Amanetet ‘misterioze’ të Sabri Godos për Lulzim Bashën

Postuar në 27 Qershor, 2012 03:43

Në faqe të parë të Gazetës Shqiptare ish një titull që të ndillte: Amaneti me gjashtë pika që Sabriu i la Bashës për Tiranën. Ç’të jenë këto gjashtë pika? Nuk thuhet. Ka dy faqe intervistë më të shoqen e të bijën e Godos, të cilat flasin edhe për momentet e fundit të jetës së tij, por nuk thuhet se ç’janë këto amanete. Bashkëshortja e Sabriut, Nevini, rrëfen se “në një prej ditëve të fundit, Godo kërkoi letër e stilolaps, pasi donte të shkruante gjashtë porosi se si duhet të jetë Tirana. Gazetarja Nikolli pyet për këto gjashtë pika fantomatike dhe të bijën, Ermira Godon, dhe përgjigja e saj është: “Nuk e di. Zoti Basha e di, por ai ndoshta don ta ruajë si një kujtim personal. Por besoj se në të gjitha punët e mira që Basha po bën për Tiranën, diçka [prej atyre gjashtë pikave] do ta ketë marrë parasysh.

Re.Pu.

Comments

Submitted by bejxhiu (not verified) on

Me vjen keq per Sabriun se ishte burre me taban, si pak te kohes se tij.

Megjithate mbeshtetja per Lul Bashen ishte gabimi me i madh i tij, dhe i shume te tjereve, qe menduan se nje buzeqeshje mund te zevendesoje mungesen e kellqeve!

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Nuk erdhi si mbershtetje per Lulin ne vecanti por si kundershtim i arrogances se pamas te rames qe kandidonte per mandatin e katert.

Submitted by Tetke (not verified) on

Ne fakt pleqte behet me te vertete ne buze te varrit.Tregojne meraqe qe si bene,pengjet,te verteta apo dhe ligesirat qe kan bere qe te mos i marrin me vete ne varr.Ky jo vetem qe i beri keto,po mbaj mend qe na la dhe amanet ne nje shtyp te shkruar qe mbeshtet Berishen per president,ne vend qe te marrshonte me vrap drejt varrit

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.