Shqipëria po turqizohet, parti islamike shpejt në Kuvend
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/2050_ben-blushi_7.jpg?itok=FpG7Dfm7)
Nëse nacionalizmi do jetë një bimë që pritet të lulëzojë në xhunglën shqiptare, humusi i tij do të jetë diçka tjetër: feja islame. Shqiptarët janë identifikuar, në të shkuarën me islamin, por deri më sot ata nuk e kanë përdorur atë për arsye politike. Gjatë pjesës së pare të shekullit të kaluar, nevoja për t’u shkëputur nga perandoria osmane e dobësoi islamin shqiptar. Më pas, komunizmi e ndaloi fenë bashkë me pluralizmin. Por në vitet e fundit islami është kthyer në një gjendje më shumë se një fe. Ai është më i fortë se përpara njëqind vitesh, sepse është konvertuar në një reagim ndaj nevojës së shoqërisë për modernizim dhe evropianizim, prirje këto të cilat, në thelb, synojnë indirekt deislamizimin e Shqipërisë. E di që shumëkush nuk do binte dakord me këtë term. Shqipëria nuk është një vend islamik dhe nuk ka arsye të deislamizohet. Por kur flas për deislamizim nuk kam parasysh defetarizimin e vendit, por ndarjen nga një traditë e vjetër e raportit me punën, me familjen dhe me shtetin.
Kur sheh Shqipërinë e sotme dhe e krahason me vende në të cilat islami nuk ka shkelur, e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Shqipëria shkëlqen me kaotizimin dhe mungesën e rregullit. Më mirë se kudo, këtë tipar e kam kuptuar para disa vitesh, në Palestinë. Duke ecur rrugëve të Gazës më dukej sikur isha në Elbasan, në Kukës, ose në Laç. Të gjitha dyqanet të mbyllur me qepena hekuri, burra të ulur në trotuar me shapka dhe kur binte muzgu, asnjë grua në rrugë. Errësira, ose shuarja e jetës së provincës, që vjen më shpejt në qytetet orientale, ishte njëlloj si në Shqipëri. Zakonisht errësira vjen më shpejt kur gratë futen në shtëpi më herët, ç’ka është një normë e islamit. Edhe sot, kur pyes veten si ka mundësi që dy vende të cilët s’kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin të ngjajnë kaq shumë, kam vetëm një përgjigje: tradita islame sipas së cilës koha është hyjnore dhe jo njerëzore, ose e thënë ndryshe, bindja se çdo gjë që duhet të bëhet tani mund të bëhet edhe më vonë. Italiani Edmondo de Amiçis e ka përshkruar më bukur se kushdo raportin e islamit me punën, në librin e vet të rrallë Stambolli. Koha për turqit ka kuptim tjetër nga ai që ka për ne. Në Evropë, pushimi është ndërprerja e punës, ndërsa në Stamboll, puna është ndërprerja e pushimit.
Prandaj deislamizim, sipas meje, është ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe jo ndarja nga islami. Ndarja nga normat fetare që përcaktojnë marrëdhënien e njeriut me punën, me martesën, me Zotin dhe me natyrën është një proces që gjithë Evropa e ka kaluar, ose po e kalon, me shpejtësi më të madhe se ne.
Disa vite më parë, duke folur për këtë temë, një deputete franceze, më tha se Franca është një vend i dekristianizuar. Dhe në të vërtetë kështu është. Duke parë se si jetojnë evropianët sot. Kisha në Evropë nuk ka fuqinë që ka pasur. Pyetja: “Duhet apo nuk duhet Kisha?”, është sot më e fortë se kurrë. Në fakt, pyetja më e drejtë do të ishte: Për çfarë duhet kisha sot? A ka ndihmuar dot ajo që jeta e njeriut të zgjatet, siç ka bërë mjekësia? Jo. Sepse Kisha është marrë gjithë jetën, me jetën pas vdekjes. A ka ndihmuar Kisha që shoqëritë të jenë më të hapura dhe njerëzit më të barabartë. Jo. Sepse Kisha, edhe sot, ndihmon me zell që të përjashtohen nga shoqëria homoseksualët, gratë dhe ata që duan të jetojnë pa familje. Kisha është homocentriste. I jep përparësi burrave ndaj grave. A e ka ndihmuar Kisha njerëzimin të luftojë varfërinë, urinë dhe etjen? Jo, sepse megjithëse keq dhe me shumë vonesa, këtë detyrë e kanë bërë shtetet. A ka ndihmuar Kisha që njerëzimi të lëvizë më shpejt, të komunikojë më shumë dhe të zbulojë territore të reja? Jo, sepse historikisht shkencëtarët janë sulmuar nga Kisha. Sikur njerëzimi t’i ishte bindur Kishës, ndoshta sot nuk do dinim asgjë për kozmosin, nuk do i njihnim qelizat që përbëjnë trupin e njeriut, nuk do kishim celularë, avionë, mikroskopë, teleskopë dhe popullsia e botës do shtohej në proporcion të barabartë me aktet seksuale, për sa kohë që abortet dhe prezervativët mbeten armiqtë më të mëdhenj të Kishës.
