Ngjashmëritë e Metës me Xohaxopulos

Postuar në 31 Mars, 2014 07:49
Alfred Çako

Këto ditë, të gjithë shqiptarët ndoqën lajmin e festimit të 45-vjetorit të Ilir Metës, kryetarit të Kuvendit, në Gjirin e Lalzit, në një çadër gjigante rreth 1500 m2 të sjellë nga jashtë posaçërisht për këtë festë të tij, ku ka pasur të ftuar mbi 600 mysafirë. Sipas shtypit njoftohemi se: "Ndizet zjarr festa e 45-vjetorit të Ilir Metës, politikanit që sot është në krye të drejtimit të Parlamentit. Festa zhvillohet në një tendë gjigante të ngritur enkas mbi rërën e Gjirit të Lalzit për 600 të ftuarit e Metës. Ahengu ka mbledhur së bashku të majtë e të djathtë. Në tavolinën kryesore mësohet se qëndrojnë të ulur, 'ylli i mbrëmjes' Ilir Meta i rrethuar nga kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi. Nga radhët e opozitës, personazhet që i janë përgjigjur ftesës së kreut të Kuvendit Meta, janë Majlinda Bregu, Eduard Selami, Genc Ruli e gjithashtu edhe deputeti republikan Agron Duka, i cili i qëndron në tavolinë së bashku me vëllain e tij, Armando Duka, President i FSHF-së. Muzika popullore mbizotëron mbrëmjen në tendën mikpritëse të Metës ndërsa sa i takon kompozimit të tavolinave vërehet se drejtori i informacionit të kryeministrit, Endri Fuga dhe ministri Erjon Veliaj qëndrojnë së bashku në tavolinë. Nuk mungoi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ai i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Nga përfaqësuesit e medias, "më aktivë" rezultojnë moderatori i emisionit 'Opinion', Blendi Fevziu dhe analisti Artan Hoxha, ndërsa më "i qetë" shfaqet gazetari i mirënjohur Remzi Lani." Për sa i përket menysë dhe shpenzimeve, po sipas "GSH" njoftohet se: "Fillimisht të ftuarit u gostitën me antipasta, që përbehej nga të gjitha llojet e djathërave. Vera që shoqëroi mbrëmjen është e cilësisë më të lartë, e llojit Deschants (Saint-Joseph). Pjata e dytë, kadaif me pana dhe karkaleca deti. Të ftuarve u janë ofruar dhe puro kubaneze të llojit 'Cooiba'." Sipas disa përllogaritjeve të ndryshme që janë bërë në media, mendohet se shpenzimet e familjes së këtij 'Kadafi' shqiptar të dashuruar me tendat, mund të kenë shkuar më tepër se 250-300 mijë $ USA. Të habit se në ngjarje të tilla, apo në ngjarje ku cenohet siguria e jetës së disa pushtetarëve lokalë të majmur e të salduar në pushtet prej shumë mandatesh, mediumet nuk merren me çështje që i interesojnë publikut të gjerë - si, ku i gjetën gjithë këto para për të bërë festime apo vila kaq të kushtueshme këta politikanë qendrorë a lokalë - por merret me çështje thashethemesh pa interes. Me përjashtim të dy-tre politikanëve publikë që e quajtën festën e tij të ekzagjeruar si një provë korrupsioni dhe si një provokim ndaj situatës thellësisht të rënduar ekonomike, pjesa tjetër e dënuan këtë shfaqje shumë domethënëse, vetëm nëpër takime private.
2- Në ndryshim nga mediat inferiore shqiptare, mediat greke, në një rast të ngjashëm kur ish-ministri i Zhvillimit Apostolos Tsochatzopoulos, apo si thërritet shkurt në shqip, Akis Xohaxopulos bëri shpenzime të tilla kolosale në vitin 2004 në Hotel Four Seasons me pamje nga Kulla Eifel gjatë dasmës së tij me ish-sekretaren e tij Vicky Stamati, shpërtheu në një histeri anatemimesh ndaj ministrit, duke e njollosur përpara publikut, çka e largoi tre vjet më vonë nga politika. Atëbotë disa nga mediumet greke u përqendruan te shpenzimet e larta të darkës dhe nuk u morën shumë me dallaveret e dasmës së tij të dytë, duke pyetur se si i bëri gjithë këto shpenzime ky rrogëtar i shtetit, pa asnjë aktivitet privat?! Në ndryshim nga Xohaxopulos, Ilir Meta është përfolur disa herë më parë se rasti i çadrës, për veprime korruptive që rëndojnë interesat e publikut për shkak të korrupsionit të tij tashmë të vërtetuar me zë edhe figurë në një incizim që u shqyrtua nga gjykata dhe u shpall i pafajshëm, çka tregon edhe kolapsin e pushtetit të tretë në Shqipëri, gjyqësorit. Po të shohim me kujdes, ka disa ngjashmëri dhe ndryshime mes karrierës së dy figurave ballkanike tipike të korruptuara të Ilir Metës dhe A. Xohaxopulos. Le t'i shikojmë me radhë disa nga ato.
