Polemikë : Aurel Plasari versus Orgest Azizi
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/6271_32959ve3_0.jpg?itok=Anz9jBjM)
Sot në ‘Panorama’ ish publikuar një shkrim i Aurel Plasarit, në të cilin ky i fundit polemizonte me një autor tjetër, i cili nga ana e vet kish publikuar (në gazetën Dita) një shkrim kritik mbi veprimtarinë e organizuar me rastin e publikimit të librit «Rrno për me tregue» të Zef Pllumit në Itali, dhe aty ka përmendur, krahas të tjerëve, dhe «drejtorin e bibliotekës kombëtare». Plasari, në të njëjtën mënyrë, nuk ia përmend emrin ; ai e ka identifikuar si «kurbetçiu». Por fjala është për Orgest Azizin.
Polemika është me tone të forta, me nëntekste e me goditje «të pamëshirshme». Më poshtë po i publikojmë të dy shkrimet, në fillim atë të Azizit e më pas atë të Plasarit.
«Vdis vetëm për me u tradhtue », ose Zef Pllumi në Lampeduza
Nga Orgest Azizi
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, tradhtimi
Kafshatë që të mbetë në fyt e të ze trishimi,
Kur sheh flokët e lyeme e ato pare t’pista
Tek përdhosin shpirtna e zgërdheshen nën drita.
The Invasion of Body-snatchers
E çuditshme është, jo pak, ngritja e parezistueshme e Zef Pllumit në kapital simbolik absolut, të ekspozuar ndaj përdorimesh (përdhosjesh) publike nga më të ndryshmet. A thua do të zbardhen ndonjë ditë nëndhesat e kësaj succes story, ku t’birtë ambiciozë të shekullit të parasë, që plakun s’mund ta linin në “shejtninë” e tij të vyer (lexo : të konvertueshme në kapital të çdo lloji), i vërshuan si çakej rreth e rrotull, për të ngritur në hero të kohës atë që më së shumti, që nga përvoja e jetës e deri te qëndrimi i tërhequr, që nga mungesa e renvanshit e deri te përkushtimi ndaj dëshmisë, ishte në kundërshti të plotë me tiparet dhe personazhet sunduese të kohës sonë : me platetë televizive, me kostumet firmato, me makinat e mëdha, me mafjen e biznesit dhe të ngjirurit për prona e për pushtet.
Territori i përvijuar kështu rreth kësaj figure të hiper-konsensualizuar, seç i përket një gjeografie të çuditshme, ku nën hyqmin e një « biznesmeni » të pushtetshëm të dalë nga « Zëri i Popullit », vijnë e mblidhen kandidati i përjetshëm për Nobel dhe drejtori i përjetshëm i një biblioteke që vetëm emrin e ka Kombëtare, «nipër» e «mbesa» që hipin në kurrizin e plakut për të arritur ndonjë post në ministri apo vende nëpër juri çmimesh letrare, kryetare kuvendi që shajnë presidentin e çojnë dhëndurët e pashkollë nëpër ambasada, pronarë, analistë, opinionistë e të tjerë pari, që vendosin, post-mortem, të japin një çmim (për miqtë e tyre) me emrin e plakut, kinse në homazh të tij.
Deri këtu, edhe figura e Zef Pllumit kishte rënë prè (e pritshme) e asaj alkimisë së fëlliqët që duket se është bërë normë te shqiptarët e tranzicionit, ku gjaku i të vrarëve (dhe derdhja shpesh e pazbardhur e tij) konvertohet fët e fët në pushtet, ofiqe e parà : gjaku i Azem Hajdarit në ndonjë liçensë avokatie, ai i të vrarëve për universitetin e Tetovës në sipërmarrje diplomash false, ai i dëshmorëve të UÇK-së në pishina me delfin kodrave rreth Prishtinës, ai i të vrarëve të Gërdecit e të 21 janarit në një gjysmë-alternancë banale pushteti. E kishim lënë (sh)përdorimin e fundit të këtij kryeshenjuesi publik (emblemë e lirë, me sa duket, nga çdo e drejtë autori dhe, pra, e «xanum», si përherë, nga më të fortët) te ky zaptim i fundit – që do të kish qenë thjesht bajat po të mos ishte pjesë e kësaj radhe të pandalur brengosjesh – ku bashkia e qytezës Shëngjin vendoste që, në edicionin e parë të ndarjes së çmimeve «At Zef Pllumi» (jo një, por disa, që të ketë për të gjithë), t’ia jepte njërin prej tyre një ish-spiuni të sigurimit, të vetërrëfyer si i tillë!
Dhe ja ku na bie përsipër ky turp, duhma e ardhur nga përtej detit, që i rrafshon si kala fëmijësh në rërë manipulimet e vockla të mëtonjësve të provincës të mbledhur rreth emrit të madh, sikundër kreshnikët e Itakës së dikurshme rreth avlëmendit dhe sharmeve të Penelopës. Ia behu sërish Bajlozi flokëlyer me televizione dhe parà, që kësaj here kërkon shpirtin e një plaku të vdekur dhe jo më virgjëresha (ç’budallë që jam, sigurisht edhe ato, mbi të gjitha ato, siç ia tha troç kryeministrit tonë të qeshur): 12 milionë kopje të përkthimit italisht të Rrno vetëm për me tregue do t’u shpërndakan në çdo vatër italiane, nën kujdesin dhe nga xhepi i vetë Kavalierit të tronditur, që italianët të mësojnë se ç’bishë e egër vrastare është komunizma.
12 milionë kopje ! Primo Levi t’i vijë anës, me meditimet e tij të dhembura deri në vetëvrasje mbi pasojat e krusmës totalitare ende deri sot, anës t’i vijnë Jean Améry gjithashtu i vetëvrarë, Imre Kertezsi megjithë Nobelin, Charlotte Delboo dhe Varlam Shallamovi, partizanët e internuar në kampet greke dhe nënat e të pagjeturve nga Kili dhe Spanja deri ne Kosovë, si dhe çdo dëshmitar tjetër i kampeve të përqendrimit, çdo viktimë e mbijetuar e nazizmit, stalinizmit apo (neo)fashizmave të çdo kontinenti, deri te afrikanët e ndjekur para do vitesh në «gjueti zezakësh» në jugun italian.
De profanatione
Gazeta, si përherë, nuk thotë më shumë. Mësoje dhe plas po deshe! As se si krisi kështu kjo rrufe në qiellin pa re. As se si u bë botues e zbulues talentesh letrare ky i dënuar multiprocesual, ky ish-kryeministër i zbuar nga parlamenti i vendit të vet. As se kush e autorizoi në emër të të vdekurit e kush i mbledh të ardhurat marramendëse të copyright-it, që duhet të arrijnë në dhjetëra miliona. Na duhet t’i marim me mend vetë.
Dhe vërtet, sa lehtë mund ta përfytyrojmë Kavalierin, teksa tronditet, mes dy orgjish në vilën luksoze, i shtrirë ndoshta mes dy kofshësh dhe një gjoksi, duke shfletuar disa faqe të shpëtuara nga ferri përtej Adriatikut. Ndoshta një ditë ka harruar edhe flokët pa lyer nga pikëllimi. Me gjasë, e ka diskutuar me Kadafin idenë e ndonjë përkthimi të librit në Libi, si shpërblim për huazimin e metodës së bunga-bungas. Nga lumi i 12 milionë kopjeve, me siguri ka vendosur t’u dërgojë nga një me firmë personale ish-të mbyllurve në stadiumin e Barit, që i iknin naivisht ferrit aq bukur të përshkruar në libër, por edhe familjeve të të mbyturve të sotëm (të «mbyturit» pikërisht, siç thoshte Primo Levi: I sommersi e i salvati, te libri me nëntitull : « Auschvici 40 vjet më pas »), atyre që janë në gjyq pa krye kundër shtetit italian për fundosjen e Katrit të Radës ; atyre të tjerëve, sa e sa të paemër, që dergjen thellësirave të Otrantos, atyre që qeveria e Kavalierit zemërlënduar donte t’i shpallte delinkuentë për shkelje kufiri dhe t’u hapte zjarr, se s’kishin fatin të ishin as femra të bukura e as priftërinj të vdekur.