Evropa e ka kuptuar me kohë se dekristianizimi, ose defetarizmi i shoqërive i shtyn ato përpara. Në të kundërt, fetarizmi i pengon, u ngre pengesa dhe kufij të cilët shoqëria duhet t’i kapërcejë për të ecur më shpejt duke kufizuar paragjykimet e mendjes, supremacinë e gjinive dhe limitet e shkencës. Fetë janë një trashëgimi kulturore më shumë se një trashëgimi materiale. Ato janë histori, janë gjeografi, por nuk janë ekonomi dhe, aq më pak, mënyrë jetese. Siç thoshte një filozof anglez, marksizmi ishte islami i shekullit të 20-të ndërsa sot, islami, është marksizmi i shekullit të 21-të. Pra, njëlloj si marksizmi, islami po kthehet në një ideologji reaguese. Kryesisht kundër mënyrës perëndimore të jetesës, ç’ka do të vazhdojë edhe për disa dekada, duke arritur pikun dhe organizimin e vet edhe në vende evropiane ku popullsitë e besimit islam po shtohen për shkak të emigracionit.
Prandaj evropianizimi i Shqipërisë kalon, detyrimisht, nga deislamizimi, siç ka kaluar edhe në Evropë nga dekristianizimi. Dhe pa dashur të zgjatem në një argument shekullor për rolin dhe dobinë e fesë në zbutjen e njeriut, dua të them se Shqipëria e ka të detyrueshëm kapërcimin në këtë proces, megjithëse nuk mendoj se ai ka për të ndodhur edhe për shumë vite. Sepse sot jemi duke u islamizuar më shumë se ç’mund ta parashikonim përpara njëzet vjetësh dhe kjo për disa arsye.
Dështimet e shpeshta për modernizim dhe evropianizim e kanë forcuar islamin që sot përfaqëson lëvizjen e nëndheshme të shoqërive shqiptare, si në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni. Ndërkohë që të gjitha partitë dhe grupet politike humbin terren, islami fiton kauza dhe ndjekës çdo ditë duke shfrytëzuar dobësimin e të gjithë konkurrentëve të vet. Është pothuajse një lëvizje politike. E heshtur, por shumë aktive. Në Maqedoni ai përfaqëson një mundësi për identitet të ndryshëm nga maqedonasit dhe, për këtë arsye, është shumë i suksesshëm. Atje islami është një kufi mes etnive dhe popujve. Në Kosovë ka terren të fortë për shkak se kosovarët besojnë se ishte feja islame që i shpëtoi nga asimilimi serb, ndërsa në Shqipëri islami është një reagim ndaj varfërisë dhe, deri diku edhe ndaj Evropës. Sidomos në të ardhmen nevoja për ta përdorur islamin si një reagim ndaj Evropës do të shtohet. Komunitete të shumta shqiptare jetojnë çdo ditë nën frymëzimin e besimit islam i cili, duke shfrytëzuar decentralizimin e vet, depërton në zonat e varfra, ushqen, arsimon, jep shpresë dhe ngroh ëndrrat e shumë shqiptarëve të dekurajuar nga varfëria dhe mungesa e së ardhmes. Ka shumë liderë të komunitetit islam që jetojnë me shpresën e një organizimi politik, të cilin shumë shpejt do ta arrijnë. Në formën e partive politike me ngjyrim të qartë fetar. Si në Turqi. Suksesi që arriti partia e Erdoganit në dhjetë vitet e fundit nuk erdhi vetëm për shkak të reformave ekonomike. Ishte nevoja për t’iu kthyer një tradite fetare pra, një mënyrë jetese, e cila sipas turqve të sotëm i dha lavdi dhe pushtet perandorisë osmane për pesë shekuj. Radikalët myslimanë shqiptarë e shohin modelin e shtetit turk si një busull dhe mezi presin që ta aplikojnë atë. Në një kuptim, Shqipëria po turqizohet, sepse megjithëse para njëqind vjetësh u shkëput nga perandoria osmane, asnjëherë nuk u deosmanizua. Në dhjetë ose njëzet vitet e ardhshme, partitë me tendencë islame do të jenë prezente në parlamentin e Shqipërisë, jo vetëm duke provokuar krijimin e partive me karakter fetar të besimeve të tjera, por edhe duke dominuar koalicionet e reja elektorale.
Shqipëria e ka mbjellë farën e partive me karakter etnik dhe është shumë afër ditës për të pritur, madje mirëpritur, parti me theks të fortë fetar. Kosova ka sot dy parti islamike të regjistruara legalisht dhe një deputet të zgjedhur në parlament. Kur kjo erë të fryjë, do jetë e pamundur të ndalet dhe, klasa politike, do hyjë në garë se kush do t’i mbështesë më shumë, për t’i pasur aleatë për vota dhe pushtet.
