Ndreca na duhet, por jo në Vatikan

Postuar në 11 Shkurt, 2014 11:37
Koloreto Cukali

Rasti i shkrimtarit e gazetarit Ardian Ndreca, është i fundit i një serie njerëzish që unë i vlerësoj, dhe që i bashkohet korpusit qeverisës. Ai (siç pritet) do të jetë Ambasador i Shqipërisë në Vatikan. Me sa lexova, ndërsa diskutoheshin kandidaturat kish lindur edhe një debat, se paska fyer Presidentin, apo se rrezikon të shkruajë në gegnisht (!). Në fakt, debati i vërtetë do të qe: A duhet që njerëz si Ndreca t’ia heqim shoqërisë civile e t’ia japim shtetit? Por para se të shkojmë atje, do doja të vlerësoja nga ana personale se çfarë humbas e çfarë fitoj nga ky emërim. Çfarë fiton Shqipëria nga emërimi i Ndrecës?

Shqipëria dhe Vatikani
Nuk e di se sa të rëndësishme konsiderohen në nivel dy-qeveritar marrëdhëniet e Shqipërisë me Vatikanin, por nga një vështrim i shpejtë nuk më duket se shkojnë përtej marrëdhënieve “shumë të ngrohta e miqësore”. Jemi afër, por në të vërtetë jemi larg. Prerjet e interesave dhe mundësive konkrete gjeopolitike nuk na lejojnë të bëjmë shumë përveçse t’i buzëqeshim pa shumë fjalë njëri-tjetrit, si shtet, kur hasemi në rrugët e gjeopolitikës.

Nuk besoj se Vatikani vlen për marrëdhëniet tona ekonomike; as për strategjitë tona rajonale nuk është ndihmë e madhe (me sa di unë nuk ka njohur as Kosovën); për ambiciet tona ushtarake po ashtu nuk na hyn në punë dhe e vetmja marrëdhënie e fortë ka të bëjë me komunitetin fetar katolik të Shqipërisë. Pra, një Ambasador në Vatikan nuk është ndonjë hall i madh që ky shtet duhej të zgjidhte, siç do të ishte për shembull zgjedhja e Ambasadorit tonë në Greqi, Serbi, Itali, Francë, Amerikë a Angli, vende që ne nuk kemi mundur t’i shfrytëzojmë kurrë maksimalisht falë ambasadorëve të paaftë, meskinë e dembelë. Sigurisht, të kesh një intelektual të njohur në krye të një Ambasade më së paku i bën nder shtetit, edhe pse një intelektual nuk është e thënë se do të jetë një diplomat gjithaq i mirë. A duhet për kaq të konsumojmë Ndrecën?

Ndreca i shtetit
Ardian Ndreca hyn nga të paktët kolumnistë që unë i lexoj vazhdimisht dhe me ëndje. Personalisht, do doja që Ndrecën të vazhdoja ta lexoja. Jam i sigurt që ai do të vazhdojë të shkruajë, por nuk do jetë më ai i pari. Sado të përpiqet të jetë i baraslarguar nga ngjarjet, ai do të jetë një ambasador që shkruan publicistikë dhe jo një mendje e lirë që shkruan për njerëzit. Detyra e intelektualit në një vend si ky është që të qëndrojë jashtë sistemit. Kam frikë se sado t’i japim guxim vetes se posti shtetëror nuk do na ndryshojë, kjo ndodh, pa e dashur ne.
Rasti më domethënës i një publicisti të aftë që u konformua në sistem është ai i Edi Ramës, që pasi u bë pjesë e sistemit nuk dha asnjë kontribut publicistik për publikun, madje, në gjykimin tim personal, u bë palë me të pasurit kundër qytetit. Shembuj të tillë ku intelektualët konformohen në sistem janë të shumtë, dhe sidomos bien në sy në kohën e ndërrimit të pushteteve, ku sistemi përpiqet t’u “blejë” heshtjen gazetarëve, intelektualëve apo kolumnistëve me integritet. Sistemi jo thjesht të blen me poste. Sistemi nuk të lë asnjë rrugë tjetër.

