Çfarë Shqipërie duam?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/6763_timthumb_118.jpg?itok=wQHK3QMq)
“Një i huaj kur vjen nga Europa në Shqipëri, sheh një vend mjaft të bukur, me brigje deti, me limane të mira, me fusha pjellore, me ujëra të bulbërta e të shumta, me male të egra, por piktoreske, me liqene, me lumenj, në një kënd të Europës që përbën bregun e detit perëndimor të Ballkanit. Me gjithë këtë, sheh njerëz të zbehtë nga fytyra, të venitur nga sytë, të rreckosur nga rrobat, të palarë e të parruar, faqet të thelluara midis rreshtave të nofullave nga mungesa e ushqimit, qetë e lopët, kuajt e gjithë gjëja e trashë, të vegjël e të dobët. Nuk sheh asnjë vijë udhe të hekurt, asnjë liman të sistemuar, as fabrika, as pallate, as universitete, as spitale që të përfshijnë kushtet shëndetësore. Gjithashtu i huaji që na viziton nuk sheh as vepra arti, të vjetra ose të reja, me një fjalë, asgjë nga ato që shihen ndër vendet e qytetëruara. Vetvetiu këtij të huaji i vjen ndërmend pyetja: Pse ka mbetur kështu ky vend? Kjo çështje i ngjason asaj të mjekut kur i del përpara një njeri që ka të gjitha shenjat e sëmundjes ose të sëmundjeve mbi vete. Atëherë mjeku fillon të pyesë nga se i kanë vdekur prindërit, çfarë sëmundjeje kanë pasur, të ligët apo të fortë kanë qenë, në çfarë rrethi kanë jetuar, ç’profesion kanë pasur, më në fund i sheh pulsin të sëmurit, i analizon gjakun, i sheh pështymën, i merr radiografinë, i mat shtatin, i peshon trupin, edhe pastaj, mbi përfundimin e këtyre hetimeve, duke peshuar gjithë elementet, jep vendimin e diagnozës së të sëmurit…”. (Mehdi Frashëri, Problemet shqiptare, Plejad, Tiranë 2006).
Këto radhë, për fat, janë shkruar këtu e afër një shekull më parë, nga një prej politikanëve tanë më të shquar, nga Mehdi Frashëri (1874-1963), guvernator i përgjithshëm i Palestinës, zëvendëskomisioner i përgjithshëm i Egjiptit, prefekt i Beratit, anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, ministër i Brendshëm, i Jashtëm dhe i Ekonomisë, Kryeministër, anëtar i Këshillit të Regjencës më 1944-n. Janë shkruar pra nga një njeri që çoku merrte vesh nga ligjet dhe nga politika, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Shqipëria që ai përshkruan me pezëm, sigurisht që nuk është më e para. Po kemi pallate, po kemi fabrika, po edhe ndonjë shenjë të hekurudhës së dikurshme. Sot mbase nuk janë aq shumë të dukshme nofullat e shtrënguara mbi portretet e të varfërve, mbase edhe delet e lopët i kemi ca më të shëndosha. Le të mos harrojmë, kemi edhe universitete, jo një po dhjetëra. Ca koha, ca puna e shqiptarëve kryeulur, ca globalizmi e kanë bërë të vetën, vendi ka ecur përpara. Vetëm se ai “mjeku” i Mehdi Frashërit vazhdon të vrasë mendjen e të pyesë për diagnozën e këtij vendi, i cili, sikurse thoshte françeskani i madh At Gjergj Fishta “asht i bekuem prej Zotit e i mallkuem prej robit”.
Me siguri që keni vënë re në këtë periudhë 20-vjeçare, të cilën këmbëngulim ta quajmë tranzicion, që në fjalorin e përditshëm dy janë gjërat që mbizotërojnë më tepër: një është pyetje dhe një tjetër një ofshamë e shprehur me shpatulla lëshuar. Pyetja më e përhapur është: Kur do të bëhet kjo Shqipëria jonë xhanëm? Ata më optimistët kësaj pyetje i përgjigjen: Po shumë gjëra janë bërë! Kemi ecur goxha përpara! Ata më pesimistët, krejt afër të parëve, përgjigjen: Po Shqipëria e bërë është, kaq e paskemi pasur takatin, të tjerat i di Perëndia! Ofshama më e përhapur është: Ah, po nuk bëhet ky vend more jo! Më e bukura është se këtë ofshamë e lëshojnë pikërisht më dembelët, ata që nuk para e kanë qejf jo vetëm ligjin, por as edhe rregullin më minimal, more po as radhën xhanëm.
