Rrethi i kujtesës!

Postuar në 07 Nëntor, 2017 10:24

Lulzim Basha denoncoi të hënën përfshirjen e Paulin Ndreut, (vëllait të deputetit socialist, Pjerin Ndreu) në procedurat për lëshimin e dy patentave lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Kryetari i PD-së i referohet denoncimit të një nepunesi të zyres se patentave detare ne Drejtorine e Pergjithshme Detare ne Durres që thotë se  “Dokumentat per berjen e patentes i ka sjell PAULIN NDREU me detyre Kapiten i Pergjithshem dhe nga sot e kane emeruar Drejtor te Pergjithshem te Drejtorise Detare, megjithese Kontrolli i Larte i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra. Pra PAULIN NDREU ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme te kesaj patente”.

Ajo që rezulton e vërtetë nga ky denoncim është se Paulin Ndreu me detyrë Kapiten i Përgjithshëm i Porteve është gjetur me shkelje nga auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili në një raport të datës 5 Maj 2017 rekomandon largimin e tij nga detyra, shih. Raportin në fq 13. http://www.klsh.org.al/web/53_drejtoria_detare_durres_3307.pdf

Rekomandimi i KLSH-së nuk është zbatuar dhe kjo lë dyshime për mbrojtje politike ndaj vëllait të deputetit socialist. Siç raporton gazeta Panorama, Ndreu është pyetur të hënën nga Prokurorët e çështjes. Për mënyrën sesi i janë rinovuar patentat e lundrimit ish-ministrit të Brendshëm ka folur edhe Hamdi Domi, përgjegjës i sektorit të mjeteve lundruese që ka firmosur për dokumentet në fjalë. Gazeta shkruan se ai u ka thënë prokurorëve se rinovimi është bërë me kërkesë të ish-ministrit dhe është ndjekur një procedurë që nuk kërkon kryerjen e një kursi të posaçëm, pasi marrja e patentës është bërë para vitit 2011. Madje ai ka pohuar se ish-ministri i ka shkuar në zyrë.

Pjesërisht apo plotësisht denoncimet e opozitës po konfirmohen dhe lidhja e Tahirit me veprimet që sot janë nën hetim po zgjerohet edhe pranë grupit parlamentar socialist. Ndonëse është herët për të nxjerrë konkluzione.

PS: Më poshtë po sjellim letrën e kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj, drejtuar Drejtorisë së Përgjithshmë Detare përmes së cilës njoftohet ndryshimi i masës disiplinore për Paulin Ndreun, rekomanduar vetëm një muaj më parë nga auditimi në terren: 

Comments

Submitted by kapiteni (not verified) on

O gazetari i "Rrethit te Kujteses" po' te informoj qe KLSH ka nxjerr nje raport te dyte ku ka rishikuar vendimin dhe ka hedhur vete posht kerkesen per shkarkimin e z.Paulin Ndreu. Para se te shkruash Fake News, bej nje kerkim te vogel te pakten.

Submitted by redaksia on

Po, keni te drejte. Por ky serish nuk eshte fake news z. kapiten. Pasi raporti qe ne citojme eshte ende ne faqen zyrtare te KLSH-se, pra ai qendron aty si pjese e procedures audituese te kryer ne terren. Ajo qe ju sillni dhe qe ne do ta Nxjerrim ne nentitullin e shkrimit per faktin se perben nevoje informuese, eshte nje leter e kryetarit te KLSH-se qe informon drejtorine per ndryshimin e rekomandimit. 

Por letra nuk eshte raport. Ajo eshte nderhyrje e titullarit. Ne cdo rast, perseris: ekzistencen e dokumentit qe ju citoni do ta vendosim ne titull, bashke me foton e tij qe do ja bashkangjism shkrimit. 

Falemnderit! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.