Gazeta Express flet për një “parajsë gangsterësh” pas përplasjes mes deputetëve

Postuar në 29 Qershor, 2012 05:31

“Rexhep Selimi i ka folur Latif Gashit për policinë sekrete, apo për diçka të ngjashme. Ky i fundit e ka pyetur: e ke fjalën për policinë tuaj, apo tonën? Pastaj Rexhepi i ka thënë Latifit se “jeni spiunë të të gjithëve”. Kjo e ka nervozuar Latifin, i cili i ka thënë Rexhepit që të ketë kujdes se këto janë akuza të rënda dhe duhen adresuar diku tjetër. Pas kësaj kanë filluar grushtet në mes dy deputetëve”, ky është rrëfimi i një prej dëshmitarëve të përplasjes fizike mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Më pas, deputetët e Vetvendosjes “janë hakmarrë” ndaj Bekim Haxhiut, ndryshe Kamishit (siç thotë vetë Kamishi). Gazeta Express e Prishtinës bën një raportim  të kësaj ngjarjeje (ndiqni linkun: http://gazetaexpress.com/?cid=1,15,85066), dhe nga ky raportim dalin qartë motivet banale të këtij sherri, pozat prej të forti që marrin deputetët, meraku që secili syresh ka për të treguar se “nuk ka dalë i turpëruar e nëpërkëmbur nga ky sherr”, etj. Shkurt, gazeta Express ka të drejtë kur flet për parajsë të gangsterëve.

Re.Pu.

Comments

Submitted by BP (not verified) on

E lexova Ekp-ron, nuk eshte ndonje nam i madh... ne shume parlamente te botes gjuhen me libra-kepuce-grushte etj. Big deal.

Problem eshte kjo puna e "gansterizmit" aty komplikohet muhabeti, vec me ben pershtypje shume fjala Komandant ne Kosove, ka nje

inflacion kolosal ne te...ose jam une gabim. Komandant filani e Komadant fisteku, gjithe keto Komandante te krijone nje imazh

korparmatash te nje ushtri gjigante. Mire pra...kush eshte Field Mareshalli ketu? Se nuk po pyes fare a ka pasur ushtare te thjeshte!

Submitted by Anonim (not verified) on

Nese bazohemi ne gazeten express, duhet te jemi te lumtur qe perendia naj ka sjelle Hashim Thacin per te

na udhehequr :p

Njelloj sikur se Kohajone nuk besoj qe eshte burimi me kredibil per lajmet nga Shqipria.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.