3- I. Meta dhe A. Xohaxopulos janë që të dy politikanë të majtë. I.Meta ka qenë një nga njerëzit më të dyshimtë por të nevojshëm, pranë ish-kryetarit të korruptuar të PS-së, F. Nanos; A. Xohaxopulos ka qenë më i nevojshmi dhe më i pabesueshmi i ish-kryetarit të korruptuar të PASOK-ut, Andrea Papandreu. I. Meta mbahet mend që, gjatë viteve '92-'97, kur filloi karrierën politike, rrinte gjithë ditën me sandale pa çorape e i paqethur me kolegë të tij si M. Lakrori, N. Legisi, nëpër kafenetë midis 'Restorant Piaza' dhe redaksisë së gazetës "Zëri i Popullit", duke pirë ndonjë pije vendi në përgjithësi gratis, si konjak ose 'kaçurel', të shtypur nga autoritarizmi i ish-presidentit Berisha. Edhe Xohaxopulos ka qenë, pas goditjes së partisë 'Andrea Papandreu-Pasok' nga grushti i shtetit më 1974-ën, refugjat në Gjermani, ku ka bërë punë të rëndomta, si larës xhamash. Ilir Meta ka 22 vjet anëtar i Kuvendit në të gjitha legjislaturat, edhe Xohaxopulos qëndroi si deputet për 25 vjet pandërprerë, në të gjitha legjislaturat (1981-2007); Ilir Meta ka pasur shumë poste politike në institucionet shtetërore, duke filluar nga Zv.kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit, Sekretar Shteti për Integrimin Evropian pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Zv.kryeministër dhe ministër i Koordinimit, Kryeministër i Shqipërisë, Zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme. Pas ngjarjeve të bujshme nga incizimi i një afere korruptive të tij prej njërit nga ministrat e tij, dihet se ndodhën protesta nga opozita socialiste më 21 janar 2011, ku u vranë edhe katër demonstrues në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe, si për t'i bërë sfidë kombit të tij të irrituar, I. Meta rregullon me ndërmjetësim të marrë titullin "Personaliteti më Pozitiv në Politikën e Jashtme për 2010", akorduar prej Institutit Ndërkombëtar për Studimet mbi Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, IFIMES. Çmimi iu dorëzua z. Meta nga ish-Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesic, gjatë një ceremonie në Lubljanë, Slloveni. Po kështu, po të shohim edhe karrierën e zotit A. Xohaxopulos, edhe ai ka një karrierë shumë brilante, ku bien në sy postet e larta ministrore si, ministër i Punëve Publike, ministër pa portofol, ministër i Brendshëm dy herë, ministër i Mbrojtjes (1996-2001) dhe ministër i Zhvillimit deri më 2004, kur u largua pas sulmit të mediumeve dhe shtypit me rastin e shpenzimeve të dasmës në Paris. I. Meta është akuzuar nga aleatët e tij të sotëm më 2010-ën si politikani që nuk ka deklaruar, më së paku, sipas rregullave dy pasuritë e tij të patundshme, si një vilë 600 m2 në Bllok ku jeton edhe sot, si edhe vilën e tij të famshme te Gjiri i Lalzit në një kohë kur papunësia dhe borxhi i jashtëm i Shqipërisë po vijnë duke u rritur, çka rrit barrën mbi ekonominë dhe shoqërinë tonë. Edhe A. Xohaxopulos bleu në emër të gruas së tij të re arvanitase Stamatis më 2010-ën një vilë një milion euro në Athinë, në rrugën e shtrenjtë "Dionysiou Areopagitou", vetëm pak ditë para se të