Në dy zgjedhjet e fundit në Shqipëri, ato lokale dhe parlamentare, dy partitë e mëdha konkurruan përveç të tjerash, se cila më shpejt se tjetra do ndërtonte xhaminë më të bukur në Tiranë. Të dyja projektet u anuluan, respektivisht nga palët, sepse u ndërtuan vetëm për qëllime elektorale, ç’ka e rrit nevojën e islamikëve për t’u organizuar dhe për t’i arritur qëllimet e tyre me mjete autonome politike. Numri i xhamive është shumë i madh dhe vazhdon të shtohet me shpejtësi. Në njëzet vjet, përveç pallateve për banim, asnjë lloj tjetër ndërtimtarie nuk ka pasur më shumë sukses se xhamitë. Këto ditë u mësua se janë gati 650 xhami pa leje në Shqipëri. A duhet të marrësh leje për t’u falur? – do pyeste dikush. Në një shtet laik, po, do thoshte shumëkush. Pothuajse në çdo fshat të Shqipërisë, xhamia është kthyer në një institucion që ka zëvendësuar të gjitha institucionet që gjeti aty: policinë, mensën, shtëpinë e kulturës dhe shkollën. Është bërë e udhës që udhëheqësit fetarë, përpara zgjedhjeve, t’i udhëzojnë ndjekësit e tyre se për cilin kandidat apo parti duhet votuar, ç’ka ishte një normë, sidomos në zgjedhjet e fundit. Të premten përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar pothuajse në çdo xhami të rëndësishme të vendit u fol për politikë. Xhamitë janë kthyer në një institucion përzgjedhës të kandidatëve politikë rol nga i cili nuk kanë ndërmend të heqin dorë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Në zgjedhjet e fundit, në të gjitha xhamitë e Elbasanit ku kandidoja për deputet, u shpërnda një fletushkë me 6 faqe kundër meje duke më akuzuar për fyerje të islamit, ç’ka nuk mund të them se nuk dha efekt në votim. Disa ditë më parë myftiu i Prishtinës thoshte se ai po bëhet gati të kandidojë për president të Kosovës, pasi numri i njerëzve që do ta mbështesin nuk krahasohet me atë të çdo politikani. Gjatë konfliktit të fundit në Siri, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë rekrutuar mbi 1000 shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në emër të Xhihadit dhe kundër regjimit të Asadit. Në fakt ata nuk po luftojnë kundër një diktature të vjetër dhe laike për shkaqe demokratike, por për të ndërtuar një diktaturë fetare: Shtetin Islamik të Shamit, mes Irakut dhe Sirisë, zona të cilat, pasi i kanë pushtuar, i kanë futur nën ligjin e Sheriatit. Ata po kërkojnë të ndërtojnë modelin e një shteti që nuk e kanë në vendin e tyre, por që do kishin dashur ta kishin.
Çudia është se, bashkë më burrat, në Siri, kanë shkuar edhe shumë gra dhe fëmijë, gjë që do thotë se rekrutimi nuk bëhet vetëm mbi baza fetare, por edhe pagese, ç’ka vetëm një hap e ndan lëvizjen islamike në Shqipëri nga ajo e një partie të organizuar politike, ose të një grupi që mund të reagojë me forcë në të ardhmen për të mbrojtur të drejtat e veta. Xhamitë jo vetëm kanë rekrutuar besimtarë dhe i kanë paguar ata, por edhe u kanë mësuar disiplinën ushtarake. Në disa xhami janë gjetur armë, çka dëshmon se vrulli islamik për t’u mobilizuar sapo ka nisur. Nuk është çudi që në të ardhmen ky vrull të kthehet në inat. Mundësitë janë, paratë importohen, besimtarët shtohen, radikalët forcohen, ndërsa shtetet dobësohen. Dhe pastaj përkulen.
Devotshmëria ndaj besimit islam është më e ndjeshme tek të rinjtë, ç’ka duket se po e kthen islamin në modë. Kam parë shumë të rinj që e ndajnë kohën e tyre mes xhamisë dhe internetit. Pa pushim. Dikush mund të thoshte se ç’të keqe ka kjo. Unë nuk marr përsipër të gjykoj nëse është mirë ose është keq, pavarësisht se e njëjta gjë nuk ndodh në Poloni, Rusi, ose Greqi, vende në të cilat roli i fesë, për arsye të njohura, është shumë i fortë. Unë përpiqem të përshkruaj një tendencë, e cila duke prekur më shumë brezin e ri, do të ketë efekte më afatgjata mbi shoqërinë dhe të ardhmen e saj. Dhe islami do ketë më shumë ndikim në të ardhmen se ç’ka patur në të shkuarën. Për hir të së vërtetës, në të shkuarën, islami nuk ka pasur asnjë ndikim politik, edhe për faktin se Shqipëria që nga Fan Noli e deri më sot ka votuar disa herë për kryeministra të besimit të krishterë.
Pjesë nga libri “Hëna e Shqipërisë”
Comments
Shume analize me vend.

