Festa faraonike e Lalzit që “u shpëtoi syve tanë”
Lajmi mbi 45 vjetorin e Ilir Metës, tok me festën që u organizua me këtë rast, tok me raportimin mediatik të lajle-lule-izuar që iu bë kësaj ngjarjeje, tok me një si kërshëri metropolitane që fryhej e fryhej (dy-tri orë përpara festës në Lalëz, teksa ishim në përurimin e librit të Rudina Xhungës, secili pyeste secilin: po ty të ka ftuar Ilir Meta?), tok dhe me një dëshirë transversale të të gjithë honxhobonxhove të Shqipërisë së këtyre kohëve për të qenë atje (e bukura ish se mes të ftuarve ishin dhe dhjetra njerëz të Berishës), të gjitha këto pra kanë pasur një efekt tronditës tek opinioni publik. Sikur ne të kishim një shtyp që do kish interes për atë që mendonte e ndjente opinioni ynë publik, faqet e para të gazetave e titujt kryesorë të lajmeve në TV do të ishin të llojit: “Shqiptarët janë të skandalizuar nga arroganca e pacipësia e njerëzve me pushtet”. Mirëpo ne nuk kemi një shtyp të tillë. Ne kemi një shtyp tjetër, një shtyp që këtë festë faraonike në mes të mizerjes e raporton si të ish fjala për një ndeshtrashë zbavitëse të showbiz-it nacional.
Ilir Meta i ka qejf sondazhet, dhe faktet kanë treguar se di t’i bëjë (sondazhin që bëri para zgjedhjeve të 23 qershorit, e që atë e nxirrte në kuotat elektorale që më pas u konfirmuan nga shifrat e KQZ-së nuk ia besonte askush; por ja që doli ashtu siç thosh ai), e prandaj do bënte mirë që ta bënte një sondazh lidhur me atë që mendojnë shqiptarët mbi harbimin që u bë në Lalëz me rastin e datëlindjes së tij. E sikur ta bënte këtë sondazh, do kuptonte se shqiptarët, që të gjithë, edhe ata që kanë votuar për të, kanë mbetur në rastin më të mirë pa gojë nga kjo që morën vesh.
Ka qenë një ngjarje plot xixa, bujë, pompë e tangërllik parvenu-sh (45 vjetori nuk është as ndonjë përvjetor me ndonjë ngarkesë të veçantë). Ka qenë atje një pjesë e establishmentit (600 vetë, thonë) që e sundon këtë vend prej më shumë se 20 vitesh (foljen “sundoj”, në vetën e tretë njëjës, jeni të lutur ta merrni në kuptimin më të parë, gërmë për gërmë), politikanë, intelektualë publikë, biznesmenë, këngëtarë, balerinë, artistë, shkrimtarë, të majtë e të djathtë, etj, etj. Në krye binin në sy kryeministri, dhe sebepçiu, kreu i Kuvendit.
Ka ndonjë të keqe në këtë mes? Jo domosdoshmërisht. Jo apriori. Dhe ndërsa jap këtë përgjigje të qetë, të ftohtë, pa pikë emocioni, për pyetjen që shtrova vetë, po lë të nënkuptohet se nuk ka asnjë problem me kostot e kësaj darke. Të kuptohemi, kostoja ka qenë me siguri e ububushme. Më thanë, se vetëm çadra e ngritur, me ndriçimin e me të gjitha elementet rekuizitivë, skenikë e regjizorialë, ka kushtuar sa qimet e kokës. Nuk po e jap shifrën që më thanë, pasi nuk kam fuqi ta dokumentoj, ama kush ish atje të betohej se e gjithë ajo ngjarje kullonte luks e shkapërderdhje. Ish gjëja më mondane që është parë këtyre anëve në mijra vite histori.
Por – përsëris – po bëj sikur nuk ka asnjë problem, asnjë për be, me kostot stratosferike të asaj mbrëmjeje, po e përjashtoj në mënyrë absolute mundësinë që kjo darkë mund të jetë sponsorizuar nga tangjente, nga biznesmenë të lidhur me pushtetin, apo nga njerëz të bërë biznesmenë me ndihmën e pushtetit, po supozoj se Meta është në gjendje t’i mbulojë vetë shpenzimet që janë bërë me atë rast, është në gjendje t’i mbulojë me të ardhura që ai i ka të fituara në mënyrë legjitime, po supozoj pra se kuturisja me fjalët “shiko se deri ku ka arritur korrupsioni!” është një kuturisje ligavecësh, që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër në këtë botë, veçse të bëjnë aluzione prej dashakeqi, të denigrojnë, të baltosin, të shpifin, etj, etj. Ju e kuptoni se çfarë sforcimi psiko-mental na duhet për ta bërë, e për ta besuar, këtë supozim, por unë po e bëj.
Por edhe pas këtyre supozimeve mbetet prapëseprapë një problem. E gjitha ajo që ndodhi në Lalëz, e që mediat e panë si një ngjarje me rëndësi kombëtare dhe e mbuluan në mënyrë krejt akritike, madje me prirjen e gatishmërinë për ta raportuar plot ngjyra të gëzueshme, të qasej si një gjest aq arrogant, sa ti, i kapur në befasi, zë e pyet veten: Mirë të gjitha, po nuk mund t’na e kursenin këtë gjë? Nuk mund të na e kursenin këtë show?
Unë nuk kam përgjigje për këto pyetje. Por kam një vëzhgim për të ndarë me ju: Asnjë opinion e koment kritik mbi këtë festë nuk u shkruajt e nuk publikua në gazetat shqiptare. Nuk u ndjenë as gazetarët që me këtë pushtet kanë një marrëdhënie armiqësore by default. I vetmi zë që u dëgjua ishte ai i Lulzim Bashës. “Provokacion”, e quajti këtë harbim, dhe kjo është tamam fjala e duhur. Por nuk ka ndonjë shqiptar që beson se Bashës i është shpifur njimend prej kësaj feste. Basha është duke bërë thjesht politikë. Përveç kësaj, ka shumë gjasa që dikush t’i ketë tërhequr veshin për këtë çalltisje. Dikush që, edhe pse s’mundi të shkonte, dërgoi të vetët atje. Në Lalzin e famshëm dhe historik.
Post Scriptum: Ah, se desh harrova, ish dhe nje zë tjetër, Arben Duka, që u bë i gjallë në mënyrën e tij, me penën e tij satirike, dhe që unë ju ftoj ta lexoni në linkun http://www.shqiptarja.com/blogs/e_te_tjera_e_te_tjera/dy_mal...
Comments
Bravo!

