Debati mbi fenë, Kosova, Turqia..

Postuar në 18 Tetor, 2012 01:56
Petrit Selimi

Në cilindo debat për fenë në Kosovë, sidomos debatet aktuale me nofka anonime në portale shqiptare, ku gjuha e urrejtjes është shumë më e shpeshtë se argumentet racionale, ka shumë akuza, sharje, shpifje, kërcënime, anatema dhe mallkime të shpeshta që të dy taborët debatues i përsërisin. Duhen thënë ca gjëra krejtësisht qartë dhe pa mëdyshje:

1. Kosova është shtet sekular. Feja nuk i takon domenit të shtetit, por domenit individual dhe personal. Shteti është neutral ndaj fesë, pavarësisht nga proporcioni i njërës apo tjetrës fe (apo pafesë) në popullatën e përgjithshme. Feja është kategori kushtetuese në aspektin e jo-diskriminimit, sikurse edhe raca, ngjyra, gjinia, gjuha, mendimi politik, prejardhja kombëtare a shoqërore, gjendja ekonomike apo pronësore, orientimi seksual, apo aftësia e kufizuar (neni 24 i Kushtetutës). Po të paraqiten edhe 99.99% të popullatës si të një feje apo tjetre, Kushtetuta e Republikës së Kosovës mbetet e njëjtë – juridikisht neutrale ndaj feve. Për më shumë mu “pluralizmi” është vlerë kushtetuese (neni 7 i Dispozitave Themelore të Kushtetutës)

2. Edhepse shteti i Kosovës është laik, feja natyrisht ka rol të rëndësishëm në shoqëri. Festat fetare nderohen nga lidershipi politik, ndërsa shteti e ka edhe obligim t’i mbrojë monumentet fetare (neni 39 dhe neni 58 i Kushtetutës). Edhepse ligjërisht është neutral ndaj fesë, shteti megjithatë duhet të ketë interaksion me fetë, sepse kjo pjesë e identitetit personal për shumë shtetas është i rëndësishëm. Mendimi im personal është se shteti do të duhet të ketë edhe Ministri të Feve, që  kanalizon komunikimin dhe interaksionin me komunitetet fetare nëpërmjet një pike fokale institucionale përkrahëse për komunitetet fetare. Një ministri e tillë do të kujdesej që të mbrohet jo vetëm laiciteti i shtetit, por të mbrohen edhe fetë e ushtruara në Kosovë nga ndikimet ekstremiste të importuara nga jashtë. Shteti, në disa raste kur objektet fetare janë të rëndësishme për trashëgiminë e përbashkët kulturore, mund edhe të financojë restaurimin e objekteve fetare, por edhe projekteve të dialogut ndër-fetar.

3. Feja asnjëherë dhe kurrë nuk mund të jetë bazë për çfarëdo interpretimi ligjor apo diskriminimi. Për shembull, pavarësisht se çka shkruan Kurani apo Bibla, e drejta e vendimit personal për çështje të reprodukimit (lexo: aborti) i takon femrës sipas Kushtetutës (neni 26). Shembull tjetër duhet të jetë orientimi seksual – pavarësisht prej (ose posaçërisht për shkak të qëndrimeve fetare të shumicës), Kosova duke pasur integrimet euro-atlantike si synim kushtetues (lexo Preambulën e Kushtetutës), do të duhej t’i implementonte standardet europiane (Acqui dhe Konventat kryesore), ku pakicat seksuale LGBT janë kategori e plotë ligjore. Edhepse Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur për këtë çështje, shumë ekspertë thonë se Neni 37 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës madje lejon edhe martesën në mes pjesëtarëve të gjinisë së njëjtë.

4. Duke i ditur dispozitat kryesore kushtetuese, është e tepërt nga cilido komunitet fetar të ankohen në diskriminim (ndonjëri do të mund të shtonte – në mënyrë vetë-viktimizuese). Kjo vlen për Kishën Ortodokse, por edhe për Bashkësinë Islame. Raporti i State Departmentit, që konsiderohet si bazament kredibil i monitoringut botëror për liritë fetare, thotë se në Kosovë “nuk ka abuzime të lirive fetare” dhe se “qeveria në përgjithësi i respekton të drejtat fetare”. Ka të tillë që insistojnë se ndalesa e shamive në shkolla fillore dhe të mesme përbën “diskriminim”. Kjo është absurde. Pas një ankese konkrete nga një nxënëse për ndalesën e shamisë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka deklaruar se “faktet e rastit nuk e përkrahin akuzën për thyerje të drejtave kushtetuese”. Për më shumë, Gjykata referohet drejtpërdrejt vendimeve të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut që lejojnë restrikcionet në veshje fetare “në mënyrë që të pajtohen interesat e grupeve të ndryshme dhe të sigurohen që besimet e të gjithëve të respektohen”. Edhe Parlamenti i Kosovës ka vendosur për këtë çështje, duke hedhur në votë dhe duke refuzuar me shumicë stabile amendamentet që lejojnë veshje fetare në shkolla fillore (mosha 6 deri 15) dhe mesme (mosha 15 – 18). Rendi demokratik dhe ligjor ka thënë të vetën, këto janë rregullat e kësaj shoqërie që duhet respektuar. Partitë mund të luftojnë për një rend të tjetër, por e vetmja mënyrë e ndryshimit të Kushtetutës është me 2/3 e votave në Kuvend.