Se ku e sheh hamshori i Milanos, aq shumë i interesuar për mbesën e liberalit Mubarak dhe miku për kokë (cilën nga ato?) i demokratit Kadafi, rrezikun e madh komunist t’i avitet Italisë, apo ndoshta dhe tërë botës së qytetëruar sipërmarrëse dhe katolike, një zot e di. Me siguri, rrethimi nga « gjykatësit e kuq » dhe laku që po i mbyllet përherë e më shumë, ia ka errur vështrimin, aq sa ta marrë shefin e brigadës financiare të Romës për sivëllanë e Aranit Çelës. Por s’është vetëm kjo. Fundja ai e di mirë se në Regina Coeli kanë rënë tashmë Adriano Sofri, Toni Negri apo Paolo Persichetti, ish-autonomët dhe brigadistët e kuq, por jo ai dhe të tijtë.
Përdorimi hiperbolik i librit të Zef Pllumit nga aleati i Lega Nord i takon atij privilegji të dyshimtë që i pati rënë për pjesë dikur edhe Hannah Arendtit apo Sollzhenicinit, kur analizat dhe dëshmitë e tyre, deshën s’deshën, u përdorën si armë ideologjike e Perëndimit më reaksionar në luftën e ftohtë kundër totalitarizmit (në rënie nga vafti e sipër) ; si ekrane për të maskuar e heshtuar ripodhimin e përditshëm të « jetës së zhveshur » (« vita nuda » : G. Agamben) në zemër dhe në skaje të Perandorisë demokratike (Vietnam, Afrikë, Kili, Irak dhe në të gjithë kufijtë e Europës së ndarë a të bashkuar) ; kur njëra dorë tundte Arendtin dhe tjetra vërviste nga avioni rrëketë e napalmit ose trupat e torturuar të sindikalistëve në det të hapur.
Para dy-tri vitesh, konvertimin mediatik të « biografisë » së Enver Hoxhës në duart e një historiani të improvizuar, megjithëse abuziv, mund ta shihnim, fundja, si një farsë të mjerë provinciale, të luajtur diku « në një cep të Ilirisë së poshtme », në të njëjtën kohë me hapjen e TEG-ut. Tekefundit, bëhej fjalë për vrasësin dhe vetëm familja kish të drejtë të lëndohej. Po këtë nëpërkëmbje shumëmilionëshe si ta quajmë? A ka vallë fjalë në tipologjinë e zhanreve që t’i shkojë? Tragjedi jo se jo, se ajo kërkon heronj dhe jo vemje krenare të mbushura me testosteron. Komedia është tepër e dhimbshme dhe nuk e kuptojmë se kë mund të bëjë për të qeshur. Ngurrojmë ta quajmë edhe cinizëm, për të mos i hyrë në hak filozofit të vjetër athinas, që Aleksandrit të Madh, mbretit të botës, i tha : «Hiqmu se më zure diellin!». Po edhe dhunuesit e varreve e kanë një arsye, dhe të paktën fshihen e veprojnë natën dhe jo nën dritat katodike faqe botës (që ndjen turp).
Përdorimi i pavend (më e pakta) i librit të Zef Pllumit është i fëlliqët jo vetëm nga strategjia përfituese e Kavalierit, jo vetëm nga përdormi i tij si trofé, për t’u kthyer me duartrokitje unanime në Senatin nga ku e përjashtuan, jo vetëm si shashka e radhës për të tërhequr vëmendjen e opinionit dhe lustruar figurën e vet. Më e rëndë akoma është zhvatja, me armën e parasë, dhe shpërvetësimi i një populli të tërë nga një pjesë e vyer e pasurisë intime, nga dëshmia e së shkuarës së afërt që u takon të gjithëve (bashkëkombasve dhe gjithë njerëzisë), e që vlen pikërisht për sa që rri dhe bie jashtë sferës së interesit. I ndyrë dhe obsen është aneksimi i bujshëm (dhe pa luftë kësaj here) i një trashëgimie tri herë të brishtë : për nga mënyra e artikulimit dhe mbijetimit, për nga vdekja e autorit dhe për nga varfëria e popullit nga e cila ajo vjen ; e ndyrë është, së fundi (po shtrirja e kësaj ndotjeje është pa fund), fjala e shkulur me zor përtej varrit, mobilizimi i pafre i veprës dhe kujtimit të të mbijetuarit për t’i shërbyer një kauze mëse të dyshimtë, suport i pavullnetshëm dhe i çarmatosur i një ideologjie jo më pak mashtruese. Atë që nuk e bëri dot komunizmi me dhjetëvjeçarët e burgjeve të veta, e bën Kavalieri (dhe ndihmësit e tij andej e këtej detit), duke e detyruar atë të flasë e të vihet në shërbim të ambicjes dhe pushtetit. Dy herë i vdekur plaku, si shumë të tjerë, dhe dihet se vdekja e dytë është më e rëndë se e para.
Varreza detare
Para disa vitesh, kur sivëllai francez i Berlusconit, presidenti Sarkozy, deshi të lyente imazhin e vet duke panteonizuar Albert Camus-në, familja e shkrimtarit e refuzoi një « homazh » të tillë, që vinte era interes elektoral, nga ai që ndërseu opinionin dhe lëshoi policinë e armatosur kundër rromëve dhe arabëve. Por skrupuj të tillë s’kanë vend në Shqipëri, ku neofashisti i një Aleance të harruar Kuqezi zapton pa të keq bulevardin Dëshmorët e Kombit pikërisht në ditën e 7 prillit, dhe ku populli 100 vjet i pavarur ushqehet në ditën e dasmës kombëtare me tortën shumëtonëshe me të njëjtat ngjyra. Pak rëndësi kanë refugjatët dhe ata që fshihen ende « pa letra » në qytetet e Europës së tmerruar nga komunizmi, pak rëndësi ka racizmi që hidhet sa nga shqiptarët (albanese! terrone!) te rromët, sa nga rromët te arabët, sa nga kurdët te «marokenët». Pak rëndësi ka se të vdekurit e Otrantos, mish për top a mish për peshk, janë sivëllezër të të tjerëve të mbytur, sot e kësaj dite, brigjeve të kështjellës europiano-demokratike: sirianë e afganë para një muaji në Farmakonizi (Greqi), libianë para pak javësh në Ceuta (Spanjë), tunizianë e afrikanë subsaharianë çdo javë në Lampeduza (Itali) ; dhe se të gjithë bashkë janë sivëllezër me priftin e burgosur, të gjithë të pafajshëm, trupa të dërrmuar, të mbytur a të shpëtuar nga varka vrastare e «thanato-politikës» së çdo ngjyre. Pak rëndësi kanë të gjitha këto. Por çfarë pra, atëherë, ka rëndësi?
Pak rëndësi kanë, flas, në Shqipëri. Nanni Moretti, regjizori i Kajmanit, e ka ndërtuar një pjesë të mirë të veprës së vet kinematografike si dyluftim (të pabarabartë), betejë pothuaj personale kundër hidrës berluskoniane, ku kamera e kineastit i kundërvihet si armë ekraneve të panumërta të mediokratit. Shihni Aprile, dhe skenën e bukur të zbarkimit të refugjatëve shqiptarë. Por në Shqipëri, Nanni e ka të humbur betejën. Kur vjen puna për Italinë, kundrejt plagës së pashërim të Primo Levit dhe klithmës së ndjerë të Pasolinit, shqiptarët preferojnë Federico Moccian dhe masturbimin me « paradokset » plot kripë dhe erudicion të Umberto Ecos ; kundrejt imazheve të kinemasë preferojnë të drogohen me televizionin e Kavalierit (për shtatë spektatorë në projektimin e filmave të Carmelo Benes, sa miliona dynden përditë para Opinionit – surrogato e emisioneve të Bruno Vespës) ; kundrejt ritmeve të Paolo Contes dhe gjëmbave në Ascanio Celestinit, preferojnë Elsa Lilën dhe Pippo Baudon.
