not verified) on

T'lumte Marvixhan!

Skenderi asht me i miri, por kta te shitun duhen mbajt n'vigjilje. Tuj than 1/2 t'verteta jo vetem pronart e mediave i perdorin ato per interesa t'tyne, por nji hallke ma posht n'zinxhirin qe mban lidh Shqipinin, jane dhe opinionistat qi bajn te njojten gja!!!!!!!

Submitted by anonim (not verified) on

z. Minxhozi, Krahasimi dhe konkljuzioni juaj per Lendet Helmuese Luftarake(LHL),pra LHL, jo armet kimike,sepse armet kimike kane mbetur ne Siri,armet kimike nuk jane te rrezikeshme per tu zberthyer apo demontuar,ato jane mjete hedhese ne distance te LHL-ve,zberthimi i pushkeve,mitralozeve apo topave nuk eshte i rrezikshem,ndersa shkaterrimi i 1300 ton LHL ne kushtet dhe poligonet e Shqiperise,ne rast aksidentale, do te ishte i barabarte me zhdukjen njehere e mire te kombit Shqiptar nga faqja e dheut,jo me 1300 ton,por vetem me me pak se 10% te sasise,d.m.th. me me pak se 130 ton,dhe sa per aksidentet,i kemi te gjitha premisat dhe kushtet ideale,madje jemi te lindur per to,sidomos per raste te tilla.Si gazetar mjaft serioz,keshtu ju gjykoj,ne rastin konkret mos beni kompetentin siç ndodh rendom ketyre aneve,ku specialistet e çdo fushe konkrete nuk pyeten fare as nga qeveritaret as nga institucionet mediatike.Ju drejtohem nga pozita e nje specialisti ekspert i fushes,me pervoje rreth 50 vjeçare ne institucionet e larta universitare e kerkimore-shkencore brenda dhe jashte vendit.Jo angazhimi praktik por vetem ideja e angazhimit te vendit tone ne kete problem,ne gjykimin tim ishte nje marrezi e vertete.Vetem budallai,i padituri nuk ka frike nga injoranca dhe fluturon me ate shprehjen banale popullore por shume domethenese,apo me ato qendrimet tona  konformiste ndaj "miqeve tane te medhenj". Ne shpesh "hame buken e turkut dhe bejme duvane e kaurit"  siç thote nje shprehje metaforike popullore.Gjykoj se u be me e mira per mos pranimin e atyre qe gazetaret dhe vet kryeministri i quajti "demondim te armeve kimike",pa u konsultuar fare me ekspertet vendas,se per çfare behej fjale dhe si duhej vepruar me to. As ish-kryeminitri Berisha nuk pyeti fare  ekspertet vendas per centralet berthamore qe do te ndertonte ne Shqiperi,as per shkrimet e tyre publike kunder asaj çmendurie. Por çmenduria e LHL-ve,ne rastet aksidentale  do te ishte padyshim me e madhe dhe e pa frenueshme ne shpejtesine e perhapjes dhe ne katastrofen e qete,pa shperthim dhe pa zhurme qe do te shkaktonte tek popullata.Nuk ishin budallenj edhe te gjitha shtetet e tjera qe nuk i pranuan,e ku e ku ato me ne.Sa per Italine,ato nuk jane pranuar nga Italia,ato ndodhen thjesht ne nje anije te huaj ne brigjet e Italise dhe po kalojne ne Anijen Amerikane per tu asgjesuar ne ujrat e mesdheut,larg hapesires Italiane.Por ne gjykimin tim edhe ky asgjesim ne ujrat e mesdheut nga pikepamja ekologjike dhe te mbetjeve toksike eshte i papranueshem.Ato duheshin asgjesuar ne kushte te izoluara dhe ne uzinat super te specializuara per shkaterrimin e ketyre LHL-ve,uzina qe disponohen nga shume vende te botes,por qe kerkoheshin pagesa te kondierueshme per asgjesimin e tyre.

Italia,eshte shume defiçente ne energji elektrike dhe importon sasira te konsiderueshme nga Franca me rreth 20 Centrale Berthamore te saj,nderkoh qe vet Italia i ka te bllokuar 6 Centrale Berthamore te vetat qysh nga vitit 1987,pas shperthimit te Çernobilit, me vendim referendar te popullit Italian.Qeveria e Berluskonit mesa flitej synonte ngritjen e centraleve berthamore ne Shqiperi per te marre energjine elektrike nepermjet kabllove nenujore,pra gaxuleja ne Shqiperi dhe veza ne Itali.Siç e dini ne kohen e qeverise Berisha u bene goxha tentativa per ngritjen e centraleve berthamore ne Shqiperi,per gjoja "superfuqine energjitike shqiptare" etj.etj.,fal ngjarjeve te centraleve berthamore ne Fokushima(Japoni) dhe sensibilizimit te opinionit publik europian,qe kjo çmenduri tjeter e qeverise tone te ndalej.Per keto çmendurira(centralet berthemore dhe LHL-et) si specialist ekspert jam shprehur ne kohen e duhur publikisht me nje sere shkrimesh te argumentuara e detajuar.Kunder tyre nuk pati asnje kundershti,sqarim apo reagim,nderkoh qe perpjekte per realizimin e çmendurise Berisha vazhduan.

Per sygjerimet e tjera ne shkrimin tuaj te mesiperm jam plotesisht i nje mendje me ju.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.