Alkimia fiskale e bashkisë së Tiranës (60 tarifat e famshme)
Çfarë i paguajmë Bashkisë ne banorët e qytetit të Tiranës? Me fjalë të tjera, cilat janë taksat që rëndojnë mbi secilin prej nesh? Përgjigja është shumë e thjeshtë: janë vetëm tre taksa, ajo e pastrimit, ajo e gjelbërimit dhe ajo e banesës. Kjo është barra fiskale që rëndon mbi ne. Vetëm këtyre tre taksave pra nuk u shpëton dot askush që jeton në Tiranë e që figuron i regjistruar si banor i Tiranës. I ka hequr bashkia e Lulzim Bashës këto taksa? Jo, as që bëhet fjalë. I ka ulur? Jo, ç’është ajo fjalë. Dhe këtë e dinë të gjithë, rrjedhimisht nuk mund të dalë askusn e të thotë se paguan taksa të tjera, përveç këtyre të trijave. Por çfarë ishte kjo zhurmë që nisi para ca ditësh, e dirigjuar nga njerëzit që bëjnë PR-in e bashkisë? Është një falsifikim i së vërtetës deri në atë pikë sa gjeste me rëndësi të papërfillshme, të cilat edhe një njeri jo fort i shquar për përunjësi nuk do të guxonte t’i përmendte, shiten si aksione me vlerë. Është një alkimi e shëmtuar propagandistike.
“Prit, prit”, mund të thonë, “se kryetari i bashkisë i ka hequr praktikisht 60 taksa e tarifa, dhe këtë nuk e luan as topi; kjo nuk është rrenë”. Po, jam dakord, i ka hequr. Nuk di nëse janë 60, apo më pak, por di dhe unë që i ka hequr. Pyetja është: çfarë janë këto që ka hequr? Janë tarifa që qytetarët i paguajnë në këmbim të shërbimeve që bashkia, apo struktura e njësi të saj, ofrojnë për qytetarët. Janë tarifa që merren në këmbim të shërbimeve, për të cilat nuk kanë nevojë të gjithë qytetarët, por një pjesë e vogël, shumë e vogël, e tyre, rëndom pjesa më e kamur. Përveç kësaj shumica e tyre janë tarifa me vlerë simbolike. Dhe kështu, thënë me fjalë të tjera më të varfëra, jo vetëm që këto tarifa rëndojnë mbi një numër të papërfilshëm banorësh, por dhe pesha e tyre, për ata qytetarë që nga halli a nga qejfi (ka dhe shërbime qejfi, të kuptohemi; të vizitosh Kpshtin Zoologjik është një shpenzim qejfi) u qëllon ta mbajnë, është gjithashtu e papërfillshme.
Po u rreshtoj unë ca tarifa të hequra prej bashkisë së Bashës. Është hequr, fjala vjen, tarifa e shërbimit arkivor; kjo do të thotë se ai banor i Tiranës që ka nevojë të marrë një shkresë, a një dokument, nga arkiva e bashkisë, apo nga arkivat e njësive të qeverisjes vendore (minibashkitë), do të mund ta përfitojë këtë shërbim falas. Pyetje: sa banorë të Tiranës kanë patur nevojë për një shërbim të tillë? Nuk e di. Mund t’na e thotë bashkia këtë gjë. Por është një gjë që merret me mend, që një shërbim të tillë mund ta kërkojnë biznesmenët dhe sipërmarrësit, që kanë me bashkinë marrëdhënie shkresore në vijimësi. Shtoni këtu dhe vlerën qesharake të një tarife të tillë, dhe kuptohet që buja mbi një premtim të mbajtur nga bashkia është një sendërgji vulgare, dhe kaq.
