Kur Shqipëria shpallte Trump rrezik për demokracinë dhe qytetërimin

Postuar në 07 Janar, 2020 12:05

Olsi Jazexhiu ka sëkëlldisur rehatinë e liberalëve të Tiranës me deklaratat e tij për Donald Trump. Edhe Fatos Lubonja. Në një emision televiziv ata janë pozicionuar kundër politikës së Trump me Iranin. Dhe ky është mëkat sepse bota zien dhe këta nuk shohin rrezikun që i vjen Shqipërisë. Dakord por Irani me SHBA kanë në konflikt që në vitin 1979, kurse Shqipëria e krruajti me gjethe fiku sapo në pushtet erdhi Sali Berisha dhe pas tij Edi Rama. Çfarë faji ka Irani këtu se duikush në Tiranë do të luajë një lojë më të madhe se ka këllqet? 

Por megjithatë, Jazexhiu dhe Lubonja e kanë quajtur Trumpin herë terrorist dhe herë injorant. Kështu e quajnë edhe në SHBA, ku qëndron problemi? Ah po, problemi qëndron te kuptimi i injorancës, kur e ke te vetja e sheh përherë te tjetri. Po edhe tani që Lubonja me Jazexhiun folën si iluministi që qeveris Tiranën nuk jeni dakord? Kush ua gjen Kararin Juve xhanëm?! Ja video ku Trump shpallet si rrezik për qytetërimin, me ndryshimin themelor se Lubonja dhe Jazexhiu përfaqësojnë veten dhe mendimin e tyre. Ky këtu na përfaqësonte të gjithëve. 

Comments

Submitted by tex (not verified) on

se i lejohet te madhit te bej traplliqe seshte e thene qe do u lejohet te terve.pikerisht se ske kellqe detyrohesh ti gjesh gjekundi.e ne kete moment skemi kellqe t shtojm injorantet publik,sepse skemi interes vetjak.sduhet te shkallojn te gjith se shkau plaku i fshatit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.