Mashtrimet elektorale të Edi Ramës?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7399_doku7_3.jpg?itok=fL31eCFj)
Një nga tezat kryesore të ish-Kryeministrit Berisha për shpiegimin e humbjes së PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit është ajo që Edi Rama i mashtroi votuesit me premtimet e tij elektorale, si p.sh., me atë për uljen e barrës fiskale për 97% të shqiptarëve, për mjeksinë falas, legalizimet falas etj. Por shifrat e KQZ-së tregojnë se PS-ja pati pak a shumë të njëjtën peshë elektorale si në 2009-ën, kur Edi Rama u fut në garë me një program “përtej së majtës e së djathtës” (ku ruhej taksa e sheshtë dhe nuk kishte mjeksi e legalizime falas), ashtu edhe në 2013-ën, kur ai bëri premtimet e sipërpërmenduara – rreth 41% ishte pesha elektorale e PS-së në 2009-ën dhe rreth 41.5% në 2013-ën. Pra, i bie që “mashtrimet elektorale” nuk i kanë bërë punë Edi Ramës, për rritjen e peshës elektorale të partisë së tij...
Po ku atëherë u tranferua pesha elektorale e PD-së, e cila nga 40.2% zbriti në 30.6%? Le të bëjmë një analizë agregate të dy zgjedhjeve të fundit parlamentare, për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje.
Rritja e numrit të votave të vlefshme në zgjedhjet e 23 qershorit, krahasuar me 2009-ën, ishte plot 200 mijë – nga 1.52 milion shkoi në 1.72 milion. Duke llogaritur se rreth 50 mijë nga pjesëmarrësit në zgjedhje mund të kenë qenë emigrantë, i bie që rreth 85% e popullsisë në moshë votimi me banim në Shqipëri të ketë marrë pjesë në zgjedhje.
Në qoftë se zgjedhësit që votuan për PD-në në 2009-ën, si dhe bijtë e tyre që arritën moshën e votimit në 23 qershor, do të kishin votuar përsëri për të, ajo do të kishte marrë 40.2% të votës në rang kombëtar, ose rreth 695 mijë vota të vlefshme. (Këtu presupozohet që PD-ja do të kishte marrë edhe rreth 20 mijë vota nga emigrantët e ardhur për zgjedhjet).
Por PD-ja mori vetëm 30.6% të votës në rang kombëtar, ose gjithsej 530 mijë vota të vlefshme… Dhe ku shkuan votat e 165 mijë votuesve potencialë të PD-së?
Vetëm fare pak prej tyre duhet të kenë ndejtur në shtëpi në 23 qershor, sepse pjesëmarrja arriti një nivel të krahasueshëm me vitin 1992. Kështuqë i bie që një pjesë e votuesve të PD-së mund të kenë shkuar brenda koalicionit të djathtë, kryesisht tek PDIU-ja dhe PR-ja, të cilat e rritën peshën e tyre elektorale përkatësisht me 1.7 dhe 0.9 pikë. Një pjesë tjetër mund të kenë shkuar tek partitë e reja si FRD dhe AK, të cilat morën përkatësisht 1.7% dhe 0.6% të votës në rang kombëtar.
Por destinacionet e mësipërme janë shumë të vogla për të akomoduar numrin e madh të zgjedhësve që u larguan nga PD-ja – bëhet fjalë për jo pak, por për rreth 165 mijë votues potencialë të saj, të cilët nuk votuan për të.
Një numër shumë i madh i tyre duket se ka shkuar tek koalicioni i majtë, i cili e rriti peshën elektorale me rreth 7.5 pikë. Dhe brenda këtij koaliconi, duket se LSI-ja, e cila e rriti peshën elektorale me pothuaj 6 pikë, ka qenë destinacioni kryesor i votuesve potencialë të PD-së. Ndërkohë, vetëm një pjesë e vogël e tyre mund të kenë shkuar tek PS-ja, e cila e rriti peshën elektorale me vetëm 0.5 pikë...
Për ta ilustruar këtë eksod të votuesve të PD-së drejt LSI-së, si dhe drejt partive të vogla të djathta, kam ndërtuar dy grafikë shoqërues.
Siç përmenda më lart, në zgjedhjet e vitit 2009, u regjistruan 1.52 milion vota të vlefshmme dhe ato u ndanë siç tregohet në garafikun në formë pice në figurën shoqëruese nr 1. Me ngjyrën blu dhe bojë qielli janë paraqitur përkatësisht “thelat” e PD-së dhe partive të tjera të djathta. Ndërsa “thelat” e PS-së, LSI-së dhe partive të tjera të majta janë paraqitur me ngjyra të familjes së të kuqes.
Meqënëse në vitin 2013, u regjistruan 1.72 milion vota të vlefshme (pra, shprehja e vullnetit elektoral të popullsisë u rrit me 200 mijë vota), “pica” elektorale e 2013-ës në figurën shoqëruese nr 2 është me diametër më të madh se ajo e 2009-ës. Siç shihet, PD-ja ka marrë 30.6% të “picës” elektorale 1.72-milionëshe të 2013-ës, krahasuar me “thelën” 40.2% që kishte në “picën” 1.52-milionëshe të 2009-ës. Këta dy grafikë ilustrojnë qartë se PD-së i kanë marrë territor djathtas parti të vogla si FRD, PDIU, PR etj., ndërsa majtas i ka hyrë në territorin e saj kryesisht LSI-ja...
Figura 1
Figura 2
Comments
Elektorati ka ndjekur fiks

