F. Nano: Berisha largohet nga BE-ja e hidhet në krahët e satrapit të Azerbajxhanit

Më në fund, pas shtatë vitesh, Fatos Nano bën një deklaratë të fortë opozitare; saktësisht, ai nuk bënte gjeste opozitare qysh prej vitit 2005. E prandaj ky i sotmi ka trajtën e një reagimi spektakolar. Nuk e ka frenuar gjuhën, teksa ka hartuar (ai, apo dikush tjetër në emër të tij) këtë deklaratë. “Ne ndihemi të vlerësuar si shqiptarë dhe krenarë për marrjen e Presidencës së KiE nga Shqipëria, por Kryeministri Berisha nuk mund të tolerohet në përdorimin e kësaj ngjarjeje si sukses personal apo qeveritar, në një kohë kur praninë e tij në Asamblenë e KiE e përdor si justifikim për arratisjen nga reformat dhe nga detyrimi për bashkërendim me opozitën, me grupet e interesit dhe me institucionet e pavarura kushtetuese, duke dëmtuar rëndë mundësitë e Shqipërisë për integrimin në BE”, thuhet në deklaratë.
Dhe më poshtë: “Sali Berisha nuk mund të tolerohet në arbitraritetin e tij të pashërueshëm, kur ndërsa dështon me integrimin në BE, kërkon strehim politik në KiE. Sali Berisha nuk mund të tolerohet në paaftësinë e tij qeverisëse, me të cilën po thellon krizën ekonomike e sociale në vend dhe po vazhdon të devijojë aksin e zhvillimit demokratik, perëndimor dhe integrues të Shqipërisë, ndërsa rend për të kërkuar “strehim” politik dhe afarist në krahët e Presidentit të Azerbajxhanit Aliev”.
Re.Pu.
Comments
Vonë, shumë vonë. E

Vonë, shumë vonë. E megjithatë, atij që mundohet të përçajë familjen e vet, nuk mund t'i besohet.

Itali-Gjermani: 2-1

Itali-Gjermani: 2-1

o tosi.po prit nje here qe te

o tosi.po prit nje here qe te flase edi i pari se ai merr vesh shume nga politika.

merri leje edit se do te bertase e pastaj gjej vend e futu

Nese nje gje do fillonte

Nese nje gje do fillonte mbare ne Shqiperi, po zor se behet, e sikur per nje moment ti harronim te gjitha:

- A ka mundesiqe humanizmi e civilizimi Shqiptaro-foles, mos ti jape Oksigjenin e Publicitetit ketij njeriu?

Nje fjale flet, nje levizje ben, nje interviste, nje kafe [even!] delt ne cdo gazete... cfare duhet te beje nje njeri

ne vendin e te pareve tone qe te quhet i konsumuar?! Mire qe e ri-zgjodhem Berishen e "ndryshuar" pasi

na coi ke '97, po a do veme mend ne kurre???

O Muc, o njeri i mire, se nganjehere te ecen fjala [nganjehere!] a mund a ben nje nga ato apelet e serta, ne me te

bukrat e tipit tat, qe gazeta e kompjuteri te nxjerre Zjarr: Injorojeni Kete Njeri!!! provoje...e vec si ide te filloje,

se per nje dite as gje nuk behet. Noshta shkon si pune efekt-orteku...

Injorojeni kete Njeri. Sikur 12.000.000 vete ti shkojne pas. Total isolation, jo raportime, jo fjale e jo foto! Ne paste

aq te marre ti shkojne pas [pasi i dhame shancin, x27] te fitoje tek-me vota e kaq. Nese ai nuk ka fytyre, [kurre nuk pati

me cfare pame, te pakten te reflektojme pak nga ftyra jone..., se po meritojme dhe me keq se sa jemi :(:(:(

Injorojeni kete Njeri!

e them....

Sinqerisht e me Dhimbje!

