Çështja ‘Himara’ në vitin 2014

Postuar në 15 Qershor, 2014 11:29
Mustafa Nano

Në “Shqipin” e djeshëm citohej një banor i Himarës të kish thënë, në një takim të ministrit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, me banorë të Himarës, se “nuk mund të jetojmë me një komunitet, i cili ka besim tjetër; neve edhe vetë natyra na ka ndarë nga zona e Vranishtit me një mal të lartë”. I ka thënë këto fjalë, teksa diskutohej mbi reformën territoriale e mbi bashkimin e Himarës me Vranishtin në të njëjtën njësi të qeverisjes lokale.

Kjo frazë është në frymën apo nën frymëzimin e klimës që është krijuar kohët e fundit gjatë diskutimit publik që ka nisur, për shkak të reformës së planifikuar territoriale. Ka ditë të tëra që të përditshmet tona e kanë shndërruar çështjen ‘Himara’ në një headline të tyren, e në këtë mes, siç ndodh rëndom me gazetarët në të gjithë botën, mikrofonat u vihen më së shumti atyre që kanë qëndrime radikale, të cilët, përveçse thëthijnë vëmendjen e lexuesve me ekstremizmin e tyre, rrjedhimisht bëjnë të shiten më shumë gazeta, krijojnë edhe idenë se një gjë e jashtëzakonshme është në kandar, se një hile e tmerrshme po bëhet, se një ngjarje e madhe po pritet të ndodhë.

Unë nuk po futem në detaje të reformës territoriale. Nuk po futem, ngaqë nuk kam kompetencën e duhur për ta bërë këtë. Nuk kam as njohuri të plota mbi çfarë po përgatitet nga Ministria e Çështjeve Vendore. Nuk kam më në fund as njohuri mbi praktika e precedentë të huaj apo të traditës sonë, në këtë lëmë. Di vetëm që një reformë e tillë nuk ka të bëjë thjesht e vetëm me ndarjen e territorit dhe që e gjitha kjo, d.m.th. reforma në tërësinë e vet, është e nevojshme. Dhe për të ditur këtë të fundit nuk duhet ndonjë ekspertizë e madhe. Nëse ka pasur një gjë që nuk ka funksionuar fare apo ka funksionuar keq, shumë keq, gjatë dy dekadave të fundit, kjo gjë është qeverisja lokale dhe pasojë e kësaj gjendjeje është masakrimi i territorit, ashtu si kurrë më parë, nga njëri cep i Republikës në tjetrin.

Por po mbetem tek argumenti i kreut, më saktë te çështja ‘Himara’. Është për të ardhur keq që ekziston ende një çështje e tillë. Madje, nëse ka një provë të faktit që ne banorët e këtij zgëqi të botës nuk dimë të bëjmë gjë tjetër, veçse të shpikim motive konflikti e çështje, për të cilat hahemi me pasion me sho-shoqin, kjo provë është edhe kjo çështje me emrin ‘Himara’. Mos u trembni! Nuk do t’u hyj zhbirilimeve mbi historinë e Himarës e nuk më shkon mendja të kërkoj e të denoncoj renegatë (xhanëm, ata që u mëshojnë këtyre diskutimeve të vjetra e të vjetruara e kanë krijuar këtë çështje). Për mua, problemi i Himarës është i thjeshtë. Himara është një territor i Republikës së Shqipërisë. Nuk ka rëndësi fare në këtë diskutim që po bëj nëse është historikisht shqiptare apo greke (ky është një argument me një interes të ngushtë akademik). Ka rëndësi amá që është një territor i Republikës së Shqipërisë, ku banojnë shqiptarë që janë e ndihen shqiptarë, shqiptarë që ndihen grekë, grekë që janë grekë etj., etj.