fillonin një seri masash kundër krizës nga Parlamenti Grek. Pas njoftimit të shërbimeve sekrete të disa aferave të ndryshme të Xohaxopulos, këtë njoftim të parë e publikuan gazetat "Kathimerini" dhe "Proto Thema". Gjithashtu, I. Meta është akuzuar nga shtypi i opozitës blu të kohës se ka qenë "kali i Trojës" së investimeve mafioze greke në Shqipëri gjatë më shumë se 2 vjetëve kur ai ka qenë kryeministër, si edhe është akuzuar për afera me dhënie licencash dhe privatizime të kompanive shtetërore, si me privatizimin e kompanisë "AMC" etj. Po kështu, I. Meta është akuzuar publikisht nga kryetari i opozitës, S. Berisha, se ai ka qenë promotori i vjedhjes së floririt të Krrabës gjatë mandatit të dytë qeverisës të PS-së. Edhe A. Xohaxopulos u akuzua dhe u dënua me disa bashkëpunëtorë të tij (George Alogoskoufis që iu gjet një depozitë 178 milionë euro dhe Yiannis Sbokos për aferën e mitmarrjes prej rreth 8 milionë Eurosh për blerjen e nëndetëseve prej kompanisë "Ferrostaal" dhe pastrimin e një shume prej rreth 80 milionë Eurosh në favor të Xohaxopulos) si i korruptuar gjatë disa blerjeve të sistemit mbrojtës MIM-104 Patriot nga kompania "Siemens" dhe nga kompania tjetër gjermane "Ferrostaal". Po kështu, sa herë që është akuzuar publikisht I. Meta, ai ka kërcënuar median ose politikanët se do t'i drejtohet gjykatës, njëlloj si Xohaxopulos kërcënonte me gjyq gazetën "Real News" për shpifje kur kjo i publikoi dokumente kur Xohaxopulos kishte marrë një falënderim për përzgjedhjen nga ana e kompanisë "Ferrostaal", para përfundimit të tenderit publik.
4- Ndryshimi mes këtyre politikanëve të korruptuar ballkanas është se I. Meta arriti të bëhej vetë kryetar i një partie që sot ka fituar dhe është e nevojshme për maxhorancën qeverisëse, ashtu si edhe mandatin më parë kur dominonin demokratët, edhe përkundër përgojimeve të saj si kampione e korrupsionit, çka tregon edhe molisjen e saj gjatë fushatës elektorale, ku të gjithë e dimë se shpenzoi shumë para për të siguruar një fitore të bujshme e të paparashikuar me 18 vende në Parlament. Kjo situatë, ku nga njëra anë populli është i ndërgjegjshëm për korrupsionin e kësaj partie dhe nga ana tjetër ai e ushqen këtë korrupsion me votat e tij që i shet në një rrugë shumë të keqe dhe shumë lirë, tregon se e keqja në Shqipëri ka hedhur rrënjë të thella në politikë dhe te një pjesë e madhe e shoqërisë.
A. Xohaxopulos nuk krijoi parti dhe pas përfoljeve të tij dhe akuzave, atë e braktisi djali i ish-shefit të tij të vjetër, Andreas, George Papandreu, i cili e përjashtoi nga radhët e PASOK-ut dhe ia dha drejtësisë. Xohaxopulos akuzoi PASOK-un se ishte bërë palë me opozitën e Demokracisë së Re. Një ndryshim tjetër është fakti se, sapo u përfol për aferat e tij korruptive, Parlamenti Grek ngriti një komision që hetoi pasurinë e Xohaxopulos dhe ia dha Areios Pagos, Gjykatës së Lartë greke, e cila e dënoi me 20 vjet burg dhe konfiskim të pasurive.
Ndoshta I. Metës i kanë mbetur të plotësojë edhe një a dy ngjashmëri të tjera me Xohaxopulos: të mbyllë edhe këtë mandat duke u bërë edhe ai 26 vjet deputet në Parlament sa edhe Xohaxopulos dhe pastaj t'i kalojë drejtësisë për të shpjeguar se ku e ka burimin e gjithë këtyre të ardhurave. Ndoshta, deri atëherë votuesit e LSI-së dhe shtypi mund të bëjnë një gjumë të qetë dhe ky i fundit të vazhdojë me inferioritet të shpjegojë banalitetet e vipave të të gjitha fushave, si ato që ndodhën në çadrën e I. Metës. Po kështu edhe kancelaritë e shtypi i aleatëve tanë perëndimorë do të kenë rast të zgjohen pas kësaj kohe, ashtu siç bënë edhe me Xohaxopulosin.

