Putini i Madh
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/3486_dominiquemoisiclaurentmoisi.jpg?itok=lApihlNz)
Një ditë, në qytetet ruse mund të ngrihen monumente për Vladimir Putinin, me mbishkrimin: “Njeriu që i ktheu Krimenë Nënës Rusi”. Por ndoshta do të ngrihen monumente për të edhe në shumë sheshe europiane, ku presidenti rus mund të konsiderohet si “Babai i Europës së Bashkuar”. Në të vërtetë, lëvizja e beftë e Putinit për të aneksuar Krimenë ka bërë më shumë për harmonizimin e qëndrimeve të qeverive europiane në lidhje me Rusinë, sesa dhjetëra takime dypalëshe apo shumëpalëshe.
Në Berlin javën që kaloi, dëgjova elitat franceze dhe gjermane që flisnin me një zë, teksa diskutonin se si të përgjigjeshin ndaj agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Sigurisht, fjalët nuk janë vepra. Megjithatë, falë Putinit, Bashkimi Europian mund të ketë gjetur një narrativë dhe vrull të ri, të cilët po i kërkonte qysh nga koha e rënies së Murit të Berlinit.
Europës i duhej shumë ky vrull. E gjendur përballë dëshirës së një Rusie neo-imperiale për të rishikuar rendin e pas-Luftës së Ftohtë në Europë, BE duhet të flasë me një zë të vetëm nëse dëshiron të shfaqet e fortë dhe e besueshme. Dhe duhet të flasë në një zë me SHBA, ashtu siç ka bërë gjatë Luftës së Ftohtë.
Nga ana e vet, edhe SHBA duket shumë e galvanizuar prej krizës në Ukrainë. Duket sikur njohja që amerikanët kanë me armikun e tyre të ri/të vjetër – një kundërshtar që ata e kuptojnë në një mënyrë që nuk u ndodh me afganët, arabët apo persët – ka ofruar një sens të ri qëllimi. Aleanca e demokracive është rikthyer, dhe ajo loja e thjeshtë e fjalëve, që Amerika vjen nga Marsi dhe Europa vjen nga Venusi, nuk ka më kuptim. Të gjendura përballë një Rusie e cila vjen vërtet nga Marsi dhe që duket se kupton dhe respekton vetëm forcën, vendosmëria e demokracive të botës duhet të mbizotërojë, e mbështetur mbi një unitet të bazuar mbi qëllimin, i cili ishte humbur në rastin e Irakut dhe Afganistanit.
Teksa ngjarjet kanë marrë rrugën e tyre në Ukrainë, analogjitë historike janë shumëfishuar. Sipas disave, ne jemi në vitin 1914, në prag të një lufte botërore që pak e duan, por që askush nuk mund ta parandalojë. Ose jemi në vitin 1938, pas aneksimit të Sudetenlandit nga nazistët gjermanë, të gjendur përballë një agresori që nuk zbutet. Ose jemi në vitin 1945, në pragun e një lufte të ftohtë disadekadëshe. Mund të jemi edhe në vitin 1991, në mesin e shpërthimit të Jugosllavisë, duke parë një shoqëri shumetnike që ndahet në kampe ndërluftues. Ose mund të jemi në gushtin e 2008-ës, në Gjeorgji, kur Rusia e Putinit ribëri hartën me forcë, për herë të parë.
Të gjithë këto analogji përmbajnë një element të së vërtetës, ndonëse asnjëra nuk gjen zbatim perfekt. Por për të kuptuar sjelljen aktuale të Putinit, një tjetër analogji është ndoshta më e rëndësishme. Lufta e Krimesë e 1853-‘56, ku gjetën vdekjen më shumë se 800 mijë trupa, përfshirë 250 mijë rusë.
Preteksti për luftën, e cila vuri përballë rusët e udhëhequr nga Car Nikolla I dhe britanikët, francezët e otomanët, ishte përgjegjësia e vetëshpallur e Rusisë për të mbrojtur vendet e shenjta të Jerusalemit. Mbretërimi i Nikollës kombinonte ambiciet imperiale me prirjet fetare (të drejtuara kundër perandorisë otomane dhe Kishës Katolike), dhe humbja e Rusisë ishte e lavdishme. Gjatë rrethimit të gjatë të Sevastopulit, më shumë se 120 mijë ushtarë rusë humbën jetën. Lev Tolstoi, që mori pjesë në luftë, e pati si burim frymëzimi për romanin “Lufta dhe Paqja”.
Putini dikur vetëprezantohej si trashëgimtari politik i Pjetrit të Madh. Por ai mund të mbahet mend si një Nikollë I i dytë (portretin e të cilit e mban varur në zyrë): një car ultrakonservator i cili qëndroi shumë gjatë në pushtet dhe humbi kontaktin me realitetin. Me një kombinim të nacionalizmit, ortodoksisë dhe zakoneve mendore të epokës së KGB-së, Putini përbën një përzierje shpërthyese që duhet menaxhuar me kujdes, por mbi të gjitha me vendosmëri.
Kjo nënkupton nevojën për të mbështetur Ukrainën politikisht dhe ekonomikisht. Zgjedhjet e përgjithshme në 25 maj nuk duhet të ndodhin siç është në plan, por nën kushtet më të mira të mundshme, edhe pse Putini do bëjë të pamundurën për t’i dëmtuar. Shmangia e këtij rezultati kërkon një frenim të partive të ekstremit të djathtë në Ukrainë, shovinizmi antirus i të cilave, i bën ato aleatët më të ngushtë të Putinit në acarimin e konfliktit.
Sanksionet kundër Rusisë, si për shembull përjashtimi i saj nga G8, apo kundër aleatëve më të ngushtë të Putinit, nuk do të mjaftojnë. Qëllimi duhet të jetë që të bindet Putini, se Europa (përfshirë Italinë dhe Gjermaninë) ka alternativa ndaj gazit dhe naftës së Rusisë: Nigeria dhe Brazili, për shembull, për të mos përmendur mundësinë e energjisë së importuar nga SHBA. Në të vërtetë, Putini mund t’i ketë dhënë Europës një shans të papritur për të krijuar një politikë të përbashkët energjetike, një politikë që në terma afatgjatë do të jetë më racionale dhe me më pak kosto.
Sigurisht, rivlerësimi afatgjatë i marrëdhënieve ndërkombëtare që i duhet tani Europës do të ketë një kosto. Do të duhet të bëhen sakrifica. Por në këtë lojë fërkimi, Rusia despotike ka më shumë për të humbur sesa Europa demokratike. Një gjë është e sigurt: Putini nuk u ndal me Gjeorgjinë dhe ai nuk do të ndalet me Krimenë. Nëse nuk u vihen kufij ambicieve të tij tani, analogjitë më të frikshme historike do të jenë edhe ato më të saktat.(Project Syndicate)
*@bota.al. Dominique Moisi është Këshilltar në Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Profesor në L’Institut d’études politiques de Paris (Sciences Po). Ai është autor i librit: “Gjeopolitika e emocioneve: Si po e ribëjnë botën kulturat, frika, poshtërimi dhe shpresa.
Mapo
Comments
Hm..! Pertej formimit

