Festa që dogji Jahjagën

Postuar në 19 Tetor, 2011 02:46
Jeton Llapashtica

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, me fjalimin e saj në dymbëdhjetë vjetorin e themelimit të PDK-së, nuk është dalluar nëse është presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës, apo anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Gjatë fjalimit të saj para anëtarëve të PDK-së, Jahjaga ka lavdëruar partinë e kryeministrit Hashim Thaçi më shumë sesa vetë lideri i saj.

“Përfaqësuesja e unitetit të popullit”, të hënën e ka harruar këtë mision duke folur sikurse në Kosovë të ekzistonte vetëm Partia Demokratike e Kosovës, të cilës ia ka atribuuar të gjitha meritat për organizimin e luftës dhe bërjen e saj, krijimin i institucioneve, pavarësimin e vendit e deri te integrimi në mekanizmat ndërkombëtarë.

Ky fjalim i presidentes ka prekur “në palcë” partitë e tjera në vend, anëtarët e të cilave, me ironi, shtrojnë pyetjen nëse presidentja ka lexuar fjalimin e saj, apo i është ngatërruar me atë të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fidan Jupolli, thotë se presidenten Jahjaga “e kanë marrë mësysh” në momentin që është gjendur afër anëtarëve të PDK-së, dhe si rrjedhojë e ka “huq qëllimin”, duke folur jo si kryetare e vendit por si zëdhënëse e kësaj partie.

Marrë nga Zëri

Comments

Submitted by Elton (not verified) on

O kur vune kete kapterren per presidente, me urdher nga larte, keshtu eshte...

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ligjet e SHERIAT-it ISLAM jane antikushtetuese.

Simbas Kushtetutes kush propogandon dhe ven ne zbatim parime antikushtetuese, ndiqet penalisht dhe denohet simbas Kodit Penal.

Submitted by arnaut (not verified) on

cfare thua mor Paulini Gjermanini? Ku e ke degjuar ti qe Sheriati Islam eshte anti-kushtetues? pra qenka anti-kushtetuese per myslimanet te falen ne xhami? apo te varrosin xhenazet e tyre sipas riteve fetar? apo te shkojne ne haxh e te japin zekatin?

anti-kushtetuese duhet te jete urrejtja fetare qe nxisni ti e ata si ti ...

Submitted by arnaut (not verified) on

e kam komentuar nje cike si teper kete artikull, por vertete nuk arrij ta kuptoj kete mani te politikaneve tane per te sulmuar e denigruar fene Islame, fene e shumices se popullit shqiptar??? Ose politikanet tane jane krejtesisht te pandjeshem ndaj qytetareve te tyre, ose jane ne nje misjon anti-islam te qellimshem... ju si thoni?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.