Murgeshat dhe mamatë single
Kam parë njëherë në rrugë nevojtarë që protestonin të ulur në trotuar. Më duket se ishin minatorë. Pas nja 10 ditësh grevë urie në trotuaret para Kryeministrisë, askush nuk kishte shkruar e as bërë rubrika për ta. Më ka pas bërë shumë përshtypje heshtja e tyre, dhe heshtja mbi ta. Ndoshta, të jesh një urith vrimash të thella me jetën në dorë të zotit të nëntokës, nuk është një shans oratorie. Por, të jesh gazetar që kafet i pi në një rreze 500 metrash prej Kryeministrisë, e të heshtësh për ato koka të vuajtura e me cepa, për ato qafë të trashura prej halleve e zgjedhës (zgjedhë dhe zgjedhje, dy fjalë kaq të përafërta për të njëjtin koncept), kjo është diçka për të cilën nuk kam fjalë për t’ia vënë si emër. Nuk do i kisha kthyer këtij kujtimi, po mos më kishte sulmuar në të gjitha mediumet protesta e katolikëve kundër abortit.
Gishtat e protestës
Në pamjet e fotot e protestës nuk kishte shumë njerëz. Pa dashur të spekulloj me shifra - në protesta të tilla, shpesh sehirxhinjtë janë më të shumtë se protestuesit - por ishin shumë pak, ndoshta mund të numëroheshin me gishtat e një njeriu të vetëm. Por, më shumë sesa numri, gjëja që më ra në sy ishte përmbajtja: Protestuesit ishin disa murgesha, dhe shumë të moshuar, shumica e të cilëve nuk është më në moshë riprodhuese. Që këtu, lind absurditeti i protestës, protestojnë njerëz për një hall që nuk është i tyri, por i dikujt tjetër. Ata nuk do kenë kurrë më shansin që jeta t’i vërë para zgjedhjes së dhimbshme, të abortosh apo jo. Ama, kjo nuk i pengon të kërkojnë të marrin pjesë dhunshëm (ligji kundër abortit, është një detyrim i dhunshëm për të mbajtur fëmijën) në zgjedhjen e dikujt tjetër.
Jam i sigurt që edhe nja 100 herë më shumë njerëz po të dilnin, vështirë të ndikonin dot vendim-marrjen shtetërore në lidhje me këtë temë, qoftë dhe thjesht për faktin që këto lloj projektligjesh i vendos Europa për ne. Por, ajo që më ngacmon është “kauza”. Nuk është as e para e as e fundit kauzë ku njerëzit dalin të luajnë me jetën e tjetrit.
Jeta, në duart e tjetrit
Ato vajzat e vogla që duan t’i detyrojnë të mbajnë fëmijën e padëshiruar të një marrëdhënieje të pambrojtur, janë njerëz. Nuk janë as ikona e as iniciale, pavarësisht se dalin me T.M. a P.N. në titrat e lajmeve. Janë histori njerëzore. Janë njerëz që arrijnë në një vendim të dhimbshëm të kushtëzuar nga dhjetëra rrethana të cilat ato murgeshat e mira e naive në protestë nuk kanë si t’i dinë.
Por ky nuk është rasti i vetëm. Më kujtohen protestuesit pro-shtypjes së protestave me dhunë nga Erdogani para më se një viti. Ishte një gjë aq qesharake që ndodhte në Tiranë, sa nuk ka asnjë fjalë për ta përshkruar. Të tilla janë edhe protestat kundër së famshmes paradë gej. Është qesharake të ndalosh njerëz të dalin për të bërë një xhiro tematike në bulevard! Të cilën as organizatorët nuk duket të kenë ndonjë qejf të madh ta mbajnë, nëse nuk do dalë të kundërshtojë njeri. (Këtu është një tjetër çështje gazmore: protestë për t’u treguar ndërkombëtarëve që ka njerëz që nuk e duan atë protestë). Por, këto protesta nuk janë më gazmore, kur amplifikohen në media.
Media, mes dembelizmit dhe tymit
Nuk mund të resht së përsërituri që media nuk është aleat i publikut. Arsyen e dini, më shumë para paguajnë kompanitë në formë reklamash, të pasurit përmes financimesh okulte dhe pushteti përmes favoresh se ç’paguajnë ata pensionistët që blejnë gazetat çdo ditë apo ata që shohin free tv çdo natë. Por, media nuk është as aleate e vajzave të vogla që mbeten shtatzëna që në klasë të 9-të e as e atyre murgeshave që nisen me idenë se do t’i bëjnë një shërbim njerëzimit (brenda kritereve të fesë së tyre) duke i detyruar ato vajza të vogla të mos abortojnë.