Ka plot tarifa të tjera të ngjashme (një pjesë nuk po i listoj, ngaqë janë të pakuptueshme; por në këtë mes nuk është faji i administratës së Bashës; është turpi i administratës së Ramës). Mund të përmenden tarifa për shërbimin e strehimit, tarifa për dhënie çertifikate për transport mallrash apo pasagjerë, tarifa për leje shërbimi tej kohës normale të punës, tarifa e Inspektoriatit Urban, tarifa e Inspektoriatit Veterinar, tarifa për lëshim vërtetimi banor lagjeje (këtë e njohim të gjithë, pasi na është dashur ta paguajmë të gjitha herët që kemi pasur nevojë të shkojmë në ambasada, apo nëpër institucione shtetërore; nga momenti që jemi paisur me karta identiteti, kjo është një tarifë e vdekur; kështu që Basha ka hequr një lesh me qime), tarifa për dhënie autorizimi për pensionistët. Doni më? Nuk jeni mërzitur? Po vazhdoj: tarifa për vërtetim-deklaratë për marrjen e kompensimit për personat e punësuar në shtet që kanë pjesëtarë familjeje pa punë, tarifë për regjistrim fillestar në biblioteka, tarifa “Qendra kulturore, Tirana”, tarifa për hyrje në shfaqjet e cirkut të organizuara për kopshte, tarifa për “Klubin Sportiv Tirana”, tarifë për përdorimin e fushave të tenisit, tarifa e përdorimit të fushave të basketbollit, tarifë për kryerjen e procedurave për ndarje ose bashkim familjar, tarifë për regjistrim fillestar në biblioteka, tarifa e urbanistikës, kontrolli i piketimit të objekteve, etj, etj. Përveç këtyre ka dhe tarifa për kategori të caktuara e të ngushta profesionale, siç janë dhënie certifikate për transport mallrash apo pasagjerë, dhënie autorizimi për subjekte të transportit ndërqytetas, autorizim për lëvizje të automjeteve brenda unazës, leje certifikatë për servis automjetesh, lavazh, parking, licencë për lejimin e aktivitetit për autoshkolla, autorizim për pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve, shqyrtim i dosjeve për leje ndërtimi, kontrolli i dokumentacionit për privatizim, etj, etj.
Kjo është ajo që ka ndodhur pra, e kështu tollovia propagandistike rezulton të mos ketë lidhje me aksionin real që është ndërmarrë nga bashkia. Dhe kjo gjë të fyen inteligjencën. “Por ai ka bërë mirë që i ka hequr”, mund të thuhet. Në fakt, e vetmja e mirë e dukshme është një thjeshtim i burokracisë fiskale e tarifore i bashkisë së Tiranës, dhe asgjë më shumë. Ata që vazhdojnë të mbahen pas pretendimit se heqja e këtyre tarifave është një aksion i rëndësishëm, janë të lutur të na informojnë mbi tri shifra. Së pari, sa përqind të të ardhurave të bashkisë përbënin paratë e mbledhura prej këtyre 60 tarifave? Por mos prisni që ato të kenë qenë 30%, apo 20%, apo 10%, pasi do të zhgënjeheni. Ato nuk zinin më shumë se 2% të të ardhurave. Kjo tregon se sa rëndësi kanë për bashkinë këto tarifa, e se çfarë barre kanë qenë për banorët.
Së dyti, sa është përqindja e banorëve të Tiranës që penalizoheshin prej këtyre tarifave? Së treti – dhe kjo është shifra më elokuente – sa është ulur praktikisht barra fiskale që bie mbi banorët e kryeqytetit? Me fjalë të tjera, nuk duam të na thuhet se sa tarifa janë hequr, por sa para më pak i paguajmë bashkisë. Kjo e fundit duhet t’na e japë këtë shifër, sepse kjo është e rëndësishme. Të tjerat janë pallavra.
Comments
Te gjitha keto qe listoni ju