Sa për të qeshur ca. Autori i këtyre radhëve, jo shumë vite më parë, atëherë kur nuk kishin dalë nenet që të dënojnë shoferët e pirë me burg, iu desh, për motive pune sigurisht, që të përballonte një darkë tipike kurveleshase, ku rituali i shëndeteve me fund është me të vërtetë i rrezikshëm për shëndetin. Si u ngritën shëndete, për të gjitha partitë, për kryetarët e tyre, për deputetin e zonës, për kryetarin e komunës, për miqtë e largët dhe për soj e sorollopin e secilit pjesëmarrës, puna erdhi te pika delikate: Kur do vijë dita që Shqipëria të bëhet? Me këtë kuptohej një lloj shteti gjerman në një mjedis superballkanik. Jo ka shtet, jo nuk ka shtet, jo bëhet, jo nuk bëhet… ky muhabet vazhdoi gjatë. Madje vazhdoi edhe në kthim teksa një nga miqtë tanë – i cili zakonisht është një njeri shumë i rregullt dhe punëtor i madh – që e kishte përballuar me sukses morinë e dollive, mori përsipër të na kthente me makinën e tij në Gjirokastër. Ishte dimër, bënte ftohtë dhe binte një shi i përzier me dëborë. Rrugës nuk kalonte askush. Miku ynë vazhdonte avazin e mëparshëm: Ah, po nuk ka shtet more, jo… Befas në një kthesë, një polic i bërë qull kërkon autostop. “Ja – tha miku – tani do ta shohim nëse ka shtet apo jo. O zoti polic do më vëç prangat mua mo? Unë jam tapë mo, jam dëndur me raki, jam i rrezikshëm për vete dhe për të tjerët. Përse nuk më arreston?” Polici i ngratë mblodhi supet dhe u mbështoll edhe më nën mushamanë e tij të bërë qull. “Hë! Ju thashë që nuk ka shtet këtu – u mburr shoku ynë – po nuk bëhet ky vend more jo! Dhe pikë!” Fati e desh, që me shtet apo pa shtet të ktheheshim shëndoshë e mirë në Gjirokastër.
Po le të kthehemi te gjërat serioze. Nëse vëmë re në historinë e shtetit shqiptar do të shohim se politikanët tanë drejtues, të gjithë kontradiktorë, po aq të glorifikuar sa edhe të sharë, kanë qenë të qartë, qoftë edhe në gabimet e tyre. Ahmet Zogu u mbështet më shumë të koncesionet. Enver Hoxha dhe njerëzit e tij bënë gomarllëkun më të qartë të mundshëm: ekonominë që bazohej vetëm mbi forcat tona! Pastaj erdhi ’90 dhe askush nuk e kishte të qartë se çfarë Shqipërie duhet të bëjmë, të gjithë bashkë, demokratë, socialistë, ballistë, republikanë, monarkistë, socialdemokratë, liberalë, të gjithë. Vetëm nga fundi i qeverisjes Berisha nisi të ngjizej ëndrra për një Shqipëri si superfuqi energjetike. Bash në këtë kohë u hodhën edhe idetë për ndërtimin e centraleve bërthamore në Shqipëri, të cilat, për fat të mirë, mbetën vetëm në planin e propagandës.
Në këta 20 e ca vjet janë harxhuar aq shumë energji, nerva, kohë, para duke sharë njëri-tjetrin, duke iu përgjigjur minutë pas minute çdo akuze, çdo qëndrimi, çdo deklarate, madje edhe çdo firme, saqë kemi harruar gjënë më kryesore: Ore po çfarë Shqipërie duam të ndërtojmë? Vetëm disa ditë më parë, Kryeministri Rama më në fund foli shkoqur: Duhet të bëjmë një Shqipëri të bazuar te bujqësia, te turizmi dhe te industria e lehtë. Bukur fort, vetëm se kjo nuk është vetëm punë e Ramës dhe as vetëm e PS-së. Njerëzit shkojnë e vijnë. Jeta bën të vetën, Shqipëria mbetet. Nëse nuk angazhohemi të gjithë bashkë, majtas e djathtas, mazhorancë e opozitë, militantë e apolitikë, për të pasur në krye një qëllim të përcaktuar mirë, do të vazhdojmë të bëjmë eksperimente me veten, sikurse ka ndodhur shpesh, dhe ai mjeku i vjetër i Mehdi Frashërit do të kruajë kokën deri në pavdekësi, i pafuqishëm teksa do të mundohet të na gjejë diagnozën, të cilën nuk e dimë ende as vetë.
"Shqip"
Comments
Problemi nuk eshte se cfare