Bravo!

Muci nuk e sheh me veten si
Muci nuk e sheh me veten si pjese e shtypit...mesa duket.
Padyshim qe eshte shprehje e turpshme e "bad taste" provincial a ballkanas.
Dhe per me e korrektu Nanon... Ajo feste gjithçka mund te ishte por aspak mondane.. Ka kushtuar shume me teper se cdo te kushtonte nje eveniment thjesht mondan...por per dreq mondanitetti I qendron shume, shume larg Ilirit dhe Monikes.. Dhe Berishajve pasi i njejti takëm janë.
Disa vite me pare - Monika organizonte festa te turpshme te krishtlindjes per femijet "e udhëheqjes" dhe femijet e saj. Nano dhe te ngjashmit e tij nuk ndiheshin fort atehere - kur dihet se ne keto raste kush ka mundesi me te mira ekonomike gjen rast te jape per me te vobektet e vecanerisht femijet ne veshtiresi.. Edhe kjo feste eshte ne vijemesi te lumpenizimit dhe degradinit moral te shoqerise shqiptare nga Monikat e Iliret e Berishajt qe deri dje ishin brekë grisur.
Nqs. zeri juaj bashkohet me

Nqs. zeri juaj bashkohet me zerin e mijera njerezve qe mendojne si ju MUC mund te behet dicka, ndryshe ngelemi te ndotja akustike dhe biseda kafenesh qe jane bere refreni i ketij tranzicioni pervers e te pa fund. duhet luftuar per drejtesi se po nuk pati drejtesi ne pushtet vijne barbaret. Dhe kjo nuk behet vetem

Juve zoti Nano, pavaresisht

Juve zoti Nano, pavaresisht ndonje opozicioni te pademshem qe i beni gjithe kesaj, jeni kumbari i Lalzit, dashje pa dashje. Me shume se per shkrimet Tuaja(prej te cilave ka boll per te lavderuar, duhet pranuar) , ju do te ngeleni ne histori per mbleserine intelektuale qe ua ofruat qyl ketyre qe kane sunduar e po sundojne ne kete vend, nepermjet thirrjes per t'u bere bashke me gjithe qelbesirat per te rrezuar Berishen para 23 Qershorit. Nuk ma ha mendja, qe duke pare rezultatet e kesaj mbleserie te ngjizur me 1 Prill(simbolike me therese se kjo date nuk mund te ekzistoje), kjo do t'Ju beje te ndiheni krenar ndonjehere, nese po, une do te çuditesha me shume se sa jeni çuditur Ju me zderhalljen e parvenue-ve katundare ne Gjirin e Lalzit. Cfare prisnit nga Koalicioni me Qelbesirat, kete nuk e kam kuptuar asnjehere....

