Tigër prej pellushi
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5559_tiger_toy_bengal_cub.jpg?itok=GRoRr4R2)
Por aktron si k’lysh arushe. Ka humbur 1 milion me 0 (zero). Ka marrë vetëm votat e fisit, tifozëve plus Mul Noka njeriu pas derës. Atyre që shkojnë më skuadrën në kategori të dytë, apo të tretë plus Mul Noka (njeriu pas derës). Ka fituar me vota të dyshimta vetëm në zonën ku burrat i lyejnë flokët me këna. Rrënjë të bardhë, ngjyrë ndryshk me u duk të rinj dhe gangstera. Po përveç republikës së Mamurrasit ku mund të mbajnë fotot e kapedanit Berishë, të tjerët votuan kundër. Ngelen tifozë dhe besimtarë. Më së shumti ata që kishin tretur pa mëshirë në barqet e tyre çdo metër kub bitum; kishin gëlltitur kilometra me zhavor si Polifemë të pangijshëm. Ata që në 2005 e nisën të zeshkët e zymtë, e që në 2013-tën ishin gaz e hare, që ja dolën të shpikin asfalt aq sipërfaqësor, sa të konkuronte dijet e një bjonde-je në fizikën bërthamore. Gjenitë e iluzionit që krijuan hijen e pemës, ndërkohë që kjo e fundit dergjej e prerë në fabrika përpunimi. E votuan duke shpresuar që shumëfishimi i peshqve të ndodhte dhe në kutia konservash, me vota lumjanësh, vlonjatësh apo emigratësh. E votuan shtirësit e fallit publik, po mbetja e kafes zhgënjeu.
…
Berisha performonte pushtet kur ishte në pushtet, tani performon nostalgji për performancën e dikurshme.
Ministrat e tij u pasuruan aq shumë sa s’na bën përshtypje që një tendër 23 milion euro qeka tretur në barkun e një ministri në dukje pa portofol. Të gjithë ishin jashtë kontrollit, por që perfomanca e Gogolit post 91, të ishte e besueshme dhe ata performonin nënshtrim. Forca e tyre në realitet ishte teatri I Berishës; mbi të gjitha fjalia “ai e ka një plan”. Do dijë baca si t’i fitojë zgjedhjet dhe kët’ herë si çdo herë tjetër. Do të ndërtosh pa leje apo fluturosh si UFO, thuji doktorit, se ai i thotë Mulit.
Rezultati i kësaj magjie para dhe pas elektorale është që: politikanë e familjarë me besimin te shumëfishimi biblik, ja dolën t’i nxjerrin fundin çdo pasurie që dhe pa ndihmën e Kartezios; dukej me sy që çdo pasuri ishte e fundme, në një botë ku gjithçka ka një fund.
Nga 90% të territorit me pyje në vitin 89, sot Shqipëria ka vetëm 10 % me drunj ende të ngulur që pa asnjë “logjikë” ekonomike janë ende në këmbë. Ndoshta kjo dhe falë dobësisë së sharrtarëve, që nuk ja nxorrën fundin me kohë e me vakt çdo trungu me degë. Baca do kishte dhe për florën ndonjë gjetje rezervë, ai dinte si çiftoheshin zogjtë(i përgjonte pa pushim).
Më trembte shpesh ideja, që askush në qeverisje s’po trembej nga aktet e veta. Asnjë dilemë, vetëm besim të verbër “AI e ka një plan. Po ta shihje Saliun në deklarata, dukej vërtetë sikur nga thesi i rrenave do dilte ndonjë lepur(përveç Aldo Bumcit). Hiç më pak se hiçi. Dhe ja ku janë. Të rrudhur si lëkurë e ndonjë vejushe 90 vjeç (90, që të kompesojmë në natyrë numrin e % se pyjeve të dikurshëm). Dhe ja ku jemi, më të varfër se kurrë, duke gërmuar mes zhubravitjes që ngeli pas.
Sipari ra, Berisha iku duke u skërmitur. Njeriu që u sul si ari mali, humbi si gjeldet i shpupurisur. Pas tij, asnjë frikë mistike. Po kaq nuk mjafton. Sigurisht që nuk mjafton
…
Jemi mpirë pas kaq kohe, që dukej sikur koha nuk kalonte.