Shume analize me vend. Ngjashmeria e Shqiperise me Turqine eshte tronditese. Qe para pavaresise Fuqite e Medha kishin frike nga krijimi i nje Turqie te vogel ne Ballkan. prandaj edhe ia copetuan territoret dhe ia dhane fqinjeve te saj. Kur kam qene ne Bodrum te Turqise para me shume se 10 vitesh e ndjeva paralelizmin ndermjet Shqiperise dhe Turqise. Madje arrita ne perfundimin paradoksal dhe te anasjellte se vete Turqia nuk ishte gje tjeter veçse nje Shqiperi e Madhe. Frikerat e Benit ka mundesi te realizohen. Sidomos ne rast se identiteti fetar do te forcohet ndaj atij kombetar. Prandaj mendoj se eshte detyre kombetare qe fete ne Shqiperi te sfumohen. Te pakesohet roli i tyre ne shoqeri. Besimi duhet te mbetet diçka private. Ne kete kuptim roli qe politikanet i japin perfaqesuesve fetare ne raste festash si te Bajrramit apo Krishtlindjeve, kur takohen me ta para kamerave, eshte i demshem. Por politikanet luftojne per vota dhe aq u ben per te ardhmen e vendit. Shqiperia eshte sot ne nje udhekryq te rrezikshem.