Nuk dua t’ia faturoj shitblerjes morale e ekonomike të mediave çdo budallallëk që amplifikohet në shtyp. Jo gjithçka është e kontrolluar dhe e blerë, vetëm çështjet e ndjeshme, ku preken interesa vitale të inidvidëve a grupimeve të caktuar. Pikërisht për këtë, media duhet të mbushë faqet e ekranet e veta me diçka, mundësisht sa më ekzotike, dhe sa më larg problemeve reale. Dembelizmi i bën të mos shtrëngohen shumë, mungesa e fantazisë e shpesh e profesionalizmit, i bën që t’i kenë të shterruara ato pak gjëra që u lejohen të thonë. Dhe ndaj turren kur flitet për një protestë të disa dhjetëra të krishterëve që nunërohen me gishta. Më shumë sesa të ngrejë kauza, media përdor subjekte. Viktimat janë më shumë murgeshat sesa vajzat e vogla. Në të vërtetë, këto të fundit kanë vërtet nevojë për një kauzë, por ndryshe nga ajo e murgeshave.
Dështimet në një shtet të dështuar
Të dhënat mbi abortin janë shokuese. Sipas INSTAT, 3.5 për qind e adoleshenteve në shkollat e mesme, pohojnë se kanë mbetur shtatzënë e më pas kanë abortuar. Kjo shifër, bëhet akoma më trembëse nëse vërehet që vetëm 1 në 8 gjimnaziste është seksualisht aktive. Më tej, nga dosjet e aborteve rezulton se vajzat e pamartuara zënë rreth 14 për qind të aborteve. Është tragjike dhe komike bashkë që për çështjet e abortit merakosen më shumë murgeshat sesa mamatë. Por nëse murgesha e sheh problemin në shkeljen e principeve fetare, mamaja duhet të preokupohet për sakatimin e trupit të vajzës; nëse për murgeshën e drejta për të vendosur për jetën e fëmijës i takon zotit, mamanë duhet ta shqetësojë vendimi i së bijës, së pari për të mos u mbrojtur; nëse për murgeshën ka rëndësi mëkati shpirtëror, mamaja duhet të shqetësohet për lidhjet e së bijës të ngritura mbi gabime fatale.
Ka shumë për të folur për këtë temë. Dhe, ndoshta duhet t’u themi faleminderit murgeshave të asaj proteste që pavarësisht qëllimit të tyre, formës e zgjidhjes që mendojnë se duhet bërë, po na japin shkas të hapim debat për një temë për të cilën të tëra palët e interesuara, shteti e mediat nuk kanë pasur as ndjeshmërinë, as vizionin e as interesin për të ngritur. Kjo ndodh, sepse kjo dhimbje - dështimi i një fetusi - ndodh në heshtje, mes lotëve, ndjenjave të fajit, presionit, dhe mungesës së opsioneve për vajzat e vogla ose të pamartuara.
Jeta e fetusit
Tezat teologjike se a quhet fetusi qenie a po jo, i përkasin njerëve të ngeshëm e që vetë nuk do ta përjetojnë atë tmerr. Vajzat e vogla, nuk ndihen. Por, diçka mund të bëhet për to. Në vend që t’i trembim me mëkatin, bëjmë mirë t’i informojmë. Mamatë shqiptare bëjnë mirë që në vend që të shohin telenovela, t’u tregojnë vajzave të tyre se nuk i gjykojnë kur bëjnë seks, por kur e bëjnë të pambrojtur. Edhe djemtë e papërgjegjshëm (ka shumë raste kur vajzat nuk përdorin prezervativë se nuk na na dashka djali) nuk duhen lënë jashtë skemës. Ata janë po aq përgjegjës, edhe pse trupi që sakatohet është i një vajze. Ata duhen jo vetëm informuar, por, dikush duhet t’ua ndëshkojë atë kapadaillëkun kur kujtojnë se aborti është vetëm çështje lekësh, dhe “lekë ka babai plot, abortojmë sa herë të duam”. Shkolla, vendi ku konsumohen mëkatet, bisedat, dashuritë e frikërat janë vendi ku duhet mbjellë një sjellje tjetër ndaj abortit e seksit të pambrojtur. Sesi, nuk mund ta them sot, e as me një shkrim. Aq më tepër, kur nuk jam as mama, as vajzë shtatzanë e as ministër Shëndetësie. Unë sikurse murgeshat nuk jam ai që duhet ta nisë këtë luftë, por mund të mbështes sa mundem, për një qëllim të vetëm: Mbrojtjen e jetës, në rradhë të parë të atyre vajzave të vogla.
revista Klan nr.862
Comments
Pozitive eshte qe asnje

