Hashim Thaçi ndjek ritualin fetar në Arabinë Saudite

Postuar në 27 Qershor, 2012 05:07

Kryeministri Hashim Thaçi ka veshur ihram. Derisa ndodhej dhjetë ditë më parë në Arabinë Saudite, ka lënë kostumin dhe të gjitha teshat e tjera, për t’u mbërthyer me vetëm dy pëlhura të bardha gjatë kohës sa ka kryer ritualin e umres.

Umreja nënkupton vizitën në Qabe, qendrën nga drejtohen besimtarët myslimanë gjithandej botës derisa falin namazin. Haxhi përbën një ritual të ngjashëm me umren, veçse haxhi është obligim për myslimanët dhe bëhet vetëm në një kohë të caktuar të vitit. Umreja ndërkaq mund të bëhet në çdo kohë dhe nuk është obligim.

Në Kabinetin e Kryeministrit e kanë konfirmuar lajmin që nuk ishte publikuar deri tash, por për të cilin është mësuar vetëm nga gazetarët që e kanë përcjellë delegacionin e Kosovës në Arabinë Saudite.

Abelard Tahiri, shef i protokollit të kryeministrit, ka thënë se Thaçi ka vepruar ngjashëm edhe kur ka qenë në Jerusalem apo në Vatikan, qendra shpirtërore këto të besimeve të tjera. Sipas tij, rituali islam është bërë me kënaqësi nga kreu i ekzekutivit.

“Shkuarja në vendin e shenjtë, në Qabe, ka qenë pjesë e protokollit të mbretit të Arabisë Saudite, me ftesën e të cilit është realizuar vizita”, ka thënë Tahiri.

Kushdo që vesh ihramin duhet të përmbahet nga veshja e këmishës, brekëve, palltos së gjatë, xhybes, qyrkut, herkës, sarëkut në kokë, kapelës, mesteve dhe çorapeve. Pra, ndalohet çfarëdo petku i prerë ose i qepur që shërben për veshjen dhe mbathjen e trupit të njeriut. Përjashtim bëjnë nallanet apo papuçet. Janë të lejuara ato, shkruan “Koha Ditore”.

Gazeta Express

Comments

Submitted by fatmiri (not verified) on

Nje nder pak gjerat e vlefshme qe ka bere Thaci gjithe keto kohe.

Submitted by Lissus i vjetër (not verified) on

...Nuk të paska marrë edhe ty, të bësh edhe ti këtë gjë  "të vlefshme"?

Ç'rast paske humbur...

Submitted by pelikani (not verified) on

D.m.th Thacit i paskan heq breket ne Arabi! Hajde fe hajde!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Haxhi Hashimi ka veprue si me e pas keshillue serbet. Ha,ha,ha.

Submitted by anonim (not verified) on

Po ku alabak nuk e di se vizitat PERSONALE per ceshtje fetare duhet t'i beje ne kohen e tij PERSONALE e jo te ABUZOJE me gjasme vizitat shteteroe ky GJASME perfaqeson qytetaret e Kosoves? Hashim Shpellari le te marr pushimet e te shkoje dhe ne hene po te doje, po jo te ABUZOJE me parate e votuesve e taksapaguesve te tij per interesa personale.

Nje fis  qenka me Berishen, Nanon, dhe te tjere alabake.

Submitted by loni (not verified) on

Fuck him!!! Fuck him!!! bythelepires dembabadem! kurre nuk do te bejme hajer ne, sepse ne nuk kemi taban, ne nuk kemi dinjitet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.