Gjykata më e Lartë e Europës dënon Google dhe ndryshon mënyrën e kërkimeve online

Postuar në 14 Maj, 2014 08:52

Gjykata më e lartë e Europës urdhëroi Google në vendimin e saj të fundit që të fshijë, sipas kërkesës, rezultate kërkimi në Google, që mund të mendohen se janë në shkelje të të drejtës se qytetarit. Ky vendim nuk është në të mirën e Internetit duke qënë se krijon një precedent që mund të ndryshojë në masë të thellë hapësirat online ashtu si i njohim sot. Ky vendim i marrë në Europë është kontrovers, sidomos po t'i referohemi praktikave amerikane, ku fjala e lirë mbrohet në kushtetutë.

Në skemën amerikane, Google është një "publisher", ashtu si një gazetë tipike që botohet e shtypur. Si i tillë, Google gëzon të drejta të plota mbi materialin që publikon. Është pikërisht kjo e drejtë dhe mënyra se si paraqitet materiali që ne i etiketojmë si "editing".

Ajo çka e bën me interesante vendimin e gjykatës europiane është fakti që Google nuk praktikon politika editoriale të ngjashme me botuesit e zakonshëm. Çdo gjë në Google bëhet automatikisht, pa ndërhyrjen njerëzore që mund të sillte edhe ndonjë dyshim.

Një tjetër aspekt interesant i kësaj temë, është fakti që jo shumë ditë përpara, Google njoftoi që të tëra kërkimet online te realizuara nga vizitore kineze janë të kriptuara. Në këtë mënyrë censura kineze nuk është më efektive. Por ndërkohë Europa kërkon të censuroje...

Akovati i përgjithshëm i kësaj gjykate, Niilo Jaaskinen, ishte shprehur në qershor 2013 që "motorët e kërkimit nuk janë përgjegjës, bazuar mbi Direktivën për Mbrojtjen e të Dhënave, për të dhënat personale që shfaqen në faqet e web-it që këto motorë procesojnë". Por vendimi i kësaj të marte qartasi shkoi kundra këtij mendimi.

Reagimet nga bota e Internetit qartasi ishin kundër këtij vendimi. Yahoo u shpreh që akoma nuk e kanë të qartë se në ç'masë ky vendim do të ndikojë në biznesin e tyre. Microsoft refuzoi të komentojë për momentin.

Nga ana praktike e vendimit, ajo çka do të ndodhë tani e tutje është që mbi bazën e një kërkesë personale Google do të jetë i detyruar të eliminojë rezultatet e kërkimit, jo sepse janë fallco apo shkelin copyright-in, por thjesht sepse "dhunojnë të drejtën personale". Kjo mund të ekzagjerohet deri në proçedura për dëme çka do të sjellë që motori i kërkimit do të përfundojë në eliminimin total të emrit të një personi nga çdo kërkim që kryhet mbi atë emër.

Ky debat u hap për herë të parë kur një qytetar spanjoll akuzoi Google për shkeljen e të drejtës së tij kur një informacion financiar për shtëpinë e tij ishte paraqitur në rezultatet e kërkimit të Google. Por ky informacion nuk është se u "vodh" nga Google. Ishte informacion publik që thjesht ishte bërë më i kërkueshëm...

 

Ky vendim mund të ndryshoje web-in duke e transformuar atë ashtu siç ishte përpara lindjes se motorëve të kërkimit. A jemi të sigurtë që kjo është në interesin publik?

 

I.H

Comments

Submitted by Sali Berisha (not verified) on

<p>Kjo me kujton erdoganin ne Turqi. Keto tentativat e europes besoj jane per te gjobit google po sbesoj te realizohen se shume shpejt do i ngrihet populli... nuk jane Europianet si shqiptaret qe i therrsin dhe sdalin... kjo me dhembi dhe mua vete kur Luli beri ate mitingun para ca javesh... :(</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.