Fakti asht se ne politiken

Fakti asht se ne politiken globale botnore rezulton qe vendet islamike, per shkak te parimeve te tyne te nji rrethi ideologjiko-ekonomiko-shoqnor te mbyllun, mbesin ne vend dhe nuk jane konkorenciale. Pra ndersa te gjitha vendet botnore joislamike zhvillohen ne nji sistem te hapun, vendet islamike mbesin vend numro. Per kete arsye ne dekadat e fundit ne vendet islamike ka revolucione e revolucione te revolucioneve pa dhane asnji rezultat pozitiv, ne nji kohe qe popullsite islamike te stervarfra dhe injorante emigrojne ne vendet prendimore. Ashtu si kur i erdhi fundi japonezve ne luften e dyte botnore qe perdoren armen e tyne te fundit te mundshme te deshprueme PILOTET KAMIKAXE, ashtu jemi tue pà fundin e sisitemit islamik qe arma ma e fundit e mundeshme e deshprueme e perdorun jane KAMIKAXET CIVILE. Islami qe perban rreth 20% e popullsise botnore asht ne fakt ne kontradikte me te gjithe vendet e botes qe perbajne rreth 80% te popullsise se botes. Per kete arsye un nuk e shoh islamin si nji rrezik per boten e zhvillueme apo per ate pjese te botes qe asht ne zhvillim e siper. Islami asht nji sistem ekonomikisht falimentar dhe per kete arsye siç u dekompozue dhe rà sistemi i komunizmi (sistem ekonomikisht falimentar) ashtu do te dekompozohet dhe do te bijne edhe sistemi islamik.

Tashti te kethehemi tek shkrimi i Ben Blushit.

Kjo qe Ben Blushi pershkruen dhe parashef per popullsine shqiptare ne Ballkan, mund te jete ndoshta perkohesisht e realizueshme, por krijimi ne shtetet laike shqiptare i partive fetare islame dhe fuqizimi i tyne ne politike, nuk do te jete asgja tjeter veçse nji DAMTIM I DYTE qe do te psojne shqiptart mbas damit te pare te coptimit te trojeve shqiptare qe ndodhi ne vitin 1913. Pra ashtu si fatkeqesia e madhe i erdhi shqiptarve me coptimin e trojeve te tyne ne vitin 1913, po ashtu do tu vije shqiptarve ne te ardhmen nji fatkeqesi tjeter e dyte. Kjo don te thote se shqiptart nuk nxoren mesimet e duhuna nga historia por vazhdojne fajet e tyne ndaj vetvetes. Shqiptart me nji popullsi prej rreth 7 miljon do te kene kunder gjithe Ballkanin, Europen Lindore dhe Europen Prendimore qe kan nji popullsi prej rreth 808 miljon. Shqiptart nuk e kuptojne se jane vetem nji pike uji ne detin e madh europian.

Analize brilante qe shkon

Analize brilante qe shkon krah per krah me ate qe kam parashikuar duke u nisur nga stili i jeteses, komentet online, dhe efekti i turqise dhe i kosoves mbi nje pjese te popullsise shqiptare. Ajo qe po ndodh me Shqiperine eshte nje gje teper shqetesuese qe i ka rrenjet ne fillimin e viteve 90. Ne fillimet e "demokracise", islami u perhap me nje shpejtesi marramendese. Dhe islamizimi i shqiperise u be me nje menyre te genjeshtert dhe me baza urrejtjeje qe arriti te depertonte ne shtresat e varfera kulturore apo ne popullsine e izoluar nga bota moderne. Kujtoj qe ne keto vite Kurani shperndahej ne cdo apartament ne Tirane, dhe ne faqen e pare shkruhej per urrejtjen ndaj kristianizimit. Librat me pas, u hoqen nga qarkullimi pas nderhyrjes se shtetit. Gjithsesi, efekti ishte arritur. Po keshtu duhet permendur edhe drejtimi islamik qe ndoqi qeveria shqiptare e fillim viteve 90. Kjo qeveri hapi dyert per ideologjine islamike ekstremiste. Ne Shqiperi i futen plot klerike islamike qe predikonin jo islamin, por urrejtjen. Madje te gjithe e dime, qe midis tyre kishte edhe terroriste. U ngirten shkollat e para islamike dhe ne rruget e Tiranes shikoje njerez me carcafe te bardhe, gra te mbuluara, djem me mjekerr qe ishin shkolluar ne boten Arabe, e te brumosur me ideologjine e semure islame ekstremiste.