Ne duhet të mësohemi (duhet të ishim mësuar, tanimë), që historia ka më pak rëndësi sesa sentimentet e dëshirat e atyre njerëzve që banojnë e jetojnë atje, ka më pak rëndësi sesa paqja e mbrothësia e atyre njerëzve atje. Ka himarjotë që ndihen grekë e grekë që mendojnë se Himara është greke? Ok, le të ketë. Kjo është puna e tyre, e të tjerët nuk kanë pse të trazohen prej këtij fakti. Të tjerët do të bënin mirë të mos binin në grackën e diskutimeve të tilla. Puna e të tjerëve që banojnë atje apo edhe e jona që jemi anëtarë të kësaj republike të përbashkët, ku bën pjesë edhe Himara, është të kuptojnë se jemi në vitin 2014, e jo 100 vjet më parë, në vitin 1914.

Unë s’kam asnjë vështirësi të jetoj me atë zotërinë e kreut të këtij shkrimi, që edhe një trill të natyrës, siç është një mal, e sheh si provë të dëshirës që ka pasur e ka natyra për ta ndarë zotërinë në fjalë nga zotërinj të tjerë që jetojnë përtej malit. Unë nuk kam asnjë vështirësi të jetoj me të, s’ka gjë hiç se ai është ortodoks (duket se është ortodoks) e s’ka gjë hiç se mund të jetë grek (nëse është grek), në një kohë që unë jam një shqiptar (kështu besoj) që fetë nuk i kam lejuar të më ngatërrohen në jetën time.

Mirëpo, unë kam shumë vështirësi të kuptoj logjikën e atij që Vranishtin nuk e duron dot, ngaqë vranishtasit i përkasin një besimi tjetër. Nuk jam me idenë që Vranishti të jetë se s’bën në të njëjtën njësi të qeverisjes lokale, që ka për qendër Himarën. Nuk jam apriori me këtë ide, pasi në të vërtetë nuk kam asnjë ide në këtë pikë. Por do të doja që himarjotët që nuk duan të jenë në të njëjtën njësi territoriale me Vranishtin të gjenin motive të tjera për ta kundërshtuar, të gjenin motive të natyrës sociale, ekonomike etj., siç edhe janë gjetur nga ndokush apo ndoca. Por ky motivi i ndarjes fetare është një pesë me hiç. Anëtarët e minoritetit grek jetojnë prej shekujsh aty ku jetojnë, dhe duhet ta kenë marrë vesh se këtyre anëve kanë jetuar prej shekujsh njerëz të besimeve të ndryshme. Po, dihet, ka pasur edhe paranteza të dhunshme, tepër të dhunshme, por së pari, si rregull, dhuna ka qenë e natyrës etnike (s’ka gjë se në ndonjë rast etnia e feja kanë qenë të ndërkallura te njëra-tjetra) e së dyti, prapë si rregull, marrëdhëniet njerëzore këtyre anëve janë dalluar nga toleranca e mirëkuptimi. Me këtë shpjegohet që ne jemi sot kështu si jemi, d.m.th. bashkë.

Por më e rëndësishmja është të kuptojmë – po i rikthehem idesë së mësipërme – se ne nuk kemi vetëm fatin të përbashkët, por edhe kohën kur jetojmë. Është tepër demode të dëgjosh në vitin 2014, se “edhe natyra ka dashur që ne ortodoksët e Himarës të jemi të ndarë prej një mali nga myslimanët e Vranishtit”. Dhe do të ishte edhe më demode nëse me ortodoksë kuptohen grekët e me myslimanë shqiptarët.

Hej miq, na lini të jetojmë në mijëvjeçarin e ri!

Shqip

Comments

Submitted by Stefan (not verified) on

Bashkimi i njesive te vogla administrative ne njesi me te medha eshte teme e dites dhe projekt i qeverise.

