Me sytë e tu Arjana...!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/9929_liri-berisha.jpg?itok=0RyshNJV)
Liri Berisha
Disa vite më parë, tek punoja në dhomën e vogël të poliklinikës, hyri një nënë me dy fëmijët e sëmurë...E djersitur dhe e skuqur nga lodhja mbante të mbërthyer në krahët e saj një vajzë të vogël 3-vjeçare, e cila kërkonte të kapte çdo objekt me duart që i lëvizte në mënyrë kaotike. Lëvizjet e vajzës së vogël justifikonin lodhjen e nënës, por deri diku edhe diagnozën e saj zhvillimore.
- Afrohu,- i thashë, duke e drejtuar pranë shtratit të vizitës për të vendosur aty vajzën që mezi po e mbante.
- Aman doktoresha, vizitoje një herë këtë. Dhe duke thënë këto fjalë, shtynte me sup drejt meje djalin që nuk i kishte mbushur akoma 9 vjeç. Më pas shtoi:
- Nuk e di se çfarë ka. Herë ankon se i dhemb barku e herë koka, shpesh i vjen për të vjellë. Pale, ka filluar dhe një avaz që e kishte lënë prej kohësh, urinon natën. I tha këto ankesa pa kuptuar fyerjen dhe dhimbjen që i krijoi të birit, të cilin me bisht të syrit e pashë si u kontraktua, uli sytë e mjekra filloi t’i dridhej. Ndjeva dhimbje, u preka, bëra sikur isha e pavëmendshme në ato që tha nëna dhe me sy u kuptuam me infermieren, e cila e drejtoi nënën në dhomën tjetër për të krijuar qetësi gjatë vizitës që do bëja me djalin, por ndërkohë dhe ajo të pushonte pak. E afrova djalin pranë vetes duke i prekur kaçurrelat.
- I paske shumë të bukura flokët,- i thashë, ndërsa sytë ia kisha ngulur te duart e tij, që i ishin lagur nga djersët.
Fillova ta pyes për klasën, shkollën, për mësuesen, duke dashur t’ia largoj emocionet dhe ta shkompleksoja paksa. Më përgjigjej nën zë e i shmangej shikimit tim.
- Edhe unë kam një djalë, – vazhdova, – që shpesh e bezdis me pyetje, por ai nuk është kaq i urtë sa ti. Kur nuk do të përgjigjet, fillon e më bën ai pyetje mua.
Filluam të qeshim. Ndërkohë që e vizitoja, i bëja pyetje të ndryshme.
- Çfarë ke dëshirë të bëhesh kur të rritesh? Të pëlqen të jesh doktor?
- Do bëhem pilot,- tha,- më pëlqen shumë.
- Domethënë që je trim, se aviatorët nuk kanë frikë?! Po në kohën e lirë luan futboll?
- Ndonjëherë. Më pëlqen t’i bie violinës. Kam qenë në kurs, por ka disa muaj që nuk shkoj më.
- Pse?- e pyeta.
Nuk m’u përgjigj.
- Mos ke rënë nga mësimet?- e pyeta. Ngriti sytë e skuqur e të mbushur me lot dhe pohoi me kokë, pasi nuk mundi të fliste. Gjatë vizitës nuk më rezultoi të kishte probleme shëndetësore, por më dukej se vuante, diçka e mundonte, ishte i vrarë….Shpesh fëmijët që pësojnë trauma paraqesin shqetësime për të nëna ankohej më parë. - Po pse ke rënë nga mësimet?- e pyeta sërish. Mori frymë aq thellë, sa m’u dhimbs. Nuk dija nëse duhej ta vazhdoja bisedën më tej. Isha vërtet e prekur nga sytë e tij të trishtë, që aq shumë flisnin.
- Sa vjeç është motra?
- Cila motër? Ajo që rri te daja? Ajo është 6 vjeçe.
Kuptova se kishte edhe një motër tjetër.
- Besin e kanë dërguar atje që kur u sëmur Rei. Mami nuk ia del dot me ne të tre, prandaj dhe nuk shkoj më në kursin e violinës, nuk ka kush të më shoqërojë. Psherëtiu e më pas shtoi:
- Që kur u sëmur motra, mami ka lënë punën dhe vetëm qan, edhe babi qan. E duan shumë Rein, gjithë ditën e mbajnë hopa, edhe pse ajo ka kohë që ecën vetë. Tani e kanë marrë në krevatin e tyre dhe flenë bashkë me të.
- Po ti pse je i mërzitur? – i thashë.
- Mësuesja ime nuk e di që Rei është sëmurë, ajo nuk e di që mua nuk m’i kontrollon më njeri detyrat dhe kur i bëj gabim më flet në sy të klasës se kam rënë shumë në mësime e se nuk jam më ai i pari as në paraqitje. Duke e mbështetur pranë vetes e pyeta:
- Po çfarë ka Rei, a e di ti? E ke pyetur mamin?
- Jo, se ajo është gjithmonë e nevrikosur, kurse babi vjen vonë.
Po kuptoja dramën e madhe që po kalonte aviatori i vogël, i cili filloi të fliste lirshëm e pa lot.
- Po ti e kupton që ata kanë një hall të madh me Rein? – shtova me kureshtje.
- Po,- më tha, – se i dëgjoj kur grinden sapo babi vjen në shtëpi. Edhe kur vijnë gjyshërit, daja, tezet, kushërinjtë, i shoh me lot, kurse mua më thonë shko në dhomën tjetër, mëso e mos dil. Nuk mësoj dot dhe asnjeri nuk më thotë asgjë. As me shokët nuk luaj më, diçka pëshpërisin kur dal në oborr, ndonjë edhe më tall për violinën.
