Gjithë fajin e ka Vaçja
Duhej të vinte dorë i Plotfuqishmi e të merrte pranë vetes disa prej artistëve të njohur të vendit, njërin pas tjetrit, që të hapej edhe një herë një debat mbi vlerat dhe antivlerat, mbi regjimin e djeshëm dhe realitetin e sotëm, mbi lojrat e mendjes që na bën nostalgjia e rikthyer për ca gjëra të atij sistemi etj, duke na bërë të rivëmë në kandarin e debatit publik vlerat e vërteta që kishin pasur ose jo, emra si Vaçe Zela apo Skënder Sallaku, Ibrahim Madhi apo Laver Bariu. Sigurisht, më shumë lanë lakuar dy emrat e parë, edhe për vetë natyrën më direkte e në kontakt me publikun, të artit të tyre.
Tema e parë e kësaj përballjeje me të kaluarën tonë dhe ndjesitë që na ka lënë ajo epokë gri, përmes përjetimeve që patëm nga këto largime (duhet thënë, pak e shumë të pritshme për motive biologjike), padyshim rrodhi nga sjellja e të pushtetshmëve dhe zyrtarëve ndaj këtyre largimeve. Por le ta lëmë mënjanë këtë pjesë, me gjithë ditirambet stonuese dhe parakalimet e tapeteve të kuq. Politika, le ta mbledhim mendjen, kështu ka për t’u sjellë në raste të tilla; nga ana tjetër, do ishim ne ata që do ngrinim zërin nëse për ndonjë figurë të njohur shteti nuk do begeniste të organizonte diçka.
Ndaj le të ndalemi pak tek pjesa tjetër; tek vërtetësia ose jo e vlerave që ka prodhuar diktatura komuniste në art dhe raporti ynë i sotëm me to. Baze, Bushati, Lubonja e opinionistë të tjerë thanë të tyren, madje i fundit krijoi dhe një letër të Enverit nga Ferri, për Edi Ramën. Pra, a është i vërtetë e mandej, i shëndetshëm, veneracioni (me raste të rralla) apo thjesht vlerësimi e simpatia që kemi për krijues e artistë të socrealizmit, përderisa ata me apo pa dashje, duke bërë punën apo ushtruar talentin e tyre, në fakt i kanë shërbyer regjimit komunist? E që për më tepër, siç thotë Lubonja, kanë qenë fasada e bukur që pa pasur për mision ta bëjë më të lehtë, më pak gri, më të durueshëm atë realitet shtypës?
Me një logjikë “me çmim shumice”, mund të thuhet se kushdo që ka punuar e jetuar në atë sistem, duke shkëlqyer ose jo në shkencë, art, kulturë etj, në fakt i ka shërbyer regjimit. Në vazhdim të po kësaj logjike, pikërisht më të talentuarit duhet të kenë qenë shërbëtorët më të zellshëm, dhe këtu kthehemi sërish tek figura dhe vepra e Ismail Kadaresë. Teorema e anasjelltë e kësaj, nënkupton që nëse dikush shijon ende veprat e Kadaresë sot, është nostalgjik i diktaturës. Këtë lë të kuptohet Lubonja për këngët dhe zërin e Vaçe Zelës. Padyshim, Lubonja niset nga një premisë personale 100% e justifikuar: Nëse tekstet revolucionare të këngëve të Vaçes, të burgosurve politikë ua vinin çdo mëngjes në Spaç, ato e fjalë e tinguj do bëheshin gjëja më e urryer në këtë dynja. Jo në Spaç, por në Bahamas të jesh; jo Vaçen, por Beattles apo Dire Straits të dëgjosh çdo ditë dhe të shpifen. Dhe kjo është njerëzore.
Por sa i përket Vaçes, përveç zërit të padiskutueshëm, unë kam përshtypjen se fronin e “mbretëreshës” ajo nuk e mori për këngët me partizanë, por për diçka tjetër. Vaçe Zela shpërtheu në vitet “liberale” ‘60-70-të, kur këngë si “Djaloshi dhe shiu” apo “Lemza” etj, me ritmin dhe orkestrimin që nuk u linin gjë mangut Sanremos dhe idhujve italianë të kohës si Katerina Kazeli, Çelentano etj, ishin shija më e afërt që të rinjtë shqiptarë do të kishin për vite të tëra mbi Perëndimin dhe shoqërinë e lirë, këtu në vendin e tyre. Kur iluzioni mbaroi dhe grija e errët u bë e zezë, kur edhe Lubonja ra në burg të rëndë dhe disa më fatlumë morën baltrat e internimeve, dalja e Vaçes në skenë nuk kish më lidhje me ritmet false revolucionare të barkut bosh, por me kujtimin e asaj dritareje njerëzore ishte hapur për pak kohë. Nuk mund të përbëjë argument për të kundërtën, fakti që Nexhmije Hoxhës i vjen më në fund zëri dhe kapet pas Vaçes për të ilustruar “talentet që prodhoi diktatura e proletariatit” dhe të mirat e asaj epoke.
Në fund të fundit, krahasimet me një epokë nuk mund të bëhen me kutin e të sotmes, aq më tepër që në rastin shqiptar as kjo nuk është e vërtetë. Vërtet nuk e dimë sa cd mund të kishte shitur një Vaçe e sotme, a do kish kënduar ajo tallava apo jo, a do ekspozonte rastësisht pjesë të trupit në fotografi pushimesh, për t’i hedhur pastaj në facebook. Por dimë se ashtu siç pëlqejmë sot zërin e saj, shijojmë lojën e Sandër Prosit, Kadri Roshit, Tinka Kurtit dhe gjithë “shërbëtorëve të diktaturës”. Lubonja thotë megjithatë një të vërtetë të madhe: Katrahura dhe bjerrja e sotme është pasojë direkte e shkatërrimit të indit shoqëror e njerëzor që prodhoi diktatura. Por për këtë nuk na e ka fajin Vaçja.
Revista Klan nr.857
Comments
Katrahura dhe bjerrja e