Problemi nuk eshte se cfare Shqiperi duam por cfare Shqiperie mund te ndertojme me 75% fshatareske dhe me ekeqja75% myslimane thua se na ka ngelur gje per te bere vcse me nje dore te hekurt

se pari duhet theksuar dhe

se pari duhet theksuar dhe fort se ajo shqiperi qe ekmi e kemi nga fuqia njerzore q e emigroi, qe nganjehere quhen emigrante dhe here te tjera me dhimbje, por ndoshta edhe me perbuzje te pamerituar refugjate.

asgje nuk del nga hici. tani duhet te marrim nje rruge tjeter: fat i madh qe Edi Rama kerkon te beje dicka \, te tjeret kane dasur te shtyjne ditet duke u pasuruar sa me shume te mundeshin, duke bere sikr qeverisnin, por ne fakt duke ngrena parate tona.

o baxhaku shqiperia si vend

o baxhaku shqiperia si vend barinjsh edhe kaq eshte zhvilluar shume.leri perrallat per fuqi energjitike te shqiperise.ne jemi fuqi e krimit dhe keshtu si jane punet te huajt do te vendosin perseri per fatet tona qe natyrisht do te jene fate jo te mira.me krimin tone ne vrasim vetem shqiptare sepse te huajve ne u vime anes.prandaj pyetja me vend do te ishte sec kane ne plane te huajt te bejne me shqiperine dhe kush do ti prije shqiptaret sepse nese saliu pas 1997 beri amnisti per gjitha krimet rama thote po te njejten gje sot ne 2014.mirepo krimet e shumta te ndodhura nuk premtojne per ndonje lloj shqiperie si ta duan shqiptaret por premtojne qe nga keto krime jane kapur mat shqiptaret dhe paria e tyre nga nderkombetaret dhe keta elitare do ta heqin vallen si te thone nderkombetaret pavaresisht se shqiptaret duan te behen superfuqi ne ballkan ne baze te ligjit te transformimit e te konservimit te energjise shqiptaret do te marrin ate cka meritojne.ai qe do te bej shqiperine te mire e te forte nuk kujtohet ta beje te tille kur del ne pension.

nderkombetaret e kane ndihmuar shqiperine me pluhur me te cilin po mbahet ne kembe.por neser pluhurdhenesi do te kerkoje sakrificat nga ana e shqiptareve se prandaj e dha pluhurin.a do te bejne shqiptaret sakrifica per shqiperine e madhe per ruajtjen e fitimeve te pluhurit te cilat te dyja bashke cojne tek sundimi i asaj pjese te shqiptareve qe mbeshtetet nga nje numer mjaft i vogel nderkombetaresh?

