Vehabistët shqiptarë – “hipnotizimi nga përsëritja”

Postuar në 09 Prill, 2014 03:23
Ramiz Lladrovci

Pak kohë më parë, një i ri shqiptar nga Kosova, pak më shumë se 25-vjeçar, njeri që kishte nisur studimet në vendin e tij, bëhet njëri ndër kamikazët selafistë, dhe në Bagdad vret 50 njerëz të tjerë. Rruga e Blerim Hetës, e nisur nga Varoshi i Ferizajt, do të përfundojë në një rrugë të largët, por mes gjithë kësaj që ka ndodhur, mes lindjes së tij në një qytet gjerman, rikthimit, pasionit për librat dhe psikologjinë, për gjuhën angleze dhe gjermane, janë disa stacione, të cilat, edhe pse nuk duam t'i pranojmë, kanë të bëjnë me jetën e gjithë qytetarëve të Kosovës.
Pyetja e parë që mund të bëhet është se si ky djalë i ri, lindur e rritur në një familje të edukuar shqiptare, e cila deri kësaj dite nuk ishte dëgjuar për asnjë ndasi apo mëri ndaj të tjerëve, papritmas shfaqet në rolin e një kamikazi masiv, duke e bërë të gjithë këtë me vetëdije dhe duke i lënë nënës së tij thirrjen e fundit: "Nesër do të takohem me Allahun".

Cila forcë e devijoi nga e zakonshmja, nga ajo që kishte përditësuar jetën e tij, duke marrë një kah krejt tjetër, i cili, sa ishte i rrezikshëm dhe mizor për të, edhe më shumë se aq do të ishte mizor për të tjerët, por që do t’i bënte një dëm të madh vendit të tij?
Blerim Heta është njëri ndër dhjetëra, mos qindra djem të viseve të Kosovës, sidomos nga zonat rurale, që tashmë janë pjesë e Armatës së Sirisë së Lirë, e strukturave Al/Nusra, front i lidhur ngushtë me “Al Qaedën”, apo me strukturat ilegale të "Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit .ISS”, i njohur edhe si "Deuleja". Tashmë nuk është sekret për askënd, e po ashtu edhe e besueshme për të gjithë, se shqiptarë nga Kosova, Maqedonia apo edhe shteti shqiptar, janë pjesë e lëvizjeve fundamentaliste, më shumë vehabiste e selafiste, dhe se këto lëvizje tashmë, diku haptas e diku fshehtas, kanë qytetarinë e tyre të njohur.

Grumbullimi rreth imamëve të dyshimtë dhe fondet milionëshe

Shpeshherë është thënë se rrugët e mjerimit i kanë dërguar njerëzit drejt lëvizjes vehabiste, dhe kjo ka të vërtetat e saj. Janë mjaft organizata joqeveritare të huaja, islamike ose joislamike, të cilat veprojnë në Kosovë, dhe përmes ndihmave humanitare, shpërblimeve monetare, përhapin edhe rrymat e forta agresive të besimit islam, krejt ndryshe me traditën shekullore të këtij besimi në të gjithë hapësirën shqiptare.

Mjerimi ka pasur të drejtën e tij të gllabërimit të disa shpirtrave të rrënuar, por nuk është vetëm kjo. Besim Heta, për shembull, kamikazi i Bagdadit, nuk ishte një njeri i hekakeq, siç thuhet zakonisht për skamnorët, por në një familje në gjendje të mirë ekonomike, me njerëz në botën e jashtme, sidomos në shtetin gjerman, me të ardhura të mjaftueshme për të pasur një jetë normale. Për më tepër, ai vetë, më shumë se një vit e gjysmë, kishte qenë i punësuar tek kampi amerikan në Ferizaj, dhe kishte pasur të ardhura mjaft të larta.

Rrugët e vehabizmit, është thënë shpesh, i hap edhe padija. Orteku i ligjëratave radikale ka vërshuar në të gjithë Kosovën, ai shpeshherë po bëhet haptas, që nga bisedat e thjeshta e deri tek rastet e hidhura të varrimeve; ai bëhet në rrugë, në internet, në rrjete sociale, në xhami e jashtë saj, bëhet gjithë agresivitet, duke synuar atë që në Universitetin e Kembrixhit e quajnë "hipnotizimi nga përsëritja". Dhjetëra imamë janë përhapur si prushi nëpër Kosovë. Disa nga këta imamë janë njerëz të shkolluar në botën arabe, në disa nga universitetet e njohura teologjike, sidomos në Jemen, dhe shumica e tyre, kjo duhet pranuar tashmë, kanë sjellë në Kosovë, bashkë me dijen e tyre, edhe radikalizmin e besimit islam.