G.Shqiptare

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ky koke trashi i Skraparit duhet te perfundoje tek 7 penxheret e Misirit

Submitted by Diferenca, per ... (not verified) on

Ka vetem nje mundesi,

per te shmangur zhgenjimin masiv te shqiptareve ndaj tere Shtreses se sotme politike:

Rama duhet te provokoj riformatim te Aleances se tij.

Po te shmangim berishen, qe me se fundi u votua me JO, ne mase te madhe, kam shpresen se do gjenden nje numer

deputetesh qe te perqafojne Refuzimin Moral te shqiptareve ndaj Ilir Metes.

Nese jo, besueshmeria do cenohet gjithnje e me shume duke rrezikuar jo vetem Ramen, por tere shpresen se

ne kete vend mund te nderpritet acarimi dhe perplasja civile.

Submitted by bbb (not verified) on

Analize brilante e Fred Cakos. Vecse ne bdryshim nga ai politikani grek, Meta eshte nje figure teper modeste ne planin intelektual. Ai eshte nje idh student qe ka mbaruar fakultetin me rezultate shume te dobta. Nje person qe behet kryeminister me urdher partie, pa patur nje dite eksperience pune. Plus qe ai vjen nga fshati dhe nuk e ka njohur jeten tipike te nje qytetari...dhe kur fhstari vendos kollari, ai behet me i rrezikshem se kurre....

Submitted by toni (not verified) on

Edhe pse vektoret e paralelizmit midis Xohaxopullos dhe Metes mund dhe te kene mosperputhje,vetem nje gje ja vlen per t'u theksuar : Korrupsioni dhe pastrimi i parave mund t'i perbashkojne ! Germimi i medias ne blerjen e nendeteseve dhe jogatishmeria e tyre luftarake bene qe te nise nje investigim pasurie; daklarimi dhe fakti.Pavaresisht se sebep u be ajo vile qe thote Autori,ajo nuk ishte ne emer te gruas se dyte,por te nje firme ofshore te kusheririt te tij.Germo e germo,kush e bleu,si e bleu,cfare u be,kush e beri,si e beri,me cfare e bleu,perse e bleu,kur e bleu...dhe duke marre levizjen e parave nga finalizimi i blerjes e duke u thelluar pas, e duke 'vjedhur' te dhena te perdorimit te kartave te kredit te gruas se dyte,te shpenzimeve te shfrenuara deri ne prerjen e biletave per tifozet e Paokut si votues,ndalimin e tij,kontrollin e baneses ku u gjeten ditaret e mbajtur,fatura etj, nisi germimi i 'minieres' se korrupsionit ku kane dale te gjitha llojet e aferave qe na pret mendja neve dhe perfshirjen e mbi nje duzine te akuzuarish si 'bosa' e si 'lavatrice' e si 'seksere' te aferave me parate e taksapaguesve greke.