po pjesa e shqiptareve qe nuk kane lidhje me pluhurin me krimin shteteror a do te duhet te kete plan per ta vene ne duar te forta e nen kontroll te rrepte pjesen kriminale te shqiperise e cila eshte duke e keqtrajtuar direkt ose indirekt kete pjese teshqiptareve te cilet ne mungese te VEHBI-izmit do te mund te mbeshtetet forte TEK EKSPERIENCA ENVERISTE sepse alternativa te tjera nuk ka sepse edhe po te kete nuk mbeshteten nga nderkombetaret.

PLUHURI,PUSHTIMI ME ANEN E NENPRODUKTEVE TE OPIUMIT PO MBAJNE PENG FATIN E SHQIPTAREVE SEPSE NJE PJESE E KONSIDERUESHME E PARAVE te opiumit si dhe bashkepunimi hipokrit e oportunist i te majteve e i te djathteve qe aspirojne dy shqiperi diametralisht te kunderta e kane zgjatur shume procesin dhe ne vend te stabilizimit eshte investuar per destabilizimin.

ja te supozojme se gjithe ai

ja te supozojme se gjithe ai transformim i madh prej 1912,1928,1939,1944,1990,2013 sipas shumices se shqiptareve ka rezultuar ne nje zhgenjim te madh te tyre nga i cili ka perfituar elita si dhe te lejuarit e te afermit ei elites.ti si baxhak, vehbiu ,kadriu, filani fisteku mund te merret me mend se nuk jeni te kenaqur nga realiteti pyetja eshte PSE nuk del nje njeri qe nuk i perket as te kaluare e as te tashmes ne politiken shqiptare qe te udheheqe ne nje levizje mbare shqiptare shqiptaret e shqiperise dhe vetem te shqiperise per te evidentuar abuzimet e medha qe kane bere elita e shqiptareve dhe ajo pjese e lidhur me ta e shqiptareve kunder pjese tjeter te shqiptareve e cila pak apo shume perben 90 perqind te popullsise se shqiperise si dhe per te marre ne dore fatet e shqiperise sot.ustallaret edhe per kete variant kane menduar dhe i kane marre masat qe nga mosnjohja nderkombetare deri tek eliminimi fizik.prandaj e keqja eshte projektuar aq holle sa tek e keqja marrin oksigjen cdo dite mijera e mijera tradhetare te popullit shqiptar qofte nga e majta qofte nga e djathta e pas 1990 saqe nuk i lene shqiptaret as te shprehen se si e duan shqiperine.tek kjo e keqe rrijne si bosa nderkombetaret qe me vendimet e tyre kane krijuar historikisht nje shqiperi konfliktuale apatike te semure te pafuqishme te vdekur.

kurse nje kategori tjeter per te cilet ty te genjen mendja jane ish te denuarit politik nga te cilet mund te pritej ndonje shkendije.te akuzuar edhe me shume se njehere per shpirti e tyre hakmarres ndaj atyre qe i keqtrajtuan saliu yt dhe majta ne bashkepunim me nderkombetaret nuk shkuan me teper se sa mbajtjen e tyre nen kontroll te plote< jashte parlamentit> me te drejta teorike per te krijuar partipolitike te cilen ata asnjehere nuk e krijuan.mos te duket valle rastesi mbytja e zerit te tyre?