Filtri Adriatik funksionon sot, në të dyja kahet, si një kullesë a sitë së prapthi : lë të kalojnë peshqit e mëdhenj e të bujshëm, por jo kumtet e holla dhe me vlerë, që kush e di ku mbyten rrugës, bashkë me të tjera viktima. Në raport me Italinë, Shqipëria duket sot paradoksalisht më e izoluar se kurrë : gjithë çka vinte si emancipuese nga bregu përballë, para dhe pas ’90-ës, është tkurrur sot në autostradën mediatike dhe në mimetizmin më tëhuajësues. Gjithçka duket e destinuar të bëhet bërllok, sapo hidhet ne bregun tjetër. Vitet mund të kalojnë, Italia mund të mbushet me qindra mijëra shqiptarë që banojnë e rriten aty, shkojnë e vijnë, interneti dhe fejsbuku të vërshojnë kudo : hidhu përpjetë po deshe, « italia » që zbarkon në shqipëri vazhdon sot e gjithë ditën të kalojë nga të njëjtat diana çule e të njëjtët virgjil muçër, nga i njëjti « institut kulture » dhe të njëjtët aurel plasarë : dhe për sa kohë të jetë kështu (po pse vallë është kështu?), pamfletet neo-raciste dhe anti-islame të Oriana Fallacit lehtë do t’ua zënë frymën faqeve ku Primo Levi evokon ata « Muselmanen », që dergjeshin kampeve të përqendrimit dhe e ndien veten në faj ndaj tyre.
Unë vetë nuk e kam lexuar ende librin e Zef Pllumit. Çmimi, për dreq, ishte goxha i shtrenjë, dhe, duke mos qenë shpesh një Shqipëri, nuk pata rastin ta bleja. Ia kërkova dikujt, dhe ma dha, por koha e qëndrimit ishte e shkurtër, libri i gjatë, dhe mjaft i trashë për t’u futur në bagazhet që ende janë ato të një gjysmë-refugjati. Por e lashë në Tiranë, ta lexoja në rastin më të parë, siç kam lexuar me interes të tjera gjëra të ngjashme.
Por tani nuk do ta bëj ! Do të më vinte turp të më shihnin në kafe me librin e përlyer. Jo, do vë pak para mënjanë, do blej një biletë avioni dhe do të shkoj edhe unë, si Marinne Le Peni, në Lampeduza : dhe atje, me vështrimin e humbur në atë Mare Nostrum përherë e më tepër të shndërruar në Mare Mortis, do të meditoj këto fjalë solidariteti të vrazhdë, të ardhura nga një Itali tjetër : «Nëse kjo është e vërtetë, nëse kuptimi i kampit qëndron në materializimin e qëndrueshëm të gjendjes së jashtëzakonshme dhe në krijimin e një hapësire të veçantë për « jetën e zhveshur » si të tillë, atëherë na duhet të pranojmë se kemi të bëjmë me kamp sa herë që ballafaqohemi me një strukturë të tillë, pavarësisht nga masa e krimeve të kryera në të dhe cilatdo qofshin emërtimi dhe topografia e saj e veçantë. Kamp do të jetë kështu si stadiumi i Barit, ku në 1991-shin policia italiane grumbulloi përkohësisht emigrantët klandestinë shqiptarë, para se t’i përzinte drejt vendit të tyre, ashtu edhe Vél d’Hiv (Velodromi i Dimrit) në Paris, ku autoritetet kolaboracioniste të Vichy-së mblodhën çifutët para se t’ua dorëzonin gjermanëve ; si kampi i refugjatëve në kufirin spanjoll, pranë të cilit vdiq Antonio Machado në 1939-ën, ashtu edhe të ashtuquajturat zones d’attente (zona pritjeje) të aeroporteve ndërkombëtare franceze, ku mbahen të mbyllur të huajt që presin njohjen e statusit të tyre si refugjatë. Në të gjitha këto raste, një vend në dukje pa rëndësi, përvijon në të vërtetë një hapësirë ku sistemi normal është faktikisht i pezulluar dhe ku mundësia e akteve pak apo shumë mizore, nuk varet nga e drejta por vetëm nga qytetaria dhe sensi etik i policisë, që vepron përkohësisht si forcë sovrane » (Giorgio Agamben : «Kampet si pardigma» – sesi vepron kjo polici, kur quhet Frontex apo « roje e kufirit detar», e dimë tashmë mirë).
Dhe do të pres të më aviten, si të yshtyra nga fjalët e filozofit në këtë Elsinor të jugut, fantazmat e afrikanëve « të mbytur » dhe, bashkë me to, shpirti i trazuar i At Zef Pllumit:
“List, list, O list!
If thou didst ever thy dear father love-
Revenge his foul and most unnatural murder
Murder most foul, as in the best it is;
But this most foul, strange and unnatural.
Now, hear:
The serpent that did sting thy father’s life
Now wears his crown.”
Paris, mars 2014
Kultura e thashethemit kundër At Zef Pllumit
Aurel Plasari
Kulturës së thashethemit, që po lulëzon në Shqipëri prej më se njëzet vjetësh, i shtohet zëri i një kurbetçiu të cilit as emrin nuk ka vlerë t’i përmendësh. Bën pjesë në tipologjinë e njohur të atyre që, siç e përshkruan një miku ynë, mbasi kanë dështuar të identifikohen me diçka pozitive në këtë botë, gjejnë një nga mënyrat më të neveritshme për t’i bërë marketing vetes: duke përgojuar të tjerët. Këtë kurbetçi e paskësh bezdisur jehona e botimit dhe promovimit në Itali të vëllimit të librit të kujtimeve të At Zef Pllumit “Il sangue di Abele”, posaçërisht promovimi i saj në Senatin e Republikës së Italisë prej Silvio Berluskonit. Prandaj, që nga kurbeti, ka lëshuar diatribat e fëlliqura në më shumë se një të përditshme të Tiranës. Në qoftë fjala për teprí të Kavalierit me promovimin e librit në fjalë dhe orvatje të tij për të nxjerrë përfitime prej një vepre si ajo e Kujtimeve të At Zef Pllumit, ato rezerva i kam vënë vetë në dukje në një bisedë në “Vizion +” qysh të pasnesërmen e veprimtarisë së zhvilluar në Senat. Pra, për tepritë e Silvio Berluskonit në veprimtarinë në fjalë kurbetçiu nuk thotë ndonjë gjë të re dhe është i vonuar në krahasim me mua. Për më shumë, për Silvio Berluskonin kanë të drejtën të shprehen ata dhjetë milionë italianë që e votojnë dhe ata miliona të tjerë që nuk e votojnë.
E reja në diatribat e fëlliqura të fëlliqura është kapja tinëzare e rastit për diç tjetër: për të përgojuar jo vetëm Silvio Berluskonin, por edhe të afërmit e At Zef Pllumit, edhe bashkëpunëtorët e tij, edhe miqtë e tij, kinse këta po përfituakëshin “në kurrizin e plakut” - kështu shkruan – për poste a përfitime a për çfarë e di vetëm një fantazi e mbrapshtë. Lexuesit me të drejtë mund të kenë pyetur: Po nga i di kaq mirë kurbetçiu punët e At Zef Pllumit? Afritë e tij? Bashkëpunimet e tij? Miqësitë e tij? Me këto farë “studimesh” qenkësh marrë në kurbet? Ky, lexues, i di këto pikërisht nga kultura e thashethemet, - dhe këtë term e kam pikërisht prej At Zef Pllumit, - me të cilën ushqehen jo rrallë mediat që e parapëlqejnë një ushqim të tillë të ndyrë. Ndër këta që po përfituakëshin “në kurrizin e plakut” kurbetçiu përmend sidokudo kalimthi edhe drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, që për çdo lexues i bie të jem unë vetë.
Që kurbeti, pos shumë traumash të tjera, shkakton ndër disa kurbetçinj edhe probleme psikike, kjo dihet dhe meriton vetëm keqardhje. Por kur shkakton edhe probleme të rënda të karakterit dhe, që nga kurbeti, i nxit të përfshihen në kulturën e thashethemit, në këtë rast kurrfarë keqardhje nuk meritojnë për këtë deformim. Do të doja të ma mirëkuptonin termin e “kurbetçiut” shumë miq të mi të mërgimit, ngase edhe unë i kam mirëkuptuar: mërgimi në vetvete është rrugë e vështirë. Vetë njëri ndër më të mëdhenjtë e të mërguarve, Solzhenicini, a nuk pati thënë që “mërgimi është një rrugë për askund”? Ndërsa kurbetçiu është mërgimtar, është specie tjetër. Dhe si i tillë ai përfaqëson një nga ato raste kur, përveç dëmit që synojnë të bëjnë, nxisin diç të mirë: hapjen e letrave dhe thënien e të vërtetave sipas parimit “sa më shumë përsëriten gënjeshtrat, aq më shumë duhen pohuar të vërtetat”.