Hm..! Pertej formimit politik, kulturor dhe intelektual te autorit, kam peshtypjen se ai ka nje urrejtje atavike ndaj Rusise, maskuar nga nje petk i shkelqyer "evropiano-demokratik".

A ka arsye per te pasur

A ka arsye per te pasur ndonje dashuri te madhe ndaj Rusise pos nostalgjise per Leninin?

Ke bere ironi, por padashur i
Ke bere ironi, por padashur i ke rene ne Te. Rrenjet e formimit te ketij autori, kam peshtypjen se I perkasin kategorise se intelektualeve te luftes I, SI Plehanovi, Kautski a makar Lenini, me urrejtje ndaj Rusise despotike, sic po flet KY sot. Dhe mbase me simpati te fshehur per Leninin, ndaj ka zet Rusine. Ashtu SI nostalgjiket e pushtetit te Enverit s'mund te themi qe e duan realisht interest e Shqipedise. Nqs ti identifikon Leninin me Rusine, atehere kete gje ben me Enverin dhe Shqiperine.
nqs autori admiron valle Leninin, kjo eshte nje arsye me teper te urreje Rusine.
Po te vazhdoja ironine, qe

Po te vazhdoja ironine, qe vetem ti e sheh, se une kam qene fare serioz, do te shtoja ".......edhe ata qe e kane mamane ruse", pervec nostalgjise per Leninin.

E para, akrobacia logjike e pergjigjes tende le pa fryme edhe profesionistet me te shquar te cirkut. Ky zoteria ka lindur ne 1946, dhe mund t'i perkasi intelektualeve te Luftes se Pare Boterore (1914-1918) vetem me nje udhetim mbrapa ne kohe. Po nejse, kjo s'ka rendesi.

E dyta, ruset mund te gjejne plot arsye, madje nuk kane nevoje fare per arsye, per ta dashuruar Rusine sa te duan e sa te munden ( edhe gjysme ruset, hyjne ne kete kategori). Ata qe nuk jane ruse duhet te gjejne arsye per ta urryer, apo dashur, Rusine.

E treta, shqiptaret, me Enver apo pa Enver po ashtu si ruset per Rusine s'kane nevoje te gjejne arsye per ta dashur Shqiperine dhe nuk eshte ceshtje identifikimi me dike ose dicka.