Katrahura dhe bjerrja e sotme është pasojë direkte e shkatërrimit të indit shoqëror e njerëzor që prodhoi diktatura. Por për këtë nuk na e ka fajin Vaçja....... ..Alqi, po qe ja ke fut kot me kete mbyllje. diktatura prodhoi njerez dhe kulture te shendoshe, paçka ideologjisimit te tejskajshem... por anti vlerat e sotme, nuk jane pasoje e atij sisttemmi, por jane shkaqe te degradimit te sotem.... se te tilla shkaterrime kane kaluar dhe po kalojne edhe vende qe nuk kane qene ne diktature... apo hajt le ta leshojme nje bajge ketu e nje atje kunder diktatures....

Autori i shkrimit kerkon te

Autori i shkrimit kerkon te beje nje bashkim eklektik te relativitetit te vlereave etiko-artistike te kohes se diktatures me ate te pas-diktatures.

Vaçja jo vetem qe nuk e ka te

Vaçja jo vetem qe nuk e ka te gjithe fajin, por nuk ka ndonje faj. Kishte 25 vjet qe kishte vajtur te gjallonte ne Zvicer dhe aty kalonte jeten e saj te pafajshme pa bere as mire, as keq. Faji i saj eshte qe vdiq, dhe keshtu u kujtoi cave qe u duhej nje sebep per t'u krekosur neper podiume sipas teorise "a doni me per Belulin", qe mund ta perdornin si sebep. Kaq.

Me falni per fjalorin, kerkoj

Me falni per fjalorin, kerkoj me perulesi ndjese, por i dhjefsha rracen te gjithe atyre qe nuk e lene te qete Vacen atje ku eshte tani. Nuk kerkoi asgje nga ky mut vendi, nuk kerkoi asgje nga askush, vetem dy metra vend per tu mbuluar me dhe. Nqs edhe kete nuk donit tja jepnit, atehere e thonit por mjaft, per nder mjaft. Nuk late gje pa kritikuar, pa baltosur, pa bere pis. Eshte mekat te gjykohet nje engjell si Vacja!!! Per nder eshte mekat!

Nje shkrim i Shkullakut mbi
Nje shkrim i Shkullakut mbi kete ceshtje tek Mapo-ja e Çilit. Shkullaku, ashtu si Lubonja, Jane bere shembulli me I keq I arrogances ANALIST-ike dhe perpjekjes se pandalshme per te qenë gjoja-kunder rrymë per cdo gjë e ndaj kujtdo. Vetem ne vendin tone ndodh qe nje analist te fyeje dhe percaktoje si "idiot" pjesen me te madhe te publikut dhe forumistëve online. Eshte e natyrshme per publikun qe edhe te reagoje ne menyre emocionale si ne rastin e Veces, edhe pse mendoj se shumica e komenteve qe une kam lexuar Kane qenë mjaft racionale e realiste, dhe kjo eshte jo vetem e shendetshme por edhe e nevojshme.
Ajo qe eshte e turpshme eshte stili fyes, provocativ e gjoja-kunder rrymë I Lubonjave e Shkullakeve qe tentojne te na mbushin mendjen se vetem ata kane ne pronesi te verteten dhe se vetem keta na ditkan gjithçka e per gjithkend.
Po te mendosh - qendrimet refraktare kunder-rrymë tregojne ne fakt mungese argumentesh dhe plogeshti e dembelizem intellectual.
Keto qendrime Lunonjane - Pervecse mungese finese, sensibiliteti dhe klasi, pervecse nje ndermarrje e panevojshme, e kote dhe ne kohe te papershtatshme - artikulli I Lubonjes (dhe ky I Shkullakit) eshte I ndertuar mbi premisa te gabuara dhe eshte I turpshem. Ne cdo vend normal do te kishte nje reagim te forte popullor nese gazetare idiot do te fyenin dhe ofendonin nje kengetar apo idhull popullor ne ditet pas vdekjes se tij. Pa permendur fyerjen qe ju behet familjareve dhe afermeve te personit te vdekur.
Turp.

Add new comment