Xhufi: Nëse mungon Qosja, do bojkotojmë aktivitetin e Akademisë

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, thotë se ata do të rishikojnë qëndrimin për pjesëmarrjen në aktivitetin e organizuar nga Akademia e Shkencave për shkak të mospjesëmarrjes së Rexhep Qoses.
Duke folur për GSH, Xhufi thotë se ai me disa kolegë të Akademisë kanë diskutuar për këtë aktivitet dhe të gjithë kanë qenë në një mendje që Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja duhet të jenë të parët të ftuar në këtë aktivitet. Madje Xhufi thotë se ata kishin pak droje se Kadare dhe Qosja vetë kanë përplasje, por ishin të bindur se si personalitete të mëdhenj që janë, do dalin mbi kundërshtitë e tyre. Kurse tani mësohet se Qosja nuk do ftohet.
“Të sakrifikosh Qosen për Berishën edhe në një rast si ky, është si të zgjedhësh vesin në vend të virtytit,” thotë Xhufi.
“Berisha, me breshëritë e deklaratave që ka lëshuar gjatë muajve të fundit, ka hequr edhe ‘linjat programatike’ të veprimtarive për 100- vjetorin, përfshi edhe atë të Konferencës së Akademisë së Shkencave. Ka deklaruar se ‘heronjtë’ e luftërave të Rilindjes e të Pavarësisë nuk ishin idealistët e mëdhenj, që kemi mësuar tash e 100 vjet, por ishin përfaqësuesit e bejlerëve dhe çifligarëve, që siç e dimë nuk vunë asnjë gur për këtë vend; ka deklaruar se Revolucioni i Qershorit ishte një grusht shteti i urryer, kurse ardhjen e Zogut nga Beogradi për të rrëmbyer pushtetin me bajoneta, paratë dhe trupat serbe, ishte një ‘revansh demokratik’. Sipas kryeministrit, Fan Noli, Luigj Gurakuqi e Bajram Curri me shokë ishin ‘bashibozukë’, kurse Ahmet Zogu ishte ‘demokrati më i madh i Ballkanit’, i vetmi mbret që e kishte për zemër demokracinë, e sidomos zgjedhjet e lira! Sipas tij, Abdyl Frashëri është një figurë e ‘pompuar’, e pamerituar, ndërkohë që Lidhja e Prizrenit paska pasur të tjerë heronj, dmth pashallarët që iu bashkuan Lidhjes për sa kohë ajo e mbajti mirë me Sulltanin,” thotë Xhufi.
Tema
Comments
Te mos shkojne ne aktivitet

Te mos shkojne ne aktivitet komunistet Qosja dhe Xhufi eshte nje humbje me te vertete e madhe per kombin.

E hape halen ti bir kurve
E hape halen ti bir kurve robqir.
ti shoku nuk rin dot pa

ti shoku nuk rin dot pa ngrene pak m.. eeeee, ste rin goja rehat, e ke si vitamine

Xhufi mund te

Xhufi mund te kishte te drejte ne se kanferenca do ishte e hapur per kedo.

Komisioni mund te ftoj nga jashte (trojet shqipetare nuk jane te jashtem),

por normale eshte edhe qe, per arsye kohe, te vere nje kufi per numurin e ligjeratave dhe

kohezgjatjen re tyre, veçse ato zgjidhen nga vlerat dhe kontributi real , ndryshe jemi po aty.

Xhufi duhet te protestonte dhe per te tjere. Ai e di se edhe ne kohen e Enverit te Pare, ashtu si,

kudo ne bote, njoftohet publiku dhe kush ploteson kushtet e mesiperme pranohet ta lexoje,

te tjerat mund te perfshihen ne botim, por fjalimet e jo specialisteve nuk i duhen kujt.

Veprimi i Tradhetareve te

Veprimi i Tradhetareve te sotem te Kombit eshte i sinkronizuar me veprimtarin e atyre tradhetaeve paraardhes qe Berisha do tu krijoje monumente. Per te percjelle maskarallekun e vet i fut edhe Patriote te medhenj sepse akom nuk u ka ardhur rradha per ti denigurar. Turp!

