Diabeti i Tipit 1 – zbulohet se cilat molekula sulmohen nga sistemi imunitar
Një ekip kërkuesish në universitetin Lincoln në Britaninë e Madhe kanë identifikuar molekulën e cila sulmohet nga sistemi imunitar tek njerëzit me diabt të Tipit 1. Ky lloj diabeti zhvillohet kur trupi i njeriut është i paaftë të prodhojë insulinë, substancë e dosmosdoshme për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, duke e larguar glukozën nga gjaku drejt qelizave ku aty shërben si substrat energjetik. Ky tip diabeti hyn te sëmundjet autoimune, pasi sistemi imunitar vepron këtu në funksion të kundërt me atë që kryen normalisht, duke sulmuar qelizat që prodhojnë insulinën.
Në Tipin 1 të diabetit sistemi imunitar reagon ndaj molekulave të veçanta në pankreas – të quajtura autoantigens – që normalisht duhet t’i injoronte. Njerëzit që janë të prekur nga ky tip diabeti kanë antitrupa në gjak që janë specifike për secilën nga molekulat. Testimet që po kryhen synojnë detektimin e këtyre antitrupave, numri i të cilëve sa më i lartë të jetë, provon se personi është i ekspozuar ndaj prekjes nga diabeti. Deri më tani shkencëtarët kanë zbuluar katër molekula që sulmohen nga sistemi imunitar në rastet e Tipit 1.
Identifikimi i një molekule të pestë , e njohur si “Glima” ka qenë mister për 20 vitet e fundit. Por ekipi i drejtuar nga dr. Michael Christie ia ka dalë të zbulojë se bëhet fjalë për Tetraspanin-7, e cila e bën më të parashikueshme nëse një person do të preket nga Tipi 1. Është një ngjarje për shumë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje dhe në fazën e tanishme puna që mbetet është frenimi i sulmit nga sistemi imunitar, që është teorikisht më efektiv, në kushtet e një parashikimi të hershëm.
http://medicalxpress.com/news/2016-04-scientists-immune-mystery-diabetes...
Comments
elisoelva
Diabet 1
Add new comment