Shakaxhiu i integrimit qan për institucionet e “pavarura”
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7694_timthumb_112.jpg?itok=h1CAromP)
Që nga 23 qershori kur humbën pushtetin, Sali Berisha dhe klani i tij politik nuk kanë pushuar së qari dhe së ankuari nëpër kancelaritë e Perëndimit se qeveria “Rama” po sulmon institucionet e pavarura me qëllim që t’i kapë ato dhe t’i vërë në shërbim të saj. Madje shtojnë se sulmi i qeverisë mbi institucionet e pavarura do të bëhet edhe shkak për mosmarrjen nga Shqipëria në qershorin që vjen të statusit të kandidatit. Shfaqja është groteske! Autokrati që nuk la gur pa lëvizur për t’i futur të gjithë institucionet në grushtin e tij, madje disa prej të cilave i mban akoma aty, qahet se po sulmohen institucionet e “pavarura”. Berisha shfaqet vërtet, po të perifrazojmë Nolin, si një shakaxhi i integrimit. Por i gjithë ky mashtrim i madh publik ka në themel të tij një gënjeshtër që, për fatin e keq të Berishës, është mjaft evidente. Ajo ka të bëjë me faktin ulëritës që në Shqipëri nuk ka ende institucione realisht të pavarura. Prandaj dhe mashtrimi nuk do të funksionojë. Që qeveria “Rama” t’i kapë institucionet e pavarura, sikundër qahet sot opozita e Berishës, me parë ato duhet të ekzistojnë. Që të ushtrohet presion mbi institucionin e “pavarur” të Presidentit të Republikës duhet që më parë ky të ekzistojë si i tillë. Po kush në Shqipëri beson se Bujar Nishani është i pavarur nga Berisha? I pari që e di fare mirë se sa i “pavarur” është Nishani është vetë Nishani dhe i dyti është vetë Berisha. Është shumë e qartë se Berisha nuk qan sulmin mbi institucionet e “pavarura”. Ai ka frikë se mos ia marrin institucionet që ka kapur në këta 8 vjet dhe ia kthejnë atij që i takon, jo pushtetit të Edi Ramës, por shtetit ligjor.

Nuk është fare e vështirë të qëmtosh në raportet dhe relacionet e ndërkombëtarëve për Shqipërinë në këta 23 vjet, alarme dhe kritika për mungesën e institucioneve të pavarura, për kapjen e gjyqësorit nga politika, për media, gazetarë, prokurorë, presidentë, gjykatës, madje dhe OJQ të vëna në shërbim të qeverisë së radhës. Mungesa e institucioneve të pavarura është “thembra e Akilit” e projektit të shtetit ligjor në Shqipëri. Dhe një situatë e tillë katastrofike për lirinë dhe demokracinë, u dedikohet, në radhë të parë, përpjekjeve të pashtershme 23-vjeçare të politikanit autoritar, Sali Berisha, për kapjen autokratike të institucioneve. Të po këtij politikani që sot shfaqet kaq i alarmuar për “kapjen e institucioneve të pavarura” nga qeveria “Rama”. Institucionet sot janë të kapura nga opozita dhe jo nga qeveria. Zgjedhjet e 23 qershorit përmbysën raportin e autokratizmit me institucionet, por jo vetë autokratizmin! Kjo është një nga veçoritë momentale të gjendjes politike në Shqipëri.

Sot në Shqipëri nuk shtrohet çështja e kapjes së institucioneve të pavarura. Sepse ato janë të kapura me kohë nga Berisha. Në Shqipëri sot shtrohet çështja e çlirimit të institucioneve nga kapja berishiste, shtrohet çështja krijimit të institucioneve të pavarura. Sot kërkohet që qeveria e re të investohet për çlirimin e institucioneve dhe më pas të mos përsërisë fajet e qeverive paraardhëse, por të investohet për krijimin e institucioneve të pavarura, të pandikuara edhe nga ajo vetë. Do qe e para qeveri që do ta bënte një gjë të tillë në këto më shumë se dy dekada tranzicion. Do të ishte një investim i vërtetë i qeverisë “Rama” për rilindjen e projektit të shtetit ligjor në Shqipëri, projekt dhe aspiratë që thuajse u varros nga gjakimet autokratike në vitet e qeverisjes berishiste. Kush nuk e sheh kaq gjë, ose është injorant në punët e Shqipërisë, ose ka probleme me pavarësinë e tij. Madje edhe “ndërkombëtarë” si puna e Doris Pack, kësaj eurodeputeteje që prej vitesh demonstron një devocion thuajse fetar për Berishën, duhet të zgjedhin mes këtyre dy opsioneve.