Pse u zgjata dhe une per Xohaxopullon?...Per te treguar se ndjekja e gjurmes se levizjes se parase te gruas se dyte,kusherinjve dhe bashkepunetoreve ne per ministri cuan ne gjera banale qe cuditen dynjane: gruaja blinte me karte nje pale geta mbi 5000 euro, nje llampadar 8000 euro,nje fustan 15ooo euro,etj etj...Dhe germo e germo,meqenese ishte dhe deshira politike per te luftuar korrupsioni me ndihmen dhe te medias,nuk gjeten 'qenin e ngordhur',por aferat e bakshisheve milioneshe eurosh per perfitimin e tenderave, dhe levizjen e tyre ne firmat e ndryshme ne vende te ndryshme te krijuara posacerisht per t'i 'ligjshmeruar'...

Por ngeci karkaleci.Ngeci ne rrjeten e deklarimit te pasurise (edhe pse nuk ishin ne emrin e tij),te medias dhe te prokurorise...

Tek ne deklarimi i pasurise eshte 'tallje bythe', media ha e kercen e rremben mes vip-ave,prokuroria ruan 'bythen' e vet mos i bejne fresk...dhe ne qe paguajme taksa rrijme e presim mos zgjohet 'zoti i plotfuqishem' e con ndonje 'rrufe' ne 'hale'...

(Informacion ka te bollshem per korrupsion gjate gjithe tranzicionit,por rrjeta eshte per cironka se peshkaqenet e cajne rrjeten...dhe ne 'ngopemi me miellin e fushates'...dhe i riveme ne krye...dhe...)

Submitted by Ben (not verified) on

Analize e shkelqyer e artikullshkruesit dhe po aq e bukur dhe ajo e Tonit.

Asgje ska per te ndodhur.

Te duja palet,por edhe te tjerat jane ne lojen e rrjepjes.

Nje popull i paafte te beje ndryshime,nje media e mjere,servile dhe e varur.

Batakcinj prokurore dhe gjykates,qe merren me vogelsira(por te mos harrojme se ata jane skllever te zgjedhjeve te bosave,politikaneve.)

Nje rruge e gjate dhe e mjere per Shqiperine,ashtu sic ka qene gjithe historine,qe nga lindja.

Bythlepirsat shqiptare kane qene dhe vazhdojne  te perulen ndaj te "medhenjve".

Sa i madh ka qene Migjeni kur analizonte "Legjenden e Misrit" dhe servilitetin e atyre njerezve "krenare"(me njeri tjetrin pa dyshim) dhe servile dhe frikacak me  lemoshleshuesit.

Submitted by kritik (not verified) on

ngjashmerite mes 2 figurave jane te shumta e nuk ja vlen te komentosh per to. ajo per te cilen duhet komentuar, ashtu sic e thekson dhe autori, eshte fakti i reagimit te ndryshem ndaj ketij fenomeni ne greqi e shqiperi. nese ne greqi elita politike dhe media e sulmojne haptazi martesen me shpenzime marramendese, ne shqiperi kalohet thuajse pa u ndjere darka qindramijera euroshe. populli duhet te kuptoje qe elita politike ne shqiperi nuk eshte e ndare ne 2 kampe ideologjike por ne 2 klane qeverisese te cilat bejne kompromis e pazar per interesa te tyre, por jo kur vjen puna per interesa te shumices. me perjashtim te f.nanos, asnje politikan shqiptar nuk eshte burgosur, dhe me kete mendesi as ka per tu burgosur per shume kohe megjithe zullumet e medha qe jane bere ne kete vend. politikanet e ruajne njeri-tjetrin pasi i perkasin te njejtit biznes. sa per mediat as ja vlen te flitet pas nuk ka media te lire e gazetare te mirfillte. mediat jane kthyer si mjete presioni e shantazhi vetem per interesa ekonomike, ne momentin qe marrin urdher nga lart ndryshon komplet kaseta. shoqeria civile eshte e manipuluar nga financuesit e saj ndersa presioni qe ushtron populli ndaj qeverisjes eshte shume i vaket per te rregulluar gjerat ne kete vend.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.