BAROMETËR24: Nota mesatare për qeverinë, 5.8
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/1127_74331_2_1.jpg?itok=QJQC0vMZ)
Nga pyetja e të anketuarve në BAROMETËR24 se me çfarë note, nga 1 në 10, e vlerësojnë punën e derisotme të qeverisë aktuale, rezulton një notë mesatare 5.8 për të. Kampioni i BAROMETËR24 përbëhet nga 1200 votues urbanë aktivë, ndër të cilët, 57% kanë votuar majtas në 23 qershor, 39% djathtas, dhe 4% kanë qenë pjesëmarrës në zgjedhjet e vitit 2011 dhe/ose 2009, por jo në ato të 2013-ës. Kampioni është përzgjedhur në fillim të tetorit të shkuar ndër 2850 qytetarë të kontaktuar me telefon fiks, në mënyrë që të jetë i balancuar gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht. MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT STATISTIKOR për kampionin është Plus/Minus 2.8%.
Me notat 7-10 e kanë vlerësuar qeverinë vetëm 49% e të anketuarve (14% me notat 9-10), me notat 5-6 e kanë vlerësuar 17% e të anketuarve, dhe me notat 1-4 e kanë vlerësuar 33% e të anketuarve (1% nuk kanë dhënë vlerësim).
Të pyetur se për cilin nga tre politikanët kryesorë kanë opinionin më pozitiv, 45% e të anketuarve kanë zgjedhur Ramën, 34% kanë zgjedhur Bashën, 15% kanë zgjedhur Metën, ndërsa 6% nuk kanë zgjedhur asnjërin. Ndër të anketuarit, 42% kanë votuar për PS-në në 23 qershor, 30% për PD-në dhe 10% për LSI-në.
Perceptimi për dy drejtimet kryesore të qeverisjes – rendin dhe ekonominë – është i ndryshëm në elektoratin urban. Aktualisht, 60% e të anketuarve të BAROMETËR24 mendojnë se situata e rendit pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin e 2013-ës, do të përmirsohet. Ndërsa për ekonominë, vetëm 44% mendojnë kështu. Në lidhje me ndryshimin e taksave dhe tatimeve, vetëm 14% e të anketuarve mendojnë se ka ndikuar për mirë në xhepin e tyre, ndërsa 50% mendojnë se nuk ka ndikuar as për mirë e as për keq.
Në lidhje me akuzat e opozitës për emërimet në postet e larta të policisë, të cilat janë objekt i punës së komisionit hetimor parlamentar të kërkuar prej saj, vetëm 39% mendojnë se nuk janë aspak të bazuara, ndërsa 21% mendojnë se janë pjesërisht të bazuara dhe 31% mendojnë se janë plotësisht të bazuara (9% nuk kanë dhënë opinion).
Më poshtë vijojnë rezultatet e hollësishme të anketimit, i cili u zhvillua me telefon në periudhën 10-16 shkurt dhe u prezantua në NEWS24 në datën 18 shkurt (GRAFIKET-KLIKO KETU).
Për cilin nga këta tre politikanë keni opinionin më pozitiv?
Rama 45%
Basha 34%
Meta 15%
S'e di 6%
Për cilin nga këto tri Grupe Parlamentare keni opinionin më pozitiv?
Gr. PS 43%
Gr. PD 33%
Gr. LSI 15%
S'e di 9%
Si ka ndikuar në xhepin tuaj ndryshimi i taksave dhe tatimeve?
Për mirë 14%
Njësoj 50%
Për keq 32%
S'e di 4%
A ju duken të bazuara akuzat e opozitës për emërimet në postet e larta të policisë?
Aspak 39%
Pjesërisht 21%
Plotësisht 31%
S'e di 9%
Si mendoni se do të jetë ekonomia e SHQIPERISE pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?
Më mirë 44%
Njësoj 18%
Më keq 32%
S'e di 6%
Si mendoni se do të jetë situata e rendit pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?
Më mirë 60%
Njësoj 10%
Më keq 25%
S'e di 5%
Si mendoni se do të jetë situata e shëndetsisë pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?
Më mirë 50%
Njësoj 25%
Më keq 20%
S'e di 5%
Si mendoni se do të jetë situata e arsimit pas 6 muajsh, krahasuar me shtatorin 2013?
Më mirë 47%
Njësoj 24%
Më keq 20%
S'e di 9%
Cili korrupsion është problemi më i madh për ju personalisht?
Në drejtësi 50%
Në shëndetsi 24%
Administratë 10%
Në arsim 6%
Në polici 6%
S'e di 5%
Me çfarë note, nga 1 në 10, e vlerësoni punën e derisotme të qeverisë aktuale?
Nota mesatare: 5.8
Nota 7-10 49%
Nota 5-6 17%
Nota 1-4 33%
S'e di 1%
Me çfarë note, nga 1 në 10, e vlerësoni punën e derisotme të qeverisë aktuale?
(E detajuar)
Nota 9-10 14%
Nota 7-8 35%
Nota 5-6 17%
Nota 1-4 33%
S'e di 1%
Comments
me nj fjale, z. zaloshnja,

me nj fjale, z. zaloshnja, 17% qenka eletorati gri aktualisht, sepse kaq i kan dhen qeverise notat ngordhalaqe 5-6. por keta grite nuk kane per te kalu tek berisha prej 20 shkurtit... PERKUNDRAZI!

Pershendetje z. Zaloshnja.

Pershendetje z. Zaloshnja.

