Qeveria "Rama 2", tre prurje të reja, dalin nga qarkullimi Ilir Beqaj e Sajmir Tahiri

Postuar në 27 Gusht, 2017 13:29

Emra të afërt me kryemistrin dhe tre prurje të reja janë suprizat e qeverisë së re të bërë publike në Asamblenë Socialiste.

Senada Mesi në postin e zv/kryeministres, Etilda Gjonaj në detyrën e Ministres së Drejtësisë dhe Sonila Qato si ministre shteti për sipërmarrjen janë emrat që ekuilibrojnë barazinë gjinore në kabinetin e ri, me 7 femra dhe 7 meshkuj. Bie në sy dalja nga qarkullimi i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. 

Para se te thoshte emrat e ministrave te rinj te kabinetit qeveritar kryeministri Rama ka dhene nje paralajmerim te rendesishem se kur do te shkarkohen ministrat. “Çdo mosrealizim i pa arsye objektive do pasohet me largim automatikisht nga qeveria te ministrit. Këto 4 vjet do ikin shumë shpejt dhe luksi për të humbur një ditë duke pritur që të reailzohen përtetj aftit nuk e ka. Cdo afat do jetë ligj i brendshëm i qeverisjes"

Qeveria e re

Zv.kryeministre- Senida Mesi
Ministër Shteti për Shqiptarët Jashtë Kufijve- Pandeli Majko
Ministër Shteti për Sipërmarrjen- Sonila Qato
Ministër i Jashtëm- Ditmir Bushati
Ministër i Brendshëm- Fatmir Xhafaj
Ministër i Mbrojtjes- Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë- Etilda Gjonaj
Ministria e Kulturës- Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomisë, Punës, Mirëqenies Sociale- Arben Ahmetaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë- Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social- Ogerta Manastirliu
Ministria e Energsjisë dhe Infrastrukturës- Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqëisë dhe Zhvillimit Rural- Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit- Blendi Klosi

Comments

Submitted by Senada Dardha (not verified) on

Ministria e drejtësisë kishte nevoj për një figur të re dhe znj. Gjonaj është e duhura, ka eksperiencën e duhur dhe gjothë vullnetin e mundësin për të çuar para drejtësin shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.