Edith Durhami, lebërit dhe lirikat e tyre me kusarë...

Postuar në 10 Shkurt, 2014 13:02
Ilir Mborja

Kur flitet për labët ose lebërit dhe sidomos për veset e tyre, në librin "Unë jam gegë", gazetari Mustafa Nano, shumë referenca i ka mbledhur edhe ndër kronikanë dhe studiues të huaj. Albanologu austriak Johann Georg von Hahn, shkrimtarja britanike Edith Durham, Nathalie Clayer, Ibrahim Mansour, anglezi William Martin Leake dhe Wadham Peacock-u është lista serioze e të huajve, që ka qëmtuar dhe që iu referohet ky autor në këtë libër, në kapitullin ku flitet pra për lebërit. Krahas shqiptarëve si Fan Noli, Eqrem Vlora, Lumo Skëndo apo Faik Konica, të huajt e sipërpërmendur, në përgjithësi, merren kryesisht vetëm me veset e lebërve, "pa çarë shumë kokë" për të parë anë të tjera pozitive ose të evidentojnë ndonjë veti të mirë të tyre. Dhe evidentojnë mes të tjerash, edhe vesin e grabitjes dhe të vjedhjes. Në deklarimet e tyre hajduti dhe grabitësi as nuk veçohen si dy fenomene gjithsesi të ndryshme, përderisa në to bëhet fjalë vetëm për cilësorin hajdutë. P.sh, më e saktë do të ishte që për rastin e mëposhtëm të bëhej fjalë për lebër - grabitës dhe jo për hajdutë: " ...shkrimtarja britanike Edith Durham...nuk harron të na bëjë me dije se “[ata] kanë një emër të mbrapshtë”, dhe për ta ilustruar këtë opinion thotë se “dy vjet më parë i kishin thënë se rruga që lidhte Tepelenën me Këlcyrën ishte në dorë të hajdutëve dhe nuk mund të kalohej pa paguar një shpërblim”. Nuk e kam shumë të qartë se kush është më i dënueshëm ligjërisht, por mendoj se fjala hajdut është më poshtëruese, ka ngjyresë më negative...se mbart në vetvete edhe kuptimin e fshehtësisë. Nëse do të bënim përpjekje për të shpjeguar ndonjë nga tiparet sociale të karakterit të banorëve të një treve, siç është Labëria për rastin në fjalë, nuk do të ishte keq që t'i drejtoheshim edhe folklorit të saj. Sot folklori  përfillet si një krijim artistik që kryen një funksion pothuajse krejt tjetër nga ai i mëparshmi, por mbetet gjithsesi një relike e fosile e gjallë, ku folkloristika, në këto krijime, gjurmon e shteron elemente të qenësishëm, që flasin për origjinalitetin dhe veçorinë e tipareve sociale të një krahine, apo edhe një kombi. Po le të kthehemi prapë te dëshmitë dhe kujtimet e të huajve për lebërit tek "Unë jam gegë" dhe të ndalemi tek britanikja  e njohur, Edith Durham. Kështu, edhe për rastin e përmendur aty, "...të grabitësve që zinin prita në rrugën që lidhte Tepelenën me Këlcyrën," është po Edith Durham, së cilës mësuam së fundmi, që t'i jetë referuar nobelistja kanadeze Alice Munro për subjektin e romanit të saj "Virgjëresha shqiptare". Ngjarja me grabitës, për të cilën ka rrëfyer  Durham-i më 1920-n, ngjan shumë me të parën të treguar po nga ajo,.. por vetëm se ngjarjet këtë herë nuk zhvillohen në rrugën e Jugut, Tepelenë - Këlcyrë, por në rrugët e Veriut të Shqipërisë, pikërisht në ato të Malësisë së Madhe. Domethënë, cilësimi vetëm për lebërit si bartës të këtij vesi, bie poshtë nga e njëjta autore. Në ndonjë rast, nëpërmjet folklorit mund të shpjegohet shumë më tepër dhe mund t'i qasemi së vërtetës edhe më afër nga ajo që  mund të përmbajnë kujtimet e kujtdo qofshin. Duke iu drejtuar folklorit,mendoj se mundësia për të gabuar është më e vogël se sa "vërtetësia" e përshtypjeve, që ndonjëherë mund të jenë edhe rastësore. Përveç mrekullimit që të sjell përjetimi kur kridhesh në të, folklori mund të të ndihmojë të kuptosh edhe tiparet e karakterit të një treve, mund të vëresh më qartë edhe kompleksitetin e fenomenit karakterial të saj. Të mos harrojmë se ndonjëherë folklori ndihmon edhe më shumë se sa vetë gjuha e folur, për të përcaktuar drejt edhe identitetin kombëtar të një zone. Rasti i Himarës e provon më së miri këtë. Banorët e saj, prej kohësh këndojnë dhe vajtojnë në gjuhën shqipe. Dhe kjo sepse krijimtaria shpirtërore është më e gjerë edhe se gjuha e folur në një fazë të historisë, sepse e përfshin të plotë historinë në vetvete. Folklori  nënkupton praktikat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën dhe krijimtarinë popullore, që bashkësitë i pranojnë si pjesë përbërëse të trashëgimisë së tyre kulturore. Kjo trashëgimi kulturore jo materiale, u përcoll në breza dhe u krijua në shekuj e në vijimësi nga ato, në funksion të mjedisit të tyre, të ndërveprimit të tyre me natyrën dhe të historisë së tyre, duke u dhënë kështu atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë. Duke e parë pra në  tërësi, si dukuri artistike dhe  jetësore të lidhur drejtpërdrejt me jetën, me mbijetesën, me sigurinë për jetën etj, mund të kuptojmë më mirë edhe karakterin,. .si dhe veset kolektive të kohëve të vjetra sa vetë kënga. Prandaj folkloristika është shkenca që nuk mund të përjashtohet në se duam të studiojmë dhe pastaj të vizatojmë saktë tiparet etnogjenezës së një zone. Me shembujt që do të sjell më poshtë nga lirikat labe nuk do të përpiqem të kundërshtoj asnjë nga të referuarit e librit në fjalë, por do të përpiqen të shpjegoj si e kuptoj unë, sa të mundem, nëpërmjet folklorit, kompleksitetin e fenomenit të vjedhjes dhe të grabitjes tek lebërit. Më parë, në përpjekje për të depërtuar tek mentaliteti i labit, duhen sjellë në vëmendje këto dy këngë. E para që shpreh si të thuash misionin parësor të këngës për labin, që është dashuria:

Bilbil thuamë dhe mua!/ Ca nga ato këngët e tua/Të këndoj krua më krua/

Të më vijë ajo që dua/ Leshraverdha gjer mbi thua.

Dhe kënga e dytë që manifeston amanetin e labit:

Mike, në të kam për mike?/ Kur të vdes të bëhesh qiqe!/

Të më qash brigje më brigje!/ dhe me lot moj dhe me ligje...

Labi duke kërkuar kështu besnikëri të përjetshme nga e dashura edhe pas vdekjes, duket se shpreh në këtë amanet, egoizmin e tij dhe tërthorazi mund të kuptojmë pozicionin e tij në raport me të dashurën, me femrën. Duke u ndjerë si pronar i saj, labi shpallet përjetësisht i tillë dhe nënkuptojmë kështu që në jetën plot vështirësi, ai i ka marrë të gjitha përgjegjësitë, padyshim edhe atë ekonomike. Për labin rëndësi ka vetëm morali i besës. Por shumë e çuditshme është edhe mënyra e të divorcuarit të martesës tek labi. E po vetëm në Labëri, megjithëse i njëanshëm (vetëm burri mund ta bënte këtë) ndodhte prej kohësh që s'mbahen mend, divorci. Ky fenomen i panjohur për të gjitha trevat shqiptare dhe në të gjithë Ballkanin në ato mote, shpallej në mënyrën më lakonike të mundshme. Labi kur i shpallte bashkëshortes: "Të kam bërë motër", i ofronte divorcin më të parevokueshëm, më autentik,.. por edhe më kalorsiak e cinik njëherazi. Ajo, gruaja e shpallur tashmë motër, mund të zgjidhte vetë të largohej nga shtëpia, apo të vazhdonte të banonte aty, të strehohej dhe të ushqehej edhe përjetë po të donte, por,.. vetëm me statusin e motrës. Pra problemi ekonomik, as që shtrohej  për diskutim. Në familjen e varfër labe, nuk ziheshin me gojë të tilla gjëra,.. dhe kjo sigurisht nuk është veti hajdutësh. Lirikat labe janë të mbushura me fjalë që shprehin vesin e hajdutërisë. Edhe Hënën e shohin në atë funksion:

“Doli Hëna për kusarë/.. nis një këngë labe, domethënë sa për t'ua ndriçuar udhën atyre dhe për asgjë tjetër... Labi kur i këndon të dashurës nuk ka aspak drojë dhe e mbush gojën me fjalën "vodha". Si në këngën:

"Moj sy e vetulla pishë!/ Haram të qoftë ai mishë!/ Ai mish që të solla prëmë/ e vodha natën pa hënë./Qentë lehnin,  unë po zënë..." Për dashurinë labi "se ka për gjë të vjedhë".

Një sheleg për të dashurën, mjafton që ajo të kënaqet. Nga fjala "mishë" marrim vesh se shelegu i është dhuruar i pjekur. Domethënë, është bërë dhe ca punë me të... Përdorimi troç i fjalës vodha, nuk  tregon ambientimin me të (vjedhjen), por mendoj se e kundërta është  e vërtetë. Labi kërkon që ky veprim t'i përfillet për sakrificë, ose të paktën si zotësi. Kjo duhet të jetë arsyeja pse edhe emërtimi hajdut mungon në fjalorin e lirikës së Labërisë. Në vend të saj gjen fjalën kusar. Veç grabitësit, kjo leksemë duket se ka fituar edhe nënkuptime të tjera, si atë të trimit, të dhunës, të arrogantit, të shpërfillësit ndaj ligjit... Po të duash edhe të labit. Edhe në vajtimet në Labëri ndeshim po këtë emërtim si p.sh:

Në një mort në Labëri nëna duke vajtuar djalin e saj të vrarë, bën përgjegjëse të renë:

Nëna:  "Moj nuse , moj këmbë zezë!/ M'i hyre shtëpisë me fshesë."

...dhe po me vaj nusja i përgjigjet kështu thumbimit të së vjehrrës:

"Unë nuk jeshë këmbë zezë./ Unë jeshë këmbë bardhë./ Mot-mot u bëra

me djalë./ Fajin ta pati ky mavri,../ që s'rrij dot pa kusëri..."

Gjer vonë ka qarkulluar legjenda se labit nuk i jepnin nuse, pa kaluar më parë provën e kusarisë. Ndërsa rastet kur lëkura e bagëtisë së vjedhur i hidhej ashiqare te këmbët të zotit nga kusari, janë të njohura. Kapardisja e këtij lloji, vetë shpallja e kusarit, bëhej për t'i vënë në dukje çobanit të dëmtuar, pazotësinë e tij apo të qenve që mbante. Kjo tregon për një kod shumë të çuditshëm, që mbase shpjegohet me fazën kalimtare midis  kohëve të kleptokracisë dhe atyre të mëpasshme. Por kjo është punë e  sociologëve... Por në fund një gjë mund të thuhet me siguri. Në Labëri si kudo në Botë ka pasur kleptokraci, kjo as që diskutohet. Edhe se mund të ketë zgjatur, ashtu në formën e saj primitive, në Labëri pak më vonë se në Londër fjala vjen,.. përsëri mund të jetë e vërtetë. Por nuk duhet harruar se kleptokracia në gjithë botën, vetëm se është sofistikuar në maskimin e saj, aq shumë, sa "nuk ka vajtojcë labe që ta qajë...". Sa për Edith Durhamin druaj se mund të ketë "shkarë" në këtë njëanshmëri në kurriz të lebërve, si pasojë e pasionit të saj për folklorin dhe patjetër do t'i ketë zënë veshi ndonjë nga lirikat labe ku subjektet me kusarë nuk para mungojnë. Si p.sh: "Ç'u ngriçë natën pa hënë,/ Pa opinga nënë këmbë/ rashë në një stan të dhënë./ Të zot e qene po flenë./ Ç'u ngrit millorja në këmbë./ Brez e sipër e argjëntë./ Gushënë gjerdane zënë/ dhe njëçikë që kishte lënë/ shndriste si bora në hënë./ Shndriste si bora n'Qorre./ U tërbofsh që më tërbove!/ Nga kusaria ç'më nxorre."