Institucionet e pavarura nuk janë, sikundër mendojnë jo pak politikanë shqiptarë, garnitura, dekori zbukurues, por pa funksion politik i shtetit ligjor. Institucionet e pavarura janë themeli i shtetit ligjor. Aty ku nuk ka institucione të pavarura nuk mund të ketë shtet ligjor. Pse Shqipëria edhe 23 vjet pas rënies së komunizmit nuk është bërë shtet ligjor? Sepse nuk ka institucione të pavarura, nuk ka KLD, gjykata, prokurori, presidencë të pavarur. Institucionet e pavarura janë për ekzistencën e shtetit ligjor, le të bëjmë një krahasim nga sfera e shkencave të natyrës, si neutroni për ekzistencën e atomit. Dihet se pa neutronin, këtë thërrmijë pa ngarkesë elektrike, do të ishte e pamundur të formësohej bërthama e atomit. Është neutroni që mban të bashkuara protonet e ngarkuara pozitivisht në bërthamën rrotull së cilës sillen elektronet e ngarkuara negativisht. Neutroni qëndronte në themel të hapit të parë (shndërrimit në Diell të hidrogjenit në helium) të evolucionit të materies me anë transmutacionesh drejt strukturave më komplekse, deri në lindjen e jetës në Tokë. Ashtu si neutroni i mban të bashkuara në bërthamë thërrmijat e kundërta, duke bërë të mundur larminë e materies, ashtu edhe institucionet pa ngarkesë (të pavarura), bëjnë të mundur bashkëjetesën jorrënuese të forcave të kundërta politike në shtetin ligjor. Dhe vetëm kur të krijohen institucione të tilla, vetëm atëherë do të ketë shtet ligjor në Shqipëri.
"Shqip"
Comments
Po mire,Saliu nuk eshte me! A

Po mire,Saliu nuk eshte me!

A ke ndonje fjale tjeter per nepotizmin e qeverise se re?

Ku jane ,cfare po bejne?

Palo sahanlepires edhe ti.

Fajin e ka Saliu, pastaj "do

Fajin e ka Saliu, pastaj "do qe e para qeveri" dhe "do të ishte një investim i vërtetë i qeverisë Rama"
Ta zgjosh nje kalama te klases se 7 ne 3 te mengjesit, ti thote pa nje pa dy keto qe thua ti o truthare! Cjane keto shkrime elektorale e idiote

Ah mor shoku kapter, kur

Ah mor shoku kapter, kur je bere dhe ti analist mos ngelte njeri tjeter. Ti merresh gjith kohen me Berishen se kujton se behesh interesant por prape kapter ngelesh.Berisha per ato gabime qe beri e mori pergjigjen por per keto zullume te kesaj qeverie kur do te shkruash ndonje here.Sipas teje keto institucione te pavarura qe vetem te tilla skane qene ndonjehere, meqe i ka kapur Berisha atehere i lind e drejta ketyre te tjereve qe ti cbejne dhe ti kapin keta. Sa i zgjuar qe qenke more zoti operativic, me fal shoku kapter.

Njerez te denuar gjoja po

Njerez te denuar gjoja po japin "doreheqjen o derdimen"! Analiste te mirfillte nuk do merreshin me me Saliun pasi ate qe gatoi ate mori! Do jesh i dhunuar fizikisht si ai debili Temes se nuk ka mundesi qe editorial ka "Kunatin". Gjithsesi mirkuptuam cdo njeri dhe votuam. Ju lutem Respublica, ky debil po mban Saliun gjalle

Kapterr Stefani te kujtohet

Kapterr Stefani te kujtohet kur behej gjyqi i Metes kur ti dhe disa analiste sahanlepires bertisnit para gjykates Meta eshte hajdut. Nje fjale e urte thote se me ke rri , behesh. Mjaft u more me Berishen por nese ke pak moral fillo dhe merru me hajdutet e rinj.

Jemi ne vitin 2014 dhe

Jemi ne vitin 2014 dhe 'analistet' partiake qe flasin pro apo kunder nje partie nuk pijne me uje.

Kemi nevoje per ndryshimin, nuk kemi nevoje per budallalliqe si puna e ketij shkrimi.

Vetem na Shqiperi gjen te

Vetem na Shqiperi gjen te tilla gazetare pa moral qe u lepihen qeveritarve te rinj.

Mund te mos jem dakort me z.

Mund te mos jem dakort me z. Stefanin ne disa probleme qe ngre por e respektoj per mendimin e tij konseguent lidhur me ffenomenin katastrofal berishian. Berishen e ka kritikuar dhe ben mire qe vazhdon ta kritikoje pasi berishizmi eshte teoria me e zeze qe ka mbizoteruar ndonjehere ne Shqipieri madje do te thosha se teori te tilla nihiliste dhe asgjesuese ndaj kombit te vet teoricienti nuk kane lulezuar ndonjehere as ne ndonje vend tjeter te botes. Do ta konsideroja si nje perpjekje humanitare kritiken ndaj berizhizmit dhe dhe biftakeve te neveritshem qe polli kjo teori luciferriane. Per kete kritike ndaj "idealit" te alambikuar te Berishes dhe zagareve te tij te terbuar, cdo analist ne Shqiperi do te duhej te nderohej me vlerat me te larta te kombit. Nuk mund te rri pa permendur edhe punen titanike te gazetarit Mero Baze ne perpjekjet e veta per cjerrjen e rrjetes maskuese berishiste dhe gjoja demokratike te klanit me te zi qe i grumbulluan mbi koken e shqiptareve kurvat e vjetra te Evropes si miq te serbo-grekeve dhe udbashet, cetniket serbe dhe andartet greke me gjihte prifterinjte famkeqij si Sebastiano dhe pasuesi i tij i zi Jnullatos Laramani.

Add new comment