Filmi Taken 2 provokon ‘patriotët’ shqiptarë

Postuar në 28 Qershor, 2012 05:12

Filmi ‘Taken 2’ do të shfaqet për herë të parë më 5 tetor 2012, por në blogosferën shqiptare, në media gjithashtu, kanë zënë të flasin qysh tani për këtë film të Luc Besson-it, që është regjizor dhe skenarist. S’ka ndodhur ndonjëherë që diskutimet mbi një film të fillojnë kaq herët mes shqiptarësh. Por ata që njohin fabulën e filmit e kuptojnë pse-në. Aty flitet për një shqiptar me emrin Murat, i cili merr hak për të birin, shqiptarin që ia kanë vrarë në filmin ‘Taken’. Dhe ashtu si në filmin e parë ‘Taken’, ka skena të dhunshme, mizore, të egra, të cilat lidhen me shqiptarët. Ngaqë personazhi kryesor është shqiptar.

Reagimet e këtushme kundër filmit janë në limitet e paranojës, e duhet shpresuar që të mos shndërrohen në histeri, gjë që ka ndodhur herë të tjera (pas filmit L’America u derdh mjaft vrer kundër regjizorit Gianni Amelio; por edhe pas filmit Taken u veprua po njësoj). Nuk ka asnjë lloj shqiptarofobie në rrethana të tilla. Aq më pak ka ndonjë shqiptarofobi të qëllimshme. Sigurisht, fakti që Luc Besson ka zgjedhur një personazh shqiptar si bartës egërsie vjen prej një paradigme mediatike, por faji për këtë paradigmë është i yni. Për më tepër, është po ky regjizor, dmth Luc Besson, që ka zgjedhur Inva Mulën tonë për të kënduar një pjesë nga opera tragjike e Donizetti-t ‘Lucia di Lammermoor’ në filmin e tij të famshëm Elementi i Pestë. Dhe e ka ditur shumë mirë që Inva Mula është shqiptare.

Do bënim mirë t’i merrnim më shtruar historira të tilla, pasi me reagime histerike nuk bëjmë gjë tjetër, veçse ushqejmë paradigmën e mësipërme. Në Hollywood janë prodhuar me qindra filma me vrasës që kanë një back-ground etnik, e nuk është se këta vrasës janë të gjithë të etnisë shqiptare. Ka plot filma ku grekët, italianët, meksikanët, serbët, rusët, etj, dalin në një dritë të keqe shumë më tepër se sa shqiptarët, por nuk kemi dëgjuar të ngrihen fushata kundër racizmit të regjizorëve. Ndoshta serbët ngjajnë pak me ne. Ata kanë reaguar fort ndaj filmit ‘In the Land of Blood and Honey’ të regjizores Angeline Jolie.

M. Nano

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po kush eshte shqetesuar o Muci? Ne ate blog, per te cilin e ke ti llafin (nuk dua t'ia permend emrin qe te mos i bej reklame),  shumica e komentuesve jane dallkauke enveriste qe marrin qyl paret e kapitalisteve dhe rrine gjithe diten para kompjuterit se nuk kane c'fare te bejne.  Mos u je kaq shume rendesi atyre o Muc. Nuk jane te gjithe shqiptaret 'pseudopatriota' ... .hahahaha - enverist dhe patriote ne te njejten fjali nuk shkojne.

Submitted by t (not verified) on

Qelloj te bie dakort me sa thua per blogun por jo me argumentin e shenimit te mesiperm, pasi vertet ne Hollywood jane bere plot filma ku etni te ndryshme jane paraqitur me nota negative, por nuk eshte e veretete qe nuk e ka vrare mendjen kush, pasi ka studime te tera mbi keto pune dhe vete ne Hollywood menyra se si, per shembull, jane bere disa depikte japonezesh gjer ne filamt e viteve 60-70 nuk do beheshin dot sot.

Submitted by raimondi (not verified) on

Une nuk e kam pare kete seri , por serine e pare t eketij filmi e kam pare dhe ishte shume fyes per ne.

