Leksione kundër organizatës Gylen në auditorët e universiteteve publike, ministrja Nikolla spektatore (Video)
Që shteti shqiptar u ka hapur dyert shumë "lektorëve" që japin këshilla mbi demokracinë dhe përparimin kjo nuk është ndonjë gjë e re, por situata e krijuar në ambjentet e Universitetit të Tiranës me koordinatorin e Agjencinë turke TIKA në Tiranë, Eyup Yavuz Umutlu ka ekspozuar edhe njëherë raportin që kjo qeveri ka vendosur me autoritetet turke, që mesa duket kanë rekomandimin të shtrijnë vizionin e erdoganizmit edhe në Universitetet laike të Shqipërisë, në frymën e re të vllazërisë që ka inspiruar udhëheqja.
Në prani edhe të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, kreu i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Eyup Yavuz Umutlu, u ka sqaruar studentëve në auditorët e Universitetit të Tiranës rrezikun e organizatës "Gulen" e cila sipas zyrtarit turk në Tiranë, nëpërmjet shkollave të tij në Shqipëri synon të edukojë breza me mendje dhe zemra të manipuluara.
“Ne na bie një barrë e madhe për të sqaruar në çdo detaj elementët e kësaj organizate terroriste. Ka të bëjë me çështjen tonë sepse çështjen tonë direkte sepse arsimi është një ndër fushat që kjo organizatë ka hedhur rrënjë. Arsimi është elementi kryesor në edukimin e njerëzve dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Por gjithashtu edhe organizata ‘Feto’ është e vetëdijshme për këtë. Ne mendojmë se nëpërmjet edukimit do të krijojmë breza me mendje dhe zemër të lirë. Ky është elementi i parë i zhvillimit. Ata kanë për synim të nxjerrin breza me mendje dhe zemra të manipuluara”, deklaroi Eyup Yavuz Umutlu, Koordinator i TIKA në Tiranë.
Ministrja e Arsimit tha se ky komunikim është i papranueshëm gjë të cilën deklaroi se ja kishte shprehur edhe personalisht ambasadorit turk në tryezë.
Comments
bravo for the minister. the
bravo for the minister. the dirty long arm of the turkish goverment must not reach our country. our goverment must cancel all programme of turkish embassy and tika.
Shkollat
Bravo Znj.Ministre.Jeni shume drejt.Faleminderit
bravo
Bravo minister Nikolla!!!
Bravo un cazzo!!! E ulur ne
Bravo un cazzo!!! E ulur ne krye te tryezes ku nje turk thote ça i do bytha dhe kjo vazhdon ne serine e pergjigjeve alla “Mimi” “une i thashe atij, ai me tha mua, une e pashe , ai me pa” sikur te jene neper emisione roze me historira dashurie.
Rregulla gjuhesore te shqipes- tek Nikolla
Zonja ministre , u shprehet ne interviste nga pikepamja gjuhesore gabim.
"dha nje impresion te vetin" duhet "shprehu pershtypjen ose mendimin e tij".
" perfaqeson mendimin e vet" duhet te thuash - perfaqeson mendimin e tij.
Mos gjetja e foljeve te duhura, perdorimi i fjaleve te huaja, perdorimi gabim i peremrave etj etj
Kjo eshte shkolla jone me standarte qe reklamoni, fillon rregulli tek ABC-ja .
Add new comment