Pozitive eshte qe asnje "kauze" nuk mbetet jetime,natyrshem e ndjek "efekti".Sepse ne univers nuk ka kauze pa efekt dhe efekt pa kauze;se bashku konsideroheshin nga budistet Karma-ekuilibri.Kur nje kauze nuk ndiqet(nuk verehet),efekt mund te quhet perjashtim per indiference.Nuk e di nese autori eshte prind,por thjesht çeshtja e abortit nuk mund te limitohet tek adoleshentet e shkolles.Abortin me shume gjasa e bejne te rriturit,madje me shpesh ato gra qe jane bere njehere nena.Zakonisht ky kufi psikologjik eshte femija i trete.Ndoshta e kam me te degjuar,por ketu perfshihet perqindja me e madhe e aborteve,pra ne çiftet e rritura.Arsyet mund te jene te shumta,por paresore jane kushtet e veshtira te jeteses,pamundesia per ta rritur femijen me mundesite minimale qe nevojiten.Per ti bere balle kesaj,ne mjaft vende te pasura perendimore ofrohen inçentiva nga shteti.Por atje dalin arsye te tjera,si psh.nena kerkon te jete me e lire,se femija te lidh,se nje çift e konsideron te mbaruar detyren "patriotike" te riprodhimit me dy femijet e pare,se grate me femije kane veshtiresi te medha ne karriere,se tek e fundit femija kur te rritet "as do ia dije per sakrificat e prindit",etj.E çfare sjell kjo?Kjo sjell te quajturen"plakje"te popullsise,gje qe ndikon negativisht ne shume fusha te jetes social-ekonomike.Po lexoja ne nje reviste qe ne Gjermani entet qeverisese jane prej vitesh ne lufte me kete fenomen dhe e deklarojne pa frike qe do dalin te humbur.Une njoh mjaft 40 vjeçare(meshkuj dhe femra)qe kur i uron per tu martuar e pasur nje femije te shohin sikur je Marrezia vete.Jane te papergatitur edhe ne kete moshe;keta njerez(me shaka po e them)duhet qe shteti ti detyroje te çiftezohen me masa diktatoriale.Sepse,ne rastin me te paket,nuk eshte se u mungojne kushtet,por sepse i tremben sakrificave.Mundet njefare egoizmi te shtyje qe ta besh jeten vetem,duke i shpetuar pergjegjesise.Rrjedhoje e kesaj eshte ajo shoqeri qe autori e quan neglizhente ndaj kauzave.40 vjeçare qe mbeten adoleshente tere jeten,sepse i jane shmangur sprovave te jetes.Natyrisht qe aborti eshte nje e drejte e fituar me mund nga komuniteti feminist dhe nuk kam qellim te kundershtoj kete,por siç teprohet me çdo gje ne shoqerine moderne,gati-gati edhe ky problem po ze vend si dukuri konsumi.Dyshon se ngele shtatzene dje ne darke?OK,pa problem,shko ne farmaci,merr pilulen RU dhe perdore brenda 72 oreve...Persa i perket"perzierjes"se murgeshave ne nje fushe te panjohur prej tyre,mendoj se kane arsye njesoj si une qe perfshihem ne nje proteste kunder legalizmit te drogave.Tek e fundit,une s'marr droge,ç'me duhet mua?Ose tjetra,behet nje peticion kunder luftes ne Siri.Une s'jam sirian,lufta s'me prek mua;ç'me duhet mua te firmos nje peticion qe s'ka te beje me mua?Nuk e di nese autori me kupton;keto shembuj mund te çojne ne nje kundersens me artikujt qe ka shkruar me pare,mbi domosdoshmerine e perfshirjes ne kauzat e drejta qe personalisht nuk te prekin.Kam pasur femijet ne kopsht,dhe aty ka murgesha(suora).Edhe mua me dukej e çuditshme fillimisht qe murgeshat te kishin dashuri per femijet.Shto edhe bindjen time ateiste,me dukej sikur ato shtireshin ne syte e prinderve.Por me kohe u mesova.Jane njerez edhe murgeshat,kane ndjesi pozitive edhe ato.Nje pjese e tyre jane bere murgesha ne moshe te vone,qe do te thote se mund te kene edhe eksperienca te hidhura.Per mendimin tim,nuk shoh ndonje gje te keqe qe murgeshat sensibilizojne shoqerine mbi abortin,qe çiftet te mendohen shume e me shume per fatin e nje femije te neserm.