5. Poashtu, ata që kundërshtojnë lidhjet e Kosovës me Turqinë, por edhe me shtetet e Gjirit, si dhe vizitat e KM Thaçit, duke pretenduar në “okupimin pesëshekullor mysliman”, përqafojnë teza ekstreme dhe të papranueshme. Kosova nuk ka qenë e “okupuar” 500 vjet dhe Turqia e sotshme nuk është Turqia e Sulejmanit të seriave televizive. Turqia e sotme është mike e jashtëzakonshme e popullit të Kosovës, përkrahëse fundamentalisht e rëndësishme e proceseve politike, diplomatike dhe ekonomike. Nga Turqia mund të mësojmë edhe sesi shteti, edhepse sekular, ka menaxhuar dhe rezistuar ekstremizimin e diskursit fetar. Shqiptarët që kanë dhënë me dhjetëra vezirë, që kanë qenë pjesë esenciale e Perandorisë Osmane dhe ushtrisë së kësaj perandorie, shqiptarët që kanë dhënë pashallarë e mbretër prej Egjiptit e deri në Liban, nuk kanë se pse t’u vjen turp për kontributin që kanë dhënë në këtë Perandori. Si është e mundur se ne sot e kësaj dite nuk kemi një monografi për mijëra shqiptarë e kosovarë që kanë jetuar, punuar në Stamboll me shekuj të tërë? Turqia është partner strategjik i Kosovës dhe turqit përkundër episodeve historike të dhembjes emocionale (e fundit ka qenë dëbimi i shqiptarëve në vitet e 1950-ta) sot kanë marrëdhënie vëllazërore me Turqinë. Është poashtu interes nacional i Kosovës të mbajë lidhjet e forta me shtetet e Gjirit Persik.

6. Shqiptarët dhe Kosova janë edhe djep i krishterimit. Shën Konstantini mu në këto troje ka lindur, për ta legalizuar krishterimin para rrumbullak 1700 viteve në Perandorinë Romake. Shën Pali në misionin e tretë pas vdekjes së Krishtit këndej e ka përhapur fenë. Kisha është pjesë esenciale e luftës sonë për vendin tonë në këtë botë, edhepse shpesh feja ka shkaktuar ndasi midis neve. Katër papa ishin me prejardhje shqiptare. Kjo pasuri dhe trashëgimi është komponente e asaj se kush jemi ne dhe çka është Kosova. Prej Shtjefën Gjeqovit e deri te Nëna Terezë, identiteti ynë dhe lufta për pavarësi inkorporon fenë katolike.

7. Kisha Ortodokse Serbe ka vend të pamohueshëm në Kosovë. Po – kisha shpeshherë ka qenë në anën e gabueshme të historisë dhe ka përkrahur diktatorin Miloseviç kur nuk është dashur. Po – diskursi i Artemijes dhe ca të tjerëve ka qenë fashist dhe i papranueshëm. Megjithatë, KOS ka vendin e mbrojtur kushtetues dhe kishat serbe në Kosovë (dhe ato janë serbe, pavarësisht nocioneve romantike që mund të jenë të vërteta, se para qindra vitesh janë ndërtuar në themele të kishave katolike) tashmë ka objekte që njihen zyrtarisht nga UNESCO si Vende Të mbrojtura të Trashëgimisë Botërore. Është bumerang politik dhe idiotësi të shlyhet dhe të injorohet kjo pasuri. Ne duhet ta përqafim KOS-in, sepse edhe ajo është, deshën apo s’deshën radikalët e të dy anëve, pjesë e kësaj toke dhe këtij populli në Kosovë.