Bardi,me fal,por nuk besoj se

Bardi,me fal,por nuk besoj se mblesi ishte z.Muçi!Besoj se martesen Rama-Meta e kane kullandrisur andej nga Amerika ose Evropa.Pra do kerkuar andej hosteni qe i çpon nga prapa keta dy buaj.

E kam fjalen mbleseri ne

E kam fjalen mbleseri ne kuptimin intelektual; ata qe e iniciuan mbeten gjithmone ne hije, por ata qe u thone "puna e mbare" dhe nxisin konsensusin e miletit(Mustafa Nano ne kete rast) une i konsideroj bashkepunetore, pavaresisht motiveve. Edhe Hitleri kishte krahun e tij intelektual(filozofe, shkrimtare, kineaste) qe mundoheshin te justifikonin ose te minimizonin krimet e tij, nderkohe qe Hitleri perzhiste gjindjen neper furra pasi i kishte mbytur me gaz. Historia i ka denuar ata, bashke me padronet e tyre.

Me vonese por i nevojshem ky

Me vonese por i nevojshem ky shkrim per nje arrogance te tille qe eshte shprehje e radhes e lidhjes se krimit me pushtetin

"couldn't have said it better

"couldn't have said it better myself"

paskeshim qene raca me e peshtire ne kete bote, i kam zorret deri tek goja ne kete moment qe shkruaj.....

mustafai (jo nano, nje lexues me emrin mustafa)

Si ka mundesi qe nuk vuri

Si ka mundesi qe nuk vuri ndonjeri tritol ne kete sebep.

bah sa mire do i kishte bere gjithe shqiperise, sikur asnje nga keta te mos kishte mundesi te dilte gjalle qe aty se nuk i shohim do me sy kur vardisen ekraneve. U be qe u be kulture tritoli ne shqiperi, te pakten ta kanalizojme aty ku duhet ne keta "shkembijte argjilore" qe na ka zene frymen. Do beje rilindje kameleoni ? ai ndroi vetem lekuren dhe prape do qindra mijra eurot dhe ndonje vile tjeter ne bregdet.

bande hajdutesh profesioniste, dhe sahanlepiresish, qe tamam u ra rasti te takohen dhe nje here te shohin ku jane me planin e vjedhjeve dhe pazaret. bllok a kishte meta me vehte qe te mbante shenim gjithe c'eshte aritur dhe te jepte direktivat e gjobave qe kerkonte ne 45 vjetorin e tij.
Keta plehra duhen

Keta plehra duhen larguar.Keta 600 veta dhe nje pjese tjeter duhet te largohen demokratikisht nga fronet.

A ka njerez te ndryshem ne Shqiperi?

Te gjithe sahanlepires vazhdojne te jene?

Shume me vend! Faleminderit

Shume me vend!

Faleminderit

Pse spo e shikoj tek Gazeta

Pse spo e shikoj tek Gazeta Dita kete shkrim? Kaq te veshtire e paska kryeredaktori i Gazetes Dita te publikoje nje shkrim kritik per qeverine? Po nje doze e vockel kriticizmi eshte e nevojshme per tu besuar se po punon mire e per ta shitur sado pakez ate gazete. Apo kur je pro qeveritar ska nevoje ta shesesh gazeten :) te shkretet nepunes qe do i jepet me zorr ta blejne tani e tutje.

Po kjo qe beri Ilir Meta per ditelindje nuk ka emer tjeter vecse arrogance e tepruar. Megjithate tani e dime me saktesi se cpasuri ka Speaker-i jone i parlamentit e se ku ka shkuar gjithe ai flori qe u vodh ne Krrabe. 600 veta *40€ personi + 4000 € cadra = 28,000€ me e pakta. Aty u permenden puro kubane e vere 20-30€ shishja.... e te tjera ekzagjerime.... Po sikur te ish bere nje mbledhje donacionesh per femijet me nevoje, a per spitalin pediatrik do ta kishim mbyllur nje sy

Une seriozisht mendoj se zoti

Une seriozisht mendoj se zoti Berisha, aq sa nuk duhet degjuar kur eshte ne pushtet, po aq duhet degjuar kur eshte ne opozite. Dhe sa per ate qe shtypi nuk e percolli me nota kritike si ngjarje, kjo nuk eshte e vertete. Gazeta RD shkroi me germa te medha, por mjerisht ate nuk e lexon me njeri.