Shekulli

Comments

Submitted by njena (not verified) on

aman, se ke dashte me i lavderue dhe i ke nxjerre kafshe.....paskan jetuar ne epoken e gurit ato ne laberi sipas ketij zoterise......

Submitted by Anonim (not verified) on

Ka popuj qe kane vjedhur 100% te territorit ku sot jetojne (amerikanet per shembull). Ka popuj qe kane vjedhur pasurite e gjysmes se botes nepermjet administrates koloniale (anglezet per shembull). Ka popuj qe vjedhin delet e komshiut dhe u duket vetja te zote (shqiptaret per shembull).

Submitted by anticensurë (not verified) on

kur shkruan adresën email,vër dhe nja dy shkronja që të mos mbetesh anonim!!

lexoje dhe një herë se ndoshta kupton ndonjë gjë!!

sa për gallatë!po nuk kuptove vazhdo si e ke nisur se si prish punë kujt!dhe ne dujhet të qeshim!

askush nuk qesh kur flet i mënçuri!!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shume vite me pare jetojshe ne nji dhome me dy miq te ngushte te mij nga Vlora. Njeri ishte nga Vranishte dhe shpesh here thone: "Un kam koke labi". Ha,ha,ha.

Submitted by anticensurë (not verified) on

cope shka ke dasht me thane???

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Mos ia vej shume re ketij palles se i ka filluar Alzheimer-i.

Submitted by çentrale (not verified) on

o mustafa po qenkerke kot e krye kot . do te dukesh se s'ben  qe ke bere liber edhe ti ?? !!

po mire keta leberit do te ta kene bere ndonje gje ty apo jo o muço se s'ka mundesi te flasesh vetem keq, pavarsisht se leberve sduan t'ja dine per ty

Submitted by Epiroti (not verified) on

Keto lirikat e tyre kendohen edhe sot, kriminalitetin dhe vjedhjen e kane per krenari, para dy muyajve po i kendojne nje kenge polifonike edhe kriminelit Alket Rizai. Ja se me cfare mburren.

Submitted by turkoshaku (not verified) on

po ju shoku Pali me ket llagap te huej ,a keni te drejte me e quejt vedin Shqiptar?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Un nuk quhem "Pali", por "Paul".

Llagapi im asht europian e jo turk. Shqiptarte jane europian e jo turq. Ha,ha,ha.

Submitted by anticensurë (not verified) on

janë me të vërtetë europian por jo gjerman të bredhur nëpër itali!!

ti mund të jesh nga të vetmit që nuk duhet të flasësh për punë etnie!!si emri dhe mbiemri nuk janë shqiptarë!!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ha,ha,ha. Simbas kesaj logjikes sate as Edith Durhami s'duhet te kishte fole per shqiptar.

Submitted by anticensurë (not verified) on

gjithkush ka të drejtë të flasë për gjithçka!

durhan,ka folur për shqiptarët,por jo si flet ti or deb!!ti i quan shqiptarët myslyman turq,kurse veten shqiptar!i quan turq për shkak të emrit të tyre,në një kohë që dhe ti nuk ke emër shqiptar!!kjo të neverit tek ti!!nese do ta quaja të padrejtë mbajtjen e një emri myslyman,për mua nuk ka rëndësi,atëherë do të të quaja dhe ty në të njëjtën mënyrë!!do të të thosha "shan muti kakën"!nqs shqiptarët me emra myslyman nuk jan shqiptar,sipas teje,atëherë dhe ti nuk je shqiptar,po sipas teje!!

kurse edit durhan nuk ka pretenduar të ket qënë shqiptare!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.