Te gjitha keto qe listoni ju jane te drejta, e gjiitha kjo propagande eshte qesharake si ne cdo gje tjeter te fuishates se BAshes ne fakt. Basha ben sikur eshte i neoliberal me filozofine qe te ulim taksat se perfiton biznesi dhe investon me teper e krijon punesim. Nete vertete nje biznes nuk vritet fare nga taksat lokale, por nejse..

Duhet sqaruar edhe dicka se ky kofuzioni takse-tarife behet me qellim. Tarfia vednoset per nje sherbim te caktuar me qellim (ne shumicne e botes) vete-shlyerjen e sherbimit apo nxjerrjen e kostos. Pra, le te themi si parim ti paguan 100 leke per hyrje ne kopshtin Zoologjik per te mbajtuar stafin, ushqimet per kafshet pastrimin e ku ta di une se cfare tjeter. Sigurisht ne shumicen e rasteve parate qe mblidhne nga tarifat nuk dalin, prandaj sherbimi subvencionohet.

Ndersa nje takse per shembull ajo e baneses eshte si te thaush takse mbi pasurine dhe parate qe mblidhen futen ne buxheitn e bashkise dhe perdoren per sherbime te ndryshme.

Tani c'kutpim ka qe heq tarifen dhe si i mbulon keto shpenzime neser? Po te rrime tek shembulli i kopshtit zoologjik, le te themi se kostoja per mbajtjne haprur , mirembajtjen e te gjitha te tjerat qe duhen per funksionimin e Kopshtit jane 100,000 leke ne vit, dhe nga biletat e vizitoreve mblidhne 50,000 leke ne vit, atehere bashkia subvencionin edhe 50,000 leke te tjera ne vit. Ne momenitn e heqjes s tarifes, bashkia do paguaje plotesisht 100,000 leke ne vit, para te cilat do vijne nga buxheti i bashkise, qe do mbledhe me teper taksa nga ata qe paguajne ose do shkurtoje shpenzimet ne nje sherbim tjeter per te nxjerre kostot e kopshtit zoologjik.

Atehere ne fund te dites, qytetari del njesoj. Por per shak se qytaetari shqiptar nuk e kupotn fort qarte lidhjen mes takszave qe paguan dhe sherbimeve te ofruara, (jo vetem, por edhe per faj te vet) quan si pagese vetem ate cka nxjerr nga xhepi ne nje moment x. Keshtu qe nga ana politk ekjo eshte nje levizje e vogle e djallezuar, tipike nga keto bizantinet e PD-se. Kur ne neser do shkojme te nxjerrim nje vertetim banimi dhe nuk do paguajme 50-lekshin apo 100-lekshin do themi: - Ah, sa burre i mire ky Basha, e mbajti fjalen. Pavaresisht se prape qytetaret e Tiranes do e perbellojne koston e nje sherbimi te tille.

Kjo ne thelb eshte edhe njefare politke anti-shtet ne afat-gjate pasi njerezit nuk e krijojne lidhjen tarife-sherbim dhe i duket se gjithcka qe politikanet bejne e nxjerrin nga xhepi i tyre.

Me falni per zgjatjen por mu duke rendesishme.

Po pse perpiqeni te baltosni

Po pse perpiqeni te baltosni gjithcka, nje pjese e taksave jane hequr dhe kjo eshte realitet, ajo per cka shqetesoheni ju eshte se mos dikush merr ndonje merite per kete. O Nano po ke zene ke zene vendin e Shalsit o burre i dheut.

o Vlora o njesh .Po puna

o Vlora o njesh .Po puna eshte o vella se une prap te njejtat taksa do paguaj ne tirane apo ti ne Vlore. Biletat e teatrit te kukullave apo te kopshti te kafsheve nuk me duhen o vella ,apo ca ishin keto tarifat e tjera .Kupton ti apo jo o Kanan.Tani me bellair-in e Bashes mund te ikesh pa paguar tarifa(psh. parkimin dy ore e ke falas) se bileten (Taksen) do ta paguash si Cecua.He Vella

Problemi jone pas ketyre

Problemi jone pas ketyre shpjegimeve tuaja nuk eshte aq nese jane hequr apo jo ato taksa, por nese kryetari i ri genjen apo jo. Nese genjen atehere eshte veper e denueshme, tregon se nuk mund ti besojme. Raporti i qytetarit me institucionet eshte se pari raport besimi. Eshte e rendesishme te verifikohet nese mund te kemi besim te ajo qe ai thote. Kjo nuk ka te beje shume me propaganden.

Nuk jam aspak dakord zoti

Nuk jam aspak dakord zoti qytetar "votim". nese ti je i kenaqur ta hash sapunin per djathe, kjo eshte zgjedhja jote. Une personalisht preferj transparencen e plote dhe jo propaganden mashtruese...