E dëgjoja duke e përqafuar, pa mundur të hapja gojën e të mbaja lotët. E gjithë familja ishte shembur nga një dhimbje e madhe, nga një mister që mbante emrin Autizëm, që as e kishin dëgjuar më parë, që nuk donin ta besonin, që nuk dinin nga u erdhi, kë të fajësonin dhe labirinti bëhej çdo ditë edhe më i ndërlikuar. Dhimbja me këtë emër për të cilin nuk dinin si e përzgjodhi Rein, nuk mund të thuash që prishi qetësinë, rregullin, harmoninë, pasi do dukej pak, shumë pak. Kjo dhimbje po shkatërronte çdo gjë që dukej e nuk dukej. Po gllabëronte fuqi, energji, nerva, po shkatërronte shpirtin e një familjeje të bukur e të lumtur deri në atë kohë. Ajo po gërryente tërë familjen, e bashkë me të dhe zemrën e vogël e të ndjeshme të aviatorit. Bota ishte kthyer kundër tij dhe ai nuk e dinte pse. Por, një gjë e kishte kuptuar: shkaku ishte motra e vogël Rei, 3-vjeçare, që i kishte rrëmbyer dashurinë e mamit e të babit, duke qëndruar tërë ditën në krahët e tyre; ishte Rei që futej çdo natë në krevatin e tyre, kurse atij ia kishin hequr dhe Besin nga dhoma, motrën që aq shumë e donte dhe nuk kishte më as me kë të fliste. Të gjithë të preokupuar për Rein që autizmi e kishte futur në botën e tij, e përkëdhelnin e i flisnin, të gjithë të lënduar e shtrëngonin fort pa kuptuar se po lëshonin njëri-tjetrin, pa kuptuar se kjo dramë me lotët, grindjet e vetminë po fuste në një tjetër botë Ermalin, i cili duke mos kuptuar asgjë, kishte filluar të keqkuptonte çdo gjë.
Më fal Arjana që sot po shkruaj për dramën tënde pa të marrë leje, por mbi dramat fitojnë gjithmonë heronjtë dhe për to duhet shkruar. Për mua që njoha mençurinë, forcën dhe sakrificën tënde, je vërtet një nënë heroinë. Lotët që derdhe nuk arritën të mbysin gjykimin tënd, ato ta qartësuan shikimin të shohësh përpara për Ermalin, Besin, por mbi çdo gjë, të shohësh qartë pengesat e vështirësitë e asaj rruge të mundimshme që do kishe përpara. Lotët kanë diçka të shenjtë: ato nuk janë shenjë dobësie, por fuqie. Janë lajmëtarë të një dhimbjeje të madhe, por edhe të një fuqie që transformon realitete të dhimbshme, dhe ti këtë forcë magjike e zotërove pa rënë pre e zhgënjimeve. Edhe pse frika kishte gjithmonë argumente për ty, ti zgjodhe shpresën...Mërzitja e pafundme të ngriti të kërkosh kurajën e ta kthesh atë në shpresë sepse ti e dije që lumturia ka shumë fytyra, por më e bukura është te një fëmijë që qesh e te një familje që jeton me këto buzëqeshje. Mendoni sa e pazakontë është kur të dhemb bebja e syrit, të ngrihesh e pa pushim të kërkosh kodin e botës ku jeton Rei, apo me zemrën e plagosur të ulesh e të dëgjosh tingujt e violinës në çdo koncert të Ermalit, duke i kthyer qetësinë dhe sigurinë atij. Përherë kam pyetur nga buron ajo forcë dhe energji për të ushqyer me dashuri e besim familjen tënde që mençuria dhe ndjenja e mëmësisë nuk e la të shkërmoqet.
Në një histori si kjo e jotja nuk mund të mos ndiesh dhimbje, tronditje e mos të të pushtojë ankthi, por s’e besoj të ketë njeri të mos bëjë pyetjen: Sa e madhe është kjo forcë që të shtyn përpara të ngrihesh e të kërkosh fuqi, fuqi për të mposhtur dhimbjen, fuqi për të luftuar, edhe pse e bindur se kurrë s’do kesh paqe e se kjo luftë do vazhdojë tërë jetën, ti përsëri i lutesh Zotit çdo ditë të të zgjasë jetën që të kesh fuqi për të luftuar?
E dashur Arjana, ti nuk je vetëm heroina ime, por je një pikë referimi për të gjitha ato nëna që duan të ngrihen duke u mbështetur te shembulli yt. Të gjithë mund t’i rrëzojë dhimbja, por të ngrihesh në këmbë përsëri e të përballesh më tepër për të mos e lënë të keqen të ecë përpara teje, do të thotë të kesh përgjegjësi, respekt, por, mbi të gjitha, dashuri për atë që ke krijuar vetë dhe nuk lejon të t’i cenojë askush. E veçanta e forcës së shpirtit tënd është se ia dole të jetosh në botën e dhimbjes së madhe duke kërkuar dritë. Ti dhe mesazhin se një dashuri që kalon mes sprovash është shumë e fortë e mund të fitojë mbi çdo dhimbje e mërzitje. Në historinë tënde vlerat e Besimit, Lidhjes, Premtimit dhe Zemrës nuk u thyhen. Ti u ke thënë të tjerëve se kur këto gjëra thyhen nuk bëjnë zhurmë, por shkaktojnë shumë dhembje, ndaj ato duhen mbajtur të paprekura kur përbindëshi Autizëm zgjat kthetrat te fëmijët tanë.
“Presidente e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”
“Panorama”
Comments
Faleminderit per kete shkrim