Ky bashkim eshte rekomanduar edhe nga Europa, dhe pa dyshim eshte i dobishem. Por shpesh kriteret qeveritare nuk jane medoemos dhe ato me te mirat per komunitetin. Duke lezuar kete koment, bera nje kerkim te shpejte ne google, ku gjeta se shtypi ne Shqiperi rend shpesh pas sensacineve per te rritur lexueshmerine e gazetave, por jo per te informuar publikun. Po i ndaj me ju ato qe lexova ne deklaraten e komuniteit himarjot dhe secili mund te xjerre perfundimet vete

A duhet te merret mendimi i komunitetit himarjot, apo te Memaliajt, Zadrimes apo cdo zone  per nje bashkim me nje komune tjeter? Ne himare u be nje gje e tille dhe sipas nje komunikate te dts 13-06-2014 jane analizuar tre argumenta kryesore per nje bashkim te tille:

1. kontinuiteti apo  vazhdimesia gjeografike   e zonave qe do bashkohen. 2. Zhvillimi ekonomik i zonave qe supozohet te bashkohen

3. Pershtatja e tradites historike (te tre keta faktore konsiderohen si platforma gjithashtu edhe e planit per darjen teritoriale).

Duke i permbledhur, burimet kryesore qe kushtezojne zhvillimin ekonomik te Bashkise se Himares dhe te Lukoves jane turizmi detar, kultivimi  i ullinjve dhe portokalleve-limonave dhe bimeve te tjera subtropikale, peshkimi,  dhe ne shkalle me te vogel blektoria, kurse i komunes se Vranishtit eshte blektoria, pak bujqesia-misri , drute-pyjet.

Distanca e qendrave te sotme te Himares apo Lukoves nga Vranishtiu eshte tre-kater ore dhe rruget ne dimer nga Vranishti per ne bregdet  shpesh jane te pakalueshme. Qendrat e sotme te qeverisjes lokale te Himares dhe Lukoves ndodhen ne aksin Vlore Sarande, kurse Vranishti na aksin Vlore-Tepelene, madje varmali Akroqervne perben dhe nje kufi fizik qe ndan Himaren e Lukoven nga  komuna e Vranishtit .

Lidhur me traditen kulturore, historikisht, qe nga thellesia e shekujve e deri ne 1924 Himara dhe Lukova kane funksonuar si nje njesi qeverisese lokale dhe kane te njejten tradite fetare kulturore, nje bashkejetese kjo e provuar nga koha, gje qe nuk ka ndodhur keshtu me njesine e qeverisjes lokale te zones se Vranishtit

Duke u bazuar ne kete analize, komunikata ne fjale arrin ne perfundim qe nuk ka ngjashmeri ne burimet ekonomike te Zones Himare-Lukove me ate te zones Vranisht dhe nje bashkim i zones bredetare Himare-Lukove  me ate te Vranishtit do kete efekte negative per ekonomine e zones bregdetare.

Persa i perket mundesise se depertimit te qytetarit ne sherbimet qe ofron qeverisja lokale, distanca Himare lukove eshte 35 km me nje aks rruge me shpejtesi 60 km/ ore, dmth nje distance gjysmeoreshe kohe, kurse distanca Vranisht Himare eshte 75 km me nje rruge te pasfaltuar dhe dimit shpesh e pa kalueshme, qe praktikisht e ben te veshtire nje qytetar te vranishtit te marre nje certifikate ne Himare ( nuk besoj qe do te deturojne nje himarjot te marre nje certifikate ne Vranisht!), nderkohe qe ne aksin Vlore Tepelene  ka nje nje rrjet rrugor me te zhvilluar dhe me me pak kosto.

Prandaj perfundon komunikata, bashkim Himare me Lukoven eshte fizikisht normal dhe ne interes te dy zonave qe historikisht kane qene nje zone, por shtimi ne kete bashkim edhe i nje zone gjeografikisht te ndare prej saj nuk eshte produktiv.

Argumenta te tilla i gjen edhe nga eksponte te shqur te Himares si ato te Prof Priamo Bollano.