Mirëpo, kthehem përsëri tek rasti i Blerim Hetës. Ai nuk ishte një djalë i paditur. Kishte mbaruar shkollën e mesme, pra ishte më i shkolluar se shumë imamë të vetëshpallur, ishte regjistruar në universitetin publik e më pas edhe në universitete private, dëshironte të studionte psikologjinë fillimisht, e më pas gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane. Të dyja këto gjuhë të huaja, ai i fliste, por më pas, për një periudhë të shkurtër, dëshira e tij studimore për gjuhën perëndimore do ia linte vendin inatit fillimisht, mërisë e pastaj dhe armiqësisë më së fundi ndaj "djajve amerikanë". Në pak javë, i gjithë mentaliteti i këtij njeriu ndryshoi rrënjësisht, u mbyll në vetvete, u bë i huaj për familjen e tij, librat e psikologjisë u lanë vendin ligjëratave radikale, në Kosovë e jashtë saj.

Kur disa kohë më parë unë shkrova se pas këtij ndryshimi në psikologjinë dhe botëkuptimin e shumë njerëzve në Kosovë qëndrojnë edhe shërbime të specializuara serbe, jam i bindur se mjaft dashamirë do ta kenë parë këtë si një rrjedhë e mëtejshme e mllefit që kanë shqiptarët e Kosovës, natyrisht jo të gjithë, ndaj çdo gjëje që vjen nga Serbia, dhe dëshirës që çdo të keqe t’ia gjejnë një burim jashtë vetes, mundësisht në Serbi. Më pas, jo nga unë, u bënë të njohura burime të tjera, të cilat këtë lëvizje e lidhnin edhe me ndikimin e shërbimeve të fshehta ruse. Tashmë është i njohur fakti se kohët e fundit mjaft nga këto struktura po lëvizin nëpër Kosovë, por mjerisht nuk janë të vetmet. Kosovën, përgjithësisht trevat shqiptare, i kanë parë si zonë të transplantimit të ideve radikale edhe shërbime të tjera, sidomos të disa vendeve arabe.

Përmes emisarëve të tyre janë shfaqur në Kosovë edhe përfaqësues të “Rojave të revolucionit iranian”, degë salafiste turke dhe jemene, ndonjëra nga të cilat ka rrënjët e veta edhe në qeveritë e vendeve përkatëse. Njerëz të autorizuar prej tyre, që më së shumti jetojnë në Austri, të përqendruar në disa xhami në Vjenë dhe në Gracë, apo të koncentruar rreth shoqatave humanitare, në lidhje me dy liderë të njohur selafistë, Jusuf Barcic dhe Muhammed Fadil Porca, kanë filluar të bëjnë rrugën e Kosovës dhe të jenë pjesë e rretheve islamike të mbledhura rreth Shefqet Krasniqit apo Irfan Salihut në Kosovë, rreth Bekir Halimit apo Omer Bajramit në Maqedoni. Në 20 vjetët e fundit, shoqatat e cituara salafiste me qendër në Austri, që po lidhen tani edhe në Kosovë, pas lëvizjes salafiste vehabiste në Bosnjë, kanë përqendruar në fondet e tyre rreth 600 milionë euro, të cilat më pas i kanë përdorur për rritjen e lëvizjes së tyre ekstremiste.

Kosova, “shtrat i butë” i vehabistëve?!

Në Kosovë ata kanë gjetur një shtrat të butë, do të thosha, edhe ngaqë për shumë kohë këtu kanë ndodhur dy fenomene të veçanta: nga njëra anë Shërbimi Informativ i Kosovës është ngritur me shumë vonesë, ai nuk ka pasur as kohën e duhur dhe as njerëzit e duhur për të ngritur sistemin e tij efikas. Shuarja e Shërbimit Informativ të Kosovës, të drejtuar nga Kadri Veseli, shërbim i cili u paragjykua pa i parë vlerat e tij, dhe heshtja ndaj këtij paragjykimi nga shërbimet e tjera të cilat deri asaj dite e kishin pasur partner, krijoi një vakum të jashtëzakonshëm, që i la hapësirë rritjes së lëvizjes vehabiste. Jo rastësisht rritja e këtij sekti ekstrem daton pas shuarjes së Shërbimit Informativ të Kosovës, dhe periudha deri në ngritjen e një sistemi shtetëror, që ishte në fakt një periudhë heshtjeje, lejoi krijimin e strukturave të rritura të lëvizjes selafiste e vehabiste. Nga ana tjetër, në Kosovë, kjo është e ditur, ka pasur disa shërbimeve informative të shteteve të huaja. Disa të njohura e shumë të panjohura, të cilat e kanë ndjekur këtë lëvizje, por më së shumti në raport me vendet e tyre. Kjo ka sjellë fragmentarizmin e optikës së rritjes së kësaj lëvizjeje, ka sjellë copëza, por jo të tërën.