Se fundi, nga kercellitja me miresjellje e dhembeve, kuptohet qarte qe juve jeni nga ata shqiptare qe keni gjetur arsye ta doni, apo admironi Rusine. Sigurisht qe nuk jeni i detyruar, po kot per kuriozitet, a mund te ma tregoni edhe mua arsyen perse e doni Rusine, se mbase me kthehet mendja edhe mua.

Anglezet,Francezet dhe tani

Anglezet,Francezet dhe tani Amerikanet qe kane pushtuar gjysmen e Botes..nuk duan nje lojtar te ri,por Historia ka nje postulate:Ne ato maja rripa-rripa,nje here ma ipe, nje here ta ipa!!..Dhe autori kerkon:tri here ta ipa,nje here ma ipe...! Te shohim,por kujdes tani nuk behet shaka..ka Bomba Atomike dhe jo..fushqeta!!!

O PLAKU CUCUMAKUduhet ta

O PLAKU CUCUMAKU
duhet ta kuptosh or komentues qe edhe kur ti apo shume te tjere nuk i do ATA

ekziston dashuria e ATYREVE per ty dhe te tjere si ti.

DASHURIA ESHTE MJAFT E MADHE E TYRE PER TY DHE TE TJERE SI TY.

kjo dashuri shprehet me gjetjen e njerezve ne vendin tend ne shqiperi qe neser te drejtojne ty dhe vendin tend dhe te shprehin edhe me fuqishem dashurine e madhe si perpara viteve 1990. prandaj pervec dashurise se LINDJES per shqiptaret ekziston edhe dashuria e PERENDIMOREVE per shqiptaret dhe LINDJA dhe PERENDIMI kane bashke me kete MOISI-un e siperpeshfaqur NJE PIKE TE PERBASHKET TAKIMI PER DASHURINE PER SHQIPTARET.KTHIMIN E SHQIPERISE NE NJE VARR EUROPIAN.

lexo pak liljanen tek G SH sot 29 2014 mars sec shkruan dhe ku jemi me punen e dashurise internacionale.

TE FALA nga grupi i zgjidhjeve te martesave te paligjshme.

Te kam thene gjithmone ta

Te kam thene gjithmone ta hollosh me pak uje, se po e pive fare pa uje, fillon e analizon analiza analitike me analiza te analizuara. Te fala mamase ruse edhe ti.

PS1. Mua nuk me rruhet fare se kush e merr Krimene.

PS2. Ketu ku jam une "dashuria" e lindjes qe ti e paske kaq per zemer, desh Zoti nuk arrin fare, vetem nganjehere ndihet pak era pordhe.

KY MINIQUA MOISI harron qe

KY MINIQUA MOISI harron qe ukra dhe gjeorgjia nuk i perkasin europes por ish BRSS.

ky francezi duhet te ishte hidheruar nese franca e compani kishte provuar seriozisht ti ndryshonte gjerat atje.........

por nga shprehja MOS E MERRNI SERIOZISHT JU LUTEM SE NE NUK KEMI PUNUAR SERIOZISHT ATJE.........

vjen edhe analiza e analistit te analizave analizuese analitike te ngjarjeve atje.........................

nqs ngjarjet kane precipituar deriketu kjo tregon pervec shume gjerave te tjera se EUROPIANET dhe aleanca e tyre kane bere investim te pallogaritur mire(ME DASHJE OSE PADASHJE) dhe se ky eshte vetem fillimi asnje nuk mund te parashikoje fundin.

EUROPIANET bejne mire te shikojne punet e maredheniet midis tyre se vetem po tu referohesh thashethemeve ne median e shkruar rezulton se ata i bejne hesapet pa hanxhine.ka mundesi te plote qe midis tyre te kete divergjenca fondamentale dhe qe ketejmi nese keto divergjenca do te shfrytezoheshin prej kundershtareve nisma e tyre e zgjatur ne kohe nje dite do te kujtohet si deshtimi i rradhes i tyre.

te japesh kontribut per MIKUN TEND ka nje pafundesi rrugesh por nje gje duket haptazi se vende si shqiperia dhe popuj si shqiptaret

do te jene vazhdimisht burim vuajtjesh e eksperimentesh si nga lindja ashtu dhe nga perendimi sepse ne kembim te mireqenies se tyre familjare e te fisit nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve japin kontributin e tyre te pakursyer qe shqiperia te jete vend i pabanueshem dhe shqiptaret historikisht te mbeten skllever te elitave te tyre te zgjedhura me kujdes nga SIDOMOS shpura E KETYRE DOMINIKERVE

QE PASI NAPOLEONIT TE TYRE JU THYEN MIRE BRINJET NGA LINDJA ARMIQESINE E TYRE TE DIKURSHME ME LINDJEN E TRANSFORMUAN NE MIQESI........................................

Add new comment