Faleminderit, z. Nano! Bravo
Faleminderit, z. Nano!
Bravo e madhe
Tani te besojme Mucin? E ka

Tani te besojme Mucin? E ka seriozisht. Te mblidhen te gjithe qelbesirat e botes dhe te hedhin Berishen, tha Muci ketu e nja nje vit me pare. Por kur qelbesirat ja dolen dhe e hodhen Berishen, edhe ky njelloj si ato (qelbesirat), cfare do te ishte rezultati? Ja keshtu orgjish, te tilla cmendurira ku marrin pjese te gjithe ata qe u bashkuan dhe ata qe nuk u bashkuan. Nese do ta kishin ftuar Mucin ndoshta s'do te kishte folur keshtu. Por me mire qe ka folur. Sikur ka kerkuar te falur me idene qe ka dhene per qelbesirat. Se ishte vertet e rende. Pasojat ja ku jane.

luften e bejne

luften e bejne trimat...qeverisin maskarejte...perfitojne horrat.te fala muc nano.

edhe mbreteresha e Anglise

edhe mbreteresha e Anglise nuk ben datelindje kaq hiperbolike,me thene te drejten!Gjella me kripe dhe kripa me karar ka thene jete e mot i urti popull.Shqiperia pergjate diktatures komuniste permbysi pronen e madhe dhe ne '90 u gjendem pak a shume te gjithe ne te njejten vije startimi.Logjikisht lind pyetja;"Si eshte e mundur qe ne kete vend,me varferi kaq biblike te daòlin si tapat e kallamit te peshkimiot keta pasanike?Ne kete vend paq industri,pa mireqenie,pa konsum dhe bazament ekonomik?".Une mendoj se Meta vete si Ilir eshte viktime e kesaj madheshtie te paskrupullt,organizatoret ia prishen lezetion e datelindjes.600 vete nuk ftohen ne dasma princesh me familje mbreterore prej qindra vjetesh.Jo se me ben pershtypje arroganca e parase,por sepse njerezit e politikes nuk mund te flasin nesen ne foltore per shtimin e pensioneve per pensionistet(qe as behet fjale per ndonja 3 vjet)apo per ndihmat sociale per familjet e uritura(qe ngopen me lajme sensacionale live nga çadra e madheshtise),se e gjitha tingellon hipokrizi e shkalles siperore.Pale te kerkojne sakrifica te metejshme,te kerkuara nga FMN ne shkembim te nje kredie qe duhej per te mos rene ne gropen e falimentit publik.Lexova ne nje gazete se antipasta paskesh qene me djathra,se pjata e dyte paskesh qene kadaif,hahhahaaaaaaaa,hhahhahahahaaaa,hahahhahaaa,dhe se fundi paskeshin pire vere franceze dhe marre dhurate nga nje puro kubane.Interesante,dua te gjej se cila vere franceze abinohet me kadaifin,pa lere me djathrat,hahahhahaaahaaa.Me purot kubane nuk po merrem,ky qenka nje zakon i ri per parallinjte doc.Mua me ka qelluar te ndodhem ne disa organizime dasmash me 6-7 portata pjatash.Luksi ka rregullat e tij dhe eshte me i lezetshem kur behet Stil.Do stil te organizosh nje feste,do Klas ta besh pa shume shpenzime, gje qe behet e mundur me nje sjellje te quajtur minimal chic.Edhe kadaifi mund te sherbeje si pjate e gjashte,pas pjates se peste qe mund te jene gourmet djathrash,shoqeruar me vere te bardhe 10-10.5°.Sipas asaj qe thuhet ne shtyp,sikur gjysmat te jene te verteta sikur kam idene se akoma atyre aneve shperdorohet paraja sa per tu dukur,se rezultati eshte shume larg te festuarit me Klas dhe te shijuarit me Stil.Komplimente z.Muçi per kete kritike,ndofta i prish ndopak pune,duke supozuar se Meta pergojohet si Kumbari i madh i mediave shqiptare.

RP, kur u bë jevgu mbret e

RP,

kur u bë jevgu mbret e leu bythën me kos,i thonë!

dhe ky debil i trashur në maksimum,ra si daci në kos dhe nuk di të frenohet!!një njeri i mënçur shijon e gëzon gjërat për vete,një debil duhet të dallohet,nuk mund të gëzojë po nuk i tregoi deri në hiperbolizim pasuritë e tij(në rastin tonë të vjedhura dhe askush nuk vepron për të pyetur ku i gjete paratë)!pasuri që fillojnë e mbaronjnë tek paturpësia që tregon pas vjedhjes,vënjes në mënyrë të paligjshme të këtyre pasurive!

lirindia nuk po mbahet!po e shpreh fodullëkun e saj si gjat regjimit dreitshkurtër salaisatn dhe në fillimet e para të shahistit të improvizuar dhe piktor të skaduar!!

bërrllog.

ps:sa i qetë jam që votova bardhë për këta ndyrsira:-¦

Gjerat zakonisht keputen kur

Gjerat zakonisht keputen kur hollohen, zullumi kur trashet......