Është fakt se, duke e krahasuar me të përgjithshmen, lëvizja salafiste vehabiste në Kosovë nuk ka primatin në besimin islam. Por, është po ashtu ajo se, nga njëra periudhë në tjetrën, ka rritjen e saj. Tani ajo ka dalë nga zonat rurale dhe po shtrihet edhe në qytete, dhe në disa raste nuk dihet më se kush e drejton Bashkësinë Islame të Kosovës, të zgjedhurit, me ndjenja të zakonshme e ritme normale të besimit, apo radikalë të pazgjedhur por që ushtrojnë ndikimin e tyre. Në mendimin e shumë njerëzve, pas ngjarjeve të pazakonta, ndihet dyzimi nëse kryetar i kësaj bashkësie është Naim Tërnava apo Shefqet Krasniqi, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Dualizmi ka shkuar edhe më tej; nëse në disa qendra të besimit islam, xhami apo të tjera, mendimi i njohur islam, i traditës sonë liberale, është i pranueshëm, në disa të tjera ai po përpiqet të zbohet, në mos me të mirë, përmes lutjeve, atëherë përmes dajakut.

Në Kosovë, pas luftës, përmes fondeve humanitare të vendeve arabe, ndoshta më shumë janë ndërtuar xhami sesa shkolla të reja. Fillimisht kjo ishte një praktikë e mirëpritur, sepse të gjitha vendet fetare ishin djegur nga ushtria dhe policia serbe. Fakti se pas këtyre ndërtimeve erdhën edhe emisarët radikalë, dëshmon se gjithçka kishte qenë një parapërgatitje që lëvizja salafiste të ketë një avangardë të saj në shtetet ballkanike, krahas asaj në Bosnjë, ku tani janë të njohur mbi 90 mijë vehabistë dhe salafistë dhe ku mbi 20 për qind e pjesës tjetër të popullsisë besojnë në këtë lëvizje pa qenë pjesë e saj. Kosova, por edhe shteti shqiptar, nuk është në këtë përpjesëtim, por proporcioni po ndryshon përditë nga pak. Demonstrimet që janë zhvilluar disa herë në Kosovë, por edhe në Shqipëri, tregojnë se ka një rritje të agresivitetit të kësaj rryme fetare, e cila herë pas here në Kosovë merr edhe ngjyrime politike, por pikërisht ky agresivitet dhe pandëshkueshmëria e tij kanë pasur jehonë tek njerëzit më shumë se dhjetëra ligjërata nëpër xhami e medrese.

Duke qenë një popull që përgjithësisht besojmë tek forca, si pjesë e zgjidhjes së problemeve, shumë të rinj, qoftë edhe pa dashur, agresivitetin e lëvizjes vehabiste e shohin si dëshmi e forcës së tyre dhe e pafuqisë së shtetit për të vendosur rregullat e tij. Kjo është njëra nga shtysat më të ndjeshme ndaj saj, dhe, le të mos e gënjejmë veten: është një fenomen i ri, i cili po shfaqet tek ne, dhe , i cili, nëse lejohet të ketë këtë proporcion rritjeje, mund të jetë njëra nga dështimet tona të politikës, të jetës së përbashkët dhe të bashkëjetesës.

(Autori është deputet në Parlamentin e Kosovës)

Koha Ditore

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Jam shume dakord me idete e pergjitheshme te autorit. Vec dua te shtoj se per mendimin tim autori ndoshta nuk ka te drejte kur barazon edukimin formal, kualifikimet qe jepen nga sistemi arsimor me nivelin kulturor dhe mungesen e injorances. Nje sistem arsimor eshte i domosdoshem por jo i mjaftueshem per te luftura injorancen. Mundet qe nje sistem gjysmak arsimor si ne Rep e Shqiperise ashtu edhe ne ate te Kosoves te mos jete duke u dhene te rinjve nje drejtim ne jete. Mundet qe keta te rinj atje mesojne shkrim e kendim por jane te paafte te asimilojne ide qe mund tu hyjne ne pune per te krijuar nje te ardhme profesionale. Mundet qe keto sisteme, ne bashkeveprim me ambientet sociale regresive ne ne cilendo ane te kufirit trans-shqiptar, ti lene te rinjte me mangesi te theksuara intelektuale, i le ata te paafte te kuptojne ne cfare bote e cilin shekull jetojne por u japin atyre vec aftesine fatale te te lexuarit te materialeve intelektualisht inferiore me te cilat ata e kane me lehte te identfikohen (perseritja e vazhdueshme e nj mesazhi konfortues dhe te thjeshte shpelan trurin).