Kam nje pyetje per JU. Sondazhi qe keni zhvilluar dhe ato qe keni bere me pare i kam ndjekur me kujdes. Por jam habitur dhe me eshte lekundur besimi tek sondazhet tuaja. Dhe duke u nisur nga kjo une kisha nje PYETJE ndaj Jush. Sondazhi IPR Marketing është zhvilluar gjatë datave 22 dhe 23 Janar ku janë pyetur 2000 persona me një marzh gabimi prej 3.2%. Ne kete sondazh Lulzim Basha kishte vetem 33.4 % te pelqyeshtmeris. Ne e dime nga eksperienca qe IPR Marketing zhvillon sondazhe ku e ka gjetur rezultatin me presje dhjetore. Nderkohe tek sondazhet e tua Lulzim Basha gjate gjithe kesaj periudhe, Muajt Tetor, Nentor e me radhe eshte tek shifrat 40 - 41 %, kurse kete muaj ai shkon tek shifra 34 % pra sa tek IPR Marketing. Si e shpjegoni kete luhatje tek sondazhi Juaj prej 6- 7 % me poshte. Ju keni thene me pare qe luhatjet e medhaja duhet te beshe ndonje katastrof qe te ndodhin, dhe Basha bombe nuk ka hedhur qe te zbres menjehere kaq poshte. Cila nga keto dy gjera ka ndikuar tek sondazhi juaj qe ka lekundur dhe besim tek ty.

1. IPR Marketing, realiste dhe Ju detyroje qe ti vinit ate perqindje Lulzim Bashes prej 33.4 %

2. Vellezerit Hysenbellinjte qe jane pronar te News 24, dhe njihen si paradhoma e Lulzim Bashes me ate 41 % gjate kesaj periudhe

Ju lutem me ktheni nje pergjigje per kete ndryshim drastik dhe te menjehershem te Lulzim bashes tek sondazhi juaj Barometer24, se keshtu humbet dhe ate pak besim qe kane njerezit tek Sondazhet.

Ne edicionet e meparshme te
Ne edicionet e meparshme te Barometer24, eshte pyetur vecmas per secilin politikan. Dhe disa te anketuar kishin opinion pozitiv njekohesisht edhe per Meten, edhe per Bashen. Ndersa ne edicionin e djeshem te Barometer24, te anketuarit mund te zgjidhnin vetem njerin prej tre politikaneve, ose Ramen, ose Bashen, ose Meten.
Ne lidhje me sondazhin IPR Marketing: Ne ate sondazh, te anketuarit u pyeten vecmas per cdo politikan nese kishin BESIM apo jo; ndersa ne edicionet e meparshme te Barometer24, te anketuarit pyeteshin vecmas per cdo politikan nese kishin OPINION POZITIV apo jo. Dy gjera te ndryshme keto. Plus, kampioni i IPR Marketing kishte te anketuar urbane dhe rurale, ndersa kampioni i Barometer24 ka vetem te anketuar urbane.
E.zaloshnja
Ju kam degjuar me shume

Ju kam degjuar me shume verejtje Z. Zaloshnja dje dhe me duket se keni bere nje gabim ne ndarjen e vleresimeve me note per Qeverine. Sic thate dhe ju, klasifikimi me note u be pasi cdokush ka qene ne shkolle dhe brenda vetes di te beje nje vleresim. Nisur nga ky fakt bete ndarjen 7-10, 5-6, dhe 1-4. Se pari duhet te sqarojme se sistemi i shkollave ne shqiperi njeh vleresimin nga 4-10, dhe nuk ka 1-4. Te pakten per gjithe ata qe kane mbaruar shkollen (e larte) deri ne 2005. Ne keto kushte vleresimi 1-4 mendoj eshte i pasakte nese ben krahasimin me vleresimin e shkolles. Per barazi notash, meqenese mesatare dhe te mirat i grupuat bashke (7-10) te njejten gje duhet te benit dhe per te keqijat dhe kalueset (4-6). Biles per te qene korrekt me numrin e notave ne secilin krah do ishte me interes nje vleresim 4-6, 7, dhe 8-10. Mendoj se kjo ka sens pasi nota 7, ne sistemin arsimor te cilit ju iu referuat eshte konsideruar mesatare me rendese negative. Sic besoj e dini mire pyetja ne sondazh pergjithesisht ka me shume rendesi se pergjigja. Nese dike pyet me cfare note, vetvetiu ai ben lidhjen me vleresimin shkollor, aty ku eshte vleresuar me note, cka sjell dhe pasaktesine e pergjigjes per 1-4 apo noten 7. Kam bindjen time qe keni patur me shume pergjigje 4 se 1-3 dhe po ashtu me shume 7 se 10. Mendoj se me korrekte do ishte te pyesnit me sa pike nga 1-10 e vlereson qeverine. Gjithesesi ishte nje keshille miqesore, te cilen dhe mund ta neglizhoni.

66% e votuesve urbane aktive
66% e votuesve urbane aktive i kane vene note kaluese qeverise, 33% note ngelese, dhe 1% s'kane dhene vleresim. Ne 66-perqindeshin qe i ka vene note kaluese, 49% i kane vene note bindshem-kaluese (me nuanca nga 7 ne 10) dhe 17% i kane vene note mezi-kaluese (me nuanca nga 5 ne 6). Kjo shperndarje e notave eshte koherente me shperndarjen e preferencave per lideret - 60% kane zgjedhur dy te majtet (Ramen e Meten) dhe 34% kane zgjedhur te djathtin (Bashen)
E.Zaloshnja
Keto polle qe ben Zaloshnja

Keto polle qe ben Zaloshnja jane pordhe me rigon as ndertojne dhe as prishin opinion,shkurt nje nulitet.I nderuari i diplomuar ketu ne USA gje ndonje menyre me shkencore per te bere pollet e tua ne menyre qe te bindin njeri.Keto as te q..,, as te leshojne.

Add new comment