8. Asnjëherë nuk duhet harruar se në Kosovë ka pasur edhe hebrej. Kur kanë ikur nga inkuizicioni mesjetar në Spanjë, hebrejtë hasidikë janë bartur në Ballkan dhe ka pasur komunitete aktive. Në Prishtinë e Prizren ka pasur hebrej dhe shqiptarët nuk e njohin antisemitizmin. Shumë familje kosovare janë të njohur si “të drejtë”, sepse kanë shpëtuar hebrejtë nga Holokausti (edhe një digresion, koncepti i Holokaustit është ekskluzivisht i rezervuar për tragjedinë e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nuk guxojmë ta përdorim këtë shprehje për eksperiencën tonë të gati-shfarosjes nën Serbinë, sepse asnjë gjenocid në modernitet nuk mund të krahasohet me Holokaustin). Izraeli ka shpëtuar familje të shumta më 1999 dhe hebrejtë amerikanë janë ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës, duke filluar nga Tom Lantosi i ndjerë e deri te Sekretarja Albright. Kosova duhet ta rigjejë dhe ta çmojë trashëgiminë hebreje.

9. Kosova përpara mund të shkojë vetëm nëse është krenare për diversitetin e vet, për rendet Sufi e Bektashinjtë që kanë sjellë Islamin për herë të parë para 6 e 7 shekujve, për rolin e Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Kosova duhet t’i përqafojë dhe të ketë konfidencë e jo komplekse vetëviktimizuese se ne jemi bijtë dhe bijat e këtij nënqielli që ka shumë ngjyra, shumë komponentë, shumë margaritarë. Ata që insistojnë në një interpretim (që gjithmonë është produkt i njeriut natyrisht), në një fe, apo e kundërta – që insistojnë se feja, qoftë myslimane apo krishtere, nuk kanë vend këtu – janë armiq të së ardhmes europiane të Kosovës. Vetëm me mendje dhe zemër të hapur do të arrijmë të krijojmë vendin tonë në konceptin europian. Vetëm me mendje të hapur dhe shoqëri krejtësisht të hapur do të arrijmë synimet tona shumëshekullore.

Autori është zv.ministër i Jashtëm i Kosovës. Botuar fillimisht në gazetën Express.

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Eshte turp per redaksine qe boton shkrime te ketij militanti te PDK-se.

Shkrimi i mesiperm eshte tentative e tij per flertuar me diplomatet e huaj ne Kosove.

Nuk ka pse i ndihmoni ne qellimin e tij.

Submitted by Antonimthi (not verified) on

Petrit bir, krenohem me ty.

Yti, Enver Hoxha

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

O Petrit

Përpara se të flasësh për shumëllojshmërinë  (diversitetin sipas teje) e feve në Kosovë i cili nuk ekziston sepse sipas të dhënave të vërtetuara në kosovë ka 98 % Shqipëtarë myslimanë dhe afërsisht 2 % Shqipëtarë katolikë. Kurse ortodoksia u përket vetëm Serbëve dhe nuk ka Shqipëtarë ortodoksë në Kosovë.]

Pra gjendja është që në kosovë mbizotëron në mënyrë të frikshmë feja myslimane.

Ju pretendoni që shteti është i ndarë nga feja por kosova është e mbushur plot me xhami dhe njerzit që frekuentojnë këto xhami mësojnë nëpërmjet librave dhe imamëve të xhamive mënyrën ejetës  arabe/afgane, malejzane/indoneziane etj

Mënyrë që nuk ka asgjë të përbashkët me mënyrën evropiane të jetesës ( të cilës ne i përkasim historikisht, gjeografikisht)

Duhet të korigjojmë gabimin e mbadh që bënë brezat tanë të shkuara para 200-300 vjetësh që për arsye pragmatike nga të krishterë u kthyen në myslimanë.

Pra ne kemi një trashëgimi 1600-1700 vjeçare kristiane dhe 200-300 vjeçare myslimane. E vetmja mundësi për tu bërë pjesë e kontinentit dhe rracës që i përkasim është të korigjojmë gabimin e bërë në të shkuarën ( me të njëjtën lehtësi që e ndërruam atëhere dhe nuk na vrau ndërgjegjja, po me të njëjtën mënyrë duhet te veprojmë edhe sot)

Fqinjët tanë ose Spanja dhe Italia na japin shëmbuj se si e pastruan dhe fshinë trashëgiminë e tyre myslimane nga vëndet e tye.

Duke qënë myslimanë e ardhmja jonë është e zymtë dhe do të vazhdojmë të jemi gjithmonë më të varfrit e kontinentit tonë sepse është psikologjia e kësaj feje që i ka lënë më të varfrit e kësaj bote vëndet myslimane.

Tung

Iliri

Submitted by Sterio Spassse (not verified) on

O Ilir,

qysh po mendon, ta pastrojme Kosoven nga muslimanet, ne shembullin e Spanjes?

Shkon e harxhon NATO gjithe ate karburant e gjithe ato bomba kot me kot, kur punen po e bente serbi, njelloj si ne Spanjen e mesjetes.

Tang! (i rashe kokes time me nje gje!)

