Plagjiatura e kryeministrit rumun dhe Jozefina

Postuar në 30 Qershor, 2012 06:31

Para ca javësh, deputetë socialistë dhe media kritike ndaj mazhorancës ngritën shqetësimin se dizertacioni me të cilin ka mbrojtur doktoraturën Jozefina Topalli mund të ketë brenda shumë plagjiaturë. Ata përmendnin shembullin e ministrit gjerman të mbrojtjes dhe ministrit rumun të arsimit, të cilët dhanë dorëheqjen pasi u vërtetua se kishin bërë plagjiaturë gjatë përgatitjes së dizertacioneve të tyre në të kaluarën e largët. Këtyre dy shembujve dje iu shtua edhe një më i freskët.

Një panel akademik ka vendosur se dizertacioni i doktoraturës së kryeministrit rumun, Viktor Ponta, përmban plagjiaturë në seksione të mëdha, duke rritur kështu presionin që ai të japë dorëheqje. Ponta është zotuar se do të japë dorëheqjen nëse gjendet fajtor për plagjiaturë, por nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me vendimin e panelit. Ai ka insistuar se akuzat janë të orkestruara politikisht nga presidenti i qendrë së djathtë, Trajan Bashesku.

Këshilli Kombëtar prej 21 anëtarësh për Vërtetimin e Titujve, Diplomave dhe Çertifikatave të Universitetit arriti në përfundimin se 85 nga 307 faqet e vlerësuara ishin kopjuar pa u cituar. Vetëm disa orë para këtij vendimi, ministri i arsimit, një aleat i Pontas, kishte shpërndarë panelin, duke thënë se ai duhet të ketë më shumë anëtarë. Por anëtarët e panelit e injorua urdhrin për shkrirje.

Po për dizertacionin e Jozefinës a do të mblidhet ndonjë këshill, që të vendosë në se ka plagjiaturë?

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Relapso (not verified) on

Pa shkuar deri te plagjiatura dhe pa ia hyre analizes se permbajtjes, dizertacioni i Josefines duhet shpallur i pavlefshem per shkak ta gabimeve te shumta dhe te renda drejtshkrimore.

Submitted by Lom Deliu (not verified) on

miq te mi Mustafa dhe Eduard!

Te me falni por , perpara se te kerkoni a ka plagjiature nga ana eJzf-së ne disertacionin e saj

do te ishte mire qe ky te ishte ne dore te publikut dhe Eduardi ta kishte kryer nje hetim parapra.

Ndryshe mund te flasim per kedo:    aka vjedhur kete.... ake perdhunuar.... aka falsifikuar....

e te tjera e te tjera.

Nuk jam mik i saj as dhe simpatizant por nje kundershtar politik nga e djathta dhe quaj turp

e fatkeqesi veprimtarine e saj politike, veçse mjaft me helm te panevojshem.

Jepini gjithkujt ate qe i takon, por as merita e as qortime mbi te paverteta.

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

Kjo Mediatizim qe i behet me zor Plagiatures si dukuri te rikujton denimin kolektiv apo dyshimin kolektiv qe bente regjimi i Hoxhes. Qe Jozefina eshte vene ne shenjester te pasardhesive te atij regjimi dhe ska te beje fare me ate se sa i digjet barku robve se ka plagiature apo jo kjo eshte e qarte. Ne nje shoqeri ku trecereku i ka diplomat "me mik" pretendimi i opozites, dhe i ushtareve te saje neper redaksi, pa pasur prova e pa pasur arsye eshte akuza e rradhes me sfond politik. Te pergojosh e akuzosh Jozefinen me zor sepse ka pasur disa raste ne Evrope eshte njesoj sikur ti kerkosh nje banori te shkolla e baletit te hape shtepine per kontroll sepse nje kombinats ka vjedhur te TEGu. Kjo nuk eshte shoqeria qe duam te kemi dhe perben nje keqperdorim e abuzim me te drejten e fjales apo trasparences per ndershmeri. Nuk e di se si do tju vinte juve te opozites agresive e pa piken e karakterit sikur nje gazete e pavarur apo e afert me mazhorancen te kerkonte "marrjen ne pyetje te gruas se Shalgjatit" per dyshim se mund te sillet keq ne bashkeshorteri. Ka raste ne Evrope ku politikane te ndryshem jane denuar nga gjykata per dhune familjare. Si ju duket kjo?

kev

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.