Bravo per shkrimin ! Ju jeni

Bravo per shkrimin ! Ju jeni i lire z. Nano dhe kjo s'eshte pak ne kete bote qe ngado te hedhesh syte i perngjan skllaverise . Do doja shume qe koleget tuaj te luftonin per lirine e tyre ashtu si ju , ku sebashku do te sherbenit per te ndricuar erresiren mendore te turmes per te pare realitetin jo me ngjyrat qe i ofrojne , por me ate qe eshte realisht . Eshte e turpshme jo per te festuar nje ditelindje , por hipokrizia dhe arroganca qe sundon eshte aq e varfer shpirterisht sa qe dhe me shpenzimet e tyre marramendese per te "shkelqyer" mbi te tjeret me fodullekun e tyre i ben kaq te varfer shpirterisht .

Turp me te madh nuk ka.

Turp me te madh nuk ka. Ndjej irritim- peshtirosje- pa marre parasysh thashethemet qe qarkullojne ne Tirane per cka u pa e u harlis ne ate darke. Nuk po flas per nje minister qe lagavitej tape nga nje tavoline tek tjetri e populli pret qe ti mbroj... apo gazetaret gjasme VIP qe u turbuan...se kuptoj si do te bejne gazetari keta njerez - kush do ti besoj me ata...

Basha dhe Ngjela-e Muc Nano e ca zera tek gazetat e webet e opozites jane te vetmit zera qe moren guximin dhe te pakten thane me ze e figure ate qe mendojne sot mijra shqiptare...

Se kuptoj si kane fytyre keta politikane qe perligjen vjedhjen apo perqindeshat qe rrjepin nga biznese ta quajne veten politikane- apo te gjithe jane pjese e kupoles dhe Kapoja i vuri ne rresht qe te benin parade.

Edhe njehere Turp- per te- e turp per qeverine- per Kryemninistrin- deputetet qe u bene pjese e kesaj talljeve poshteruese per nje vend te varfer si i yni-

FISI SHKON NE FIS RIGONI NUK

FISI SHKON NE FIS

RIGONI NUK BEHET LIS

E pergezoj z. Nano per

E pergezoj z. Nano per artikulimin e ketij problemi te madh: arrogances se klases politike ne Shqiperi.

Problemi ne Shqiperi eshte se edhe opozita eshte e inkriminuar dhe si pasoje eshte frenuese qe populli te ngrihet kunder kesaj arrogance te padrinove te politikes. Sipas mendimit tim, populli duhet te mbushe gjithe rruget dhe te ndaloje njehere e pergjithmone keto pislliqe qe po ndodhin ne Shqiperi. Kesaj rradhe revolucioni duhet drejtuar kunder te gjithe klases politike, kunder pd, kunder ps, kunder lsi dhe kunder te gjitha shtojcave te tyre. Duhet te zhvishemi nga fiksimet e kota te perkatesise politike. Ketu flitet per jeten tone! Nuk duhet te kete me dallime te tipit ky eshte me pak i keq se tjetri. Jane te gjithe ne nje thes. Nqs vazhdojme me mentalitetin e te keqes me te vogel apo gjetjes se justifikimeve tek vetja, do vazhdojme zvarritjen e pafund ne kete pisllik te madh! Jane te gjithe njesoj, jane te gjithe mafioze, jane te gjithe te gatshem te sakrifikojne popullin shqiptar per pushtetin dhe pasurine e tyre!

Zoti Mustafa Nano,ti quan

Zoti Mustafa Nano,ti quan feste nje adet jevgjish?????

Taborri i "festes" u konfirmua si taborr jevgjitesh te kollarisur.

Nuk je i sakte zoti Nano.Njerzit ,qe rrefuzojne te jene pjese e taborrit

jevgjit, e shprehen online ne hapesirat qe munden te gjenin

neveritjen dhe mallkimin e tyre.Sidoqofte taborri i jevgjiteve

duhet te dije se njerzit rregjistrojne mire ne kujtese.

Kete fryrje dhe jehone ja

Kete fryrje dhe jehone ja dha shtypi kesaj feste. Po si kjo, disa kryebashkiake ne qytete te ndryshme e bejne dy here ne vit.... Pale pastaj para dhe pas zgjedhjes se tyre. I kalojne shifrat e ditelindjes se Metes....