Politizimi dhe mbulimi i nje sere argumentash normale te banoreve te bregdetit me tituj bombastike (si Himara nje Krime e re etj ) te shkeputur nga konteksti ku jane thene, vetem e erreson problemin. Ngelet te mesojme se cilat jane argumentat e Cucit per te bashkuar zonen bredetare me nje zone qe faktikisht nuk ka as rrjet rruge per shkak te vargmalit qe i ndan. Nqs Cuci mendon se do hapen rruge ne te ardhem, le ti beje ato dhe pastaj mud te diskutohet ne se eshte efektiv nje bashkim i bregdetit me nje zone gjeografikisht te ndare nga vargmale, te ndare dhe nga religjioni dhe elemente te tjere te tradites. Keshtu sic paraqitet sot ky bashkim ka me teper karakter elektoral dhe piksynime desintergrimi te tradites ne Bregdet.

Submitted by Gjergji (not verified) on

Ka njerez ne Himare qe familjarisht prej fillimit te shekullit XX kane pohuar se jane shqiptare. Por tani ne pleqeri per arsye se pensionet e shtetit shqiptar nuk ju mjaftojne as per te plotesuar nevojat minimale detyrohen te deklarohen greke dhe keshtu marrin nje shume te mjaftueshme per te jetuar mire çdo muaj. Dikujt tjeter me te ri qe deklarohet grek i jepen te mira te tjera, dokumente, shkollim etj. Tani keto procese nuk mund te anashkalohen kaq kollaj duke thene se behet fjale per "zgjedhje personale" apo duke shenjestruar vetem ate himariot qe shprehet kunder myslymaneve. Ka dicka me te madhe  se fjalet e nje individi te cilit ne fakt para 10 apo 20 vjetesh as qe nuk do ti shkonin ne mendje ato qe pohoi. Ka diçka problematike pas tij, diçka qe nuk eshte as Omonia dhe as Bollanua, por qe i perdor keta si instrumenta. Pra ka nje politike te ndyre helenizimi qe me ane te instrumentave korruptive po demton shqiptaret, gjuhen dhe interesat e tyre.

Submitted by Epiroti (not verified) on

Sic e shkruan edhe Stefan, ne kete proces te ndarjes Administrative duhet te pyeten banoret e vete Himares, vetem ata vendosin se kush dhe cila eshte gjeja dhe varianti me i mire per zonen e tyre. Kjo ndarje, eshte nje minireferendum qe vendos mireqenien sociale te kesaj zone turistike e cila dallon nga Vranishti blegtoral me kulture dhe fe tjeter nga ajo e Himares.

