Çfarë ndodh realisht në kampin e muxhahedinëve në Manëz? Dhe kush financon për të?
“Tehran Times” shkruante dje për iraniaënët e vendosur në Shqipëri, që janë pjesë e grupimit të majtë, MEK – Organizata Popullore e Muxhahedinëve të Iranit. Media në fjalë i referohej një shkrimi të revistës gjermane “Spiegel” sipas të cilës në kampin e muxhahedinëve në Manëz, pranë Tiranës, zhvillohen stërvitje intensive për operacione subversive.
Anëtarët e MEK në kamp praktikohen për prerjen e fytit me thikë, heqjen e syve me dorë…
citon media në fjalë revistën gjermane.
I njëjti burim i referohet dëshmive të ish-anëtarëve të arratisur nga kampi që flasin për tortura dhe trauma psikologjike. Revista shkruan se kampi ku mbahen 2000 anëtarë të MEK është me sipërfaqe sa 50 fusha futbolli dhe personave të mbajtur aty nuk u lejohet të kenë mjete personale elektronike, ndërkohë që ata janë aktivë në postimin e lajmeve të rreme për Iranin në tuiter, Facebook, kurse të tjerë përpiqen të listojnë anëtarë të rinjë në shërbimin Telegram.
“Der Spiegel” shkruan se arsyeja pse Shqipëria mbështet këtë grup është e paqartë dhe Ministria e Brendshme ka refuzuar që të japë përgjigje për këtë çështje.
Një nga pyetjet që deri më sot nuk është shtruar në diskutimin publik në Shqipëri është se kush paguan për strehimin e muxhahedinëve dhe më tej akoma: a zhvillohen brenda kampit aktivitete stërvitore? Në një material video të postuar në maj të vitit 2018 ofrohen pamje ajrore të kampit që është me të vërtetë masiv dhe me planvendosje të objekteve sipas stilit ushtarak.
Në të njëjtin material thuhet se ka dyshime se paratë për mbajtjen e kampit dhe gjithçka tjetër vijnë nga vendet arabe që synojnë qartë rrëzimin e regjimit iranian, i cili vetë i lufton muxhahehdinët.
Politikisht Tirana zyrtare ka fituar përkrahjen e SHBA-së për steprehimin e tyre, ndërkohë që pasojat nuk është shumë e vështirë të lexohen. Pak javë më parë kryeministri Rama vizitoi Arabinë Saudite ku u prit nga mbreti Salman dhe duhet thënë se Riadi është në konflit të hapur me Teheranin në Jemen dhe në Liban. Sauditët humbën betejën në Siri ku fitoi njeriu i iranianëve, Bashar al Assad dhe në këtë kontekst të përplasjes rajonale duhet vlerësuar edhe strehimi i muxhahedinëve.
A financon Arabia Saudite kampin? Ja një pyetje e vështirë por që krijon shumë dyshime për llojin e politikës së jashtme të Shqipërisë. Është po ashtu interesant fakti se një media gjermane - gjithnjë nëse “Tehran Times” nuk gënjen - si Spiegel kërkon të hulumtojë mbi kampin. Gjermani dhe BE-ja në përgjithësi janë në kurs përplasjeje me ShBA-të për sanksionet pas tërheqjes së Trump nga marrëveshja bërthamore me Teheranin, nënshkruar nga administrata e Barack Obamës.
Po e njëjta situatë paradoksale zhvillohet në marrëdhëniet me Turqinë. Në ikje e sipër, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati bëri të ditur se Ankaraja zyrtare ka hezituar të nënshkruajë Traktatin e Partneritetit Strategjik me vendin tonë, pavarësisht se Edi Rama luan përherë si protagonist i miqësisë me Recep Tayyip Erdogan. Ajo që bie në sy është se përtej fjalëve dhe teatrit, Turqia nuk ka hedhur ndonjë hap konkret në Shqipëri me investime serioze. Dje z. Rama ishte në Vlorë por ai harroi të përmendë aeroportin e Akernisë, ku u tha se do të vepronin kompani turke. Është e qartë se kodoshi i Tiranës mund të ketë fituar miqësinë e Erdogan, por jo besimin e tij, përderida nuk ka një përgjigje të qartë për çështjen e gulenistëve të cilët Turqia i kërkon prej kohësh.