Intelektualët përherë të varur
Është e kollajtë të japësh mend mbi jetën e dikujt, siç po bëj unë në këtë rast, të gazetarit Ardian Ndreca. Të gjtihë pretendojmë prej gazetarëve ndershmëri, pavarësi e guxim, të gjithë presim prej tyre të thonë për herë të vërtetën (nganjëherë atë që duam ne të dëgjojmë si të vërtetë), por asnjëherë nuk bëhemi merak, a i ushqen ata e vërteta?
Si do jetojnë gazetarët? A e di publiku (se unë e di) sa paguhen shkrimet në gazeta? Para se të gjykojmë, fjala bie, Lubonjën që del te Klani, a e pyesim veten si do jetojë ai, nëse nuk merr honorare për pjesëmarrje televizive? Pse u dashka të kërkojmë që intelektualët të jetojnë, shkruajnë e veprojnë jashtë sistemit, kur e dimë mirë që aty nuk ka kushte për mbijetesë?
Ky shtet, ka bërë të pamundurën që intelektualët për të jetuar të kenë nevojë për bukën e shtetit. (Këtu, sa për procesverbal, duhet thënë që ish-Kryeministri mban titullin kampion për shterrimin e burimeve financiare të kujtdo që nuk konformohet në sistem, qofshin grupe mediatike apo individë, i ndjekur pastaj dhe nga Kryeministrat e tjerë, Nano e Meta). Akoma shoh të vijë vërdallë i papunë prej vitesh, Moikom Zeqon, një nga eruditët e paktë që njoh (dhe do vazhdoj ta përsëris këtë rast). Shteti, i bën “karshillëk” Moikomit. Po të dojë, shteti ia gjen një punë. Por, ja që shtetit, nuk i do...
Në këto kushte, është e padrejtë e ndoshta e pandershme të kërkosh prej kujtdo t’i thotë jo një posti qeveritar, që garanton së paku një jetë më të qetë e më pak probleme financiare. Unë vetë, druaj se nuk do i thoja dot jo. Ndoshta prandaj janë shuar intelektualët e pavarur, sepse ky shtet s’të jep asnjë mundësi të jesh i pavarur. I vetmi shans që të jep është “o me të, o të vdesësh urie!”

Një shtet që të shtrëngon
Dhe ja ku u kthyem përsëri te shteti dhe makineria e tij perverse për të blerë pavarësinë e individit. Në momentin që shteti blen heshtjen, ai i ka bërë një shërbim të përkohshëm vetes. Ka heshtur një zë, dy zëra, ndoshta të gjithë zërat. Në plan afatgjatë mungesa e zërave kundër sistemit bën që shteti të degradojë si një pijanec që mbytet në të vjellat e veta, pa pasur njeri pranë që të flasë. Ndaj, shtetet moderne gjejnë forma për të mbajtur gjallë elitën e tyre intelektuale, pa qenë nevoja as t’i detyrojnë të shtrijnë dorën për bukë, e as të lypin “punë në shtet”.
Ka me dhjetëra grante, institute studimore e kërkimore, qoftë dhe borde, përmes të cilave intelektualët mund të nxjerrin bukën e përditshme, të botojnë librat pa qenë nevoja të jenë në mëshirën e privatit komercial, të ligjërojnë në Universitete pa qenë nevoja të trokasin te universiteti i Pushtetit. Kur them ka, dua të them “ka” si mundësi. Por, ky shtet duket krejt i paaftë për të ndërtuar instrumente korigjuese të vetvetes, i ngopur me arrogancë, dritshkurtësi e ligësi. Ndaj, e vetmja mënyrë që ndjek është konformimi përmes shtrëngimit i intelektualëve për të hyrë në sistem. Për t’u kthyer te posti i Ambasadorit në Vatikan.