jo por pervec akuzave qe rendon mbi shumicen e tyre si bashkepunetore te regjimit te kaluar qofte para gjate dhe pas vuajtjes se denimit te cilat mund te jene te verteta ose jo ekziston nje angazhim i madh i nderkombetareve(i shumices se nderkombetareve) per mbytjen e zerit te tyre.kjo kuptohet vete sepse nderkombetaret kane planet e tyre me shqiperine te cilat bien ndesh me planet e kesaj kategorie te shqiptareve.keshtu miku baxhaku shqiptaret mund vetem te enderrojne nje shqiperi si ta duan vete por asnjehere ajo nuk do te behet realitet.ta dish mire o baxhak jane rryma teper te pafuqishme nderkombetaresh ato qe kane plane qe perputhen me enderrat e shqiptareve per ta bere mire shqiperine.dhe jane mjaft te fuqishme ato qe duan ta lene edhe me keq se kaq ate.keto rryma ishin ne fuqi ne 1990 dhe perfaqesuesit e tyre ne shqiperi moren ne konsiderate njerezit dhe idete e asaj pjese te shqiptareve qe i perkisnin shqiperise qe nuk do ti.ka mbaruar kjo pune .oportunizmi i klases politike shqiptare dhe i asaj pjese te shqiptareve qe duan shqiperine e madhe ka qene cinik dhe reciprok dhe keshtu do te jene edhe ne te ardhmen.mos harro se tek ky lloj komunikimi ne te kaluaren gjendeshin armiqte e partise e te popullit.nderkombetaret do te vendosin perseri shqiptaret do te hane njeri tjetrin nderkombetaret do te ferkojne duart me qyfyre shqiptaresh.e shikon se nuk zgjedh dot si ta duash shqiperine?

edhe tek rama ka shprese te
edhe tek rama ka shprese te kote mileti dhe zhgenjimin eshte duke e provuar per dite
punesimi ne administrate eshte baza e rikthimit te besimit tek rama nuk mund te operohet me me fallsifikues te latave te mencave dikur ne qs te marrin persiper zgjidhjen e problemeve qe kane banoret
qe nga pastrimi i qyteteve qe nga vendosja e koshave te plehrave qe i vendos alkaida ose antialkaida nga perdhunimi i prones (pavaresisht perdhunimit te djeshem) nga shtyllat e internetit qe ti vene fshehur ne porte te shtepise(kur ti je ne varrimin e prindit tend) tek shtyllat e korentit qe nuk te lejojne te besh catine e shtepise se te kalojne mbi truall e deri tek amnistite financiare te legalizimit qofte te pronave qofte te shtepive.
dhe sot asnje te mos vere perikote pa leje se do ta denojme.pse per nje kategori mjaft te madhe paska cdo gje pa lek dhe kur vjen puna tek hallexhiu ai duhet te paguaje kaprociot e rames.
a e di rama sa i detyrohen kompanite e ndertimit shtetit me situacionet e mbyllura si dhe manipulimin e cmimeve te tyre.o rame piktori kompanit e ndertimit kane realizuar miliarda metro katrore ndertime dhe ne zyren e taksave kane situacionuar vetem nje te dhjetemijten e tyre takse e cila eshte katandisur me vone ne zhdukje te plote nga taksidaret.leri manipulimin e cmimeve(sasive) dhe deri tek gabime me dashje ne +-*/ qe te rezultojne ne defteret e tyre.por ti nuk degjon nga ky vesh se dhe ata qe i ke hipur mbi ndertesa qe certifikohen nga bastarde te bashkive qe firmosin cdo lloj certifikate ne emer te 15 perqindeshit nuk e kane ne defter jeten e qytetareve.
po per privatizimet pa lek te shqiperise pse e quan pune te mbyllur rama?
po kthimin e pasurive te konfiskuara te miletit te bere nen akuzen bashkepunetor i nazisteve gjermane dhe fashisteve italiane?
po korrupsionin shteteror qe eka bere te pandeshkueshem?
po per militarizimin ilegal te popullsise ?
po zhdukjen e trafiqeve E TE MAFJOZEVE (QEVERITARE)?
po denimin e krimineleve te rruges?
po rikonstruksionin e plote te sistemit te drejtesise?
po pse si do te behet shqiperia kur udheheqja shqiptare kapitaliste shkon ne europen e kapitalit dhe mbas kthimit ne atdhe mban fjalime tek varrezat e deshmoreve per familjet e tyre qe luftuan kunder botes se kapitalit.me keta sportiste do te krijome shqiperi e shtet te fortene?
po shendetsia qe eshte dhimbje e madhe koke qe mjeket i marrin te keqen doktor CEKES nga berati?
po transporti i aksidenteve te shumta me hekurudha jashte pune?
e ka nje mije e njeqint probleme per te cilat elita as nuk e rruan se ne shqiperi nderkombetaret nuk jane te bejne shqiperine.ATA BUDALLENJ QE I GENJEN MENDJA TEK SHQIPERIA E MADHE MOS TE HARROJNE SE NDERKOMBETARET NUK NUK NUK JANE NE UNITET ME NJERI TJETRIN PER SHQIPERINE E MADHE DHE NE KETE RAST SHPEJT OSE VONE CMIMIN DO TA PAGUAJNE ENDERRIMTARET E SHQIPERISE SE MADHE
TELI ME GJEMBA NA PRET INKUIZICIONI UNIVESRAL BUURGJE PUSHKATIME NA PRESIN NQS FUQITE E MEDHA NUK DO TE NA COPETOJNE POR ELITES DHE NJEREZVE TE LIDHUR ME TA GJEMB NE KEMBE NUK DO TI HYJE>PER KETE KANE ARDHUR NDERKOMBETARET.
kur ishte kurveleshasi mik ne