Nuk eshte problemi pse fliste keq per ne ,por  ai qe ka bere filmin  e ka trajtuar aspektin negativ te shqiptarit me nje drite teper te ulet , primitive dhe plot mizori duke percjelle nje mesazh jashtezakonisht negativ per shgqiptaret tek shikuesi__Biles ne ate menyre sic i ka paraqitur ai shqiptaret merr edhe ngjyra raciste,

Natyrisht ne nuk kemi shtet , dhe kushdo mund t ena fyeje neper filma, ne tv e kudo dhe nga ana tjeter ne nuk kemi as shoqeri civile me intelektuale dhe gazetare te pergjegjeshem qe ta vendosin patriotizmin ne plane t e pare, sic bejne gjithe kombet e qyteteruar, dhe ti kerkojne shpjegime producentit te filmit per ate mesazh aq te ulet qe percjel er shqiptaret

Ne sot kemi ne shtet ne dhe ne shoeqeri civile vetem ......skorpionsa qe ngazellehen per keto gjera dhe fyerjen kombetare  e marrin per fashion, per dicka trendi dhe moderne ....

Ndaj te hujate ne EU dhe ne USA do vazhdojne te na fyejne dhe t ena shajne sepse midis tyre gjenden te infiltruar perfaqsues te lobeve greke e serbe qe paguajne miliona per propganden kunda shqiptarep

Para nje viti  ne nje itnerviste q edha nje profesor amerikan per gazeten Iliria , tha :  Qe shqiptaret duhet te jene sa me aktiv neper forume dhe kudo ku flitet  per politken ne Ballkan , sepse duhen kundershtuar propagandat antishqiptare, pasi po u lane pa kundershtuar ato krijojne nje opinion negativ per shqiptaret tek populli amerikan  dhe kjo ndikon me vone ne vendim marjen e politkes amerikane ....

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Mvje keq qe po ta them por po tregon munges qytetarie dhe emancipimi duke u ndjeri i fyer nga Taken. Eshte film. Objektivi i nje filmi eshte argetimi i shikuesit. Kujto se njerezit nuk e bejne dot ndryshimin ndermjet "fiction" dhe "nonfiction"?! Mesiguri ti je ndjere i fyer dhe nga emisioni Top-Gear para nje viti kur ia dedikoi nje pjese shqiperise.

Filmat e Hollywood kane nxjerr si te "keq" persona nga cdo komb i botes. Sa filma jane bo per mafian italiane? Sa filma jane bo per mafian Ruse? Serbe? etj. Po ato filma te bere per "te keqinj" amerikan, cfar jane, sulm ngaj vetvetes?! lol.

Ajo qe kerkon ti nuk eshte patriotizem. Eshte pseudo-patriotizem, ne kufijt e injorances.

Submitted by anonim (not verified) on

Me lexu shkrimet tuaja na krijohet pershtypja se Shqiperia eshte Parajsa vete se s'po paskeni me mbi c'te shkruani po merreni me debatin mbi kete film - aq me teper kur vete thoni se s'ka asgje per t'u vene re!

Sa per filmin e Amelios ai ishte nje poshtersi - por ju duhet ta dini (po ta keni pare!) se situatat mbi te cilat bazohet jane krejt te tjera, prandaj mos beni paralelizma qe s'qendrojne.

Mos ngelte njeri ne kembe kur dhe Angeline ben filma si regjisore!

Sa per filmin ne fjale - s'e kam pa ende.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mendoj se problemi i këtij filmi qëndron tek promovimi i një imazhi të shqiptarëve, i cili nuk pëlqehet nga shumë qytetarë të kësaj kombësie.  Në këtë rast nuk vlen shprehja “Any publicity is good publicity” pasi në shumë pjesë joeuropiane të globit ka fare pak njohuri për shqiptarët dhe sot të rinjtë po i marrin “njohuritë “ dhe po i krijojnë steriotipet pikërisht nga filmat e prodhuar në Sh.B.A.

Për këtë rast është me vend shprehja “There's no second chance to make a first impression “.

Thënë shkurt për z. M. Nano, shijen e këtij filmi do mund t’a provoni kur të keni të bëni me qytetarët e këtyre vendeve pasi në Sh.B. A të jenë prodhuar dhe promovuar globalisht disa filma që portretizojnë këtë profil shqiptari.

Submitted by arvanites (not verified) on

Them se te Taken 3 kena per te vra me ne fund Liamin.