Ambasadat
Më kujtohet që të punoje në Ambasadë ishte një luks i rrallë në kohë të Enverit. Nuk kishe ndonjë gjë për të bërë, ne ishim vend i izoluar, dhe në Ambasada; i ikje mjedisit mbytës në Shqipëri; bëje dhe ca jetë jashtë. Vazhdon, me trishtim të jetë njësoj. Më kujtohet një sërë shkrimtarësh e artistësh, këngëtarësh e piktorësh, që, të përkëdhelur prej Partisë që vinte në pushtet, katapultoheshin në Ambasadat tona jashtë. Dhe këtu nuk po flasim për serinë e kunetërve, dajave, vajzave të tezes, nipave e dhëndurëve që merrnin si pajë, një vend në Ambasadë. Po flasim thjesht për artistë pa lidhje gjaku me Partinë.
Se çfarë mund të bëjë një këngëtar-ambasador për të joshur vëmendje ekonomike, kulturore e politike ndaj Shqipërisë, nuk e di. Por, mund dhe ta imagjinoj. Dhe ajo që imagjinoj është mediokre. Ndaj, prisja që politika jonë e jashtme të fillojë të ndërtojë një sistem tjetër përfaqësimi. Ndoshta, duhet që në Ambasada të mos shkojnë njerëz të shquar e as të ditur, por diplomatë të mirëfilltë, ata që e kanë zgjedhur këtë profesion që në shkollë, që kanë një karrierë në administratë, dhe që kanë ambicie për t’u rritur e plakur në sistemin tonë diplomatik. Prej tyre, më pas Kryeministrat mund të përzgjedhin funksionarë të lartë shtetërorë e ministra. Njësoj si sistemi ushtarak i një vendi, dhe ai diplomatik duhet të jetë një organizëm i komplikuar, i puthitur, funksional e ku kriteret janë më se të qartë që në fillim. Një organizëm që ushqen e riparon vetveten.
Dhe kjo nuk bëhet me kolumnistë si puna ime. Unë nuk do i thoja dot jo një posti në Ambasadën tonë në Danimarkë. Por është detyra e shtetit të mos më fusë në mëkat. Për të mirën e vet. Për të mirën time. Për të mirën e atyre që duan të më lexojnë.

revista Klan nr.856

Comments

Submitted by Ritter (not verified) on

Bravo Koloreto, por mos harro se Ndreca eshte profesor ne Itali dhe nuk merr rroge gazetari por shperblim profesoresh..

Submitted by anonim (not verified) on

Eshte hera e pare qe zhgenjen Koloreto. Shkrimet e tua jane zakonisht te sinqerta e te ndjera, prandaj edhe prekin. Ne parim jam dakort me argumentin e ketij shkrimi se ketij vendi i duhen intelektuale qe nuk ia shesin shpirtin politikes. Por personi qe ke marre per shembull per te argumentuar diçka te tille eshte i gabuari. Une e kuptoj qe ti mund ta kesh mik koleg, bashkeqytetar a ku e di une, por Z. Ndreca nuk meriton ASGJE nga ato qe ke shkruar.

Nga pikepamja shkencore, un nuk jam kunder tezave te Z. Ndreca persa i perket gegerishtes, por ketu nuk kam nder mend te merrem me kete argument. Ajo qe me eshte e ulet dhe e peshtire ne rastin e Z. Ndreca dhe per te cilen duhet t'i vij turp eshte fakti qe nuk heziton te lepije ate qe ka peshtyre vetem per t'u bere pak ambasador. Nese Zoti Ndreca i beson vertet tezat e tij per gegerishten, si nuk e pati problem t'i hedhe ne kosh te plehrave kur mendoi se po i beheshin pengese pe Vatikan ? Nese nuk i beson, atehre i bie te jete mashtrues ordiner per nuk e di çfare qellimesh. Por diçka eshte e sigurte, ne te dyja rastet nuk eshte as intelektual, as njeri me integritet, por nje njeri i vogel prej plasteline dhe pa shtylle kurrizore.