kur ishte kurveleshasi mik ne itali italiani pasi i tregoj qenefin ku duhet te shkonte pasi te hante gjate kohes se qendrimit tek miku italian erdhi italiani ne kurvelesh dhe kurveleshasi i tregoj qenefin italianit si nje grope ku kurveleshasi rrinte brenda ne grope me lecke ne dore dhe italiani rrinte mbi guret e halese per te defekuar ...ne fund kurveleshasi i fshihu sumen me rrecke italianit dhe i keputi edhe hallatet.

NUK DUROHET CIZMJA RUSE -THA AI perkthyesi i rusishtes qe mbrojti rusishten ne vitin 1990 vetem nje dite para se te shqyhej ambasada jo larg vendit ku ai dha provim.une nuk e mora vesh por ruset nuk e kane formen e vendit si cizmja italiane.ky mbante librat e potapoves dhe nje flamur shqiptar pa yll molloitej shume me te ardhurit shqipfoles nga jugosllavia pinte raki por shtetin e donte te forte

ama.ne kohen e salehut coc filloj te bente capara e prona por rrinte si i varfer.ceshtjen kombetare dhe sidomos greket e turqit nuk i donte fare.per cudi diten e pavaresise nderi dhe flamurin pa yll nedritare por gjerat u sqaruan me vone kur ne zyre mbiu ish sigurimi i hoxhes dhe ky jepte e merrte me ta per ceshtje te nje rendesie strategjike.NUK DUROHET CIZMJA E RUSI-t kete fjale monument dhe puthja me spiunet e sigurimit nga njera ane si dhe prurja e deshmitareve per zbardhjen e permbajtjes armiqesore te letrave portokalli te kapura bashke me trastat e narkotikeve qe kalonin ilegalisht per nga meraja e llaqos nuk e vune ne siklet te madh ZAGARIN ALO

por ai donte sqarime mbi akuzat per helmime e vrasje te disa KURVELESHASVE TE TJERE

TE CILET ishin munduar tja benin jo pak vetave pra vertet tu hanin mutin(FSHIJ BYTHEN ME LECKE) por edhe tu kepusnin hallatet.

kurveleshas ne kurvelesh ka shume pak.kur zbriten neper qytete u organizuan nga ministria e brendeshme inventar i se ciles jane dhe sot

jane spiune ngaterrestare hajdute shpifes e te vrasin _3WAY METHOD

me pisa nuk behen.nje bombe 100000megaton e meritojne.ARMIQ TE BETUAR TE SHTETIT ARMIQ TE NACIONALISTEVE SPIUNE TE VJETER TE PERENDIMOREVE QE E KANE BERE SHQIPERINE COPE COPE KU DHE SHKOJNE TE ARSIMOHEN SI AGJENTE.prandaj mos shko ne kurvelesh OSE NE FSHATIN E KURVES SE LLESHIT

Çfarë Shqipërie duam mbas 500

Çfarë Shqipërie duam mbas 500 vite pushtimi turk-osman?!?