Epo ça kerkoni te beje

Epo ça kerkoni te beje Meta&Co. kur moren votat e 1 milion shqiptareve? Normal, qe per kete e votuan,qe ta shohin se si lundron ne luksin e tij te fituar me "djersen e ballit", ta shohin se sa pushtet zoteron, se eshte i vetmi qe nxjerr kaq shume pasuri nga vendi me afrikan i Evropes. Kjo ka qene Shqiperia gjithmone e sunduar prej pashallareve lokale, qe fuqizoheshin me korrupsion e dallavere ne kete cep te cdo perandorie, derisa iu pritej koka per tu zevendesuar me te tjere pashallare te sojit te tyre. Media eshte thjesht nje artific dhe vegel ne sherbim te tyre, se ata e kane ne zoterim dhe e ushqejne me lajme, favore, financime, paraqitje mediatike, show, etj. Kjo eshte "Renesansa albaneze", transformim me forma te tjera te nje pushteti arkaik ne nje pushtet tjeter te ri me oreksmadh per pasuri, pushtet e hedonizem. Fundi i ketij lloj regjimi ka qene i njejte ne histori - Keta njerez qe sundojne ne kete menyre jane mbytur nga llumi i pasurise se tyre dhe prej njerezve qe i ata vete kane fryre me ate pasuri, por duke shkaterruar edhe vendin e popullin e thjeshte. Bravo z. Mustafa Nano qe me pavarsine e tij intelektuale solli ne vemendje ne menyre eksplicite kete ngjarje shume domethenese per modelin e pushtetareve te ketij vendi.

Ka ardhur koha qe ne Shqiperi

Ka ardhur koha qe ne Shqiperi te krijohet nje levizje e re ku njerez te rinj nga familje te thjeshta e te ndershme shqiptare te pergatitur e formuar ne shkollat evropiane te vihen ne drejtim te kesaj levizje per te rrezuar perfundimisht nga pushteti si dhe te qerrojne nga politika shqiptare gangsteret e PD,PS,LSI etj qe shkaterruan vendin dhe ja nxine jeten njerezve .Shpetimi i jone mund te vije vetem nese qerrojme keta bandite perndryshe jemi te destinuar te vuajme.

Zoteri, pak nga pak po behen

Zoteri, pak nga pak po behen dy vjet nga ajo teza e famshme qe hodhe ti per bashkim e qelbesirave kunder regjimit te Berishes. Sigurisht ky bashkim qelbesirash nenkuptonte bashkim me Ilir Meten dhe mjetin e tij krahinoro-klanoro-klientelisto-hajdutesk, LSI-ne. Asokohe bere nje seri shkrimesh duke i dhene goxha mbeshtetje intelektuale kesaj fabule dhe duke e bere me te gelltitshme per opinion publik, koalicionin e 1 prillit nje vit me vone. Ja dhe nje pjese nga nje nga shkrimet per te te rifreskuar memorjen: "Kush mendon se s’ia vlen të rrëzosh një regjim për t’ia dhënë pushtetin një bande të çrregullt bashibozukësh, le të votojë për regjimin; kush e sheh regjimin si të keqen më të parë e më të madhe për t’u rrëzuar, duhet të ketë guximin amoral për ta parë këtë opozitë të nxirosur e si mos më keq si alternativa e vetme për t’u mbështetur e për t’u zgjedhur. Në rrethanat që zgjedhësit janë pragmatistë deri në pacipësi, regjimi mundet – përsëris, nëse jo me dhunë – vetëm me logjikë të pastër pragmatiste, dmth duke pranuar se çdo qelbësirë e mundshme opozitare është një resurs i madh. Jo? Epo alternativa tjetër quhet Sali Berisha. Ta gëzoni! Ta gëzojmë! Kjo është Shqipëria."

Keshtu zoteri ta gezosh qelbesiren qe ishte pjese e regjimit asokohe e tani e ka shumefishuar pushtetin brenda regjimit (atij te madh e jo atij te vogel brenda te madhit te drejtuar nga Berisha per nje kohe) e ben festa faraonike, karshillekberese e plot tangerllek parvenushe. Mund te kishe marre rrugen e se drejtes e moralit e te kishe thene qe jo qe s'duhet bere koalicion me kete njeri e kete parti, dhe Berisha nuk eshte alibi per kete gje, por ky njeri duhet te jete ne burg dhe asgje me pak. Sigurisht zgjodhe rrugen e antiberishizmit banal dhe tribalizmit primitiv, e tashme keto indinjimet gjoja moraliste ngjajne si hazdisje kalmajsh.

Muci, jep emna per
Muci, jep emna per "demokratet" e ftuem aty sepse per ndryshe edhe ky artikull asht si muhabet kafjet.....
Vërtetë

Vërtetë ç'farë kërkoni nga Meta&Co?! Ai i shkreti vetëm bllokun ju tregoi dhe ju u turrët e i dhatë vota aq sa nga 4 e çuat në 17 deputet, e ai i shkreti si politik.r pragmatist që është duke menduar për zgjedhjet që po afrojnë tha: "Dale more, këtyre vetëm bllokun ju tregova e shih sa vota më dhanë, po sikur tju dëshmoj se sa para të thata kam ?! ".