Submitted by Leonardo (not verified) on

Duhet ta kuptojmë sa më shpejtë se si komb nuk kemi asgjë të përbashkët me fenë myslimane ashtu si e ndëruam para 6 shekuj ka ardhur koha të rikthehemi tek rënjat tona sa sështë vonë

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

O Sterio Spase

Më vjen mirë që ke filluar ta kuptosh me veprime ndërrimin e fesë ( duke i vënë vetes një emër ortodoks Sterio Spase )  duke qënë Shqiptar nga Kosova ,ku nuk egzistojnë Shqiptarët ortodoks

Ne nuk kemi nevojë që të pastrojmë vëndin si Spanja ose të tjerët,por mjafton të kthehemi përsëri në fenë tonë të mëparshme dhe të zëmë me dinjitet vëndin tonë në familjen e madhe evropiane të cilës i përkasim.

Kurse ty Leonardo duhet të të bëj një korigjim, sepse e ke datën gabim.

Shqiptarët nuk e ndërruan fenë para 6 shekujsh por filluan ta ndërrojnë në masë të madhe mbas dekretit (fermanit të Sulltanit0 që nxorri porta e lartë, rreth gjysmës së dytë të shekullit 18. Ky dekret thoshte që ,kush kthehet në mysliman nuk paguan taksa dhe ka të drejtë të mbajë armë.

Shqipëtarët duke qënë jo shumë besimtarë dhe pragmatistë nga natyra filluan ta ndërrojnë në masë të madhe.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zotëri të kërkoj të falur për gabimin e datës por problemi është se siç e thua edhe ti duhet të kthehemi tek rënjët tona dhe sa më shpejt sa sështë vonë dhe sa për emrin që deklaroni do bëni mirë ta ndroni

Submitted by Genti (not verified) on

Naçertania e katolaicizmit kosovar

1.

Lajmi që pamë në javën e kaluar në televizionet e Kosovës dhe Shqipërisë, ku Bashkësia Islame e Kosovës kishte organizuar një ceremoni për vendosjen e gurëthemelit për ndërtimin e xhamisë së madhe në qendër të Prishtinës, ishte një lajm i shumëpritur për besimtarët muslimanë si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri. Ndërtimi i xhamive në kryqytetet e shqiptarëve në Ballkan: pra në Tiranë e Prishtinë është një temë e cila i mundon muslimanët shqiptarë prej vitesh. Edhe pse në këto 20 vitet e fundit si Tirana ashtu edhe Prishtina janë qytete që kanë parë zgjerime të mëdha urbanistike, e bashkë me to është rritur ndjeshëm edhe numri i besimtarëve, elitat që kontrollojnë pushtetet në Kosovë dhe Shqipëri, në mënyrë të vazhdueshme i kanë diskriminuar besimtarët muslimanë duke mos u dhënë leje që të ndërtojnë xhami. Në Tiranë psh. që nga viti 1993 e deri më sot besimtarët muslimanë gënjehen me premtime boshe nga qeveritë socialiste e demokrate për lejimin e ndërtimit të një xhamie të madhe. Në fillimvitet 90 i ndjeri Hafiz Sabri Koçi bëri në Tiranë atë që bëri Naim Tërnava para pak ditësh në Prishtinë. Atij i’u dha leja për të ndërtuar një xhami të madhe. Plaku Sabri vendosi edhe gurëthemelin për të ndërtuar xhaminë në sheshin e Namazgjasë. Por xhamia nuk u ndërtua kurrë sa ishte Hafiz Sabriu gjallë, e sot ajo akoma nuk është ndërtuar. Siç kam mësuar më vonë, arsyeja për mosndërtimin e xhamisë në atë kohë ishte ambasadorja e vendit kristjan që sot kontrollon Shqipërinë. Ajo i kishte bërë presion pushtetarëve të asaj kohe kundër ndërtimit të xhamisë, pasi kishte argumentuar se një xhami e këtillë do t’i jepte qytetit pamje islamike.

Muslimanët e Tiranës janë ndaluar të ndërtojnë xhami edhe në fillimvitet 2000, në kohën kur ortodoksët morën leje për të ndërtuar katedralen e tyre në mes të Tiranës. Pasi ortodoksët nisën ndërtimin e katedrales, muslimanët kërkuan të njëjtën gjë. Por zarat e ambasadës amerikane dhe fondacionit Soros në Tiranë të grupuar rreth “Klubin 2000” me Sabri Godon, Genc Rulin, Piro Mishën dhe Mustafa Nanon u lëshuan si shejtanër kundër xhamisë, duke argumentuar se ndërtimi i saj do prishte “hapësirën e gjelbërt të qytetit dhe dëmtohej interesi publik.” Sot kur Sabri Godos i ka mbirë bari, ndërsa Ruli, Misha dhe Nano lëvrijnë akoma në këtë dynja, muslimanët kanë ngelur akoma pa xhami të madhe si pasojë e tersllëkut që ata organizuan dhjetë vite më parë.