Në një vështrim të parë të ndërtesave në Sarajevë duken shenjat e plumbave të dikurshëm. Popullsia lokale është mpirë nga faturat e shumta që duhen paguar në kohë. Ankthi i përditshmes e shuan tmerrin e të djeshmes. Koha pa dashjen e saj na mpin dhe hapka shtigje për amnisti emocionale.
Kjo po ndodh dhe këtu. Berisha ankohet për kushërinj në administratë, kur dhe policët që rrethonin rrugicën përballë ISTAT-it (rruga e Berishës) ishin më mbiemër Berisha. Ankohet Jozefina ndërkohë që shtetit shqiptar i vijnë ende nga Parisi, faturat e dritave dhe gjobat e parkimeve, të dhëndrit dhe të bijës. Ankohet Berisha për etikë, presidentin e asaj kohe e konsideroi horr bulevardi, kryeprokuroren një lavire dhe motrës së Taulant Ballës i numëroi emra motelesh.
Jemi mpirë dhe askush nuk kujtohet se administrata e Berishës ishte ajo që borxhin e fryu në atë pikë sa jam i bindur se dhe jeta e tim biri 3 vjec nuk do mjaftojë për ta shfryrë që mos pëlcasë. Në emër të shpërthimit, administrata e tij hodhi në erë Gërdecin, garda e tij vrau në qytet, njerëz me duar ne xhepa që kërkonin një jetë më të mirë. E votuam, i dhamë forcën të na dëmtonte dhe ja hoqëm vetëm pasi kaluam ferrin. Tani duket si ëndër që ishte dje, një dje që duket sikur s’ka qenë kurrë e jetuar. Papritur jemi të shqetësuar pse policia ve gjoba kur jemi në radhë të dytë vetëm për pak minuta.
…
Të mbash administratën e Berishës, vetëm se u gjet aty nëpër zyra, e papunë që paguhej, është kompromis me të djeshmen. Nuk humbi vetëm Berisha; humbi dhe një mënyrë të menduari, që pas 24 vjetësh na kish’ lënë aty ku ishim ditën e parë; 24 vjet të gjatë larg asaj që prisnim. Apo dhe më keq akoma. Pa asnjë pasuri kombëtare, pa florë, pa faunë; në testament të kësaj kohe kemi trashëguar vetëm kafshë të plagosura nga humbja e privilegjeve. Kafshë që kanë rreth social me specie të njejta që ulërasin njëlloj.
Tani që Berisha është pa pushtet, dhe një pëllitës i zakonshëm duhet dalë nga mpirja. Përveç bezdisë akustike asgjë më e keqe s’mund të ndodhë. Ulini volumin televizorit dhe jepni dënimin e merituar vampirit klloun. Nuk është asgjë më shumë se një fantazëm e veshur me spaleta lufte. Sado të përformojë dinamikë, Berisha nuk është më as tigër letre (kupto gazetash), por një copë letër e grisur një verë më parë.
Dita
Comments
Qenka ngrit keq Kananaj sot
<p>Qenka ngrit keq Kananaj sot prej krevati, mos ka pare ndonje enderr te keqe me zgjedhje te reja?- Jo per gje, por ne mos gabohem zgjedhjet kane perfunduar ketu e tete muaj me pare, nuk eshte me Sala ne pushtet, perpos ne paranojat qe Andi ne kete shkrim i shet si vetebesim te tepruar...Per pushtetin e sotem ka autori ndonje gje per te thene, apo s'nuk? Se gojet e liga thone qe tete kuintale karkaleca deti u konsumuan vec ne ditelindjen e njerit qe s'ia them dot emrin(ruajna Zot!) para do ditesh. Dhe Rama nuk di ne ishte apo jo aty, stoik dhe i dhjere, si gjithmone...</p>
O Andi, po po vjen 23
<p>O Andi, po po vjen 23 Qershori tjeter mor bir, dhe ti akoma s'ke te ngopur. A e kupton ti qe kali po ngordhi (e kam fjalen per Saliun ne menyre figurative kuptohet), sado te vashdosh t'i biesh me dru, nuk e vret me shume, dmth nuk e ngordh me shume. Po ti me duket se ishe automatizuar aq shume per t'i rene me dru kalit, saqe tani nuk pushon dot. Perndryshe, kjo quhet t'i besh opozite opozites. A ke noi llaf per ate festimin faraonik te Like Metelikut? Aty po deshe te luftosh e ke kalin gjalle e shendoshe, a ta mban bitha t'i biesh ndopak me dru?</p>
Add new comment