Ai nuk ka nevoje te

Ai nuk ka nevoje te formuloje, te arsyetoje e te justifikoje - se ai ndjehet Zot. Ai as nuk e con ne mendje dhe jo me ta quaj as provokacion bemen e tij; se ai jeton ne olimp. Te kesh ndergjegje dhe vrasje ndergjegjje, eshte te jesh njerzor dhe te jesh i definuar e i kufizuar nga kode e ligje morale. Jo, Ai nuk ka meter e peshore te tille, se te tille nuk kane e gjithe berihaja, tallavaja e klasa politike; se e tille eshte elita shqiptare. Ky eshte preludi dhe amnistia e djallit duke treguar profilin e tij te vertete. Eshte pune per ti treguar muskujt e fuqise politike kundershtarit(?)Kujt) te nenshtruarve,(po) eshte pune azganlliku dhe eshte pune per te prezantuar statusin e bazorelivin politik. Eshte pune per te celebruar logon e dimensionin e fuqise hiarkike. Emblemen e pushtetit faraonik!!!(nuk shkon) Shkon me bukur emblemen e pushtetit mafioz. Ai ndjehet si narciz i adhuruar ne qiellin e shtate e nuk ja nin se provokon, po vetem kerkon te celebroje qytetarin, superiorin dhe te beje ndarjen me inferiorin e te deformuarin, me fshatarin. Po jo qytetarin qe nuk e ben, po eshte monument i nje liliputi inferior, i dehur me pushtet qe vetem provokon. Eshte nje stil i ri, jetojme ne nje dimension te ri. Nuk eshte pune me ta ushtrosh fuqine nepermjet gjuhes. Diskursi politik ka prekur fundin e ka dale Zeherri e oksidi i Bakrit e ne nuk helmohemi e nuk vjellim. Ne skenen tone ku ka plot shperthime dinamiti e shoqerise i duhen modele te reja shperthyese dhe, modele te tilla komunikimi e provokimi qe te ndikojne ne mardhenjet tona ku perdhoset morali, politika po tregohet kreative dhe poshteruese. Ketu kemi te bejme me metafora e adete te gjuhes mafioze dhe jo politike per te manipuluar e per te treguar fuqine e pushtetin e kartelit te mafias. Te shpifur jane elitat shqiptare; arrogante e plot vetekenaqsi, egoiste e me deficite te theksuara sociale, modele te pa moralshme, te pa pergjegjshme e te pa kulture. boll te marresh kete monster ditelindje qe deshmon e ekspozon formatin e deshtimin e modelit intelektual e elitar, ashtu sic profilizon sistemin mafioz e kartelin me kupole e hiarki.
Ne historine e komunikimit e manipulimit ka pasur raste qe vetem dy fjale te bejne te famshem. Dhe me dy fjale kane bere histori e pershkruajne nje epoke : Bace u kry. Une jam nje Berliner/Ich bin eine Berliner – Kenedi. Barak Obama - Yes, we can/po ne mundemi. Martin Luther King - I have a dream/Une kam nje enderr. E kishte merak te hynte ne histori. Dhe hyri ne histori per te pershkruar epoken qe ne jetojme: Edi Rama – Rrote Kari. Dhe kjo eshte epoka jone ku ne te gjithe jemi Rrota Kari.

Te gjithe gabojne, duke

Te gjithe gabojne, duke jetuar, aq me shume ata qe provojne te mbeten dinjitoze ne Tirane, dhe Mustafa Nano me siguri eshte qe penduar qe pranoi ta intervistonte Ilir Meten...

Por ja, edhe Ali Asllani, me zerin e Reshat Arbanes dhe Mirush Kabashit, uroi Dum Baben e Shqiperise se Sotme!

Ja, degjojini edhe nje here, pastaj lexoni tekstin e Ndjese Paste, poetit te ndershem shqiptar Ali Asllani qe ka jetuar ne Vloren e Dikurshme...

https://www.youtube.com/watch?<wbr />v=dOYZUmaaoR4

Reshat Arbana dhe Mirush Kabashi urojne Ilir Meten:

https://www.youtube.com/watch?<wbr />v=ngVRA6RlyB0

Ali Asllani

Maskarenjtë

Që nga jugu në veri

mbretëron një errësirë

nëpër fusha nëpër kodra

vërshëllen një egërsirë.

Pra, o burra, hani, pini

hani, pini ore e çast

për çakallin nata errët

është rast e deli rast.

Hani, pini dhe rrëmbeni

mbushni xhep e mbushni arka

të pa brekë ju gjeti dreka

milioner ju zuri darka.

Hani,pini,rrëmbeni

mbushni arka, mbushni xhepe

gjersa populli bujar

tu përgjigjet peqe lepe.

Populli rron për zotërinë tuaj

puna e tija, djersa e ballit

është kafshit për gojën tuaj

Rroftë goja e çakallit.

