KESH, CEZ, OST: Të rritet çmimi i energjisë elektrike
TIRANË- Tre kompani KESH, OST dhe CEZ i kërkuan sot Entit Rregullator të energjisë për rritjen e cmimit të energjisë elektrike.
Propozimet u bënë publike sot gjatë seancës dëgjimore të thirrur nga ERE, ku do dëgjohen argumentat e tre kompanive dhe grupet e interesit. KESH kërkon rritjen e cmimit nga 1.48 lekë në 5.05 lekë. OST kërkon rritjen e çmimit nga 0.6 lekë në 0.73 lek për kW.Kurse CEZ propozon dy opsione për rritjen e cmimit të energjisë.
Opsioni i parë, rritja e cmimit mesatarisht me 4.6%, kurse opsioni i dytë mosrritje cmimi por zgjidhje përfundimtare të borxhit mes CEZ-KESH dhe qeverisë. Vendimi i ERE-s pritet në fillim të dhjetorit kurse tarifat e reja të energjisë nëse vendoset rritja e tyre priten të hyjnë në fuqi në fillim të janarit
Ballkanweb.com
Comments
Ky kryeminister nuk ka lene
Ky kryeminister nuk ka lene te zeze pa ju bere shqiptareve,ai ne menyre konstante grabit pronat dhe xhepat e qytetareve per vete dhe per maloket e tij ne Veri dhe ne periferite e qyteteve.Rrisin cmimin per ata qe perhere kane paguar dhe nuk mbledhin detyrimet 20 vjecare ne zonat e tribuve te tyre,ja nderpresin energjine Vlores apo Fierit qe paguajne rregullisht dhe ja japin lume Kukesit e Tropojes ku nuk paguhet as 5%.Qytetaret nuk kane pse ti kerkojne meshire nje kryeministri tribal,por duhet ti kerkojne veprim atij te cilin kane votuar,kryetarit te opozites.Opozita i ka te gjitha mjetet ta bllokoje kete banditizem te ri qeveritar,ne parlament,duke ballafaquar cmimet tona te energjise me shumice dhe pakice me ato te rajonit,duke kerkuar shifrat e konsumit,faturimit dhe arketimit per te gjitha rrethet e Shqiperise.Dhe nese qeveria i shkon deri ne fund planeve te saj,opozita ne se eshte vertet e tille ka te drejte ti beje thirrje qytetareve te grabitur e te diskriminuar per mosbindje civile.Nje opozite qe nuk vepron ne mbrojtje te votuesve te saj para skandaleve te tilla nuk ka me fytyre t'u kerkoje serish atyre voten.
Add new comment