Kthimin e teatrit në Bingo e firmosi Rama (dokumenti)

Postuar në 12 Shkurt, 2018 11:59

Në reagim të deklaratave të aktorit të njohur Robert Ndrenika për zhvendosjen e shfaqjeve të Teatrit Kombëtar, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një letër të hapur i kujtoi Ndrenikës kthimin e ambjenteve të Teatrit Kombëtar në sallë bingoje.

“Unë mendoj gjithashtu se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë nuk duhej ta kishin lejuar që Teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë, por jo artdashës. Nuk di ç’mendoni ju për këtë, i dashur Robert!”-thuhej në letrën e ministres.

Nuk ka vonuar dhe përgjigjen zonja Kumbaro e ka marrë nga  ish-drejtori i Teatrit Eksperimentar, Kastriot Çipi. Ai ka postuar sot nje dokument, që tregon se  se lejen per të kthyer në sallë bingoje ambjentet e Teatrit e ka dhënë ish-ministri i Kulturës, Edi Rama.

Sa per kullen te teatri, ai i shkruan ministres se idea e ndërtimit te teatrit brenda një kulle ishte e vëllait të saj, kur ishte këshilltar i ministrit të Kulturës, Blendi Klosi.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ideja*

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.