Submitted by anonim (not verified) on

haha nuk besoj. besson i ka xhan protagonistet...i sugjeroj te krijoj nje mega-blockbuster ku te bashkoj Transporter me Taken :)

Submitted by BP (not verified) on

@ arvanitas, accornisa nje smile e nje Like- si emos, po sme dolen.

per kete

Them se te Taken 3 kena per te vra me ne fund Liamin.

Submitted by Dritan (not verified) on

Filmi ben nje pasqyre te nje realiteti, te nje te vertete, keshtu qe askush nuk ka pse te ndihet "i fyer" aq me teper "patriotet". Kohet e fundit po na shfaqet me shume se cduhet termi patriotizem, eshte ndezur si me celes nderkohe qe ne te vertete eshte nje patriotizem rrugesh.

Patriotizmi ne vihet re kohet e fundit ne Shqiperi eshte streha e fundit e njerezve te humbur, pa vizion.

Duke u kthyer tek tema e filmit, eshte pikerisht ekspozimi i  nje fakti teper shqetesues, ai i rrembimit dhe i kthimit ne prostituta te vajzave nga shqiptaret. Dhe rastet per kete jane ne pafundme. I dime te gjithe, keshtu qe mos beni te habiturin, po ulni koken, reflektoni, sepse zhdukja e ketij fenomeni behet vetem me civilizimin e shoqerise. Trafikantet shqiptare ne Itali, Zvicer, Angli, France, Belgjike pasqyrohen me se miri nga ky film. Propagande apo jo, filmi eshte mbi te gjitha sensibilizim.

Submitted by Vrana Konti (not verified) on

Pershendeje monsignor Mustafa Nano! Une jam artikullshkruesi origjinal i pare tek PPU.

Te te them diçka, me mir merru me sharje femijesh kunder komunistit te Viçidollit dhe leri keto pune per ato qe e duan atdheun me te vertete, pasi te paren deri diku ja arrin, por  per te dyten s'ta ndien aspak. Provo te jesh immigrant ( mund te jesh edhe azil kerkues politik)  ne ndonje vend te huaj dhe te te frikesohen e te injorojne vetem per faktin se e kane pare tek filmi Judeo-hollywood-ian se bijte e Arbrit jane rrembyes, perdhunues te egjer e fare e keqe islamike, siç paraqiten ne film.

Kalofshi sa me mire!

Submitted by Astrit (not verified) on

Une personalisht banoj vetem 40 min nga Hollywood - shumica e njerezve qe njoh e dine qe jam shqiptar, mund te kene degjuar per ato bemat tona te vogla kombetare por nuk me eshte dukur se kam pare ne syte e ndonjerit prej tyre ndonje hije frike se mos kushedi jam rrembyes, perdhunues apo islamik a ndonje gje tjeter.

Per te mos thene qe shumica (perfshi ketu edhe mua vete) nuk kane degjuar ndonjehere per filmin 'Taken' 1 apo 2.

Eshte pune arti dhe jo ceshtje historie - jo se u tha ne film dhe u be zyrtare. Perkundrazi, arti eshte loje me perceptimet e publikut dhe perceptimet ekzistuese ndaj shqiptareve jane aresyeja perse skenaristi ka vendosur qe personazhin kryesor ta beje shqiptar dhe jo fjala vjen suedez. Ne shqiptaret duhet me qene cik me pak sensitive kur na permendet emri: filmat ngrene e leshojne mafian italiane. Kjo nuk pengon hic italianet qe te jetojne dhe shtojne reputacionin e tyre si personal ashtu edhe ate kombetar.

p.s. Edhe islamiste na kane nxjerre ne film? Ne filmin tjeter me kete logjike mund te na bejne edhe zezake po deshen, por per mendimin tim kjo eshte puna e tyre.

Submitted by Anonim (not verified) on

Unë kam vetë 11 vjet në emigracion, 10 në Francë e 1 në Gjermani. Fëmijët e mi kanë emra shqiptarë. E mbaj shqiptarinë time si çdo njeri normal përkatësinë e vet kombëtare dhe sa herë më pyet njeri ja them çiltër. Asnjëherë nuk më ka hyrë gjemb në këmbë pse kam thënë se jam shqiptar, qoftë në intervistë pune, në punë apo në shoqëri apo fëmijëve në shkollë. Asnjeri nuk ndihet i frikësuar prej meje dhe asnjeri nuk më injoron pse jam shqiptar apo mysliman. Shumica dinë që Shqipëria ka qenë diktaturë por pak e dinë edhe se ku bie.