“….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“

o dedescu je bere si
o dedescu
je bere si nastradini tek gazeta e sigurimit superior dita.
shkon nga shkon dhe mendjen e ke tek otomanet(turqit) dhe tek rilindja europiane.
sa per rilindjen europiane mos derdellis kot se sot ka te dhena qe europiano perendimoret kycin e suksesit e kane se jane me prejardhje jashtetokesore dhe asnjehere shqiptaret nuk e kane patur lakmi per te marre dije nga europianet.as ato portat e perendimit nuk kane qene te lakmuara nga ne.perendimi ka perdorur turqine per te manipuluar shqiptaret dhe shqiperia deri vone ka qene nen komanden e osmanllinjve.se je vend i prapambetur nuk eshte shkak as porta e mbyllur e perendimit e as pushtimi turk por faji eshte i vete shqiptareve .shumica e tyre te ngopur nga peshqeshet e turqise duke qene dembela harruan se turqia nuk do qe perandori jete e mot.me renien e otomaneve ata humben gjithe ofiqet dhe humbjen e tyre e kompesuan me aksione agresive per te cilat paten edhe predispozicion.
sot ka ardhur puna qe te ringjallen ambiciet e vjetra per ndarjen e zonave te influences duke ditur mjaft mire rezultatet e jalltes e bisedimet e malltes.
turqia ne europen perendimore ka edhe miq edhe armiq.muslimanet e shqiperise qe besojne ne doktrinen turke besojne edhe ne miqte e turqise ne perendim.muslimanet e shqiperise qe nuk besojne ne doktrinen turke jane ne opozite si me turqine edhe me aleatet e saj.ne keto dy kampe kryesore per aresye ekonomike politike e agjenturore militojne tek njeri tjetri shume fe te tjera pervec muslimaneve.sipas doktrines turke duhet te formohet shqiperia e madhe si faze fillestare.
mirepo krijimi i shqiperise se madhe rrit dominimin turk dhe te miqve perendimore te turqise ne ballkan dhe prish interesat e lindjes sepse konfiguron ballkanin sipas europianoperendimoreve miq te turqise.qe nuk pranohet nga armiqte e turqise ne europen perendimore.keshtu e mendoj une kete punemor dedescu.nuk eshte as pune dritare ne perendim mbyllur(qe do te rrije gjithmone mbyllur) e as traktate mes vatikanit e otomaneve por eshte procesi i perpjekjeve te rikonfigurimit te ballkanit duke futur si pyke turqine.nga ana tjeter teprica e muslimaneve qe nuk jane dakord me doktrinen turke(europianoperendimore) kane gjetur aleate ne KONFERENCEN ISLAMIKE.pra muslimanet shqiptare jane ne thelb ne armiqesi me njeri tjetrin pro turk e antiturk.kurse aleat kauze proturqit kane katoliket dhe ndonje ortodoks qe thith tym ashashi dhe ka xhepat me pare...........shumica e ortodokseve te tjere jane asnjeanes ne kete loje te piste ashtu sikunder nuk e deshirojne as diktaturen e proturqve dhe as diktaturen e antiturqve.
mbi kete pozicionim strategjik te syninjve(proturqve) dhe bektashinjve(antiturqve) i cili nuk eshte kristalizuar sot u mbeshteten superfuqite dje edhe mbeshteten edhe sot per ti dhene drurin shqiptareve ne byth pa dallim feje krahine e ideje duke manipuluar si politiken shqiptare edhe duke politizuar institucionet fetare bashke me besimtaret.
Add new comment