Bashkëpunimi i At Zef Pllumit me Aurel Plasarin kurrfarë lidhjeje nuk ka me “drejtorin” e Bibliotekës Kombëtare. Njohja e tyre daton në dhjetorin e vitit të hershëm 1990 dhe është bërë me nismën e vetë Françekanit tanimë të Madh, sikurse e ka treguar disa herë në intervista të tij. Por: e ka treguar për ata që e kanë lexuar. Madje shkasin e ka dëftuar gjerë e gjatë edhe në njërin nga librat e tij kur më 1996 ka treguar për një ngjarje të veçantë të dhjetorit 1990, përkujtimin e 50-vjetorit të Gjergj Fishtës si vijon:
“Ndërkohë për Poetin po afrohej 50-vjetori i vdekjes. Atëherë nji grusht intelektualësh shqiptarë, të pamvarun prej partive e politikave, të gjithë të nji breznie të re, menduen me e hapë sherrin me ‘vijën e partisë’ në letërsi dhe arte: vendosën që 50-vjetori i vdekjes së At Gjergj Fishtës ma nuk duhej kalue në heshtje. Ishin Aurel Plasari, Skënder Buçpapaj dhe Rudolf Marku [...]. Në mure u ngjit njoftimi për ‘përkujtimin’ e Fishtës me 28 dhetor 1990; nji njoftim i habitshëm, për herë të parë i nënshkruem me formulën demokratike gati të harrueme: ‘nga nji grup dashamirësh të poetit’ [...]. Fjalët me të cilat A. Plasari mbyllte pleduarinë e tij këtu e gjashtë vjet ma parë ishin domethënëse: ‘Gjysmëshekulli që ka kaluar prej vdekjes së tij fizike e ka vërtetuar jetëgjatësinë e veprës së tij letrare, me gjithë kushtet specifikisht të vështira në të cilat i është dashur asaj të gjallojë. Na bie neve, breznisë që do të përgjigjemi tash e tutje edhe për respektin ndaj traditës sonë letrare, t’ia japim asaj votën e dashurisë. Jo me fjalë. Ta mbrojmë këtë jetëgjatësi duke ia shtypur e rishtypur pjesën më të mirë të kësaj vepre e, sidomos, duke rregulluar marrëdhëniet e saj me historinë e letërsisë. Unë do të thosha: Jo duke i dhënë Fishtës vendin që i takon, por duke i kthyer historisë së letërsisë atë çka i mungon’”. (At. Z. Pllumi, Françeskanët e mëdhaj, f. 26-27).
Lidhjen e kësaj njohjeje të hershme të At Zef Pllumit me të mëvonshmin drejtor të Bibliotekës Kombëtare, nga njëra anë, dhe me hipokrizinë e mundshme të Silvio Berluskonit më 2014 vetëm një mendje e degraduar mund ta prodhojë. Jo vetëm sepse janë 23 vjet në mes, më 1990 kur Aurel Plasari as kishte në mend të bëhej “drejtor”. Por sepse ajo njohje shënonte fillimin e një bashkëpunimi të gjatë dhe fort të ngushtë, që do të kishte për kurorë të parë themelimin e edicionit të ri të revistës emërmadhe “Hylli i Dritës”, revistë e ndodhur ende sot shënjestër të xhihadistëve të vjetër dhe atyre rishtarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Fort i kujdesshëm për të vërtetat historike, këtë fragment historie vetë At Zef Pllumi e ka dëshmuar kështu:
“Në vitin 1993, me iniciativën e nji grupi të vogël intelektualësh, të kryesuem prej A. Plasarit, u fillue së rishti botimi i rrevistës ma të parë të kulturës shqiptare, themelue në vitin 1913 prej At Gjergj Fishtës, ‘Hylli i Dritës’, e mbyllun përdhunisht prej pushtetit komunist në dhetor 1944" (po aty, f. 28).
Kultura e thashethimit, në të cilën ligësia ndërzehet me smirën e zezë, ajo po: mund të sajojë histori recente për ndonjë drejtor të Bibliotekës Kombëtare që po përfituakësh “në kurrizin e plakut”. Aurel Plasari sigurisht që ka përfituar prej Françeskanit të Madh, madje ka përfituar shumë, vetëm se në një kuptim që asnjë xhihadist nuk mund ta rrokë. Këtë përfitim mund ta kuptojnë ata që kanë ndenjur, madje jetuar, pranë At Zef Pllumit. Dhe Aurel Plasari ka qenë ndër ata që ka përfituar jo kur ka qenë “drejtor”, - do të kishte qenë shumë vonë, - por qysh shumë herët. Gjatë vitesh të tëra kur mori përsipër ta mbështeste Atin françeskan në shumë nisma të tij kulturore, ndër to edhe në redaktimin e Kujtimeve të tij të përfunduara tanimë në veprën monumentale “Rrno për me tregue”. Madje shpesh, sikurse është treguar më se një herë, duke bujtur për kohë të gjata në Hospicin e Kuvendit Françeskan për të ndjekur fashikull mbas fashikulli shkrimin e Kujtimeve dhe redaktimin për shkak të brengës së autorit se mund të vdiste pa i mbaruar ato... Miqtë e përbashkët e dinë se më ka qëlluar për kohë të gjata të ulesha në tryezë me të tri herë ditën dhe të mësoja prej tij pjesë ndër më interesantet të historisë së kulturës shqiptare, pjesë ndër më të errëtat të politikës shqiptare, por edhe të njihja vise ndër më të mahnitshmet të Shqipërisë në rastet e shumta kur udhëtova me atë shtegtar të pasionuar në të katra anët e Shqipërisë etj. Njëri nga miqtë tanë të përbashkët, ish-student i Dhjetorit, Shpend Jeshnica, më ka kujtuar mes të tjerash në një koment në FB edhe një situatë që nuk e kam ditur dhe që sot kur e mësoj më emocionon:
“Mbaj mend një pasdite te shtëpia ku rrinte At Zefi. Na kishte ftuar si nipa të tij. Ishte Lulzim Gjekmarkaj, Agron Gjekmarkaj dhe unë. Kur po bisedonim na tha: Mos bani zhurmë kur të flisni, Aureli asht duke pushue dhe ka tre dit që po punon ditë e natë. Do ndihesha i lumtun në qoftë se nji ditë do ju shof duke ndihmue Aurelin në punën që po ban”. S’ka njeri në botë që mundet me baltosë atë lidhje të ndërtuar nëpërmjet respektit dhe mirënjohjes mes At Zefit dhe Aurel Plasarit. At Zefi të konsideronte mik, bashkëpunëtor, shok dhe njeri shumë të afërt. Ti ishe i vetmi në ato kohë që dita dhe nata s’kishin të ndarë në shtëpinë e At Zefit. Në atë kohë ti ishe familja e tij. Respekt për ty, Aurel, për ndihmën që i dhe At Zefit”.
Prej këtyre marrëdhëniesh të ngushta bashkëpunimi lexuesit mund të kenë nënkuptuar diçka nga Parathënia që kam shkruar më 1995 për Kujtimet e tij, tanimë edhe e ribotuar me titullin e njohur “Nën këmishën e hekurt të kujtimeve”. Që më pati besuar atë Parathënie, e kam quajtur dhe e quaj ende sot nder të jashtëzakonshëm. Dhe që thashethemexhinjtë e kurbetit t’i zhvesh cullak me mllefin tyre prej xhihadistësh që kinse i qajnë hallin “plakut”, ja ku po detyrohem të sjell këtu për herë të parë në faksimile vetëm njërin ndër kushtimet që më ka lënë në vëllimin II të sapobotuar të veprës monumentale “Rrno për me tregue”:
“Aurelit,
me dashuní, respekt e falnderime për mundin e madh derdhun në ketë libër.
Z. Pllumi, 25 – XII - 1997".
Tani më bie të pyes: Përse i shqetëson kurbetçinjtë e kulturës së thashethemit prania ime në Sallën e Senatit të Republikës së Italisë, në ceremoninë e promovimit të botimit në italishte të një vepre të rëndësishme të kulturës shqiptare me të cilën kam qenë i lidhur jo vetëm si bashkëpunëtor dhe mik i autorit, por edhe si redaktor i saj dhe autor i Parathënies së saj? Madje edhe kurrfarë lidhje të mos kisha në atë vepër, praninë time në atë ceremoni do t’ia detyroja për bukuri Urdhrit të Meritës të Republikës së Italisë që mund ta mbaja në kraharor, po të ma kishte ënda. Të kisha munguar në atë ceremoni, prestidigjatorët e kulturës së thashethemit do shqetësoheshin për të kundërtën: Përse mungoi vallë në atë ceremoni Aurel Plasari? Për ta mjafton që të gjejnë shtigje të liga për t’ia bërë marketingun vetes duke denigruar At Zef Pllumin dhe veprën e tij.