Cfare tragjedie qe ky i ri i dhene si shembull dhe shume te tjere, nuk kane aq mendje sa te dine si e jetojne por si ngjarjen me te rendesishme te jetes se tyre kane vdekjen! Duke pare ne te ardhmen, eshte detyra e atyre (njerez si ne) qe kane patur me shume fat, me shume edukate dhe normalitet ne jete qe te perpiqemi me shume per te ardhmen e te rinjve tane dhe tu inspirojme vullnetin per te jetuar si njerez e jo per te vrare e vdekur si bishat...

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Cfare tragjedie qe ky i ri i dhene si shembull dhe shume te tjere, nuk kane aq mendje sa te dine si e jetojne por si ngjarjen me te rendesishme te jetes se tyre kane vdekjen! Duke pare ne te ardhmen, eshte detyra e atyre (njerez si ne) qe kane patur me shume fat, me shume edukate dhe normalitet ne jete qe te perpiqemi me shume per te ardhmen e te rinjve tane dhe tu inspirojme vullnetin per te jetuar si njerez e jo per te vrare e vdekur si bishat..."

jashtzakonisht bukur!!

Submitted by Romeo Romi (not verified) on

e cuditshme qe nje INJORANT(ne kuptimin e fese) si LLadrovci flet dhe ven tituj si "kamikazet selefiste" nderkohe qe keto 2 fjale (pra 1-kamikaze dhe 2-selefite) nuk kane te bejne fare me njera tjetren sepse kamikaz eshte dikush qe vret veten per nje qellim te caktuar kurse selefi - eshte dikush qe pranon dhe vepron fene Islame sic e kane pranuar dhe vepruar te paret ose paraardhesit (qe jane Pejgamberi Muhamed dhe shoket e tij) te cilet kurre nuk e kane predikuar vetevrasjen madje eshte nje prej ndalesave te medha te fese Islame.sepse neqoftese selefet (Muhamedi me shoke) do kishin bere vetevrasje ne emer te fese apo per ndonje arsye tjeter me siguri qe lajmi do te kish ardhur deri tek ne sic ka ardhur e gjithe feja-pra me transmetime.    pra fjala selef do te thote paraardhes(hap fjalorin arab po deshe) , dhe jo sekt sic e interpretojne LLadrovci me shoke.

persa ju perket kamikazeve apo eksremisteve si usama bin laden apo lavdrim muaxheri apo genci balla me shoke i paster eshte Islami nga veprat e tyre, sepse ne besimin e muslimaneve nuk lejohet vetevrasja dhe as padrejtesia si vrasja e te pafajshmeve (kullat binjake new york,apo shperthime tjera te tilla) as e femijve,grave,murgjve etj.dhe per keto ka fakte ne Fe per ate qe kerkon sepse sic thashe me siper selefet (Muhamedi me shoke) as jane vetvrare dhe as u kane bere padrejtesi njerezve.

e rendesishme -keta njerez -armiqte e fese-duan ta luftojne Islamin dhe menyra me e mire (qe me sa duket e kane kuptuar dhe keta) eshte ta luftojne ate nga brenda sic eshte dhe shprehja "ma hengren kalane nga brrenda".pra duke paraqitur kamikazet si Selefi kjo eshte menyra qe po e bejne keta.Por kjo nuk eshte e vertete.

i paster eshte Islami nga veprat e tyre

Submitted by UCK (not verified) on

A eshe qyky Ramizi qe sle me maru xhamine ne katund te vete. e qysh po thot "ne muslimant""!!!!

Submitted by Arusha (not verified) on

Ramiz Ladrovci ka plotesisht drejt, dhe ka guxim qe ta thot te verteten, prandaj kam respekt per kete njeri. Shumica e deputetve dhe ftyrave publike nuk kan guxim qe te flasin haptazi kunder wahabistve sepse pasojat jan kercnime dhe fyrje. Ne rastin e disa deputeteve femra dhe te disa hoxhallarve tradicional kemi poashtu edhe sulme fizike. Reziku asht i vertet dhe nese nenqmohet do te kemi edhe intervenime ushtarake per luftimin e terorizmit dhe per kontrollimin e Shqiptarve, do ti perngjajm shume Palestines.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.