Submitted by Zapbone (not verified) on

“Bollano i ankohet Samaras: Himarën greke do e bashkojnë më shqiptarët mysliman
Kreu i OMONIA-s ,Vasil Bollano i ka dërguar një letër kryeministrit të Greqisë, Antonios Samaras dhe ministrit të Jashtëm Evangelos Venizelos, duke iu ankuar për varianet që janë propozuar për ndarjen e re administrative të Shqipërisë. Sipas Bollanos, objektivi kryesor i ndarjes së re administrative është ndryshimi i karakterit kombëtar të Himarës duke e bashkuar atë me zona ku banojnë shqiptarë myslimanë.“
Lexoni cfar tmerri dhe konotocioni: Himarën greke do e bashkojnë më shqiptarët mysliman“
Ky citim mund te kopjohej ne te gjitha gazetat e diteve te fundit. Ishte dhe ne faqen e respublica-s.  Ty zotni te tregojne henen ti shikon gishtin! Shikon e citon nje anonim ne debat me ministrin. Mire edhe me anonimet mund te ngresh ne simbol e te besh nje shkrim, po do te isht shume me mire sikur te mirreshim me kete Bolen Bollano. Te mireshe per anen etike, rraciste, helmuese dhe armiqesore. Te miresh si gazetar dhe jo te thush mbas cdo ligjerate; une kete nuk e di! Nuk po them te mireshe si patriot se kete ti nuk e ben se te tille fisheke i ruan vetem kur e di e thua e gjuan: “Nuk e dua një shtet të përbashkët për të gjithë shqiptarët“ {Mapo14/06/2014} Ti kete e thua me plot gojen e plot energji dhe je bere figure per reklame. Cdo gje ekziston ne mendje per para se te behet realitet, po ne shqiptaret nuk jemi kaq te kulluar se nuk kemi as elite te kulluar qe ti kapi gjerat qe ne mendje, po ne Himare shoqeria sterile paralele gjerme tani ekziston dhe ky eshte fakt sa ai ulerin “Himaren Greke“ dhe ato qe e ushqejne dhe jane rojet e ketij projekti kane frike dhe vene ulerimen dhe nuk fshihen e turperohen fare per asgje, per rracizmin e poshterimin qe i bejne shtetit shqiptar dhe besimeve te tjera; “shqiptare myslimane“ Konotocioni eshte shume poshterues dhe i denueshem penalisht kur del nga goja e nje titullari. Duhet te kishit bere nje shkrim qe te orjentonte ne zgjidhjen e problemit, po dhe Ju ju kemi manget e te beheni pjese e problemit. Tani te miremi me pjesen tende se dhe ti je problem. Bollano shkruan te zezen ne te bardhe dhe ti shkruan te zezen ne te bardhe dhe mbas cdo ligjerate rreshqet me klishene e idiotizmit une kete nuk e di mire, une ketu nuk jam kopetent, une nuk kam njohuri, une nuk jam ekspert, nuk di si funksionon kjo! Kur nuk di pse shkruan? Shkrimi eshte me te futme dhe nukmirret me te vertete me substancen e nje shoqerie paralele. Shoqeri paralele qe doli nga binaret eshte Lazarati dhe qellon e lufton me policine lufte partizane. po ne Himare cdo gje do te jete ndryshe, ne qofte se nuk e vrasin kelyshin e shoqerise paralele, pasojat do te jene te paimagjinueshme. Shteti eshte shtet dhe tregon e orjenton qofte kjo ne menyre brutale politika largpamese ne te mire te kombit te tij. Gazetari eshte gazetar qe duhet te di cfar shkruan dhe si e shkruan e duhet te pozicionohet qarte per te na ndricuar ne dhe jo te jete i pandricuar vete. Nuk kam me te vertete kohe per ta zhvilluar me tej komentim tim.

Submitted by Marvixhan (not verified) on

Zoti Mustafa Nano,

Me mahnit kurajua dhe paciperia juaj per te trajtuar dhe per tu rreshtuar ne disa tema te helenizimit   te trojeve dhe popullatave te vendit, posacerisht te Shqiperise se Jugut,   ne  te cilat ju cfaqeni hapur dhe pa skrupuj, ne mos si antishqiptar, si i bezdisur,  nga ballafaqimi me te vertetat e sotme,  ne vazhden e atyre nga e shkuara historike, jo edhe aq e larget , kur helenizimi rrudhte dhe tjetersonte mer shume se gjysmen e trojeve dhe polullatave shqiptare.

Duke konsideruar  bagazhin, figuren, angazhimin tuaj publik si dhe nivelin tuaj te llogjikes formale ne trajtimin e nje dukurie apo ne analizen e nje ngjarjeje nuk mund te them me vete se,  nuk eshte fundi i botes qe nje leshko nuk arrin te dalloje ndjeshmeri egzistenciale te kombit te tij edhe kur ky leshko vendos ti hedhe per konsum naivitetet kinse pa te keq te tij.

Sepse, pa dyshim, ju zoti Nano, nuk jeni leshko,  as indiferent,  as pa njohuri dhe as pa nerv replike dhe as i pa angazhuar

Dhe as i beni kete lloj provokimesh nga naiviteti,  as nga moskompetenca ne frontet e betejes se grekeve per helenizimin e Shqiperise se Jugut dhe as nga bezdija juaj qe nuk po ju lene , ju kozmopolitet, te jetoni ne mijevjecarin e ri.