Budalla!! Ai eshte genjeshtar

Budalla!! Ai eshte genjeshtar i lindur

Lexova me shume vemendje

Lexova me shume vemendje shkrimin Tuaj dhe ndaj me Ju shqetesimin per bujen e pamase te Vendimit te kaluar rishtazi nga Bashkia e Tiranes lidhur me eliminimin e taksave dhe tarifave vendore- si një incentive shumë e rëndësishme për qytetarët dhe biznesin shqiptar. Po Ju shkruaj ne cilesine e ndoshta nje prej te pakteve persona qe kane dijeni te plote lidhur me Paketen Fiskale te Bashkise se Tiranes, sepse fati e desh qe kam punuar per nje kohe te gjate ne ate strukture dhe njoh në gjenezë këtë paketë që prej vitit 1990. Me aq sa munda te veshtroj duke mbledhur informatione nga njera gazete ne tjetren, tarifat qe jane eliminuar jane pikerisht ne menyre te permbledhur:

Tarifa e shërbimit arkivor

Tarifa për shërbime të strehimit

Tarifa për shërbimin në fushën e transportit të pasagjerëve dhe mallrave, dhënien e lejeve për ushtrim aktiviteti

Tarifa të inspektoratit urban

Tarifa të inspektoratit veterinar

Tarifa të urbanistikës

Tarifat e përpunim - plehut

Duke mos dashur të bëhem shumë teorike, po përpiqem sa më thjesht të jap disa arsye se pse kanë ezistuar këto tarifa, duke rënë në disa raste ndesh dhe me opinionin Tuaj Z. Nano:

Së pari: Dëshiroj të sqaroj që vendosja e tarifave sidomos atyre të shërbimeve është një koncept i ri në sistemin shqiptar, dhe mjaft i vlerësuar nga ekspertët ndërkombëtare të cilët në vitin 2002 me konsulencat e tyre për hartimin dhe miratimin e asaj kohe të Ligjit për Taksat Vendore kryen një revolucion nga pikëpamja e koncepteve Takse dhe Tarifë- koncepte këto mjaft të ndryshme nga njëra tjetra.

Nëse deri në vitin 2002, para miratimit të kësaj sistemi fiskal i Tiranës kishte një sere taksash dhe shumë pak tarifa në vetë paketën fiskale (16 Taksa dhe 12 Tarifa), sepse pjesa tjetër ishte me tarifa të miratuara nëpër Ministri të ndryshme apo dhe vetë me Urdhër të Drejtorave të Ndërmarrjeve. Pa numri ishte pothuajse i njëjtë me atë të sotmin po ti mblidhje të gjitha një nga një..

Ne vitin 2003 dhe me tutje Bashkia e Tiranës vuri theksin në uljen deri ku ligji mund ta lejonte të Taksave dhe aplikimin e tarifave të ndryshme të shërbimit, që nga ato për shërbimet publike deri tek ato me natyrë administrative duke përfshirë në këtë mënyrë cdo Tarifë që Ligje të tjera parashihnin si dhe duke unifikuar dhe miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak cdo Tarifë të Institucioneve të Bashkisë

Kështu deri më tani dhe ende Sistemi Fiskal i Bashkisë së Tiranës ka rreth 7 Taksa (të gjitha të përcaktuara nga Ligji) dhe tarifa shërbimi- për të cilat pushteti vendor ka autoritet të plotë vendor. Pikërisht minimizimi i Taksave- vetëm për ato të përcaktuara me Ligj- ka patur për qëllim vendosjen e një sistemi sa më të thjeshtëzuar fiscal dhe sa më të qartë për bizneset dhe familjet kryeqytetase dhe ndërkohë përfshirja e të gjithë tarifave, shumica ekzistuese që përpara vitit 2000 thjesht në kuadër të transparencies dhe vendimarrjes nga Këshilli Bashkiak, si organi kopetent dhe jo thjesht drejtorëve të ndryshëm të Bashkisë.

Së dyti: Me të drejtë lind pyetja, pse kaq shumë tarifa?!