O shoku British Petrol, po

O shoku British Petrol, po mendojme se e kemi lene o burre kohen e Xhaxhit kur gjithe televizionet e gazetat jepnin ate qe i pelqente shokut Mao. Po sa i ben thirrje Mustafait, beji me mire nje kerkese Rames, se thone qe ia degjojne llafin me shume, qe te mos degjohet ze tjeter veç i shokut te pagabueshem Mao Ce Rama, qe po na shpie kryelarte por jo i padhjere nga humbja ne humbje. Thuaji: "O Kryetari yne i pagabueshem e i pernderuar, ti qe marrsh nga ditet tona ishallah, foli nje çike Koços mos ta permendi fare pizevengun Nano; Foli Henri Cilit e thuaji qe do te te jap gjithe koleksionin e fotove nudo, veç Nanon mos ma nxirr ne gazete; Foli atyre te Klanit dhe thuaju qe do ta ha ngjalen e çdo gje tjeter, si ta doni ju, veç Nanos mos mos ia zini emrin me goje." Keshtu thuaji, mbase ai ben ndonje gje, se Mustafa Nano me ç'duket jo vetem qe s'ka ndermend te censuroje njeri, por perkundrazi, ka vendosur qe te botoje real time çdo lehje e angullime qaramanesh qe pshurren per pak protagonizem e shfryrje testosteroni.

Bard, eshte nje deshire qe

Bard, eshte nje deshire qe ky njeri te mos kete publicitet...ta pije ate kafe i ngrati rehat, pa mikrofona nen hunde. Shoku Mao iku, e mos ardhte me...po Z Nano nuk po na largohet. Ne real time, e ne cep... dhe ky si prish kujt pune fare; po Oksigjeni i Publicitetit po i jepet pak si shume. Thirrja diku nga dikush fillon. Ka i here pa dashje ( si ai shitesi ne tregun Tunizian) e ka i here me dashje. Nuk vlen nje "revolucion" per nje figure te djegur e pa fare pushtet si Z. Nano por nese ai eshte bere bajat [me kohe] Media Shqip duhet ta kuptoje kete se po le nam. Ky eshte mendimi im. Tani ate per Mucin ke te drejte, ja do shkruj dy rreshta vete nje dite per kete Z. Nano qe sa kref floket eshte "front page news" e po mi botoi Muci, ja shkurtoj dhe punen. Jo me Nano Ik, te rrije e te beje qef fare...po "Injoroni kete Z. Nano" i cike se i doli fundi kesaj pune...qe kurre s'paska fund.

Eshte me shume Pune mentaliteti [jo censure kjo -si te Muci e si tek media] nje mentalitet ordiner, qe vjen ka Koha a xhaxhit e me pare, mentaliteti i kopese, qe identifikon gjithshka me nje...etj. etj. Po desh Muci me mi botu dy gisht artikull ketu, ndoshta e lexojne dhe ato cunat e Klanit e merr fund kjo pune, nje dite ;)

Kjo po me pelqen! Reklame + i

Kjo po me pelqen! Reklame + i cik SEO, at same time. Smart ppl :)

E pashe disa here kete hermes-online thing, e pyes per kuriozitet,

a eshte i lidhur me blogun, apo eshte ketu se thjesht nuk ka censure?

Nuk eshte se eshte vone ky

Nuk eshte se eshte vone ky matrapaz kazinoshj dhe kurvar. Dhe nuk eshte se keto deklarata jane te tijat, jo! Jane te Sali Berishes, qe ky te behet i besueshem tek socialistet, tek opozitaret dhe tek populli. Kaq i ka thene Saliu te thote, njelloj si perpara 2005. Jane kombinacione te Berishes dhe lojra te tij. Mos i besoni o shqiptare te mjere. Cdo gje qe thote dhe ben ky njeri, i ben ne faqvor te Sali Berishes, sepse saliu e paguan per keto.

Tepër vonë, Toso! Dhe vetëm

Tepër vonë, Toso! Dhe vetëm sa për të mos thënë njerëzit " Pse nuk merret me pozitën?". Thjesht, sa për të larë gojën.

Toso, nuk i han njeri këto...y

Add new comment