Banorëve të Unazës u dërgohet FNSH-ja (Video)
Teksa qeveria vazhdon të mos i konsiderojë banorët e Unazës së Madhe që protestojnë kundër prishjes së shtëpive që preken nga zgjerimi i rrugës, përplasja duket e pashmangshme.
Pamvarësisht përpjekjeve për ta deligjitimuar shqetësimin e banorëve, duke i etiketuar me lloj lloj përcaktimesh, shteti vendosi të tregojë dhëmbët.
Për të mbrojtur kantierin e firmës që do të kryejë punimet, në zonën e Astirit u dërguan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa Erion Veliaj vijon me propagandën se këtu po kundërshtohet suksesi i tij dhe jo dalja e banorëve nga shtëpitë. Kujtojmë që asnjë autoritet nuk shkuar të takojë banorët, ndonëse Avokatja e Popullit foli për shkelje flagrante të procedurave nga ana e ARRSH dhe bashkisë.
Propaganda e Veliajt shpërndau sot lajmin se organizatori i protestës Dorjan Protoduari, i cili kishte kërcënuar me jetë kryebashkiakun dërgoi pranë autoritetit rrugor shqiptar letrat për t’u shpronësuar. Sipas të njëjtit lajm një tjetër protestues i Partisë Demokratike, Gani Veliaj, ka hequr dorë nga dhuna e ushtruar duke u bërë pjesë e procesit ligjor.
Comments
Ju lumte
Bravo, asnje flamur shqiptar. Flamuri american ju ndihmon. Mundesisht edhe flamurin Israelit neser ne demonstrate. Ndoshta Israeli ju merr si settlers ne Palestine she ju nderton shtepi akoma dhe me te bukura.
Krenaria jone jeni ju.
Ata qe valevisin flamurin
Ata qe valevisin flamurin shqipetar po u dergojne rruspat, ndaj halli i ben te valevisin flamur tjeter. Ne lufte per mbijetese nuk ka koncept krenarie
Add new comment