Në pamje të pare duket shumë i lartë numri i Tarifave por po të marrim në konsideratë arsyet pse ekzistojnë këto tarifa, kush i paguan ato, cfarë arrihet me ato etj atëherë mund të jemi më të qartë.

Psh: Tarifa për shërbimin në fushën e transportit të pasagjerëve dhe mallrave, dhënien e lejeve për ushtrim aktiviteti. Këto Tarifa janë për Leje dhe Licensa specifike, funksione të deleguara nga Ministria e Transportit Rrugor për të cilat dhe citohet që duhen aplikuar tarifa përkatëse. Citoj për dijeninë Tuaj pikën 5 të nenit 12 të Udhëzimit Nr. 15 datë 24.07.2007 të Ministrisë së Transportit që përcaktonte” Liçencat, lejet dhe të gjitha dokumentet për transport që leshohen sipas emërtimit të këtij udhëzimi janë subjekt i pagesës në llogarinë e autoritetit kompetent që i lëshon ato, në bazë të tarifave të miratuara” .

Tarifat për sherbimet Veterinare- Për të bërë thjesht një krahasim po Ju citoj nenin 43 të Ligjit Nr. 9308, date 04.11.2004 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqiperisë” që citon “ Eksporti, importi ...... behet me tarifë veterinare të përcaktuar me Udhëzim të Ministrit të Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë. Në rastin e Sektorit të Veterinarisë pranë Bashkisë së Tiranës, që ka gjthashtu shumë detyra të deleguara nga Ligji këtë vendim e ka marrë Këshilli Bashkiak bazuar në shërbime specifike.

Tarifa për përdorimin e Fushave Sportive Këto Tarifa janë vendosur për të nxitur pikërisht përdorimin e tyre, duke mos i lënë këto të fundit të përdoren në mënyre abuzive nga persona të paidentifikuar, sic ndodh rëmdom sot dhe në rrugët e Tiranës për një vend parkim, por duke mundësuar kushtet përkatëse për përdorimin e tyre kundrejt një tarife që është poshtë nivelit të tregut padyshim. Ndërkohë nuk mund të harrohet fakti që me vendosjen e kësaj Tarife u bë i mundur dhe punësimi i disa të sëmurëve tetraplegjikë, fati i të cilëve nuk dihet më tashmë.

Tarifat për shërbimet tej kohës së punës, (pas ores 23.00- 02.00) si dhe 24 orëshe kanë qënë Z.Nano në trajtën e Taksës që në vitet 1998 për të gjithë ato subjekte që kundrejt një tarife modeste mund të merrin një leje për të vazhduar veprimtarinë e tyre përtej orëve të natës. Në rastin e Lokaleve të Natës kjo tarifë është menduar të jetë pak më e kripur, megjithëse jo aq sa duhet, pikërisht për të ndalur sadopak epideminë e lokave të natës në Tiranë. Ky tarifim ishte gjithashtu dhe nëkuadrin e një projekti më madhor lidhur me disiplimin e ushtrimit të veprimtarisë tregtare në qytetin e Tiranës, që fatkeqësisht dhe sot që flasim është shumë larg realizimit.

Tarifat për shërbimet urbanistike.. Keto janë te gjitha Tarifa që lidhen me shërbimet urbanistike dhe të kryera ndaj Subjekteve të Ndërtimit që kryejnë ndërtime në qytet, detyra këto të përcaktuara nga Ligji. Këto shërbime për Subjektet e Ndërtimit mund të jenë pa dyshim dhe pa pagesë sic po ndodh tashme, por pyetja ime është kjo” Duhet që të gjithë ne qytetarët e Tiranës të paguajmë pagat e punonjësve që në njëfarë mënyrë paguhen vetëm për të kryer këto shërbime pranë Firmave të Ndërtimit?!!!

