Kauzat e vërteta kanë vdekur?

Postuar në 17 Mars, 2014 13:03
Koloreto Cukali

A e keni pyetur veten ndonjëherë se pse Shqipëria nuk funksionon? Unë po. Thuajse në çdo shkrim timin, përpiqem të gjej përgjigjen e kësaj pyetjeje, pse ky vend është kaq jo-funksional dhe kaq anti-europian në vlera. Dhe mu teksa po përpëlitemi të ‘hyjmë’ në Europë.  Kam frikë se integrimi nuk është veçse një miks dëshire të pandërgjegjshme për të mos u ndjerë si dele e zezë dhe nevoje për të gjetur një tajë që të na ushqejë. Shqipëria, përkundrejt optimizmit dehës të disa pak vetëve që nuk u duket “edhe aq keq”, përmbledh një tufë vesesh e anti-vlerash, që të gjithë i dimë. Jo për t’u zgjatur, por sa për formalitet integrues, mund t’i përmbledhim me 2 rreshta: “hajdutëri në nivel individual e shtetëror, dhunim i vazhdueshëm të pambrojturve, dhunim jashtë çdo principi e ligji i punëtorëve, dhunë ndaj femrës e fëmijëve, aborte selektive, mjerim i pafund që çon në vetëvrasje, mungesë shprese, përvetësim e zhveshje prone, shkatërrim trashëgimish kulturore e vlerash urbanistike, abuzim sistematik i posteve shtetërore, vjedhje zgjedhjesh, drejtësi e përlyer deri në sqetulla me krimin”; dhe jemi të tërë njësoj. Korruptohu, ose vdis.

Tani që rikujtuam pak ku jetojmë, dua të hedh sytë tek një vend shumë më i madh se ne, të cilin, nuk e di pse jemi të prirur ta shohim nga lart poshtë, sikur të ishim më lart në trungun e civilizimit sesa ata: India. Vendi ku, të tërë shqiptarët që kanë qenë, më këshillojnë të mos vete. India, ky vend i varfër, analfabet e i pistë. Vendi ku mund të marrësh kushedi ç’sëmundje. E kemi parë dhe në TV. Slumdog Millionaire.

Në Indi para pak kohësh nuk pushonin protestat për një vajzë të përdhunuar. 1 (një) vajzë e përdhunuar, në një popullsi një miliardëshe. Njerëz të zakonshëm që kanë vendosur të dalin për një kauzë. Në Indinë e mjerimit. Duke parë Indinë, mendoj për kauzat e pafundme që ne mund të kishim. Baballarë që vrasin vajzat. Xhaxhallarë që i përdhunojnë. Pleq që u presin kokën. Gra që hidhen nga ballkonet prej mjerimit. Fëmijë që vetëvaren në mes të fshatit. Prindër të vrarë në mes të bulevardit. Fëmijë që punojnë në fabrika vdekjesh. Minatorët që vdesin si minj në minierat e krimit. Kauza ka plot. Po aq sa India e analfabetizmit. Kauzat tona mund të jenë njerëzore, por, banorët e këtij vendi a janë ende njerëzorë? Shqiptarët – ata që banojnë, jo ata që lëshojnë kushtrimin nga fundi i botës, në blogje e rrjete sociale – gjithnjë e më tepër po humbasin identitetin njerëzor. Po kthehemi në qenie, që vetëm lehim.

Shoh vazhdimisht njerëz me shkollë të lartë, quajini po deshët dhe intelektualë, njerëz që edhe i kam xhan ose simpati personale, të rreshtohen për kauzat më të mbrapshta. Jam përpjekur t’i justifikoj. Jo pleqëria, jo halli, jo se janë emocionalë nga e kaluara. Në fakt, nuk ka asnjë lloj justifikimi për ta. Asgjë nuk mund të justifikojë mungesën e integritetit tek njerëz publikë. Dëmi i këtyre njerëzve që rreshtohen si pa gjë të keq me kauzën e Partive, e jo të njeriut, është i pallogaritshëm. Ata kanë zhvleftësuar çfarëdolloj kauze. Dhe këtu vimë fare afër njërës prej përgjigjeve të mundshme, se çfarë ka që nuk shkon me këtë vend.

Në këtë vend nuk ka më kauza. Ato janë shkatërruar një pas një. Kauzat kërkojnë një sinergji pozitive, e cila të mundet të imponohet, duke treguar se ka një grup njerëzish që vërtet u bëhet vonë për atë kauzë. Por, për fatin tonë të keq, për çfarëdo vektori pozitiv ndaj një kauze, makina e parasë ose pushtetit, shpesh partiake, mund të prodhojë një anti-vektor. Po të dojë, partia mund të nxjerrë 300 intelektualë që janë pro prerjes së kokës së femrave. Kemi njerëz që janë gati t’i shërbejnë çdo lloj anti-kauze, pa e menduar gjatë. Disa nga injoranca, disa nga mllefi, disa sepse paguhen, disa sepse shpërblehen, disa sepse nuk dinë të thonë ‘jo’.  Askush nuk del seriozisht në shesh për një kauzë, sepse e kanë të qartë që sheshi nuk është zgjidhja për kauzat e vërteta. Kauzat e vërteta kanë vdekur.