Pikerisht ne kete  kete mijevjecar te ri,   bazuar pikerisht te etniciteti i popullatave,  tek perkatesia religjioze apo tek konvertimet gjuhesore e kulturore,  sot diten per diell,  ne syte e botes dhe institucioneve nderkombetare,  ndodhi aneksimi i Krimese,  po cperbehet Ukraina Lindore, po krijohet Kalifati Sunit Irak-Siri ne Lindjen e Mesme, eshte ne proces Kurdistani,  u nda Sudani Jugor, po tenton nepermjet referendumit te ndahet Skocia nga Mbreteria e Bashkuar e te tjera e  te tjera, per te mos u zgjatur,  qe ju zoti Nano, i dini shume mire

Edhe pse ju zoti Nano,  jeni me origjine nga Skrapari, pra nuk jeni minoritar dhe as perfitues  pensioni 300 eurosh qe  Greqia, edhe pse ne krize egzistenciale, nuk po ua ndan helenikeve te saj natyrore apo te konvertuar,  edhe pse kozmopolizmi paskesh mbrritur ne anet tuaja, sic mbrriti bektashizmi kater a pese shekuj te shkuara, kjo nuk ju ben ju, zoti Nano, me pak te dyshimte per arsyet dhe qellimet e kesaj ndjeshmerie tuaj,  sa here helenizimi i shqiptareve sjell ne skene ukubetet e akteve te interesave greke dhe perzjerejen dhe pjesmarrjien e grekofileve me to; dhe nuk ju cfajson ju dhe perpjekjet tuaja per te bindur shqiptaret se nuk po behet hataja,  se keto jene gjera normale dhe nuk duhet reaguar,  se cfare ju duhet juve se nje himariot na u ndjeka grek, a thua se eshte vetem kaq, a thua se nuk po shohim kerkesat per autonomine greke te Himares, si zemra e Vorio Epirit, a thua se nuk po e shohim nderhyrjen e Athines aty, ne Himare,  bazuar pikerisht tek ajo te ndjerit grek te atyre himarioteve shqiptare.   Dhe ju zoti Nano, me qendrimet dhe prononcimet tuaja kinse pa te keq, jeni shume me teper i rrezikshem dhe demprures se Bollano, se Panajot  Barka apo figurat e tjera minoritare qe nen mbrojtjen e Athines dhe heshtjen servile te Shtetit Shqiptar, mbrojne e justifikojne  kauzat helenizuese te Shqiperise.                                   Jeni me i rrezikshem, pikerisht se avokatia juaj, behet nga pozita e te pa anshmit, e publicistit par ekselent kozmopolit qe do te shijoje mijevjecarin e ri dhe nuk i interesojne keto vogelsira etnike dhe teritoriale qe, na qenkan per ca patriote demode apo per ca mistrece qe na krijojne probleme me Athinen.                                                     Shihni reagimin tuaj per ministrin e jashtem shqiptar Bushati.   Artikulli juaj per te,  zoti Nano, pervecse eshte me llogjike mjerane,   eshte skandaloz.                                   Athina, natyrisht, i del ne mbrojtje Luzim Bashes nga akuzat e Bushatit,  ish ministrit pergjegjes per paktin detar dhe ju, zoti Nano, i dilni zot shqetesimit te Athines zyrtare per shqetesimine e saj pse po i sulmohet kali i trojes ne Tirane.  Dhe i quani mistreclleqe akuzat e Bushatit ndaj Bashes, por tradhetine e Bashes e quani normale, gjera qe ndodhin, qe rinegocohen etjere etjere. Po sikur te mos kishte vajtur ne kushtetuese ky ukubet?  Apo prape normale eshte, nuk ka pse behet qameti.                       Une besoj zoti Nano, qe po te kerkoni pak ne histori,  per gjera hic me pak te vogla se kaq,  burra me me shume merita dhe koqe se Lulzim Basha kane shkuar para skudres se pushkatimit                                                                                                                                                                                                                                                                             Nese, zoti Nano, me shkrime te tilla doni te beheni me interesant si publicist, une mendoj se keni zgjedhur nje rruge me se paku, me etike te dyshimte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.