Kandido pa siglën e PS-së meqë ke shumicën

Postuar në 03 Qershor, 2019 19:26

Erjon Veliaj ka folur sërish sot. Në emër të Tiranës, qytetarëve, tëndit, timit, të tyret. Zoti Veliaj preferon përherë të shfaqet si zëdhënës i një shumice absolute pas së cilës qëndron një vullnet ekzekutues i të cilit është Ai. 

Ky qytet nuk e pranon bullizmin. Një nga gjërat që kemi bërë mirë në këtë qytet, është se pavarësisht se kemi tolerancë të madhe ne huk lejojmë kurrë që dhuna, prishja, dhe ndotja të kthehen në himnin e qytetin tonë. Himni i qytetit tonë është puna, puna, puna

është shprehur Veliaj gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak. 

Një njeri që duket si fantazmë e personazheve të ndonjë filmi të parestauruar të Kinostudios “Shqipëria e Re”, kryebashkiaku provon në çdo dalje stonimin e tij me çdo vlerë të një qytetari të zakonshëm. Komisar i vegimeve dhe ambicieve të veta, z. Veliaj predikon moralin dy lekësh të një vullnetari fuks të grupeve të dikurshme të patronazhit për nxënësit e dobët. 

Ka një mënyrë që këtë ndjesi që ky zotëri përçon prej vitesh ta vërë në provën e së vërtetës. T’i provojë edhe vetes, por edhe të tjerëve se kur flet në emër të të gjithëve ka me të vërtetë diçka reale nga pas. 

Le të kandidojë pa siglën e Partisë Socialiste. Le të jetë pra zotëria një kandidat i vetvetes dhe i vlerave qe predikon. Dhe pastaj të shohim sesi do të sillet kjo shumicë të cilën ai ka pervertuar duke ligjëruar pas forcës që i jep partia që e ka vënë aty ku e ka vënë. 
Problemi i këtij individi dhe të gjithë kalamajve që kanë zënë poste drejtuese është se manofestojnë në publik cilësitë e kallëpit të derdhur në katedra dhe bursa që nuk kanë lidhje me njerëzimin e vërtetë. 

Shqipëria, ajo që ka qenë ka patur ca shkolla jete që kalisnin të paktën cilësi të domosdoshme si p.sh Fjala. Ushtria dhe tavolina. Mirëpo këta kokoshët e Rilindjes vërtet çohen që në 4 të mëngjesit siç bën ky i  Bashkisë Tiranë, por ata nuk i do njeri as për farë e as për këngë. Janë kokoshë kukudhë të një partie që po ngroh vezët e nënës Shqipëri, lënë rrugëve nga ata që morën arratinë e hoqën bythën mënjanë. 

Comments

Submitted by Zyber (not verified) on

Nuk kuptoj cfare doni te thoni. Keni kaq kohe qe po ngrini ne kembe dynjane me perrallen se PS nuk eshte shumice, tani pa piken e turpit e beni fajtore se kjo parti ben kryetar bashkie dike. Kjo nuk eshte thjesht inkoherence. Kjo eshte shprehje faktit se ju e kini shit bythen.

Submitted by redaksia on

Edhe e ke gjetur, por edhe nuk e ke gjetur. Zakonisht shqiptari thote “ke shitur shpirtin”, ndoshta, por ndoshta socialistet e gjenerates se sotme kane bere te veten thenien “ke shitur bythen”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.