Me vjen keq ta them, po ky

Me vjen keq ta them, po ky eshte shembull tipik i nje shkrimi te shkruar shkel e shko nga nje gazetar qe nuk kupton ose nuk eshte i informuar per problemin dhe shkruan vetem nisur nga premisa:

Unë sikurse murgeshat nuk jam ai që duhet ta nisë këtë luftë, por mund të mbështes sa mundem, për një qëllim të vetëm: Mbrojtjen e jetës, në rradhë të parë të atyre vajzave të vogla.

E para, sipas Koloretos, meqe murgeshat na qenkan plaka dhe pa asnje mundesi riprodhuese iu hiqet e drejta per te protestuar, apo per te pasur nje ane ne nje problem qe nuk u perket direkt atyre. Me kete logjike o Koloreto, njerezia duhet te marrin ane e te protestojne a shprehin mendim vetem per ceshtje dhe probleme qe jane direkt te interesuar???? Wow, a mund te justifikohet indiferentizmi social me mire se keshtu?

E dyta, brenda sistemit te atyre murgeshave, prapa te cilit qendrojne nja dy miliarde vete ne gjithe boten (qe edhe mund ta kene gabim, por mund ta kesh gabim edhe ti o Koloreto dhe te tjere qe mendojne si ty) sex-i paramartesor eshte po aq i ndaluar sa edhe aborti. Pra logjikisht, nese ti shkel nje nga rregullat, nuk domethene se per ta rregulluar punen duhet te shkelesh rregullin tjeter. Te kuptohemi askush nuk eshte i detyruar ti ndjeke ato rregulla, tashme te konsideruara te kaluara nga shume njerez, por murgeshat nuk mund t'i ndalosh e sidomos te habitesh pse dalin e protestojne ne favor te dickaje te cilat ato e konsiderojne te drejte. Ne vazhdim te kesaj, por pa ndonje lidhje me murgeshat tani, ato vajzat e vogla qe kaq po te dhimbsen mor zoteri, po te mos bejne seks, nuk mbeten as shtatezena. Pra sic thua edhe ti, mami i tyre ne shtepi le t'u thote ndonje fjale rreth pasojave te mundshme te palezecme qe mund te kete seksi i parakoshem.