Kosova gjithashtu ka patur nje ndikim teper negativ sepse nje pjese e ideologjise islamike u importua pikerisht nga Kosova. Dje, dhe sot, Kosova eshte shquar dhe shquhet per prirjet e saja ekstremiste, dhe lidhjen e forte me Turqine e boten Arabe, jo sepse ata i lidh Islami, por sepse ata Islamin e shikojne si nje kunderpergjigje ndaj Kristianizmit dhe modernizmit.

Ne Shqiperi, islami ekstrem shikohet si nje kunderpergjigje ndaj Greqise dhe eshte i misheruar me shtresat me te uleta e me te pakulturuara. Islami eshte futur thelle ne politike dhe mund te rrezikoje te kthehet ne politike nese Shqiperia nuk distancohet nga Kosova dhe Turqia. Ndersa fete e tjera jane totalisht te shkeputura dhe i sherbejne harmonise fetare.

Pjesa e kulturuar e shqiperise nuk identifikohet me islamin edhe pse pjese e saj eshte e besimit mysliman. Kjo pjese ka per detyre te ruaje te ardhmen e Shqiperise.

koment tipik partizan.

koment tipik partizan. harmonia fetare ne shqiperi ruhet dhe mbrohet nga shumica kulturore dhe fetare muslimane dhe jo nga pakicat ortodokse dhe katolike. zakonisht tendencat imponohen nga shumica. nuk e di se ku e bazon kete qe thua, sepse historikisht qytetet shqiptare jane ndertuar rreth xhamive, dhe me te edukuarit dhe te kulturuarit ne rrymat politike keta 100-200 vitet e fundit nga rilindja e deri me sot vijne nga tradita muslimane, sigurisht paperjashtuar traditat e tjera fetare. sa i perket edukimit laik, sigurisht qe ai mund te merret ne vende tradicionalisht muslimane dhe tradicionalisht katolike apo ortodokse, por edukimi laik mbetet laik kudo qe te merret. po te flasim kulturalisht, zonat katolike jane nja tre kater breza mbrapa krahasuar me shumicen muslimane, kurse ne rastin e ortodokseve ndryshon puna, sepse kane qene pjese e nje perandorie te perbashket me muslimanet. per te pare me qarte, shiko kete paul tedeschinin se cfare niveli kulturor mesatar gjen mes elites se edukuar katolike laike.

Je gabim ne arsyetim. Se ke

Je gabim ne arsyetim. Se ke lexuar mire komentin tim:

edhe njehere "une thashe qe toleranca fetare mbrohet nga njerezit e kulturuar pavaresisht perkatesise fetare". Ndertimi i qyteteve shqiptare rreth xhamive nuk do te thote ate qe nenkuptoni ju. Tirana u ndertua rreth xhamise, por inferioriteti kulturor i Tiranes ishte i tmerreshem. Xhamite kurrsesi nuk mund te quhen qendra te ndertimit. E nese eshte keshtu atehere vijme tek ajo qe thashe une me siper...tek komenti partizen :)

Arnavutistani eshte tyrk more

Arnavutistani eshte tyrk more qen. Edepsezi Ismail Qemali e hoqi me zor nga Tyrkia, por Arnavutistani mbeti pergjthmone tyrk. Ik e zhduku andej nga Avrupi more qen

me fal, quhet Shqiperi, dhe

me fal, quhet Shqiperi, dhe zoteri Ismail Qemali ka qene nje musliman i nderuar, ashtu si dhe gjithe sera e tij, me Eqerem bej Vloren, dhe pjesen muslimane te elites shqiptare te asaj kohe, te cilet bashkarisht vendosen te krijonin Shqiperine. Edepsez je ti zotrote qe ofron alternativa komuniste apo neo-konservatore te tipit 'o me ne o kundra nesh'. mbetsh me shendet, se pune ushtrie, rush ike, rush erdhe