E tani po te drejtohem ty si gazetar me ndjeshmeri dhe integritet, te pakten keshtu me je dukur deri tani : a te duket e drejte qe shtypi te perdoret ne menyre kaq te ulet e te arrije deri ne dezinformim e manipulim te paprecedent te publikut ? Mendoj se Shqiperia ka vuajtur boll dhe nuk e meriton ne gje te tille. TI nuk e meriton nj ge te tille Koloreto.

Submitted by reformer (not verified) on

te pakten te mos e kishe personalizuar deri ne kete mase artikullin duke e lidhur me emrin e nje njeriu te vetem...

sa per ndikimin negativ te sistemit tek krijimtaria e individit, mund te them me plot gojen se kjo eshte nje teze totalisht e gabuar, ne kuptimin se te pasurit e nje pozicioni dinjitoz, nuk e perkeqeson, por perkundrazi e permirson shume ate.

edhe Moikimi, qe ti e merr per shembull (me qe ra fjala uroj qe ai te gjeje nje pune, si historian minimumi), do te kishte krijuar shume me teper vlera dhe do te kishte shume me teper ide po te kishte nje rroge sa per ti hequr sikletin e perditshem qe te paralizon, te mos pasjes se asaj rroge - vetem ideja rendon ne menyre shkaterruese... tek ndenja e vetvleresimit pervec te tjerave.

ndoshta mund te ejte ndryshe per nje beqar, por per ata qe kane famije harroje Koloreto.

Submitted by Koloreto pa ngj... (not verified) on

Po, e besoj ende se Koloreto eshte i pavarur

dhe qe shkruan bukurisht!

Kesaj here po dyshoj: Koloreto di te shkruaj edhe sipërfaqësisht. Pra te shkruaj per te thene qe nuk di.

Te shprehesh ne kete fare feje, qe marredheniet e Shqiperise me Vatikanin nuk paskan piken e rendesise,

do te thote se Koloreto le per te deshiruar ne arsenalin e njohurive te tij...

Eshte per gjynah, kjo, per keqardhje dmth...

Emri i sebepchiut eshte tjeter histori, por merret me mend se si duhet te ndjehej Ndreca, teksa po e dergojne

ne nje vend pune pa pune!!!

Submitted by Olsi (not verified) on

Te drejten ka sepse Vatikani ska piken e rendesise (mund te me quash mysliman pasi ashtu jam nga origjina e familjes, por me shume i besoj Koloretos sone se hoxhallareve dhe priftrinjve...
I shihni te huajt si perendi e kush ju qe besoni ne FE! Shikoni mor anadollake te keni respekt per njeri tjetrin! Ruajini ata njerez qe kane 2 te mira e nje te metë
Koloreto ngelesh opozitare tipik europian, Bravo

Submitted by best 24 hour ac... (not verified) on

Wonderful work! That is the type of information that
should be shared around the net. Disgrace on the seek engines for no longer positioning this publish higher!
Come on over and talk over with my website . Thank
you =)