Shtigje të tilla i çojnë të përgojojnë deri edhe nipat e At Zefit. Si guxojnë? Nipat e At Zefit janë bërë copash për të sa ishte gjallë, e kanë rrethuar dhe ruajtur jo si truproja, por si shpirtroja të tij. Për mua vetë kanë qenë dhe mbeten ndër miqtë më besnikë. Po përfituakëshin nipat prej emrit të At Zefit?! Po afërmendsh që po: At Zefi nuk u la as çifligje, as pallate, u la pikërisht emrin e nderuar dhe të lavdëruar. A mos i bren kurbetçinjtë ndonjë brengë për emrat që mund të kenë trashëguar vetë?
Po ato shtigje i çojnë të përgojojnë edhe një shkrimtar të madh të shqiptarëve: Jo po s’e ka marrë Nobelin, jo po as ka për ta marrë ndonjëherë. Ç’lidhje kanë këto përgojime meskine me jetën dhe veprën e At Zef Pllumit? Marrëdhëniet e tij me intelektualët, të mëdhenj ose të vegjël, kanë qenë gjithnjë zgjedhje të vetë Françeskanit të Madh. Të tilla qenë ato me shkrimtarin që përgojohet. Ç’zekth i ngacmon kurbetçinjtë? Ata nuk do të mundin kurrë që At Zef Plumit t’i ndërtojnë një portret siç do ta donin ata: Françeskani i Madh ishte ashtu siç ishte: njeri i lirë. Po ta shtjelloja edhe më e të nxirrja, fjala vjen, foto nga koleksionet e mia, do të botoja një foto në të cilën At Zef Pllumi, në vjeshtën e vitit 1998, çapitet në kalldrëmet e Voskopojës tok me z. Servet Pllumi, i cili i ka shkruar krahun, gjatë pushimeve të simpoziumit ndërkombëtar “Voskopoja fenomen ballkanik”. Të dy qeshin: ndërsa At Zefi e quante me humor “marksist i madh”, prof. Serveti e quante “kushëri” duke lozur me mbiemrat e të dyve. Ky ishte Françeskani i Madh, ai që kur e pyetën për ndonjë “sekret” në mënyrën e të shkruarit të Kujtimeve të tij me aq sharm, u përgjigj që “sekreti” ishte vetëm një: “I kam shkrue pa inad”. Për mua, që kam ndeshur në jetë jo pak njerëz të mëdhenj, nga Shqipëria, Europa, madje edhe bota, At Zef Pllumi mbetet më e hapura mendje që kam njohur.
Dhe, meqë para rishtarëve xhihadistë të kulturës së thashethemit nuk ka më kuptim ruajtja e modestisë, po e flak atë tutje për një çast dhe, prej letërkëmbimit shumëvjeçar me Françeskanin e Madh, - ai do të botohet kur të fashiten rrethanat e mbrapshta të shoqërisë shqiptare, - po sjell po në faksimile vetëm njërën nga letrat e tij, si testament udhëpërçues që për mua është më i vyer se çdo dekoratë a urdhër nderi që kam marrë deri më sot:
“Paqë e të mira!
Shum i dashuni Aurel,
Më fal se po të shkruej pa tituj e pa grada shkencore, por vetëm sikur t’ishe djali em.-
Të lumtë, të lumtë për shka ke punue deri më sot për naltimin e kulturës shqiptare! Uroj që kështu i palodhun në tanë jetën tande që ke para të vazhdosh, sepse vetëm kështu ajo merr kuptimin e sajë të naltë. Shoqnia shqiptare ka mangut nji çetë njerëzish si ti për në dashtë me hy në radhën e popujve tjerë të qytetnimit europjano-prendimor.
Megjithse pak si vonë, po t’i baj urimet e vitit të ri 1997 jo vetëm për lumtuninë tande në shtëpinë e re, por edhe për vepra tjera të suksesshme ndër lamijet e kulturës.
Me dashuninë ma të madhe Z. Pllumi.
Tiranë, 4 Janar 1997".
As në Shqipëri, as në kurbet nuk ka pjella bastarde që t’i bëjë pis ato marrëdhënie e atë bashkëpunim në të mirë të kulturës shqiptare. At Zef Pllumi nuk rron më. Por jemi gjallë ne që nuk do të lejojnë asnjëherë përgojimin tinëzar të veprës së tij, shkrim për shkrim, dhëmb për dhëmb. Kur të mos rrojmë më ne, do të jenë gjallë të tjerë që do të dinë t’i mbrojnë të vërtetat përkundër kulturës së thashethemit. Historia e kulturës shqiptare e ka konfirmuar tanimë këtë ligjësi trashëgimie. Besoj që kaq mjafton. Por, nëse do të duhet, kam edhe më.
Në fund, për më të madhen kureshtje të lexuesit, po shënoj se kurbetçiu që ka marrë përsipër të përgojojë At Zef Pllumin, farefisin e tij, bashkëpunëtorët e tij dhe miqtë e tij, as që e ka lexuar veprën e Françeskanit të Madh “Rrno për me tregue”, së cilës guxon t’ia maskarallojë edhe titullin. Këtë ka pafytyrësinë ta pohojë vetë. A thua se vuan vepra e At Zef Pllumit nga mosleximi i një të pafytyri si ai.
Comments
Aurel na mallengjeve, veçse
<p>Aurel na mallengjeve, veçse perseri ne mes te ngasherimit nuk po e kuptojme perse u njollos libri At Zef Pllumit me perkthimin e Berluksionit dhe me botimin nga Shtepia Botuese e Fahri letyres.</p><p>Keto shpjegoi, dhe leri plumbat rikoshete</p>
berluska nuk di shqip me
<p>berluska nuk di shqip me përkëthy në italisht,ka bo vetëm parathënjen</p>
Sorry per ngaterresen! doja
<p>Sorry per ngaterresen! doja te them parathenien </p>
Pershtypja qe me le leximi i
<p>Pershtypja qe me le leximi i shkrimit te Orgest Azizit eshte ajo e nje perpjekje per te perdorur figuren e P. Zef Pllumit njesoj si personat qe ai akuzon. E ka perziere te shkretin P. Zef ne disa ceshtje qe nuk i perkasin dhe qe bluajne vetem ne mendjen e autorit. Per sa e kam njohur P. Zefin figuren e tij e gjej me reale tek pershkrimi qe i ben Aurel Plasari. Sigurisht Orgesti ka te drejte kur flet per rastin e S. Berlusconi-t dhe faktin qe si njeri i politikes dhe mjeshter i mediave ka perfituar, por ne konsiderimet e tij ai ka nje mangesi shume te madhe sepse ka shkruar nje artikull pa marre mundimin te lexoje librin e P. Zef Pllumit dhe nga elementet qe jep ne shkrim nuk e ka njohur fare ate por, sic thote edhe Plasari, thashethemet qe qarkullojne. Nga ana tjeter nuk jam dakord me sulmin e Plasarit, le te kish ndjekur shembullin e P. Zefit qe buzeqeshte dhe heshte ose sdramatizonte me ndonje batute gazmore kur gjendej ne situata te tilla.</p><p> </p><p> </p>
Falenderoj Aurel Plasarin për
<p>Falenderoj Aurel Plasarin për një gjë: Mos të kishte qenë shkrimi i tij patetik, do më kishte shpëtuar pa lexuar sprova e mprehtë e "kurbetçiut". Përndryshe pajtohem me komentin e mëparshëm të Xy.</p>
I konsumova me vemendje te dy
<p>I konsumova me vemendje te dy analizat si te 'kurbetciut' dhe te 'belulit'. Te dy variantet mund te qendrojme me vete, pasi 'beluli' nuk tregoi si shen Thomai plagen e vertete, por gjeti rastin per te reklamuar kontributin e tij ( te pamohueshem). Pra, paska dhe ca variante te tjera qe nuk jane cekur nga 'beluli' per 'kurbetciun'...ai Berluskoni ! Pse s'gjeten Napolitanon te bente 'parathenien' ose priambolen e 'Rrno per me tregue' ?...</p><p>Megjithate u binda se nuk quhet e paster gjeja e lare, por ajo qe s'eshte bere pis !</p>