Se treti, ti thua:

Tezat teologjike se a quhet fetusi qenie a po jo, i përkasin njerëve të ngeshëm e që vetë nuk do ta përjetojnë atë tmerr.

Demostrim absolut i faktit qe ju zoteri nuk e dini per c'flisni. Ky argument nuk eshte thjesht teologjik, ky argument tani eshte etiko-moral, eshte mjeksor dhe mbi te gjitha lidhet edhe me ceshtje delikate te jurisprudences. Sa per shembull, per kete te fundit, ti psh si do ta zgjidhje problemin juridik qe krijohet nga vrasja e nje gruaje shtatzene te themi ne muajin e shtate, thjesht si vrasje te nje personi, apo si vrasje te shumefishte? etj. etj. sa me shume te thellohesh ne argumentat etik0-morale, meksore e ligjore te problemit aq me shume kuptohet qe ky nuk eshte nje problem me te cilin tallin menderen njerez te ngeshem, por nje problem i nderlikuar zgjidhja e te cilit kerkohet prej kohesh, ku me me shume ku me me pak sukses.

Jam totalisht i dizilizionuar nga cektesia e ketij shkrimi, sigurisht jo prej faktit qe nje gazetar publikisht eshte ne anen e abortistave. Eshte e qarte qe sic ka njerez kundar abortit, te kete edhe njerez pro tij, kjo nuk me habit. Trajtimi i ketij problemi te nderlikuar me shkujdesjen e dikujt qe merr vendim per te blere pjeper apo shalqin, seriozisht me tremb.

Jam dakort
Jam dakort Xhuxhmaxhuxh,
Shkrim I dobët e idiot I Cukallit qe nuk as kulturën e as inteligjencën e duhur per te kuptuar se ceshtje te tilla si kjo e abortit Jane ceshtje qe Kane te bëjnë jo Vetëm me zgjedhjet e individit por ca me teper me etiken, filozofine, legjislacionin e vete humanizmin tone - pra me te gjithe ne!!!!!
kush te jep te drejte ty te marresh jeten e nje foshnjeje - dhe a mundet Valle qe aborti si nderhyrje Mjekësore/kirirgjikale te perdoren si kontracepsion ne masë ashtu sic ndodh ne Shqiperi.
Eshte e vertete qe ketu behet fjale edhe per te drejten e femres te beje zgjedhjen e duhur per jeten e saj - por besoj se aborti nuk eshte zgjidhja per kete. Shume me teper duhet bere per edukimin e adoleshenteve lidhur me seksualitetin dhe parandalimin e shtatzanise se padeshirueshme - dhe kjo duhet te jete motoja per te ndihmuar ato vajzat "e vogla" qe permend Cukalli.
Eshte nje balancë e vështirë midis interesit imediat kryesisht te nënës dhe prinderve dhe interesit shoqeror e me gjere human lidhur me mbrojtjen e principit te jetes ( në sensin filozofik me teper se ate fetar). Shume vende moderne ende vazhdojne kete debat - nderkohe qe Cukalli na thotë ketu qe s'duhet te kete debat - le te vazhdoje aborti masiv ne Shqiperi se keshtu eshte me mire per Cukallin....
Eshte e turpshme prononcimi I Cukallit ndaj "murgeshave" dhe pleqve që sipas Cukallit nuk paskan te drejte mendimi e prononcimi - kjo bie ndesh edhe me ate qe thote Cukalli pak me poshtë lidhur me te drejten e protestes gei. S'mund te jesh per nje forme proteste liberale dhe te highest kunder cdo proteste tjeter "konservative" se nuk te pelqeka ty!!!
Dikush madje mund ta akuzoje Cukallin ketu edhe per qendrim anti-Kristian.
Une thjesht mendoj se Cukalli eshte shprehje tipike e injorances qe I duket se di gjithçka
e ka xhuxhumak

e ka xhuxhumak

Flm RP!