2.

Diskriminimi që muslimanët shqiptarë kanë hasur dhe hasin në lidhje me praktimin e fesë Islame në Ballkan është i shumëllojtë e nuk shihet vetëm në refuzimin e lejes për të ndërtuar xhami. Muslimanët shqiptarë që jetojnë sot në Kosovë dhe Shqipëri përballen me presione nga më të shumëllojtat për të praktikuar fenë. Në njërën anë ata sulmohen nga mediat servile të perëndimit, të cilat si në Kosovë ashtu dhe Shqipëri, Islamin e tregojnë si fe të imponuar me dhunë nga turku, e në kohët e fundit e kanë portretizuar si të lidhur me terrorizmin. Në anën tjetër ata përballen përditë me propagandën e krishterë e cila nis që nëpër rrugë, ku ata përballen me qindra misionarë të krishterë që kanë hapur qendra prozelituese anë e mbanë vendit, e në media e televizione ku investimet e krishtera janë marrëmëndëse. Në anën tjetër, vajzat të cilat vendosin të praktikojnë fenë Islame e vendosin shaminë, luftohen institucionalisht nga regjimet e Tiranës dhe Prishtinës, të cilat i ndalojnë që të studiojnë nëpër shkolla apo punojnë në institucione shtetërore. Diskriminimi i fundit justifikohet në emër të fesë franceze – laicitetit- që regjimet e Tiranës dhe Prishtinës ndjekin me fanatizëm kur vjen puna për te muslimanët. Por besimtarët muslimanë përballen edhe me indoktrinimin fetar-katolik të cilin ata janë të detyruar të marrin nëpër shkollat dhe institucionet “laike” shtetërore si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë. Herojtë kryesorë që kombi shqiptar ka sot janë katolikë. Ata variojnë që nga Skënderbeu e deri te Nënë Tereza. Këta u serviren muslimanëve kurdoherë kur ata përballen me struktura shtetërore. Një gjë të këtillë bëri kryeministri Berisha psh. këtë 19 tetor 2012 kur rimodelimin e jetimores publike Zyber Hallulli në Tiranë e cila ishte ndërtuar me paratë e Turqisë, i’a dedikoi Nënë Terezës dhe Papë Gjon Palit II.

3.

Sulmet kundër Islamit e muslimanëve shqiptarë u panë në këtë tetor 2012 edhe kur udhëheqësit më të lartë politikë e fetarë të Kosovës morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurëthemelit të xhamisë së madhe në Prishtinë. Ceremonia e cila u transmetua nga mediat amerikane që mbulojnë Ballkanin, si Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, ceremoninë në fjalë e përshkruan si një eveniment ku u “bënë thirrje për ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës fetare dhe besimit tradicional në vend.” Siç është bërë normë me shqiptarët në këto 20 vitet e fundit, fjalët “tolerancë” dhe “besim tradicional” në këto ceremoni përdoren në mënyrë raciste e eksluziviste për të sulmuar Islamin: i cili rrëfehet si fe e dhunshme dhe e ndikuar për keq nga arabët, të cilët tregohen si terroristë, e shqiptarëve muslimanë u kërkohet që të mos e adhurojnë Allahun si “arabët e këqij” por “të ndjekin traditën”.