Ok, po cfare ndodhi me Ismail

Ok, po cfare ndodhi me Ismail Qemalin pas shpalljes se pavaresise?

c'lidhje ka qe muslimanet

c'lidhje ka qe muslimanet votojne per nje kryeminister te krishtere apo musliman? ku do te dale zoteria me kete fjale? mos do te thote qe muslimanet nuk votojne (apo nuk pranojne) nje te krishtere si kryeminister? kjo s'eshte fare e vertete. ky harron te thote se nese do te dale nj parti a levizje politike me baza ne fene islame, do te dale per te njejtat arsye sic doli dhe ne turqi: korrupsioni dhe shteti disfunksional. nese ben blushi me shoket e ps-se dhe pd-se do te kishin adresuar keto probleme me kohe, tani kjo puna e nje levizjesje politike me ngjyresa nga feja islame nuk do te ishte aq ne mode. shto ketu qe s'do te ishte keq te shihnim sa do t'i bente balle lsi-zimit te politikes shqiptare nje levizje e tille, sepse keta kristian-demokratet duket se nuk duruan fort gjate. interesante do te ishte po te dilte nje levizje e tille, por ama duket e larget ajo dite, pasi nuk shohim te kete ne ajer nje fryme qe te jete aq e qarte sa te mbledhe rreth vetes 200 mije votat e krahasueshme me lsi-ne. zoteria duket se ka dale per gjueti fantazmash, por i ka bere hesapet pa hanxhine, sepse me keto shkrime e me kete mentalitet islamofob ta harroje qe nje dite do te behet kryetar ps-je apo kryeminister.

Epo 500 vjet nen Turqi

Epo 500 vjet nen Turqi nuk zhduken kollaj pa lene gjurme pas nje shekulli ne pavarsi. E keqja eshte se po u kthyem prape si para 1oo vjeteve nuk do kemi me ata rilindas patriote qe luftuan per pavarsine dhe laicitetin e Shqiperise, por Imame, Peshkope e Politikane te shitur qe do duan ta ndajne vendin sipas feve e interesave fetare. Kshuqe ata qe jetojne ne Shqiperine e sotme te fillojne te mesojne mire turqishten, apo me keq, arabishten dhe greqishten qe ta kene te sigurt te ardhmen e kalamajve atje, se kush kane dasht te mbeten evropiane e kane gjet vendin per te jetuar si te tille prej kohesh.

Islami predikon paqen,Shteti
Islami predikon paqen,Shteti tu inkurajoje punen(De Amicis e ka ne amendamentin e pare te kushtetutes qe republika bazohet tek Puna),konsumi do inkurajoje Tregun; kjo eshte rruga.Nuk mendoj se feja tashme eshte determinante, qofte ne zhvillim/modernizim apo prapambetje.Feja ka qene gjithmone ideologji,partite jane vektore ideologjike,partite demokristiane a nuk shtrihen ne sfond religjioz?Por ne vendet perendimore cilesohen si bartes vlerash.Te anatemosh Islamin si jokompatibel me zhvillimin/modernizmin mendoj se duhen shume argumente,se ja,Katari ka gratacelat me te larta.
"Por kur flas për deislamizim

"Por kur flas për deislamizim nuk kam parasysh defetarizimin e vendit, por ndarjen nga një traditë e vjetër e raportit me punën, me familjen dhe me shtetin" me poshte thote "evropa e ka kuptuar me kohe se dekristianizimi, ose defetarizimi i shoqerise i shtyn perpara" ndaje mendjen Ben kerkon deislamizim apo defetarizim, se vete i ndave si terma

per tu habitur se si nuk ka reaguar per fushaten qe qenka bere kundra tij gjate zgjedhjeve te para nje viti dhe kujtohet tani me rastin e botimit te librit te tij. u mesu ky, shaj islamin se shitet libri.