Dua te pergezoj Orges Azizin
<p>Dua te pergezoj Orges Azizin qe me dha mundesine te lexoj dicka te shkruar shume bukur, mendime te vyera, sarkazme e holle, ndoshta deri ne perbuzje per disa pace-ngrenes si ish-gazetari i Zerit te Popullit qe ne menyre indirekte kerkon te mbuloje poshtersite e tij mbi 35 vite nepermjet asocimit me emra te paster. Dua te shtoj qe pajtohem plotesisht me ato ide qe Ergys percon rreth <strong>perdorimit</strong>, ose me qarte <strong>keqperdorimit</strong>, qe i behet nje figure te ndritur si AT ZEF PLLUMI nga nje pseudo-elite e Tiranes, shpesh te perlyer e per vite te tera e shitur moralisht.</p><p>Ne fund, do te shtoja, qe mendoj se Plasari si intelektual duhej te shkeputej nga Plasari njeri pasi ne kete rast ai ka gabuar disi. Jo te gjithe jemi te paster e shenjtore!</p>
ne fakt z.Plasari i ka djegur
<p>ne fakt z.Plasari i ka djegur ai etiketimi"drejtor i perjetshem".I ka djegur aq shume,sa ka shkruar gjate dhe tjeter per tjeter.Madje harron te thote emigrant,por me perçmim e quan autorin"kurbetçi".Nuk e njoh statusin e drejtorit te Bibliotekes,por Plasari eshte e vertete qe ka dhene shume per letersine shqipe.Ama kur e pickojne ndopak del i teri ne beteje me te gjithe gjembaçet e mundshem.Ndofta çeshtje karakteri.Ne fakt,po te heqesh ate rreshtin per te"perjetshmit"(ku autori"kurbetçi" ka futur edhe kandidatin e perjetshem per Nobel..),asgjekundi nuk flet me per Plasarin.Madje me duket simpatike orvatja e autorit"kurbetçi",qe nuk ua permend emrat,pasi ka dashur te distancohet pikerisht e qellimisht nga thashethemi,gje per te cilen e akuzon drejtori i Bibliotekes.O.Azizi i ka rene ne tabele ne shume pika,ne ate aleancen e hipokrizise midis nje pasaniku shkurtabiq,ish gazetar i Zerit te Popullit dhe tashme flamurtar i shtypit antikomunist(behet fjale per botuesin e 55,apo jo?)me "kapon"e antikomunisteve italiane,dora vete Silvion,i pasuruar fale leshimeve te medha qe i bene qeverite e majta italiane me ne krye Kraksin.Nuk e kam lexuar librin e At Zef Pllumit,por natyrisht qe promovimi nga Berluskoni nuk me pelqeu.Nuk ishte ai personi i duhur,sidomos ne kete periudhe,kur me dashje e shfrytezon kunder"komunizmit",pasi komuniste per Berluskonin jane gjykatesit qe e denojne per mashtrime financiare(blerja e Grupit Mondadori),korruptime dhe afera seksuale me minorene.Shkurt, komuniste ose"non possono essere coglioni"per Berluskonin jane ata qe nuk e shkojne komod atij dhe veseve te tij e ne kete rast e ka shfrytezuar rastin per te shitur ca demagogji nen emrin e nje prifti paqesor prej Shqiperie.Kete ka thene Orgesti dhe eshte"sacrosanto"t'ia mohosh.Ka thene se me demagogji jemi plot,kemi nevoje per nje natyre me origjinale.Mua ma morri mendja se Berluskoni do kete dhuruar ndonje shume parash per shtypjen e librit,apo ndonje honorar per perkthyesen,e ç'i ka Berluskoni keto para,kur duket se ia vlejti loja kandelen.Se fundi,z.Plasari duhet te pranoje qe"kurbetçiu"nuk qenka thjesht nje pushke jevgu,qe po e shkrep ne ajer,te kape ç'te kape,ka shkruar bukur e bindshem,aq bindshem,saqe replika e z.Plasari i ngjan nje mburoje plastmasi.</p>
Aurel, leri findet narcizike
<p>Aurel, leri findet narcizike dhe, po ta mbajti, merru me thelbin e çeshtjes.</p>
Hmmm, edhe une kur lexova ne
<p>Hmmm,</p><p>edhe une kur lexova ne titull emrin e A.Plasari, menjehere "klikova" per te lexuar cfare e kishte "munduar", Plasarin, te shkruante...</p><p>E duke pasur kohe (duhet pasur kohe te lexosh Plasarin), lexova edhe shkrimin qe nguci Plasarin te shkruaj.</p><p>E lexova ngucesin...</p><p>Me pelqeu!!!</p><p>Po pse?</p><p>Kur ishim femije, per te treguar se edhe ne ekzistojme dhe mund te lejme gjurme, shkonim nen llampen e rrugices, qe naten ndriconte, dhe mundoheshim me gure(atehere kishte gure me bollek, sot eshte veshtire te gjesh gure), te thyenim llampen... Organizimi ishte i thjeshte, secili kishte llampen e vet qe duhej te thyej. E ne mbremje, kur prinderit ktheheshin nga puna, e nuk kishte ndricim, flisnin me njeri-tjetrin se femija e kujt mund te kishte bere kete "sherr". Si femije, ky diskutim i prinderve, pra kush e theu llampen, me kenaqte... popo me kenaqte. Sepse une dija qe Agroni e kishte thyer, por me gurin e 14-te! Agroni kishte thyer edhe 10 tjegulla, dy xhama dritareje si dhe guri 7 me sa kujtoj i kishte rene pules, qe xhaxhi Aleks mbante fshehur ne kopshtin e tij. I 14-ti gur ishte ne shenje, theu llampen...<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Kjo gare (te nesermen i tregonim njeri-tjetrit cfare prinderit thane) kishte vazhdimisht nje "humbes", Arbenin. Ai kurre nuk kishte arritur te thyente llampen e tij... Ah, se harrova, ne "kuvendin" e te neserm, nqs, guret kishin thyer tjegullat e shtepise tone, i tregonim menjehere prinderve, qe djali i xhaxhi i XY, ka gjuajtur me gure dhe ka thyer tjegullat tona. E prinderit e mij shkonin e i thonin prinderve te "shejhumbesit" qe te mos e perseriste me.</span></p><p><span style="font-size: 17px; line-height: 29.37599754333496px;">Nje dite, as llampa e Arbenit nuk ndiconte me... Ishte thyer, me ne fund. Ne "kuvendin" tone, po u mrekulloheshim, nga kjo arrije, asnje tjegull e thyer, asnje xham i thyer asnje pule e cofur... Me here te pare Arbeni, me nje gur kishte thyer llampen!!! E per me teper, ne darke, prinderit ishin shume me te shqetesuar.</span></p><p><span style="font-size: 17px; line-height: 29.37599754333496px;">Por, Arbeni erdhi krenar ne kuvend, ne kembim te detyrave te shtepise qe Arbeni do i bente deri ne fund te vitit shkollor, Nazmiu, qe jetonte ne 4 lagje larg, mjeshter i llastiqeve, me nje te goditur kishte rrenuar, e demtuar llampen...</span></p><p><span style="font-size: 17px; line-height: 29.37599754333496px;">E une lexoj SKENDERBEUN, te Plasarit, nje nder guret e themelit te shqiptarise.</span></p><p> </p>
Zoti Aurel Plasari kam
<p>Zoti Aurel Plasari kam degjuar se vitet e fundit ishit prishur me At Zef Pllumin, a mund t'ia shpjegosh publikut arsyet? </p>
Hipokrizi hipokondriake kjo e
Hipokrizi hipokondriake kjo e Aurrel Plasarit!