Faleminderit per kete shkrim Znj. Berisha.

Ue! Po kjo c'qe? Zonja u

Ue! Po kjo c'qe?

Zonja u keput ne "bithe" per kalamajte e botes.....

Po kalamajte qe mblidhnin barut ne Gerdec i ka pare kjo? Po ata qe i la jetime kot pa pune, vetem se i tremben "burrin"?

s'kane as turp, as frike e dalin shkruajne brockulla sentimentale qe te sjellin zorret te goja.

Yazek! (do thoshte turku)

..... [deleted] ti mendon se

..... [deleted] ti mendon se nje njeri ndryshon boten? Respekte zonja Berisha

Mustafa (apo ti qe je pas

Mustafa (apo ti qe je pas ketij emri), kur mendoj se ti ben hije mbi dhe dhe femije te vegjel vuajne nga semundje te tmerreshme, vertet qe nuk ndihem mire.

Ti o Iljaz je me keq se

Ti o Iljaz je me keq se gomeret e cale. Per gomeret edhe te vjen keq se bejne ndonje pune po te mos calojne dhe nuk pellasin vend e pa vend si Iljazi.

Slobodankes dhe Iljazit i dhimben femijet e semure me autizem dhe mbledhin ca leke lart e poshte per ti ndihmuar. Pastaj e marrin vesh si veshgjati qe ajo pune eshte e veshtire dhe nuk i sherojne dot, e meqe s'kane c'bejne me ato leke blejne ndonje pale kolltuqe per zyren e Sales.

Pastaj per te mos i lene te semuret mizerabel e te vetem ne hallin e tyre, i bejne me shoke jetime e sakate.

P.S. Ju lutem mos me ngaterroni me me Nanon. Per fatin tim te keq emri Mustafa eshte shume i perdorur dhe perhere me ngaterrojne me njerez te tjere.

Sytë e Anës

Sytë e Anës

- Jetimëve të 21 janarit -

Sytë e Anës janë rreze të shuara drite,

sytë e Anës,

në mbrëmjen me këngë kukuvajke.