Në ceremoninë për të cilën po bëjmë fjalë, sulmet kundër Islamit u panë qartë edhe në fjalimet që tre drejtuesit kryesorë të Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi mbajtën para turmës së besimtarëve që ishin mbledhur për të festuar gurëthemelin e xhamisë. Në fjalimin e tij, Jakup Krasniqi i kërcënoi besimtarët duke i kujtuar se “Kemi per obligim kultivimin dhe avancimin e Islamit tradicional…” dhe se “tendencat dhe praktikat fundamentaliste fetare apo politike nuk i duhen askujt, ato i kanë sjellë dëm, jo vetëm besimeve, por edhe mbarë shoqërisë njerëzore.” Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi i kujtoi besimtarët se në Kosovë Islami nuk ka vend në jetën publike të vendit pasi “Republika e Kosovës është një shtet sekular me Kushtetutën, ligjet dhe politikat e tjera që janë ndër më të avancuarat në rajon dhe Evropë.” Me këtë fjalim Thaçi kërkoi t’i rikujtojë besimtarët kosovarë se diskriminimi që qeveria e tij i bën grave me shami që prej disa vitesh është pjesë e sekularizmit që kosovarëve u’a bëri peshqesh padroni i tyre neokolonial, Marti Ahtisari. Në ceremoninë e xhamisë, Islamin e sulmoi edhe presidentja jo-demokratike e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila në faqet e saja në internet ka shkruar që heroi kombëtar i Kosovës është Skënderbeu që luftoi Islamin dhe osmanët për Krishtërimin. Atifeteja i kujtoi besimtarëve muslimanë që festonin për xhaminë se “Shteti ynë është shtet laik, i ndërtuar mbi parimin qytetar që garanton çdo të drejtë të secilit individ dhe komunitet, dhe lirinë fetare si një të drejtë demokratike.” Në momentet kur Atifeteja po i bënte kufër Islamit për hir të Laiçizmit, një grup besimtarësh nisën të protestojnë kundër palikares së ambasadorit Dell. Ata nisën t’i fishkëllejnë bilbilave e hapën disa pankarta ku shkruanin “presidentja ka sulmuar Islamin dhe Kuranin” – duke ju referuar një fjalimi islamofobik që ajo kishte mbajtur në vitin 2011 në një Kishë Katolike në Zym të Hasit – e kërkuan largimin e saj nga xhamia. Megjithatë, protesta e besimtarëve nuk arriti të ndalojë Jahjagën që të mbaj fjalimin. Protestuesit paqësorë u arrestuan në mënyrë të dhunshme nga policia e Jahjagës, duke i treguar në këtë mënyrë besimtarëve që ishin në tubim se regjimi laik që perëndimorët kanë instaluar në Kosovë, mund t’i shtrojë në dru muslimanët kosovarë sa herë që ata nuk do të duan t’i binden diktatit të Laiçizmit.

4.

Por lajmi më me rëndësi që kam lexuar nga Kosova gjatë javës së kaluar ishte një shkrim me titull 'Debati mbi Fenë' i cili u botua në të përditshmen e Prishtinës gazeta Express nga zëvendësministri i jashtëm i Kosovës në datë 12 tetor 2012. Petrit Selimi i cili si nga mosha ashtu edhe nga formimi duket se është ende fëmi, për mendimin tim është një nga njerëzit më të rëndësishëm të Kosovës sot. Ashtu si plaku Veton Surroi, Petritit Selim i ka rënë bingoja që të zgjidhet nga mafia ndërkombëtare (apo shoqëria civile e komuniteti ndërkombëtar) që kontrollon sot Kosovën që të promovohet si një nga njerëzit më me rëndësi të vendit. Falë sponsorizimit të fuqishëm që ka fituar në vitet e fundit si nga amerikanët e nga fondacioni Soros, Selimi është kthyer në një person kyç në politikën kosovare. Pasi ka punuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Fondacionin Soros dhe Fondacionin Ballkanik për të Rinjë të Presidentit Ahtisaari, Selimi sot po përdoret - si Hamit Karzai në Afganistan, Sakashvilli në Gjeorgji apo Erion Velija e Edi Rama në Tiranë – për të përmbushur axhendën e kapove imperialë që sot sundojnë Kosovën. Pra edhe pse Selimi nuk ka formimin për të qenë as nxënës për studime master (siç pretendon në rezymenë e tij) e jo më zëvendës ministër i Kosovës, unë mendoj se shkrimet e tij duhet të lexohen me vëmendje, pasi ai nuk flet nga vetja por lexon atë që kapot e tij i diktojnë.

5.

Shkrimi me titull 'Debati mbi Fenë', për mendimin tim duhet parë si një skicë - apo nëse mund të përdorim termin historik të imperializmit serb të Ilija Garashaninit, si një “naçertanije.” Ai është një naçertanie e pushtetarëve laik-katolikë kosovarë në lidhje me fenë. Pra një naçertanie e katolaicizmit kosovar, një projekt pune a planprogram afatgjatë për të shtypur Islamin. Në shkrimin në fjalë zëvendësi i ministrit Enver Hoxhaj - i cili hoqi shamitë nga shkollat e Kosovës – ka shpallur filozofinë e shtetit kosovar në lidhje me fenë dhe Islamin në veçanti në vitet që do të vinë.

Shkrimi 'Debati mbi Fenë' nis me një parathenie nga Selimi i cili pranon që në Kosovë çështja e fesë është një çështje e nxehtë. Sipas tij sot në vend luftojnë dy taborre. Në njërën anë (sipas mendimit tim) janë besimtarët e Allahut që janë popull i thjeshtë e fukara, e në anën tjetër qëndrojnë laikët dhe katolikët që mbështeten nga Perëndimi dhe kanë kapur shtetin. Selimi thotë se kur bëhen debatet për fenë në Kosovë shpesh ato përfundojnë me “shumë akuza, sharje, shpifje, kërcënime, anatema dhe mallkime”. Mandej ai vijon duke deklaruar për lexuesit se shteti kosovar është dinsëz – apo sekular. Ai thotë se edhe sikur 99.99% e kosovarëve ti përkasin një feje – Kushtetuta që Ahtisari u ka dhënë kosovarëve - nuk i lejon këta 99.99% që të kenë të drejtën e tyre demokratike, fjala bie për ta shpallur Kosovën nga Laike në një Republikë Islamike si Pakistani.