Elektorati ka ndjekur fiks porosine ultimative te M.Nanos: Qelbesira te te gjitha rretheve bashkohuni per te rrezuar Sali Berishen. Meqe qelbesirat nuk kane shume komplekse ideologjike, as kredo morale as bindje ideologjike, thane qe me nje rruge te kryejne dy pune: Rezojme Berishen dhe njekohesisht sigurojme edhe ndonje vend pune ne administrate. U tha, u be, dhe si produkt kemi pikerisht ate qe meritojme: Qeverisje te paaftesh qe s'dine ça te bejne me pushtetin qe jashte çdo pritshmerie moren me 23 Qershor, kombinuar me pjesen me te korruptuar te qeverise se kaluar, qe do ta çoje vendin drejt integrimit nga fitorja ne fitorje. Hajt se shihemi ne zgjedhjet e ardhshme...

Idhujt e njerit jane

Idhujt e njerit jane qelbesirat e dikujt tjeter. Dhe ky argument shkon ne te dy drejtimet, per a kohe qe do te perdorim fjalen "qelbesirat".

Bolsheviku Muc Nano nuk eshte

Bolsheviku Muc Nano nuk eshte aq i pakenduar sa e ben ti Astrit. Ai e njeh par excellence domethenien e manifestit te Karl Markst: Proletare te te gjitha vendeve, bashkohuni. Por meqense Muci e kishte pagezuar prej kohesh Ilir Meten si Padrino te korrupsionit, Edvin Ramen si kapo te droges dhe mister 20%, Skender Gjinushin, Gramos Rucin, Paskal Milon, Namik Doklen, Shkelqim Canin e ndonje tjeter si kukuvajka rrevolucionare, Ditmir Bushatin, Ilir Gjonin, Ilir Beqajn, vete Edvin Ramen, etj. si pinjolle te byrose politike te diktatures, Paulin Sterkajn, Pjerin Ndreun, Mark Frrokun, etj etj. si te fortet e partise, Koco Kokedhimen, Nard Koken, Sadri Abazin, Artan Lamen, ej etj. si mafiozet me te medhenj te vendit e politikberesit e partise, Dhor Sallakun, Alfred Pezen, Arta Daden, si bajoneta te partise, atij me ne fundiu desh nje emer i perbashket qe temundt'i perfaqesonte tegitha llojet e tipeve qe permenda. DheMustafai ka meriten se e tha i pari ate shprehjn lapidare: Qelbesira te te gjitha llojeve, bashkohuni!

PD thote se duhet te

PD thote se duhet te protestojme kunder mashtrimve elektorale te Edi Rames.

Kush u mashtrua prej Edi Rames? Ata qe e votuan ate. Pra i bie qe keta duhet te protestojne kunder ketyre mashtrimeve. Mirepo shih c'ndodh! Kush po proteston?

Po pretestojne kunder mashtrimeve te Edi Rames ata qe nuk u mashtruan nga premtimet e tij.

Kjo tregon se kauza eshte teresisht pa vend. PD duhet te kish gjetur nje sebep tjeter per te protestruar. Sepse per mashtrimet populli do te protestoje me vote pas nje viti ne zgjedhjet vendore.

Po nese Basha e humbet Tiranen, cfare do te thote pastaj per mashtrimet? Gjejeni brenda ne PD shkakune humbjes, jo tek mashtrimet.

Add new comment