duke qene se eshte ne skene politike gjithe keto kohe, si ka mundesi qe nuk ndjehet aspak pergjegjes dhe fajtor dhe prapambetjen shqiptare ja atribuon fese dhe jo politikes shqiptare te ketyre 20 vjeteve. A nuk eshte turp qe shqiperia te krahasohet me Gazen e cila reziston prej dekadash ne shtetrrethim, ku per te kaluar nga qyteti ne qytet te duhet vulosje pashaporte.

prapambetja nuk lidhet me fete, por me drejtesine e nje vendi. Nese nje shtet eshte shtet i se drejtes, ne kuptimin horizontal, pra ndermjet njerezve ai vend ecen perpara, nese padrejtesia sundon , le te jete popullsi kristiane si ajo e amerikes latine apo afrikes, ose budiste e hinduiste si kina e india, ose pa fe fare si korea e veriut ai vend nuk zhvillohet dhe normalizohet. pervec drejtesise ndermjet njerezve feja fton dhe ne drejtesine me Zotin qe nuk bie aspak ne kundershtim me te paren, perkundrazi. Prandaj dhe i gjen vendet evropiane ne kete stad qe jane sot, se atje nuk i behet kollaj padrejtesi njeriu.
gjysa e punes ne sherimin e nje semundje eshte diagnoza e duhur, nese kjo diagnoze behet me i bere reklame librit, dhe nuk te intereson ne eshte e vertete apo cpasoja sjelle , kjo tregon vetem papergjegjshmeri .

Ke plotesisht te drejte

Ke plotesisht te drejte Slevin, keta shohin veç pasojen, por jo shkakun e fenomeneve. Dikush duhet te dale e te pyese , ore perse ka kaq shume njerez te radikalizuar ne kete vend, perse i vene zjarrin vetes, perse hyjne ne greva urie e askush nuk denjon t'i takoje, perse predikohet islami radikal(e jo vetem islami), perse shkojne e luftojne ne Siri kur ka kaq shume arsye per te protestuar e per tu revoltuar e per luftuar ne kete vend. Blushi gabon mesa kuptoj une qe nis analizen e tij nga simptoma dhe jo shkaku. Shkaku i vertete eshte drejtesia e munguar dhe klasa politike manipuluese, qe i ben njerezit te terhiqen nga sfera politike, qe i ben te emigrojne te deshperuar nga vetedija qe s'mund te bejne asgje per ta ndryshuar kete vend, qe i shendrron njerezit ne fanatike religjioze e ideologjike dhe kamikaze potenciale te cilet mund t'i vene zjarrin ketij vendi sapo te krijohen kushtet e pershtatshme qe kjo te ndodhe. Klasa politike e ketij vendi eshte burimi i te keqes ne kete vend, sa kohe nuk e shohim ne sy realitetin, do te vazhdojme te lengojme nen hyqmin e ketyre zgjebarakeve pa fund, derisa ata te jene ngopur duke vjedhur, ose derisa ketij mileti t'i shkoje thika ne palce e te ngrihet ne kembe e te marre fatin e vet ne dore.

Ne qoftese ky skenar

Ne qoftese ky skenar realizohet mjer per ne dhe femijet tane prandaj sa seshte vone te kthejme syte nga PERENDIMI dhe ta fshijme lindjen bje here e per gjithmone

Reagimi dhe veprimi ndaj
Reagimi dhe veprimi ndaj organizimit politik me frymezim fetar duhet te jete ne barazpeshe. Te njejtat rregulla duhet te veprojne si ndaj nje partie te mundeshme islamike dhe atyre ekzistuese apo te ardhme demokristiane. Kete e percaktojne rregullat e demokracise perendimore.
Ka nje dallim te madh midis
Ka nje dallim te madh midis partive demokristiane dhe atyre islamiste :). Te dytat perhapin propagande terroriste
Add new comment