Në pikën e dytë të shkrimit Selimi sqaron se edhe pse “shteti i Kosovës është laik” ai do të ndërhyjë në punët e fesë. Ai propozon krijimin e një Ministrie të Feve e cila “do të kujdesej që të mbrohet jo vetëm laiciteti i shtetit, por … edhe fetë e ushtruara në Kosovë nga ndikimet ekstremiste të importuara nga jashtë.” Me pak fjalë, Selimi tregon që shteti kosovar planifikon ndërtimin e një Kishe Laike në vend – apo Ministrie për Fenë - e cila do të dhunojë sa herë të dojë Islamin (pasi me Ortodoksinë Serbe e Katoliçizmin Italian regjimi i Thaçit nuk guxon) e ti bindë hoxhallarët e besimtarët kosovarë që të sillen mirë ndaj regjimit dhe jo siç bën protestuesit kundër Atifetes pak ditë më parë.

Selimi sqaron se shteti kosovar synon të shkelë më këmbë si Biblën ashtu edhe Kuranin kur puna vjen te morali shoqëror. Çështje që nga seksi i grave e deri te seksi mes burrash nuk do të rregullohen nga Kurani apo tradita islamike kosovare por nga konventat evropjane. Si pasojë Kosova, nga një Jeruzalem i Krishterë dhe vend i shehidllëkut të sulltan Muratit, i nderit të gruas dhe burrërisë së burrit, do të kthehet në një Sodomistan ku lezbikët, pederastët, biseksualët e turlifarë devijantësh të tjerë seksualë do të kenë lirinë që të sillen si t’ua duan organet e tyre gjenitale.

Pas mbrojtjes të sodomistëve, Selimi sulmon Bashkësia Islame dhe Kishën Ortodokse të Kosovës. Ai thotë se derisa departamenti i shtetit amerikan thotë që në Kosovë “nuk ka abuzime të lirive fetare” dhe se “qeveria në përgjithësi i respekton të drejtat fetare” komunitetet fetare nuk duhet të ankohen për shtypjen që u bën qeveria. Ai merret në veçanti me gratë me shami të cilat ankohen për diskriminim që qeveria thaçiste ushtron mbi ato. Ankesën e besimtareve muslimane, Selimi që mbron sodomistët por diskriminon besimtaret - e quan absurde - e kërkon që të pranohen rregullat që ka vendosur banda e Thaçit e cila ka pranuar Kushtetutën e Ahitsarit.

Më tej ai sqaron që Kosova ka nevojë të vendosë lidhje me vendet e Gjirit dhe Turqinë. Turqia në këtë rast tregohet si një shtet sekular i cili ka ditur sesi të menaxhojë dhe rezistojë “ekstremizimin e diskursit fetar.” Por ndërsa Turqinë e përmend si një vend që i ka rezistuar diskursit të Islamit, në paragrafin vijues, Selimi i shpall shqiptarët dhe Kosovën “djep i krishterimit’ ku ka ardhur Shën Pali për të hapur Krishtërimin, e ka lindur Shën Konstantini i cili krishtërizoi me dhunë ballkanasit. Selimi e tregon Katoliçizmin dhe Kishën Katolike si “pjesë esenciale e luftës sonë për vendin tonë në këtë botë.” Tregon që “Katër papa ishin me prejardhje shqiptare” dhe se “prej Shtjefën Gjeqovit e deri tek Nëna Terezë,” identiteti dhe lufta kosovare “për pavarësi inkorporon fenë katolike.”

Po ndërsa Kisha Katolike tregohet si rrënjë e identitetit kosovar dhe pjesë e luftës kundër Serbisë, Selimi sulmon klerin ortodoks, edhe pse Kishën Ortodokse Serbe e sheh si “pjesë e kësaj toke dhe këtij populli në Kosovë.” Në anën tjetër ai i serviloset Izraelit edhe pse Izraeli nuk e ka njohur Kosovën e as nuk ka ndërmend ta njohë atë, pasi Izraeli është në të njëjtat pozita me Palestinën sikur Serbia me Kosovën. Selimi gënjen edhe kur thotë që “familje kosovare janë të njohur si “të drejtë” sepse kanë shpëtuar hebrenjtë nga Holokausti”, duke mos përmendur në asnjë vend persekutimin që Divizioni SS Skënderbeg i bëri çifutëve në Kosovë.