Shkrim i qullet gjithe
<p>Shkrim i qullet gjithe lagshti, gjithe leng groshe, shkrim si gjelle qensh, shkrim grindavec, nervoz, i nxituar, i kalkuluar, i padurueshem, i acaruar, i papertypshem, i peshtire, i neveritshem, i pa vlere, i keq, antipatik, medioker, i padeshirueshem e i padurueshem, i paftyre e i besdishem, shkrim balte, shkrim trapi. Shkrim i nje qaramani egoist, e meriton te te ther me sinonime te tilla brutale o medioker i pamposhtur Aurel Plasari.</p>
Diarrhe verbale, nga te dy
<p>Diarrhe verbale, nga te dy bashkebiseduesit.</p><p>Ka nji arsye perse akuzat dhe kunder-akuzat ne shtypin shqiptar zgjaten me faqe te tera. Kjo eshte se njerezit dine te flasin sakte dhe te jene concize vec per gjera qei njohin e kuptojne...</p><p>Ato shtrembrimet e vargjeve te Migjenit ishin krye-injorace</p>
Pervec stilistikes se larte
Pervec stilistikes se larte te Azizit asgje qe te jete e dobishme ne kete debat, ata qe dukes sikur i drejtojne ushtat njeri tjetrit ne te bien dakort per gjerat thelbesore, ndersa versulen ti nxjerrin syte njeri tjetrit per pakogje. Megjithate, vlen te perseritet, Azizi me kete shkrim me duket se ka ngjitur edhe nje shkalle me lart nivelin e publicistikes shqiptare, dicka kaq therese e te bukur njekohesisht kisha kohe pa lexuar.
Megjithate, vlen te
<blockquote><p>Megjithate, vlen te perseritet, Azizi me kete shkrim me duket se ka ngjitur edhe nje shkalle me lart nivelin e publicistikes shqiptare, dicka kaq therese e te bukur njekohesisht kisha kohe pa lexuar.</p></blockquote><p>Vertet? Azizi nuk e ka lexuar fare librin qe eshte shkaku a sebepi i tere kesaj polemike totalisht shterpe dhe pa asnje vlere ngado qe ta shikosh. Pra e ka ngjitur edhe nje shkalle me lart nivelin e publicistikes dule folur per dicka ose rreth dickaje per te cilen as nuk e ka idene fare. Nese ka tallur prapanicen me Plasarin, apo me ndonje tjeter pa ua zene as emrat atehere ka ngritur lart nivelin e prapanice-talljes, po jo te publicistikes. Nejse, secili i shef gjerat nga kendveshtrimi i vet dhe nese ty te duket keshtu ne rregull, bej gallate me Azizin dhe me Plasarin.</p>
O shoku, po ne ç'pjese te
<p>O shoku, po ne ç'pjese te shkrimit te tij Azizi jep gjykime per vepren "Rrno per me tregue"? -Se une nuk gjeta nje pjese te tille ne te, jo per tjeter. Ka bere nje kritike per menyren si eshte perdorur ajo veper, dhe jo per vepren ne vetvete, kaq gje e thjeshte eshte, dhe ju prape doni t'i ngaterroni me njera tjetren. Nje njeri qe sheh te atin e pire duke rrahur te birin, duhet te pyese me pare si e ka emrin i ati, apo t'i shkoje ne ndihme femijes se pambrojtur? Behet fjale per nje perdhunim publik ketu or shok, dhe Azizi per mua e ka bere denoncimin ne menyren me te bukur te mundshme.</p>
O miku, ajo analogjia qe
<p>O miku, ajo analogjia qe sjell ti me eter te pire e kalamaj te rrahur nuk me duket shume e qelluar. Kur flet per perdhunim publik nuk e marr vesh se ku e ke fjalen, mbase ti sheh gjithandej dhune e perdhunime, por kjo nuk me cudit, eshte pak si ne mode or miku. Pavaresisht nga c'thua ti (rrofte liria e shprehjes) une perseri vazhdoj te mendoj (rrofte liria e mendimit) qe qy Azizi (kurbetciu e kam fjalen) do te kish bere mire qe gjithsesi ta kish lexuar librin perpara se te hidhej me zhyt per te shpetuar birin e mjere qe po e rrihte babai pijanec. Nuk po them qe e pati gabim qe shkroi. Pacavure shkruan kushdo, gjerat me vlere mbeten me vlere edhe kur duken sikur po i perdhunojne.</p>
A do ndjehej Plasari nese
<p> </p><p>A do ndjehej Plasari nese nuk do ishte fshikur lehtazi prej Orgest Azizit?</p><p>Natyrisht jo. Thjesht sepse Plasari nuk eshte aq larg ne qendrimet e tij (per At Zef Pllumin) nga ato</p><p>qe kishte qendisur Orgesti. Plasari ka luajtur rol pozitiv ne historine e vonuar te Franceskanit. Kjo duhet pranuar.</p><p>Ajo qe ngacmon ne kete rast eshte plaga qe ka shfaqur Orgest: Shqiptaret e Letrave duhet te mos luajne me plaget e tyre</p><p>fisnike. Ka plote plage te tjera qe le te merren me nejri tjetrin, ato qe prodhon politika dhe elita intelektuale e prodhuar</p><p>nga sistemi socialist!</p><p>Orgesti sigurisht s'e ka hallin me Berluskonin: te merresh me perpdorimin e Silvios eshte njelloj si te zemerohesh pse</p><p>Ismail Kadarea kur del ne Pariz e mban veten si disident, si antikomunist. ( F<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">rancezet ia kane lexuar keqardhjen</span></p><p><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">per vdekjen e shokut Enver, dhe akuzat e Ismailit tek Le Mond kunder kundershtareve </span></p><p><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">politike te Hoxhes, qe natyrisht kishin te drejte te gezonin </span><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">per ikjen nga jeta te diktatorit! Dhe </span></p><p><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Ismaili nuk ka te drejte ta shes dhimbjen e tij per humbjen e mecenatit te tij Enverit, si humbje</span></p><p><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">apo si dhimbje te shqiptareve, perkundrazi...)</span></p><p>Orgest, besoj, ketu e ka merakun, tek perdorja e viteve te burgut dhe librit te At Zef Pllumit nga ata ish te privilegjuar</p><p>qe veshen pardesyte e bardha te pluralizmit apo modifikuan sloganet dhe bertasin sot si antikomuniste.</p><p>Aureli, me ta e ka betejen, jo me nje pene te re, te mencur dhe deri ne asht qytetare si e Orgest Azizit.</p><p><span style="font-size: 17.33333396911621px; line-height: 29.37599754333496px;">Ndaj dhe Plasari eshte mire te jet me konseguent ne qendrimet e tij, te cilat nuk eshte mire </span></p><p><span style="font-size: 17.33333396911621px; line-height: 29.37599754333496px;">te ndryshojne sipas momentit apo prishjes se humorit te tij</span></p><p><span style="font-size: 17.33333396911621px; line-height: 29.37599754333496px;">Prej leximit te shkrimit te Azizit, b</span><span style="font-size: 17.33333396911621px; line-height: 29.37599754333496px;">esoj se ai e ka lexuar te plote librin e At Zef Pllumit, por</span></p><p><span style="font-size: 17.33333396911621px; line-height: 29.37599754333496px;">mosleximin e perdor si mjet per te ber intrigues shqetesimin e tij.</span></p><p><span style="font-size: 17.33333396911621px; line-height: 29.37599754333496px;">Orgest e kurajozet e tjere si ai, do duhen perkrahur. Per shendetin tone moral, jo per te.</span></p><p><span style="font-size: 17.33333396911621px; line-height: 29.37599754333496px;"> </span></p><p> </p><p> </p>
O Rrel Plasari, te paska
<p>O Rrel Plasari, te paska dhembur shume ajo puna e drejtorit. Po duhet ta dish se ai qe ti mendon se e fyen e njeh 1000 here me mire ate vend ku ti merr rrogen, njeh cdo skute e cdo liber, te jesh i sigurt per kete. Njerez te tille ky vendi yne i ndjek, ata nuk e gjejne dot veten ketu ku vegjetojne krijesa si ti dhe si ai gazetari i ZP. I ke hyre nje valleje or lum miku nga ku do te dalesh pa breke. Ketu do te jemi e do te shkembejme perseri ndonje opinion.</p>
Felliqesirat e nje