Zotëri, nqs jeton në një vend ku nuk i kanë qejf Shqiptarët mos u mërzit me gomerët racistë. Nuk e kanë me ty, janë të frustruar nga natyra.  Nqs nuk je në paqe me veten tënde dhe me identitetin tënd ndoshta duhet të këshillohesh me një psikolog që të të ndihmojë.

Mos u bëni qesharakë tani të shikoni diskriminim te një film. Filmi "Taken" (që e kam parë) paraqet edhe francezët të gjithë si të korruptuar e të pabesë. Bile, policinë franceze dhe shtetin francez e paraqet edhe më të keq se shqiptarët të cilët në fund të fundit janë thjesht një grup kriminelësh ordinerë, kurse francezët janë edhe më të pabesë e të këqinj në film. Shoku më i mirë i heroit është francez dhe shef policie dhe pastaj provon ta vrasë heroin, dhe ta pengojë të rigjejë vajzën. Pse nuk qahen francezët?

Francezët nuk qahen sepse e kuptojnë se filmi denoncon një fenomen dhe tregon një histori përtej kombësisë së personazheve. C'mbetet të themi pastaj për filmat që i trajtojnë gjermanët e sotëm si nazistë barbarë, francezët si të pabesë e të korruptuar, Anglezët e Irlandezët si pijanecë e huliganë, Italianët, Rusët e gjithë popujt lindorë si mafiozë e Amerikanët si psikopatë?

Shëndet e shikoni "American Psycho" ose "The Godfather" ose "Lord of Wars" etj që të kuptoni se nuk jemi të vetmit si shqiptarë që kemi rolin e të keqit në kinema.

Submitted by Anonimi tjeter (not verified) on

Krahasimet qe ben me "American Psycho", "Godfather" dhe "Lord of War" nuk me duken me vend. "American Psycho" eshte film amerikan qe kritikon Ameriken. "Godfather" ka regjizor italo-amerikan dhe eshte i bazuar mbi nje liber te nje italo-amerikani. "Lord of War" eshte i bazuar mbi nje personazh te vertete.

Pastaj, keta jane filma me f te madhe, qe kane bere historine e kinemase. "Taken" eshte nje kallep me "Hostel" dhe "Borat": filma komerciale per argetimin e adoleshenteve. Nuk ia vlen te humbasim kohen duke komentuar filma te tille. Gjithe te mirat.

Submitted by Anonim D (not verified) on

po leje o muc kete pune , se ti hyn  gjithmon tek ai korri i shqiptareve , qe thon perhere qe  faji  eshte perhere i joni , edhe atehere kur  ne lajmet italiane per vite me rradhe , nuk kishte rendesi nese ndodhte ndonje vjedhje , por sa here  hajdutete ishin shqiptare dilte si lajme  tek rai dhe tek mediaseti. eshte faji jon gjithashtu edhe atehere kur vajzave shqitpare qe mesojne ne greqi , qe dalin te parat nuk i lejojne asq  te ngrej flamurin grek,  eshte faji jon  po ashtu qe ne mes te parlamentit europian dalin deputete italian dhe na shajne njesoj sikur te ishim rac inferiore.

nejse pertje retorikes , ne shqitparet sigurishte kemi faj , kemi fja sepse jemi te prapambetur , po njecik te eger edhe jemi , por kjo sperben justifikim i dashur muc , qe imazhi shqitparit te lidhet ne menyre gati te semure , me keto dy epitete. se prapamentjen ja kemi per borxh pjeserishte edhe europes , qe na la ne izolim nderkohe qe per greqin ka ndehyr gjithmon , prapambetjen e kemi edhe per faj te europes se te jesh komb musliman ne europe na paskeka qene mekat.( dhe sa per ta nenvizuar sjam fare musliman , por e kam ndjere se si shikonin njerezit kur i thoshe jashte se    shqiperia nuk eshte e krishter)

e vertet eshte qe ka filma ku i trajtojne ehde greket , edhe italianet edhe meksikanet keq, por ama ka edhe filma ne te cilat i trajtojne edhe mire...... a thua dot nje film o mu cku shqiptaret , nuk kan lidhje me gjakmarrjen , prostitucionin , mafian , apo vjedhjen e prapambetjen ?