Flm RP!

Koloreto, mos ja fut kot. E

Koloreto, mos ja fut kot. E pse u dashka qe murgeshat te lindin qe te protestojne per te ruajtur nje jete njeriu qe feja katolike

apo edhe fe te tjera e quajne dhurate e zotit? Shoqeria nuk duhet te inkurajoje abordin meqe vajzat ngelen shtazane qe ne gjimnaz, por ne vend te saj te edukoje njerezit dhe krijoje kushtet per nje shoqeri te pergjegjeshme per riprodhimin e saj

I nderuar z. Nano, ju

I nderuar z. Nano,

ju përgëzoj që keni marrë mundimin të shkruani për këtë temë kaq të pafolur në mediat shqiptare. Ju lë me mendimet tuaja, edhe pse nuk i bashkëndaj ato. Vetëm se shkrimi juaj ka nja dy-tre pasaktësi, të cilat dua t'i përmirësoj.

- Ky organizim quhet Vigjilje Lutjeje për Jetën e jo protestë. Ka një ndryshim të madh mes njerëzve që bërtasin dhe atyre që luten.

- Meqë kam marrë pjesë vetë në këtë Vigjilje për Jetën, mund t'jua them me siguri se kanë qenë rreth 250 veta të pranishëm para Maternitetit Koço Gliozheni.

- Mbi 80% e pjesëmarrësve në këtë Vigjilje për Jetën kanë qenë nën moshën 40-vjeçare dhe mbi 30% e këtyre kanë qenë vajza e djem adoleshentë. Mund t'ju nisim edhe fotot për t'jua dëshmuar këtë gjë.

Ju kisha lutur që për të dhënat sasiore apo cilësore lidhur me organizime të ndryshme, të mos bazoheni në përshtypjet e turbullta që mund t'i merrni nga ndonjë lajm i parë në ndonjë kafene të Bllokut, por, si një gazetar i vërtetë, të denjoni t'i merrni të dhënat e lajmit ose nga vendngjarja ose nga ata që kanë qenë në vendngjarje.

Pax et bonum!

I nderuar z. Cukali, ju

I nderuar z. Cukali,

ju përgëzoj që keni marrë mundimin të shkruani për këtë temë kaq të pafolur në mediat shqiptare. Ju lë me mendimet tuaja, edhe pse nuk i bashkëndaj ato. Vetëm se shkrimi juaj ka nja dy-tre pasaktësi, të cilat dua t'i përmirësoj.

- Ky organizim quhet Vigjilje Lutjeje për Jetën e jo protestë. Ka një ndryshim të madh mes njerëzve që bërtasin dhe atyre që luten.

- Meqë kam marrë pjesë vetë në këtë Vigjilje për Jetën, mund t'jua them me siguri se kanë qenë rreth 250 veta të pranishëm para Maternitetit Koço Gliozheni.

- Mbi 80% e pjesëmarrësve në këtë Vigjilje për Jetën kanë qenë nën moshën 40-vjeçare dhe mbi 30% e këtyre kanë qenë vajza e djem adoleshentë. Mund t'ju nisim edhe fotot për t'jua dëshmuar këtë gjë.

Ju kisha lutur që për të dhënat sasiore apo cilësore lidhur me organizime të ndryshme, të mos bazoheni në përshtypjet e turbullta që mund t'i merrni nga ndonjë lajm i parë në ndonjë kafene të Bllokut, por, si një gazetar i vërtetë, të denjoni t'i merrni të dhënat e lajmit ose nga vendngjarja ose nga ata që kanë qenë në vendngjarje.

Pax et bonum!