Me poshte po sjell nje cop nga dokumentet ku bhet fjale edhe per figurat qe berisha do tu ndertoje altarin e atdhedashuiise.

Telegrami i zv/perfektit te Krumes derguar ministrise se puneve te brendeshme me anen e se ciles njofton se ne territorin jugosllav jane krijuar ceta reaksionare kunder Shqiperise.

19 Korrik 1924

(sekret)

Informohemi se Muharrem Bajraktari dhe Stojan Daici, prefekti i Prizrenit, jane tue pregatite disa ceta, me qellim qe keto ti fusin ne keto dite ne Shqiperi per te vrame disa persona te cilet ne kete qark njifen si njerez me rendesi.

Thuhet se te arratisunve politike qe ndodhen ne Prizren, Gjakove dhe te tjera vende perreth kufinit, ne keto dite u ashte pame nje aktivitet dhe levizje e madhe veprimi e prej kesaj dyshohet se kane mendim si thame dhe me siper , te klojne ketej kufinit.

Prandaj, per te mbrapesue cdo rrezik eventual, lutemi qe te merren masa per dergimin e nje fuqie, ose te autorizohet qarkkomanda e ketueshme per forcimin e nji detashmeniti.

Spjegime u kemi dhen me poste.

Zv-prefekti

Arkivi Qendror Historik i R.P.SH., .F.2.D.1., Dok. nr 131/XI. original.

Objektivi i Sali Berishes

Objektivi i Sali Berishes ishte dhe mbetet te formoje ne Shqipni nji Mbretnì te Madhe me "lartmadhnine e tij" nipin e Ahem Zogut, dhe mbasi e futi ma pare Shqipnine ne Konferencen e Vendeve Islamike, kjo mbretni te jete nji Mbretni Islamike Shqiptare ne Europen e Bashkueme.

Islami - tha Berisha - do te

Islami - tha Berisha - do te flase shqip ne Europe. Enderr Vucidoli e nji katunari te vockel skizofren qe u be kryeminister mes nje grupi qytetaresh naive qe nuk e njihnin rracen e tij te peshtire.

Nje tjeter ne mbeshtetje te

Nje tjeter ne mbeshtetje te ides se profesor Xhufit:

Pjese nga telegrami i legates italiane ne Beograd, drejtuar legates italiane ne Durres, mbi trajtimin e mire qe i behet Ahmet Zogut nga qeveria jugosllave

5 Gusht 1924

Urgjent

Ministri mbreteror referon nga Vjena sa me poshte (mungojne dy rreshta)....

Abdurrahman Krosi qe kishte shoqeruar ne Vjene nenen dhe motrat e Ahmet Zogut dhe qe kishte mbrritur pastaj ne Beograd per t'u takuar me kete te fundit, eshte kthyer vete ne Vjene ndersa besohej qe mund te vinte edhe Ahmet Zogu, qe, per arsye te paditura vazhdon te qendroje ne kryeqytetin jugosllav.

Ferhat Bej Draga, personalitet shqiptar ne Mitrovice (Kosove) dhe deputet ne parlamentin jugosllav, qe ndodhet prej disa ditesh ne Vjene, tregon se Ahmet Zogu eshte duke u trajtuar si mysafir i qeverise S.H.S (SerboKroatoSllovene), banon ne nje hotel te klasit te pare, disponon dhe maqine , etj....(mungojne nga teksti 6 rreshta)

Per Ministrin

Arlotte

Arkivi Qendror Historik i R.P.SH., F. 5. D. 2. Dok. Nr. 317, kopje

ndersa per Kryezinjte e

ndersa per Kryezinjte e Berishes nuk po sjell ndonje dokument duke patur dyshimin se do mbushen tastierat me te vjella dhe te shara. Me vone shohim dhe bejme.

Add new comment