Submitted by Anonim (not verified) on

O Muco pse humb kohe me keta koke karet nacionalista? Te mos preken kur Liam Neeson ia qi mamin ne nje film, por le te preken kur Berisha-Meta-Rama ia qijne gruan me te vertete neper Shqiperine reale (Ylli Pangi i qinte me verte grate, ishte tmerri i burrave qe kishin gruan ne pune tek Ministria e tij, dhe nuk eshte i vetmi qe e praktikon kete zanat). Taken ishte nje film goxha i bukur, jo ndryshe nga Transporter, The expendables, Rambo, Bloodsport, War, The one, dhe cdo tjeter film action me aktore te kalibrit te VanDamme, Arnold, Stallone, etj...

Cfare te themi per serialin 24, me i miri i viteve 2000, ku nuk lane race pa e nxjerre terroriste? Ku vrane arabe, e afrikane e kineze per te cliruar Ameriken. Kjo eshte kinematografia moderne, rrituni e pranojeni, madje duhet te jeni te kenaqur qe na permendin here pas here. Ne 15 vitet e fundit maksimumi jemi permendur 15 here, nje here ne vit. Nga reagimet e juaja ne kete blog te vjen te vjellesh!

Submitted by noli (not verified) on

Reagimi në blogosferë është plotësisht i justifikueshëm dhe i pritshëm. Filmat bëjnë imazhin e të gjithë shqiptarëve. Me sa kam parë nga kritika e deritanishme filmi përdor edhe elemente për të na treguar ata që nuk jemi. Filmi si do me qenë është albanofob dhe nuk e kuptoj si mund të na shkojë mendja të mendojmë se vetë e kemi fajin. Dënohemi në grup si popull barbar dhe duhet t'i themi regjizorit faleminderit. Në Taken 1 as shqip nuk flitet. Personazhet as nga pamja e jashtme s'janë si shqiptarë. Kushedi çfarë do të ketë ky Taken 2. Si mund të themi sa mirë na bëjnë?!

Submitted by Astrit Pepkola (not verified) on

Me kujtohet zhurma qe bene Greket kur doli filmi Alexander... Sipas fimit Alexandri kishte qejfe nga te dyja anet. Per habine e madhe te Perendimit nje mase e madhe grekesh e morren kete sikur u etiketuan kolektivisht si homoseksuale... Pune ballkanikesh.

Relaksohuni pak o bashkatdhetare. Shumica e botes nuk ja ka idene fare as ku jemi e as a jemi te bardhe apo te zinj. Dhe po te shohin filmin do tja harrojne emrin pas 10 minutash. Pastaj jane filma dhe pakkush i merr aq seriozisht sa ne. Bie fjala shume njerez shikojne Star Wars dhe kercimtaren Oola por nuk besoj se ka shume njerez as ne Amerike e as ne Greqi qe te besojne se ne Unazen e Jashtme te Galaksise banoret e kane per zakon te mbajne femrat skllave seksi te lidhura me zinxhire...

Qetesohuni o Patriote, nuk e ka njeri me ne, eshte thjesht art ...

Submitted by canadian (not verified) on

Muci,

Nuk besoj se reagimi ndaj portretizimeve raciste eshte fenomen vetem shqiptar. Nuk e di ne se e ke degjuar reagimin e Kazakistanit ndaj filmit "Borat". Ishte nje reagim jo vetem ne blogje por madje edhe shteteror nepermjet ministrise se jashteme. Madje edhe Rusia i mbajti iso duke mos lejuar qe ky film te shfaqej ne Rusi.

Une mendoj se ky mentalitet eshte atavizem i ketyre lloj producenteve, qe per te bere sa me shume sencasion dhe kuptohet edhe para, perdorin imazhe personazhesh nga kombe te vegjel e te pafushishem si Kazakistani dhe Shqiperia.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.