Dyshimet për këtë qëndrojnë pavarësisht se z. Rama ka ditur të lëshojë si p.sh në rastin e Rezolutës për Jeruzalemin. Z. Rama drejton një qeveri që mban kështu dy patate të nxehta në sqetull me pasoja të palexueshme dhe që kanë vetëm një përfitim teorik: mbështetjen e ShBA për stabilitetin në vendin tonë. Këtë mbështetje duket se kryeministri nuk do ta humbasë dhe po shpreh edhe me qëndrimet për çështjen e Kosovës, krejt ndryshe nga ish-ministri i tij i Jashtëm, i cili asociohet si njeri i gjermanëve në Tiranë, apo më afër tyre e që dy vite më parë ishte në Teheran, ku takoi presidentin Hasan Rouhani.
Sa i përket kampit të Manzës, problemet dhe çështjet që shtrojnë mediat e huaja mundet që një ditë të kërkojnë trajtim juridik në një vend që ka Kushtetutë dhe ligje dhe detyrime ndërkombëtare të qarta.
Comments
Deklarata e 1000 anëtarëve të PMOI-së në Shqipëri – Nr.1
Deklarata e 1000 anëtarëve të PMOI-së në Shqipëri – Nr.1
Artikulli "Të burgosurit e vetë rebelimit " postuar nga Spiegel më 16 shkurt përmban akuza kundër PMOI / MEK dhe Rezistencës Iraniane, të njëjta si gënjeshtrat e mediave të lidhura me Ministrinë e Inteligjencës (MOIS) dhe forcën terroriste të Quds-it, por në një shkallë më të madhe. Fashistët që qeverisin Iranin kanë agjentët e tyre, që përhapin gënjeshtrat, të cilat ata nuk mund ti thonë dot vetë.
Ne, një grup i anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) me seli në Shqipëri, theksojmë, se këto akuza shpifëse vetëm përgatisin terrenin për terrorizëm kundër PMOI-së, veçanërisht në Shqipëri. Prandaj ne kërkojmë, që të gjithë avokatët e demokracisë dhe ata që luftojnë kundër terrorizmit, të protestojnë kundër Spiegelit që janë bërë zëdhënësat më të turpshëm të regjimit iranian.
Ky artikull është padyshim një skandal, edhe më i keq sesa rasti i Claas Relotius. Këtë herë, Spiegel ka shpifur në mënyrën më të neveritshme kundër njerëzve, që nuk i ka takuar kurrë dhe nuk i është përgjigjur ftesave të përfaqësuesit të NCRI-së në Gjermani më 14 dhe 18 nëntor 2018, ku i kërkuan zëvendës kryeredaktorit të Spiegel të vizitonte rezidencën tonë. Ky mosrespektim është pjesë e një skenari më të madh. Nga njëra anë është emërimi i një korrespondenteje të trajnuar për përgatitjen e këtij raporti, avantazhi i së cilës është, se ajo është trajnuar në Iran dhe është shoqëruar me anëtarët e IRGC-së dhe forcave paramilitare Basij. Ana tjetër e skenarit është të harrojë 120,000 ekzekutimet politike, 500 aktet terroriste jashtë vendit dhe shtatë gjakderdhjet në Kampin Ashraf dhe atë të Lirisë në Irak kundër PMOI-së. Qëllimi është të demonizojë PMOI-në, të legjitimojë aktet e mëparshme terroriste të regjimit iranian dhe të kriojojë bazat për akte terroriste në të ardhmen.
Falë politikës së pajtimit të Shteteve të Bashkuara, regjimi i Mullahëve vrau ose mori peng 177 anëtarë të PMOI-së dhe plagosi 1.500 të tjerë gjatë viteve 2009 - 2016. Qëllimi i tij ishte masakra e të gjithë anëtarëve të PMOI-së, e cila nuk u realizua, vetëm përmes një fushate globale, që na ndihmoi të largohemi nga Iraku. Tani, duket se Spiegel po krijon bazat për Mullahët për të përfunduar misionin e tyre kundër PMOI-së në Shqipëri. Në këtë mision, Spiegel injoron plotësisht grumbullin e dokumenteve dhe përgjigjet e pjesshme ndaj pyetjeve të saj. Era e kontratave fitimprurëse dhe petrodollarëve të ngopur me gjakun e popullit iranian nuk lë vend për drejtësi dhe paanësi gazetarie. Disa nga përgjigjet dhe dokumentet e dërguara Spiegel-it mund të gjenden në faqen e internetit të Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së (versioni gjermanisht) në adresën e mëposhtme:
Përfitimet iraniane i kanë frymëzuar shkrimtarët e Spiegel-it aq shumë, sa që nuk ju bën përshtypje të shkruajnë çështje kontradiktore. Në njërën anë, ata shkruajnë se ne në Shqipëri nuk na lejohet të kemi “telefona celularë, orë apo kalendarë” dhe nga ana tjetër ata shkruajnë, se PMOI “në të ashtuquajturën “divizion kompjuterik ” me sa duket po përdor llogari të rreme në Twitter dhe Facebook për të postuar propagandë pro-organizatës. Të tjerë ... përdorin programin messenger të Telegramit për të joshur rekrutë të rinj iranianë, që të bashkohen me ta në Shqipëri ”.