Po ç’ndodh atëherë, nëse në këtë vend nuk ka asnjë kauzë që të motivojë ndjeshmëri qytetare, nevojë për ndryshim? Ndodh gjirizi ku jetojmë. Pa kauza, nuk ka qytetarë. Shenja që qytetaria po kthehet, do të jetë, kur një kauzë e vogël, sado e vogël, të merret seriozisht dhe të mbledhë me mijëra në shesh. Jo thjesht kauzë votash.

nga Dita

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

filloje ti nje kauze, pse pret ta bejne te tjeret? Ne turqi kauzen e filloi nje njeri i vetem, i cili vendosi te rrinte pa levizur i heshtur para godines qeveritare. kaq e thjeshte eshte per te nisur nje kauze. keshtu qe pyetja qe duhet te shtrosh, ajo me e ndershmja eshte: perse ja kerkon kauzen tjetrit? perse nuk ja kerkon kauzen vetevetes? perse nuk e ke bere deri tani?

Ne qofte se nuk intelektual si ata te tjeret qe kritikon, nese nuk do te perfundosh edhe ti si nje qen leh, atehere bej dy gjera: e para, shkruaj nje artikull-vetreflektues, se perse ti vete nuk ke nje kauze. Dhe se dyti: Gjeje kauzen dhe vepro. mbase ke fat dhe te bashkohen edhe ty, ashtu si atij artistit turk, njerez qe kane si ty nje kauze, te njejten kauze. Urime!

Nje aktivist interneti qe ka kauze e lufton per te (qe i perflet ti dhe koleget e tu gazetare, duke ua shkaterruar kauzen)

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

"Po kthehemi në qenie, që vetëm lehim."  Shume e sakte Koloreto. Kjo vlen edhe per ty. Pavaresisht se lehja jote eshte me Europiane edhe ti vetem leh dhe nuk ben asgje. Sikurse te sygjeron edhe Anonimi, kap nje kauze (sepse me te drejte ke konstatuar qe ka shume ne kauza qe presin ne kete vend), filloje me vendosmeri dhe do te shikosh qe do kesh njerez qe do te perkrahin. Kauzat nuk vdesin kurre. Ato rrine ne letargji dhe presin heroin e tyre ti zgjoje nga gjumi. E keqja e ketij vendi eshte qe heronjte kane rene ne letargji per vete dhe ngushellohemi qe kemi analistet zgjuar.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

"Po kthehemi në qenie, që vetëm lehim."  Shume e sakte Koloreto. Kjo vlen edhe per ty. Pavaresisht se lehja jote eshte me Europiane edhe ti vetem leh dhe nuk ben asgje. Sikurse te sygjeron edhe Anonimi, kap nje kauze (sepse me te drejte ke konstatuar qe ka shume ne kauza qe presin ne kete vend), filloje me vendosmeri dhe do te shikosh qe do kesh njerez qe do te perkrahin. Kauzat nuk vdesin kurre. Ato rrine ne letargji dhe presin heroin e tyre ti zgjoje nga gjumi. E keqja e ketij vendi eshte qe heronjte kane rene ne letargji per vete dhe ngushellohemi qe kemi analistet zgjuar.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Koloreto, per femijet qe punojne ne fabrikat e vdekjes, apo per minatoret qe vdesin si minj neper miniera (a me verte punon ndonje miniere ne Shqiperi?) te jap te drejte dhe mund te ngjizen edhe kauza rreth tyre, por mendoj se nuk mund te kete kauze per xhaxhallaret qe perdhunojne mbesat se  nuk ma merr mendja qe perben nje shqetesim kaq te shpeshte ne Shqiperi, me gjithe disa pre shembujve te tjere qe sjell ti.

Sa per shembullin e Indise, me fal po me duket se po e keqperdor pak. Ne Indi egziston ajo qe konsiderohet si kultura (eh, kulture i thencin) e perdhunimit. Njerezit nuk bene kauze se ndodhi nje rast perdhunimi, njerezit bene kauze duke marre shkas nga disa raste qe ndodhen rresht dhe u denoncuan publikisht (deri nje turiste u perdhunua ne grup) perkunder faktit qe perdhunimet duke marre parasysh edhe numrin e madh te popullates ndodhin per dite dhe nuk denoncohen. Megjithate, e vleresoj perpjekjen tende dhe kambanen qe tund ti, por sikur te mos i paraqitesh gjerat sikur po tregon ndonje film horror mbase mund te jesh me prane realitetit.

Submitted by Kaso (not verified) on

Un jam nga ato qe lehin nga cepat e botes jo nga brenda Shqiperise. Autori ka shume te drejte por pa u shprehur nuk mund te rrihet kur sheh neperkembjen e individit dhe denigrimi qe u ndodh qytetareve ne atdheun tone. Kauza ka dhe ka shume dhe ky mendoj eshte problemi, jan shume dhe njerezit nuk dine nga t'ia nisin. Por politikanet tane jane aq finoke sa ta mbajne popullin te zene me preokupimin e gjetjes se bukes se gojes qe te mos kete mundesi te mendojne per kauza te tjera.

Submitted by GJINOJA (not verified) on

Koloreto, mos u cudit! Do te kuptosh se prse ngrihen ne proteste njerezit ne indi? Lexo Gandin!

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Ne bote ekzistojne shfrytezuesit dhe te shfrytezuarit.

Kush mbron shfrytezuesit eshte i djathte.

Kush mbron te shfrytezuarit eshte i majte.

50 iluministe ne te gjithe boten drejtuan gjithe rilindjen ne europe.

Ne shqiperine moderne ekzistojne vetem markat me fame boterore : PD,PS,LSI,etj.

Tek ne nuk ka rendesi produkti qe del nga keto marka,sepse mungojne standartet.

Keshtu qe ne jemi ne cdo gje te paret,sepse nuk kemi me ke te krahasohemi, nuk ka pike referimi.

Submitted by Endri (not verified) on

Nga mendimi yt per te djathtin dhe te majtin nuk di a te qesh a te qaj. Para se te shkruash kerko ne internet perkufizimet te pakten qe mos dalesh jashte teme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.