<p> </p><p>Felliqesirat e nje kurbetçiu psikopat? Jo keq per dike aq i leçitur ne laryshine e mendimit me te shquar perendimor!</p><p>Do kisha dashur shume te isha ne kepucet e tij.</p><p>Te lumte Orgest! </p><p>Sa per Aurelin, kujtoni ç'thote Hegeli kur flet per ata qe e shohin Tjetrin si filtrim te ligesise se vete atyre! </p>
Sipas fletushkes se atij
<p>Sipas fletushkes se atij gazetari te ZP, ne parathenien e Berluskonit eshte dhe kjo fjali :</p><p>"...eshte e nevojshme nje aleance me kete komb (shqiptar-imi) qe po ngrihet me guxim fale edhe nje lideri demokratik e liberal autentik, si miku im Sali Berisha."</p><p>Doni me per... ?!</p>
plasari, nervoz dhe
<p>plasari, nervoz dhe patetik....</p><p>ky gazetari i pa njohur(te pakten per mua)-brilant,</p><p>ja pse u eshte bere blokad te rinjve (nese eshte i ri) </p>
I nderuar zoti Plac, me
<p>I nderuar zoti Plac, me emigrantet cfare dreqin pate?</p><p>Shqiperine vetem komunistet dhe emigrantet e kane mbajtur? Ju te tjeret jeni ne koshin e vemjeve (as komuniste, as balliste, as emigrante.... cfare dreqin keni bere pervec parazitizmit)? </p>
kur aurelit nje dite i thashe
<p>kur aurelit nje dite i thashe ne fcb se do shkruaj se shpejti nje roman per camerine, m' u hodh gati ne fyt, te nesermen me fshiu nga lista e miqesise se tij! konkluzionet nxirrini vete tani, mund t' ju them se Aureli, i shkel syrin grekeve kur lakohet genocidi cameri, dhe merret vetem me krimet e cameve ne greqi dhe harron krimet 200 vjecare greke atje, </p>
Te kesh inat Plasarin dhe te
<p>Te kesh inat Plasarin dhe te respektosh punen e Plasarit jane dy gjera te ndryshme.</p><p>Fatkeqesi!</p><p> </p><p> </p><p> </p>
Z. Aurel e ka ulur shume
<p>Z. Aurel e ka ulur shume steken e nivelit intelektual me kete shkrim inatcor qe, duam s'duam, na kujton skecin e Belulit luajtur nga Fuat Boci. Ndjeva keqardhje e zhgenjim kur e lexova.</p>
Z. Aurel e ka ulur shume
<p>Z. Aurel e ka ulur shume steken e nivelit intelektual me kete shkrim inatcor qe, duam s'duam, na kujton skecin e Belulit luajtur nga Fuat Boci. Ndjeva keqardhje e zhgenjim kur e lexova.</p>
Nje shkrim neverites i Aurel
<p>Nje shkrim neverites i Aurel Plasarit, plot mllef , urrejtje e fyerje , simptome e konverzion i te ndjerit intelektualisht inferior.Shkalla zero e mendimit (krahasuar me ate te Orgest Azizit, liberator qe i ben nder ketij vendi e kesaj kulture). Sulmi qe i ben Azizit eshte simptome e ketij mediokriteti skandaloz te kesaj elite intelektuale shqiptare ne tokat shqiptare, njerze sa te pandershem aq edhe te rrezikshem me ate penen e tyre plot vrer e helm.</p><p> </p>
Ky shkrim besoj se nuk eshte
<p>Ky shkrim besoj se nuk eshte cituar sepse:</p><p>(sic edhe Andrea) eshte njeri nga pseudonimet e Vehbiut!</p><p>sepse pseudonimet jo rralle kundershtojne njeri tjetrin, dmth Vehbiu ka shume mendime per te njeten te vertete!</p><p>sepse Vehbiu harron te heq paralelen: Cfare solli parathenia e Kadarese per njerin nga botimet e librit te Padres?</p><p>dhe po ashtu harron se pa parane e Berluskonit, libri do te "humbiste" ne Itali, sic edhe humbasin ndonjehere kritikat e </p><p>sakta te vete Vehbiut (apo pseudonimeve te tij) per temat shqiptare!</p><p>Ka disa vleresime te Vehbiut per shkrimin e Azizit, qe sipas meje, edhe pse u lexua keq prej Plasarit, eshte thyerje thelbesore</p><p>ne rrethin e mbyllur te sallonit te modes shqiptare.</p>
Kete shkrimin nuk e citojme,
<p>Kete shkrimin nuk e citojme, sepse eshte nga me te dobetit rreth ketij problemi, ia fut fare kot, sic ne pergjithesi i futet kot ne b-llogjet e Vehbiut, a e more vesh tani Zoti Vehbiu?</p>
Aureli as vete nuk ishte
<p>Aureli as vete nuk ishte dakort me optiken ne te cilen u zhvillua ai promovim dhe ne fakt nuk nderhyu , nuk foli ne publik. Ishte Berlusconi ai qe e strumentalizoi ceshtjen e komunizmit ne Shqiperi se don te shfaqet ne syte e publikut si i viktimizuar , sikur magjistratura e ketushme eshte komunist. Ky eshte thelbi ceshtjes, te mos flasim per librin dhe menyren skandaloze sesi e kane perkthyer. E kane deformuar vepren e tij ne nje liberth italisht prej 300 faqesh qe nuk pasqyron aspak vepren voluminoze te At Zefit. Shume njerez mbeten te dizgustuar nga ai spektakel patetik. Pra reflektoni edhe para se te mendoni, e jo me te shkruani. Hetojini pak gjerat, ky kurbetciu mua s'ma mbush syrin me keto neologjjizmat dhe me stilin e tij radikal-shik. Nje tjeter hale qe i shtohet listes, them hale sepse as ka qene i ftuar ne ato event e as me dy tekstet nuk eshte konforntuar. Ju lutemm mos shkruani kot ju qe librave ne fjale si keni pare as kopertinen,</p>
I pashe me vonese shkrimet
<p>I pashe me vonese shkrimet dhe komentet rreth tyre.</p><p>Shkrimi i Orgestit eshte i forte por paksa nihilist ne gjykimin tim. Orgesti ka vene ne dukje nje tipar ekzistent te kohes sone ku vlerat jane gjithnje ne diskutim, dhe e ben me mjeshteri por tejkalon me fjalorin e gjuhen vulgare ne stil. Keqperdorimi i vlerave, po ekziston per fat te keq ne shoqerine tone, por kjo nuk do te thote se gjithcka qe eshte shkruar keto 23 vite eshte e pavlere qofte nga ata breza studiuesish si Plasari qe i perkasin dy periudhave, qofte nga studiuesit apo perkthyesit e mire si Orgesti. Meqe ra fjala nuk do isha per epitetin "kurbetciu" qe eshte nje pergjithsim i gabuar, sepse emigrantet dhe ata qe ndikojne per mire jo vetem ekonomikisht por dhe kulturalisht ne vetedijen tone si komb jane nje vlere e shtuar dhe nje aset, ashtu si njerezit qe vazhdojne te punojne ketu megjithe veshtiresite e pafundeme e vuajtet e kota qe i shkaktojme njeri-tjetrit. Argumenti i shkrimit te Orgestit eshte revolta e sinqerte ndaj keqperdorimit te vlerave. Sulmi frontal ndaj shume njerezve ku nuk ka partikularitet por vec universialitet te se keqes me duket problematik.</p><p>Sa per Padre Zefin, librin e kam lexuar dhe kam pasur fatin e mire te ma dhuroje vete i ndjeri me autograf ne nje takim me te. Padre Zefi ishte sic e pershkruan me vertetesi Plasari, pa inate e mllefe qe ne kemi me shumice per fat te keq. Madje gjate atij takimi me pat shpehur deshiren e tij te hershme per te studiuar filozofi, por qe nuk pat arritur ta realizonte per rrethanat rrenqethese ku u detyruan te kalojne njerezit si ai ne ate regjim. Librin kur e rishikoj edhe sot me duket rrenqethes dhe nje nga deshmite e qarta se c'mund te beje nje regjim me njeriun dhe eshte pak a shume e njejta fryme qe karakterizon Agambenin, vecse vuajtjet e tij i ka pesuar ai dhe disa te tjere drejtperdrejt ne mishin e tij.</p><p>Une besoj se edhe Orgesti edhe Plasari po te maturonin pak gjuhen do te ishin ne nje mendje per te thene te verteta te sterholluara e te mireargumentuara se cilat vlera jane te perbashketa te ne, sepse shembullin e kane dhene, te dy bien dakort qe Padre Zefi eshte nje model i tille. Ashtu sic mund te ndajne vlera e koncepte te ndryshme se si mund te mbijetoje nje njeri i letrave sot. Kujtoj qe Erazmi i Roterdamit e shkruajti librin e tij "Lavderimi i marrise" duke ia dedikuar nje mbreti, sepse nuk mund te jetonte me shkrimet qe shkruante. Po pa kete mbeshtetje ne nuk do te kishim sot kete satire brilante qe drejtohej kunder vete mbreterve te kohes. Kurse kur merremi me "kush je ti" e "kush jam une" biem ne zhargonin e budallalliqeve.</p>
Add new comment