Submitted by Zapbone (not verified) on

Ta them sinqerisht qe kete po menoja kur lexova artikullin te Panorama “Manipulatoret“. Nje artikull i keq deri ne skandal, ku politika i ben makjazh profilit te saj dhe terrori qe ndikon ne forme te dhunshme, e arrogante duke manipuluar e diktuar, e duke e zene te gjithe frymemarrjen e lirise. O cfar lirie? Lirine e shprehjes qe eshte e drejte themelore dhe kush kundershton e argumenton apo e shtron problemin ne nje kendveshtrim ku zoomi i se vertetes i deformon e i ridimensionon politikanet ne formatin qe jane, apo qe nuk pershtaten me botekuptimin, apo qe nuk jane ne nje rezonance me politiken, politika i  margjinalizon si te jene armiq dhe jo kundershtar. Gjithmone duke u nisur te perjetimi i artikullit Manipulatoret. Eshte puna e politikes dhe interesat e saj qe imazhin e saj te shqyer apo te krisur, ta stukoje e bojatise, duke manipuluar masat si ne rastin e rilindjes. Po njerzit kane kendvershtrim tjeter dhe syze te tjera per ta perceptuar apo per te qene ne akord me politiken. Qe njerzit te kene nje orjentim sa me real te asaj qe ndodh me politiken dhe, me jeten perreth, orjentohen nga gazetaret. Nga gazetaret e mire qe na krijojne imazhe te sakte te realitetit qe ne jetojme. Ta ngulim i cike kujin ktu te gazetaria dhe manipulimi. dhe Koloreto ka te drejte kur thote qe panteoni eshte rradhuar, dhe gazetare te talentuar dhe guximtare numerohen me gishtat e dores. Dhe keto qe jane te pakte, na krijojne imazhe te nje tabloje, te nje frengjie shikimi, ne raport me kartelin e fuqise se katert apo kolones se peste qe eshte i rrjeshtuar ne llogoret partiake dhe ka ndikim, apo manipulimi i tyre e ka dritaren e permasave ku syu te rrok te gjithe pejsazhin e profilin e politikes te mjakazhuar e rinuar plot efekte e butafori mashtruese. Dhe ne jetojme ne realitet muti e virtualitet rilindje, bombardohemi me gazeta, televizione, internet, media, fjalime e evente ku politika vetem manipulon dhe nga frengjia e se vertetes hyjne vetem fasho drite vetem per ato qe kane sy te forte per te rrugetuar dhe mos u qerruar nga erresiara e dizimformimit. Ne nuk jemi ne gjendje te kemi vete nje model apo nje figure dhe, te tjeret na e kan gadit e modeluar figuren e modelin jo vetem ne rastin e deputeteve po dhe deformimin e plote ku te zezen e bejne te bardhe. Une nuk e mor vesh kush e ben opinjonin politika apo media, po di qe te dyja bejne manipulimin saqe, mediat percaktojne nganjhere politiken, po dhe mediat jane kaq shume te instumetalizuara sa jane nen kontrollin e diktatin e plote te politikes. Me pelqeu shkrimi.

Submitted by Epiroti (not verified) on

Hera e pare qe Kloreto shkruan realisht dhe drejte. Une mendoj se Ndreca do te bente pune te mire si Ambasador ne Arabine Saudite dhe Gjinishi ne Vatikan pse jo dhe nje cam ne Athine qe rruget te shtrohen me mirekuptim te gjere.

Submitted by RP (not verified) on

Koloreto,jam me ty plotesisht.Sistemi kur nuk te godet,te devijon.Te ben"te vetin"me perkedheli.Rasti i Ardian Ndreces me duket dhe mua i tille,nuk them gje sikur Andrea Stefani te behej ambasador apo edhe M.Nano.Keta nuk e kane me nervin kritik,ca se i lodhen vitet e tranzicionit,ca se me deshire apo jo jane bere pale.Kurse ne shkrimet e Ndreces dalloja nje kritik qe logjikshem dhe me nerv sulmon degradimin e pushtetit;nuk do ia pertonte edhe pushtetit aktual kritiken.Ta çosh ambasador ne Vatikan eshte nje"burgosje"etike,ia mbyll gojen me nje pije te embel,ne italisht eshte shprehja"acqua in bocca"-kur ke gojen plot me uje nuk flet dot...Ke shkruar disa here per fatet e gazetareve,ne fakt ne publiku jemi kurioz per pagat e gazetareve,pagat normale ne sistemin mediatik shqiptar.Qysh behet?Cfare praktike ndiqet?Na,te paguaj une ty me nje tufe parash nen dore por me sulmo ate tipin,biles te jap ca te dhena konfidenciale qe ta shtie ne lluce?...Ka nga keto praktika?Ndersa,per shkrimin,komplimente,mu kujtua qe Brechti ishte ne SHBA kur mbaroi L2B dhe kur u kthye ai nuk shkoi ne Gjermanine Perendimore,por ne Lindoren.I besonte socializmit/komunizmit,vajti me ndergjegje te plote qe nuk do kishte kushtet dhe mundesite komode si ne Gjermanine Perendimore dhe po flas per nje periudhe kur Brecht ishte tashme i afirmuar si autor.Shiko se çfare karakteri?Me gjej ne kohet e sotme nje autor te tille,qe me ndergjegje i qendron besnik bindjeve te tij?Une nuk kam shume informacion,por me duken te shumtet si delet ne pazar,mjaft tu zgjatesh bar dhe fillojen te pertypin,pa dashur t'ia dine se cila eshte dora qe fshihet pas barit.