"Nje plak shume i shtyre ne

"Nje plak shume i shtyre ne moshe po mbillte nje arre. Kalon nje djalosh andej dhe e pyet: "Pse o plak i mire po e mbjelle ate peme kur sigurisht nuk do t'ia hashe frytet?". Plaku u pergjigj: "une nuk e mbjell pemen per mua se tashme me iku koha, por per niperit e mbesat e mia qe ne kete moment nuk jane ne gjendje as te mbjellin as te korrin qe kur te jene ne moshe per te ngrene arra t'i kene gati"... Nje akt sakrifice per dashuri te dikuj.

Une thjeshte mendoj se kur dikush ka per zemer te miren e dikuj (tani nuk dua te hape debatin pro apo kunder abortit) dhe eshte i bindur per kete gje, duhet respektuar gjithmone e te inkurajohet.

Prandaj Koloreto te lutem para se te shkruash gjera te tilla mendohu me mire se ndryshe nxisim shoqerine te behet egoiste dhe moskokeçarse. E nje shoqeri e tille nuk eshte ne te miren e askuj.

Ah, Koloreto po te kishe
Ah, Koloreto po te kishe shkuar ne ndonje shkolle sado mediokre atehere kur ishte koha, sot nuk do te na servirje keto brockulla.
mbrojtesit e abortit në
mbrojtesit e abortit në debatet publike qofshin nga ojq e grave apo
të tjere mundohen mos ta permendin marredhenien
jashtmartesore si arsye për të abortuar se si duket nuk i dalin
për zot ta mbrojne. në vend të saj permendin arsye ekonomike
semundje të mundshme të femijes, rrezik për nenen etj.
Aq naiv dhe i ceket është ky artikull saqe e thotë hallin e pro abortuesve
në menyre të drejtperdrejte.
Bastardues te gjuhes shqipe.
Bastardues te gjuhes shqipe. Respektoni gjuhen tuaj o njerez te ndritur. Nenat e vetme. Ky eshte perkthimi I drejte per ata qe dine ende shqip.
Ti mbron jeten????te vete

Ti mbron jeten????
te vete thue: "Ato vajzat e vogla që duan t’i detyrojnë të mbajnë fëmijën e padëshiruar.." femija mund te vritet pse ato vajzat kane dashte me pase marredhanje intime me nji mashkull??!!!

Mandej tjetra qe thue: "Mamatë shqiptare bëjnë mirë që në vend që të shohin telenovela, t’u tregojnë vajzave të tyre se nuk i gjykojnë kur bëjnë seks, por kur e bëjnë të pambrojtur"....

Po pse ku asht e keqja me i mesue ato vajzat per mos me ba seks deri kur te martohen?......u harrova ti kete e njeh si mbrapambetje....

Artikullshkruesi qenka

Artikullshkruesi qenka intelegjent si koqet e dashit.

Eshte e drejte e pa tjetersueshme e nje vajze/gruaja te vendose te linde apo te mos linde.

Poashtu eshte e drejte e pa tjetersueshme e nej vajze/gruaje te vendose te kete mardhenje seksuale cilit do lloje qe i pelqene ( mome, hetere, bi grupora apo edhe shtazor).

Por ne momentin kur mbetet shtatezane, vjene nje raport tjeter e ai eshte i pergjegjesise sepse kemi te bejme me jete njeriu.

Sipas ketyre intelegjenteve koqe dashi, qe tane diten tundohen majtas djathtas, parae mbrapa, e kurre nuk bine ne toke pa u shtri dashi po u deshka te zhduket lloji njerezore.

Nuk paska kurkushe te drejte te i mbrone viktimat e pa fajshme ne n je kontinet tjeter!!!???

Zgjidhja: Duhet te kemi ne sistemi shkollore lenden Eduka Seksuale (mbi parime shume dimensionale) si koncept edukues dhe informues).

P.S. Kerkoje falje per fjalorin por ishte i vetmi qe mu kujtua si krahasim.

Add new comment