Shyqyr Zotit,ska më mirë

lumturi dhe bukuri

dhe kur vjen ju qan hallin

varni buzë edhe turinj.

Hani,pini dhe rrëmbeni

është koha e çakejve

hani,pini,rrëmbeni

është bota e maskarenjve.

Hani,pini,vidhni

mblidhni gjithë aksione e monopole

nënshkrimi i zotërisë suaj

nëpër banka vlen milione.

"Gran Kordoni" i zotërisë suaj

që në gjoks ta kanë vendosur

është pështyma e gjakosur

e Atdheut të vremosur

dhe kolltuku ky ke hipur

duke hequr nderën zvarrë

është trekëmbëshi

që përdita varet kombi në litar.

Dhe zotrote kapardise,

diç u bëre pandeh

kundër burrit të vërtet

zë e vjell e zë e leh.

E na tunde, na lëkunde

nëpër salla shkon e shkunde

mbasi dora e të ligut

ty me shokë të heq për hunde.

Rroftë miku yt i rrallë

që përdita loz e qesh

të gradoi katër shkallë

pse i the dy fjalë në vesh.

Koha dridhet e përdridhet

do vij dita që do zgjidhet

dhe nga trasta pema e kalbur

doemos që jashtë do të hidhet.

Koha dridhet e përdridhet

prej gradimit katër shkallë

nuk do të mbetet gjë në dorë

veçse vul e zezë në ballë.

Mirpo ju që skeni patur

as nevojë, as gjë të keqe

më përpara nga të gjithë

ju i thatë të ligut peqe.

Që të zinit një kolltuk

aq u ulët u përkulët

sa në pragun e armikut

vajtët si k**** u ngulët.

As ju hahet, as ju pihet

vetëm titullin e doni, dihet

teksa fshati i varfër digjet

krye kurva nis e krihet.

Sidomos, ju dredharak

ju me zemra aq të nxira

ju dinak, ju shushunja

ju gjahtarë në errësira.

Çna pa syri,çna pa syri

hunda juaj ku nuk hyri

te i miri, te i ligu

te spiuni më i ndyri.

Dallavera nëpër zyra,

dallavera në Pazar

dallavera me të huaj,

dallavera me shqiptar.

Vetëm, vetëm dallavera

dhe në dëm të këtij vendi

që ju rriti, që ju ngriti

që ju ngopi, që ju dëndi.

Dhe kujtoni tash e tutje

me të tilla dallavera

kukuvajka do përtypë

zog e zoga si përpara.

Po jo, grushti do të bjerë

përmbi krye të zuzarëve

koha është e maskarenjve

por Atdheu i Shqiptarëve.

Cfare ka per tu skandalizuar

Cfare ka per tu skandalizuar tashme ne Shqiperi? A nuk kane ndodhur 1001 ngjarjet qe nje qytetari te pertej kufinjve tane as nuk do ti shkonte ne mendje ne enderrat e tij me te keqija????? Ne Shqiperi me nuk ben me pershtypje asgje, sepse gjithcka e keqe, e ndyre, e peshtire eshte pranuar dhe bere pjese e kultures tone.

Harbimi!!! Te dukurit!!! Vuajtja per pak vemendje!!!

Harbimiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii!!!

Perse duhet te shkruaje shtypi? Kush ka shkruajtur per harbimin kulturor, per degradimin moral, per materializmin gerryes, pompoz qe ka erresuar shpirtin? A nuk eshte kjo feste ashtu si festat e tjera qe bejne Shqiptaret? Ditelindja e Metes eshte njesoj si festimi per anetaresimin ne Nato, eshte njesoj si moskokcarja e popullates per problemet e Shqiperise. Eshte njesoj si festat me shale perjashta neper klubet e Tiranes, eshte njesoj si te qendruarit ne kafene per ore te tera duke u marre me thashetheme. Eshte njesoj si qejfi, te mbushurit e barkut, te pimet neper klube ku nuk konsumohet tjeter vecse injorance e show patetik veshjesh.

A nuk eshte kjo feste shembellim i festes se madhe popullore qe na karakterizon edhe kur politika apo ne ja fusim sa krahu njeri-tjetrit?

Dje ne Spanje studentet protestuan per disa vendime te qeverise. Ne Shqiperi studentet kane halle te tjera, ato qe permenda me siper.

E pra, lereni Meten & Co, se eshte njesoj si Berisha & Co, si Basha & Co, si Inis Gjoni & Co, si tallavaja, etj etj etj. Ky popull nuk ka cipe te skandalizohet........qejfi eshte qejf, ne pa qejf vdesim, ne pa lokale vdesim. Gezojeni qejfin me sqetulla palare nga mungesa e ujit.

Add new comment