Submitted by Alba (not verified) on

Nuk jam dakord me logjiken e shkrimit sipas te cilit intelektuali duhet t'i rrije larg shtetit. A po ankohemi ne qe shteti eshte i mbushur me te paafte dhe dembele dhe militante? Le ta japin nje kontribut edhe intelektualet per shtetin ne pozicione qe afrohen me formimin e tyre se nuk behet nami! Shteti ka nevoje per kontributin e intelektualeve edhe nga brenda sistemit sepse per natyre intelektuali nuk konformohet me avashllekun dhe mefshtesine e burokracise. Nuk ka kufij te ndare, o me shtetin, o me shoqerine civile. Po, jane te ndare qe kur je ne shtet , te mos perkrahesh a favorizosh iks OJQ apo kur je OJQ te mos konformohesh me shtetin. Po sa kohe e ndan mendjen qe do sherbesh ne njerin a tjetrin front, bujrum! njerezit e afte i bejne nder kujtdo sektori dhe aktualisht vuan me shume shteti per ta. Shoqeria civile gelon nga njerezit e lire e te pavarur por qe nuk kane force te ndryshojne ate qe shteti , me mendesine e hapur, e ben ne nje dite. Ndreca i ben nder shtetit dhe jo anasjelltas.

Submitted by didian (not verified) on

Autori i shkrimit gjithshka ka permendur, por ka harruar te shohe sa emerimi i Ndreces eshte konform ligjit. Duhet te jete e para. Sa e lejojne ligjet e shtetit emerimin e tij ne ambasaden ne Vatikan. Pastaj vijne te tjerat. Mund te shohim cfare personaliteti ka i emeruari, cfare te mire ka po te largohet nga jeta prej akademiku e te behet nepunes, cfare te mire mund t'i sjelle perfaqesimit zyrtar te Shqiperise.

Kandidatura e Ndreces eshte shume problematike. Eshte zgjedhur per t'i bere nder. Nuk respektoj pikesepari ligjin per sherbimin e jashtem. Nuk permbush asnje nga kriteret e perfaqesimit politik. Jo me ato te perfaqesimit te karrieres.

Nuk permbush as me te voglen norme te perfaqesimit zyrtar. Eshte haptas kunder gjuhes zyrtare. Eshte haptas kur stabilitetit te institucioneve kryesore. Nuk eshte pak te quash presidentin "ulok" moral dhe pastaj te duash te perfaqsosh shtetin. Nuk eshte aspak e mire te injorosh gjuhen zyrtare dhe pastaj te mendosh se ja del te artikulosh politiken e shtetit. Nuk eshte aspak mire te vish nga vjen, e te futesh ne nje institucion me punonjes te tjere qe i kushtojne jeten diplomacise e ti tregosh atyre se ka nje menyre tjeter te berit karriere.

Edhe une i kam lexuar me endje shkrimet e Ndreces deri tani. Tani e tutje s'do ti lexoj dot se e di se i ka vetem per moral. As vete nuk i beson ato qe thote. Fakti qe pranoi ne kete menyre te behet ambasador nuk eshte e mire per te dhe per figuren e tij.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.