Në paragrafin e fundit të shkrimit, ai mundohet të korigjojë veten ku më sipër Kosovën e quan djep të Krishtërimit, por tani e tregon si një vend me diversitet fetar. Megjithatë ai pretendon se Islami në Kosovë ka ardhur vetëm nga Sufistët dhe Bektashijtë, duke injoruar kështu Sunitët që janë pjesa dërrmuese e muslimanëve kosovarë.

6.

Jam i mendimit se përveç gabimeve trashanike që Petrit Selimi bën në tekstin në fjalë, skica – apo naçertania e tij duhet lexuar me vëmendje nga çdo musliman shqiptar. Petrit Selimi është zëvendës ministër i jashtëm i Kosovës, zar i atyre që sot e sundojnë kosovarët dhe shkrimi i tij nuk është një hajgare që duhet kaluar lehtësisht. Mendoj që ky shkrim duhet përkthyer dhe t’i çohet që ta lexojnë të gjithë ulematë e udhëheqësit e botës muslimane duke përfshirë edhe kreun e Konferencës Islamike, në mënyrë që udhëheqësit muslimanë të kuptojnë se çfarë lloj regjimi po ndërton sot udhëheqja kosovare në Prishtinë, pas largimit të Serbisë.

Nga shkrimi i Petrit Selimit ne mund të nxjerrim këto përfundime. Një: Kosova fe zyrtare ka laicizmin. Por ky laicizëm ndryshon nga shekullarizmi amerikan i cili nuk favorizon ndonjë fe, apo laicizmi francez i cili lufton të gjitha fetë. Në rastin e Kosovës laicizmi kosovar lufton Islamin dhe mbron Katoliçizmin. Pika e dytë që duhet mbajtur mënd është se lufta që muslimanët kosovarët kanë bërë kundër Serbisë në vitet 90 dhe gjatë gjithë shekullit të XX, tani, sipas qeverisë së Hashim Thaqit po interpretohet si luftë për Katoliçizëm. Pika e tretë që zv.ministri kosovar tregon në shkrimin e tij ka të bëj me lirinë e besimtarëve muslimanë për të praktikuar fenë e tyre në Kosovë. Edhe pse Atifetja dhe Hashimi i gënjyen muslimanët gjatë ceremonisë së xhamisë duke u premtuar liri dhe të drejta fetare, Selimi tregon që në Kosovë nuk do të lejohet që të zhvillohet sunizmi si në botën arabe dhe gratë me shami as që të mos e çojnë ndonjëherë nëpër mend se do të tolerohen të integrohen në shoqëri nëse ato mbajnë shami. Vetëm katolikët, laikët, lezbikët e sodomistët do të mbrohen në të gjitha sferat e jetës.

Mesa kam parë e lexuar në deklaratat që liderët kosovarë u kanë shfaqur muslimanëve kosovarë gjatë javës së kaluar, unë kam rivërtetuar konkluzionet që kam shprehur për Kosovën vite më parë. Lidershipi që sot drejton vendin është i betuar të instalojë një regjim katolaik në vend. Për muslimanët të cilët duan të jetojnë sipas Kuranit, t’i mbulojnë gratë dhe vajzat e tyre me shami, në atë vend nuk duket se do të ketë të ardhme. Që të dalin nga ky batak ku kanë rënë sot besimtarët muslimanë kanë vetëm dy rrugë: njëra është që ti kundërvihen kërcënimeve të Thaçit, Jahjagës dhe Jakup Krasniqit ashtu siç bëri Alija Izetbegoviçi kundër jugosllavizmit. Të themelojnë një Parti Islamike dhe të rrëzojnë regjimin Katolaik që është instaluar në vend. Nëse nuk e bëjnë një gjë të këtillë atëherë do të jetën të detyruar që ose të jetojnë të shtypur dhe siç Franc Fanoni tregon në rastin e Algjerisë - ti prostituojnë gratë duke u’a hequr shamitë përpara laikëve - ose në të kundërt të bëjnë atë që babai i Sheh Nasirudin Albanit bëri kur Ahmet Zogu adoptoi laiczmin në Shqipëri apo atë që bën Protestantët kur persekutoheshin nga Katolikët në Evropë: Hixhretin – apo Mërgimin në një vend ku do të jenë të lirë që të zbatojnë fenë e tyre pa ofendime dhe diskriminime si në Kosovë. Meqë sot bota arabe është në flakë, ata që do të zgjedhin hixhretin unë do t’u sugjeroja që të largoheshin për në Amerikë, pasi aty besimtarët nuk poshtërohen si në Kosovë dhe Shqipëri, e për më tepër në Amerikë nuk ka ambasadë amerikane që të sjelli në pushtet Atifeten dhe Petrit Selimin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.