Ne nuk kemi telefona, orë apo kalendarë, por ne kemi akses në Twitter, Telegram dhe Facebook! Kjo quhet të nxjerrësh në ankand ndershmërinë, që kurrë nuk ka ekzistuar. Nëse ata do të pranonin të na vizitonin, ata do të kishin qenë të kufizuar në thënien e gënjeshtrave dhe do ta kishin lënë misionin e tyre të papërfunduar.
Ndërsa korrespondentja e Spiegel-it i bëri pyetjet e saj më absurde përfaqësuesit të NCRI-së në Gjermani, ajo nuk guxoi të pyeste për disa akuza, të tilla si "tri herë në javë, shumë prej tyre me sa duket praktikojnë prerjen e fytit, thyerjen e duarve, nxjerrjen e syve me anë të gishtave dhe stërviten për të ashtuquajturën Buzëqeshja Glasgow, që përfshin prerjen e faqes nga cepi i gojës në drejtim të veshit.”
"Ky është si një imazh i Drakulës, që Spiegel ka cituar nga" të larguarit ". Vlen të rikujtojmë, se Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) ka theksuar vazhdimisht, që prej vitit 2000 se Ministria e Inteligjencës, duke rekrutuar "dezertorët", kërkon të zbulojë sekrete për PMOI-në dhe ti demonizojë ata. Përfaqësuesi i NCRI-së i kishte dërguar Spiegel-it dokumentet përkatëse, për të mos përmendur, që Spiegel mund të kishte kontrolluar në internet dhe të zbulonte të vërtetën në raportet e 18 viteve të njëpasnjëshme të BfV.
Natyrisht, ne kurrë nuk e prisnim, që Spiegel të ketë dinjitet politik, por dinjiteti profesional që Spiegel pretendonte të kishte dhe kishte premtuar të mos përsëriste më diskretitimin profesional të rastit të Claas Relotius, ishte vetëm një iluzion.
Gholamreza Shekari, një nga personat në artikullin në fjalë, është një nga këta "dezertorë", dokumentin e bashkëpunimit të tij me regjimin mund ta shihni në adresën e mëposhtme:
Ai pretendon, se është torturuar nga ne në vitin 1994, por ai qendroi me PMOI-në deri në vitin 2016. Kjo përkundër faktit, se ai është takuar dhjetëra herë, individualisht me zyrtarët e SHBA, Irakut, OKB-së dhe UNHCR-së, ICRC-së dhe kështu me radhë. Më 24 nëntor, teksti i intervistës së Spiegel-it me Shekarin u botua nga mediat e dorës së tretë të MOIS-it. Ishte e qartë, se teksti u përgatit nga korrespondentja e Spiegel-it. Përfaqësuesi i NCRI-së dërgoi tekstin në persisht së bashku me përkthimin si dhe URL-në e tij për zëvendës redaktorin më 24 dhe 25 nëntor. E njëjta intervistë me të njëjtat pika u botua në artikullin e 16 shkurtit, me përjashtim të asaj që u hoq një fjali, që Shekari kishte shkuar në ambasadën e regjimit iranian për t'u kthyer në Iran. Duket se pas dëbimit nga Shqipëria të ambasadorit të regjimit dhe një diplomati tjetër për shkak të përfshirjes në terrorizëm, kjo ishte tani e turpshme për Spiegel-in. Spiegeli duhet lavdëruar për këtë turp të madh!!
Ne edhe njëherë i kërkojmë të gjithëve të mos heshtin përballë marrëveshjeve të pista, çmimi i të cilave paguhet duke na vrarë ne. Heshtja përballë kësaj shkelje të rëndë të parimeve bazë të demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe lirisë së shprehjes i hap rrugën fashizmit.
Add new comment