Brukseli, mbështetje pa kushte për Ramën

Postuar në 11 Maj, 2017 16:56

Dy ditë para protesës së opozitës, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn u është drejtuar me një letër qytetarëve shqiptarë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Europian, ku shpreh keqardhjen për mosgjetjen e një zgjidhje ndonëse BE ndërmjetësoi përpjekjet për dialog. Megjithatë Hahn është i qartë dhe i drejtëpërdrejtë kur thotë se opozita u vetëpërjashtua nga procesi dhe se krerët politikë që do të pengojnë të ardhmen e shqiptarëve do të mbajnë përgjegjësi.

Letra e plotë e Hahn:

Gjatë javëve të fundit, janë bërë disa përpjekje për të nxitur dialogun midis partive politike në Shqipëri nga përfaqësues të BE-së, përfshirë veten dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ne kemi dëgjuar me kujdes shqetësimet dhe pritjet nga të gjitha anët, duke u përpjekur për të lehtësuar një zgjidhje të krizës në vazhdim.

U ofruan një numër opsionesh, me shpresë që partitë dhe udhëheqësit të ndjejnë përgjegjësinë e tyre për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.Për fat të keq, ky nuk ishte rasti. Opozita u vetëpërjashtua, zgjedhjet do vlerësohen sipas meritës. Sot jemi në një situatë ku është vënë në lëvizje procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme më 18 qershor.

Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës. Ishte zgjedhja e qëllimshme e opozitës aktuale për të mos kandiduar për zgjedhje. Unë duhet ta respektoj, por në të njëjtën kohë shpreh keqardhje të thellë për  këtë vendim nga pikëpamja demokratike. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që ofrojnë një ofertë të gjerë politike dhe standarde zgjedhore.

Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa vendosin të qëndrojnë prapa. Demokracia dhe standardet demokratike nuk do të pengohen duke bojkotuar institucionet dhe zgjedhjet demokratike. Zgjedhjet do të vlerësohen sipas meritave të tyre, bazuar në standardet ndërkombëtare.

Institucioni më kompetent evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve, ODIHR, kohët e fundit ka nisur aktivitetin e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Krahas angazhimit të ODIHR-it, ne presim gjithashtu që të gjitha institucionet relevante në Shqipëri të sigurojnë një bashkëpunim dhe transparencë të plotë në misionin e tyre, si gjatë javëve para zgjedhjeve, ashtu dhe ditën e zgjedhjeve.

Është në interes të Shqipërisë dhe autoriteteve të saj që OSBE-ODIHR dhe vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë të jenë në gjendje të kryejnë më së miri vlerësimin e zgjedhjeve. BE dënon thirrjet për bllokim të zgjedhjeve: Dua të jem i qartë dhe për një gjë: Dënoj fuqishëm çdo thirrje për “veprime” që do të dëmtonin të drejtën e çdo qytetari për të votuar. Këto “veprime” nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Përkundrazi, është një vlerë thelbësore evropiane që idetë dhe propozimet politike, pa marrë parasysh nëse ju pëlqejnë apo jo, të diskutohen brenda institucioneve demokratike, veçanërisht në parlamentin shqiptar. Kjo është theksuar në të gjitha takimet me udhëheqësit politikë të vendit tuaj, nga të gjitha anët.Në lidhje me këtë, më lejoni të them edhe një gjë. Fakti që zgjedhjet e përgjithshme në Kavajë nuk mund të zhvilloheshin nuk është një fitore për askënd. Kjo është një humbje e qartë për demokracinë.

Krerët politikë do mbajnë përgjegjësi!- Të dashur qytetarë, kam besim të plotë se qytetarët shqiptarë do të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre politikë të demonstrojnë përmbajtje dhe maturi demokratike që pritet në një vend që aspiron të jetë anëtar i BE.

Le të jem i qartë: Udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi nëse përpiqen të shmangin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë. BE do të ndjekë dhe monitorojë nga afër procesin zgjedhor. Mbi të gjitha, ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

https://ec.europa.eu/commission/commissioners/2014-2019/hahn/announcemen...

Comments

Submitted by Rroftë Berisha (not verified) on

O Berishë diktaturë për diktaturë, më e mirë një diktaturë e jotja se e drogmenit. Futi nji grusht shteti me datë 13. futi nga një shqelm kinezit e vlahutës e pastaj në të sëmës, ky paska qenë fati ynë, të lindim e të vdesim në diktaturë.

Submitted by Artan (not verified) on

Perendimi ne 1990 nuk e kuptonte se skema e pluralizmit ishte vetem per vende te Europes qendrore edhe ndonje ballkanik. Shqiperia nuk e ka mentalitetin e pluralizmit dhe populli e ka kuptuar qe per Shqiperine ben vetem nje parti, partia socialiste me te mirat e te keqijat e saj! Tani jane ndergjegjesuar edhe njerezit e BE dhe perpiqen te fitojne besimin e ketij popull me mbeshtetjen pa rezerva qe i japin partise socialiste! Vetem keshtu populli shqiptar mud te kete simpati per BE, ne te kunderten tek ne vetem kaos do kete!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.