Ish Presidenti Mosiu: Kjo maxhorancë përdor mënyra të pështira për të fituar zgjedhjet

Postuar në 29 Qershor, 2012 11:34

Alfred Moisiu e ka lënë mënjanë gjuhën e kujdesshme e të matur të ish Presidentit, dhe ka mbajtur qëndrime të qarta e të forta lidhur me procesin zgjedhor, me maxhorancën e me KQZ-në. “Po nuk u rregullua ashtu siç duhet kjo gjendje [ligji dhe procesi zgjedhor], atëherë me të drejtë mund të shtrohet pyetja: A ia vlen të marrësh pjesë në një votim, ku rezultati është i paravendosur në mënyra nga më të pështirat? Eshtë shumë i rëndësishëm riformatimi i KQZ-së. Eshtë vënë në dukje se ky institucion i rëndësishëm zgjedhor, duhet të jetë tërësisht i pavarur dhe jo i komanduar me telefon apo nga interesat partiake. Edhe ky problem u ngrit nga ne që përpara zgjedhjeve të vitit 2011. Për fat të keq u anashkalua, jo vetëm nga përfaqësues të politikës shqiptare, por edhe nga ata të institucioneve dhe përfaqësive ndërkombëtare”, tha Moisiu.

Pak më përpara e në të njëjtin veprimtari të organizuar nga Forumi Civil 2010, ky i fundit ka bërë qortime dhe për OSBE-në, sidomos për përfaqësuesit e saj në Tiranë. Por ambasadori Wolfarth u shfajësua me arsyetimin, se “nuk janë të huajt ata që drejtojnë, por qytetarët e këtij vendi; ODHIR-i nuk imponon zgjidhje, por jep vetëm këshilla dhe Parlamenti vendos; është edhe puna e shoqërisë civile që të ushtrojë presion mbi Parlamentin që reforma të mbyllet në kohë”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by geni (not verified) on

ky me plot goje eshte presidenti me i mire i shqiptareve ne 100 vjet pavaresi.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Ky me plot goje eshte nje plak i rrjedhur dhe ishte nje plak i rrjedhur qe diten qe Tosi me Saline vendosen ta benin president. Dhe cudia me e madhe ishte kur plakut te rrjedhur 80 vjec i shkoi ne mendje te bente nje cike korrupsion dhe te rehatonte niper e mbesa. Kujto ketu psh albatrosin sa per ilustrim.

Submitted by George (not verified) on

Kete vertet mund ta kene marre nga Dominote dhe e bene president, ama ka bere pune shume me te mire se Mejdan akademiku apo Bamiri qe e pa.presidencen si trampoline per karrieren politike. Gjyshi njihte shtetin dhe e ndante shapin nga sheqeri. Sa per Albatrosin, se kush beri korrupsion e shantazh dihet mire.

Submitted by loni (not verified) on

pergjigju njehere per Dushkun pastaj flasim... Apo per tere horlliqet e Nanos gjate 2002-2005 dhe Sales 2005-2007. Po per ju SHQIPTARET e karit, quhesh i mire nqs mbahesh mend se ia dhjeve nje here apo dy here Saliut apo Nanos. Se pastaj uli koken dhe i la te benin cfare te deshironin s'ka shume rendesi. Rrota karesh...

Submitted by katarakti (not verified) on

Ka qene presidenti me i mire per qytetaret shqiptare, por jo per te zbriturit nga shpellat, per kanunoret, per kurbanllinjte, me nje fjale per primitivet dhe injorantet. Per ta me i miri nga te gjithe ka qene Sulltan Sali Salepi. Dhe menjehere pas tij Haxhi Qamili, Esat Pashe Toptani etj. E keqja eshte se raca e tyre eshte shumefishuar sot ne Shqiperi. Te tjeret kane marre arratine, nga syte kembet, duke ia lene vendin halldupeve.

Submitted by anonim (not verified) on

z.Wolfarth ka te drejte se kjo eshte per shqiptaret per te zgjidhur. POR z.Wolfarth atehere duhet te ruaje rolin e 'asistuesit' e jo te kaloje ne reklmaus iznesi privat (birra korac etj) qe s'dihet me ke jane lidh. As te beje parada me qeveritare me e pa vend.

E njejta gje dhe per z.Arvizu: mbani zotri vendin qe ju takon si ambasador, mos shkoni ne fushate elektorale te Spahiut (a Mahmutit, c'a e quajne), e as nuk ju takon ju te vendosni se cilet jane a nuk jane burrat e shtetit per shqiptaret. Nqs. keto jane pune per shqiptaret, athere mos nderhyni aty ku s'duhet.

Uroj qe pas ketij shfajesimi z.Wolfarth te MOS nderhyje me e vazhdoje rolin e ASISTENTIN, sic deklaron,  e jo demagogut.

Qytetaret shqiptare le ta zgjedhin vete. Nqs. zgjedhja eshte humbese (jashte BE-se) atehere, megjith fatkeqesine qe kjo nenkupton, shqiptaret kete kane dashur e kete por dhe kete kane merituar!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.