Tarifat e Njësive Bashkiake (Për dhënie vërtetimi, për shërbime të ndryshme, për rregjistrimin në librari, dokumenta për privatizim etj,,, Lidhur me këto tarifa të cilat janë për Njësitë Bashkiake dhe janë miratuar pas vendimarrjes pranë këshillave të tyre vendor, bëj realsisht cudi për mënyrën e anullimit, pa u konsultuar dhe pa marrë fillimisht mendimet e këshillave vendore pranë cdo njësie vendore,,, Kjo pa dyshim përbën një cënim të autonomisë së këtyre njësive, argument ky kundër administrates “Rama” përgjatë kësaj fushate.

Së treti:  Ajo që më bën më shumë përshtypje nga të gjitha, në cilësinë e një personi teknik është trajtimi që i bëhet gjithë këtij procesi qoftë nga pikëpamja e bumit të madh mediatik për lehtësirat e jashtëzakonshme të biznesit me këtë hap por dhe ndërkohë trajtimit të ndryshëm që i bëhet problemit.

Në një kohë që këto tarifa janë trajtuar nga shumë media si absurde, megjithëse ato lidhen me një shërbim të caktuar dhe shumë specifik (vetëm për një grup të ngushtë përfituesish) unë konstatoj se nga ana e Qeverisë është ecur dhe vazhdohet të ecet në të njëjtën llogjikë si me Bashkinë e Tiranës në këtë rast, ku për shumë shërbime ka tarifa specifike....

Në asnjë rast nuk duhet harruar specifika e Bashkisë së Tiranës që në fakt përbën një mini-qeveri, me fusha të ndryshme nga urbanistika, kultura sporti deri tek veterinaria dhe me një sere detyrash të përcaktuara nga ligji që lidhen me një grup të caktuar . Numri i tarifave mund të duket i lartë por po ta krahasojmë vetëm me një grup Tarifash të Ministrisë së Mjedisit (Psh. Udhëzimi Nr. 5 date 28. 12. 2007 PËR TARIFAT E SHËRBIMIT PËR LEJET MJEDISORE) përcakton rreth 12 Tarifa të ndryshme për lloje të ndryshme të shërbimit për leje mjedisore, si ato 10 Tarifat e Inpektoriatit Veterinar që numërohen tek numri total 67. Këtu po lë pa përmendur llojet e tjera të Tarifave të Shërbimit të kësaj Ministrie, totali i të cilave jam e bindur është shumë më i madh,,,, Dhe të mendosh që është vetëm një fushë!!!!!!!

Gjithashtu po të analizojmë dhe hapat e fundit të qeverisë lidhur me stimulimin e binzesit, përmend këtu Qendrën e Licensave ku të gjtihë licensat e qeveirisë janë përbledhur në një pike, konstatoj se vazhdon i njëjti koncept. Për shërbimin paguhet,,,, (për cdo aplikim zbatohet një Tarifë 100 lekë dhe kur ky shërbim lidhet me një shërbim specific paguhet dhe një Tarifë tjetër, pikërisht për shërbimin e kryer,,, Psh. Licensa e Kategorisë II.2B Prodhimi dhe/ ose tregtimi i materialit racor ku përvec tarifës 100 lekë paguhej dhe një vlerë prej 10.000 lekësh për shërbimin e kryer nga Inspektoriati Veterinar.

Si përfundim, nisma e marrë nga Bashkia e Tiranës thjesht me reduktimin e këtyre tarifave nuk më siguron në asnjë rast se këto shërbime deri dje me pagesë, do të jenë më të mira për qytetarët dhe për më tepër nuk ka asnjë lidhje me lehtësimin e biznesit..

Biznesi mund të lehtësohet vetëm duke shmangur konkurencën e pandershme (gjithë ato subjekte që kryejnë veprimtari në mënyrë të paligjshme), duke krijuar një system sa më të drejtë (secili të paguajë sipas mundësisë), duke shmangur kontrollet dyfishe (sic ndodh sot me subjektet e Biznesit të Vogël që ndodhen mes strutkurave tatimore qendrore dhe vendore), duke krijuar një shërbim sa më mire (shërbime profesionale, nxitja e formave të reja të komunikimit etj etj etj..)

Ka vend për tu përmirësuar?! Pa dyshim që po!!! Le të shpresojmë që vërtet këto të jenë prioritetet e Z. Basha!

Add new comment