Ato nuk shlodhen, që të shohin

ëndrra me duar magjike,

veç përgjojnë, që oborrit të kthehen hapat e largët.

Sytë e Anës janë pengu i thellë i janarit,

janë ankime pa zë,

që këmbët i ngrijnë në udhën e shpresës.

S'përlotin hakmarrje sytë e bukur të Anës,

dritare, që rrinë hapur

në dimrin e lig të harresës.

Sytë e Anës janë sytë më të bukur të botës,

të mbushur me dhimbje në stinën e tyre sublime.

I vrau janari

sytë e bukur të Anës së vogël,

bulevardi i madh, ku pasqyra e qiellit

u bë copë e thërrime.

16 janar 2012

Elsa Shehu,ALQI

Elsa Shehu,ALQI BERXULLI,Elias Kono juve ju kuptoj fare mirë!!

e mbështetni o për përfitimet personale o për budallallëk të lindur!(duket se ajo ju njeh shumë mirë,prezantimi me emër e mbiemër,është mëse domethënës)

aldo ka thënë një të vërtetë të përgjysmuar!shkaku mund të jetë dëshira për mashtrim o injoranca!e them të pjesëshme sepse njeriu vërtet nuk mund të ndryshojë tërë botën,POR mund të ndihmojënë ndryshimin e botës!duke filluar nga vetja,familja rrethi e duke vazhduar më tej!!

çfar ka bërë kjo zonjë për të ndryshuar veten?familjen e saj kriminele deri në brezin e tretë(brezi i tret shpreh vetëm urrejtje)?nqs nuk ka pasur mundësinë për të rregulluar,drejtuar familjen e saj!!përse nuk ka denoncuar veprimet e tyre kriminale??nëse nuk ka pasur guximin e denoncimit përse nuk është distancuar nga veprimet kriminale të burrit të saj,djalit të saj vajzës së saj!!veprimtari kriminale deri në vrasje njerëzish në mes të tiranës!!

mund të jeni të gjithë injorantë,kjo do të ishte mundësia për të justifikuar këtë mbështetje të thatë që po i bëni gruas dhe nënës së kriminelve më të mëdhenj shqiptar,të pas diktaturës!mund të jeni injorant që "vlersoni"dikë nga fjalët dhe jo nga veprat!!

unë jam shumë i vjetër për tu bazuar në fjalë,bazohem vetëm në vepra!veprat e kësaj gruaje tregojnë të kundërtën e asaj që ka shkruar!!

muç nano si dhe unë është në një moshë të tillë dhe pozicion po të tillë që nuk i lejohet të bazohet në fjalë!ai i di shumë mirë veprat e kësaj gruaje!i ka denoncuar shpesh(në gazetën e tij)!

këtë nuk arri ta kuptoj!muç nanon nuk arri ta kuptoj!?përse ky shkrim i botuar në gazetën e tij??

mos vallë do të tregojë se kjo qënka zoçka që jeton në atë strehë gjarpërinjsh??

është e pamundur!jo çdo gjë që del nga veza mund të jet zog!!

ky shkrin nuk e rehabiliton këtë grua!!sikur ta kishte shkruar dhe 100 herë më me ndjenjë,prap nuk mund ta pranojmë!!ajo është pjesë aktive e asaj familje kriminale që i ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme shqipërisë!kjo grua nuk ka kërkuar asnjëherë falje,ska treguar asnjëherë pendim!!

"ALQI BERXULLI" është

"ALQI BERXULLI"

është gabimishtnë shkrimin tim!

mos e banalizoni kete

mos e banalizoni kete gazete............

GRUA KRIMINELE!!!

GRUA KRIMINELE!!!

@ anticensure E KUPTOVA QE

@ anticensure

E KUPTOVA QE ISHTE KABIM,

NUK KISHTE SI TE ISHTE NDRYSHE; ANTICENSURA NUK MUND TE PREDIKOJE CENSURE!

P.S: RESPEKTE PER MODERATORIN QE I JEP HAPSIRE SHKRIMEVE TE TILLA, SIDO QE AS VETE NUK BESON SE JANE TE VERTETA. A E KENI DEGJUAR NDONJEHERE TE LIDHE DY FJALE BASHKE NE PUBLIK ZONJA LIRI?

MENDOJ SE KETE SHKRIM JA KA BERE SUPERMBESA = DMTH ZYSHA E SAJ ;-)

A mos duhej te ishte titulli

A mos duhej te ishte titulli : "Me syte e majmunit mongoloid ?"

Add new comment