Presidenti, ambasadori Dool: S'e zgjodhët gjithëpërfshirës

Postuar në 26 Qershor, 2012 09:46

Një tjetër diplomat perëndimor shpreh zhgënjimin për mënyrën e procesit të zgjedhjes së presidentit të Republikës Bujar Nishani. Deklarata e ambasadorit holandez Van Den Dool u bë sot paradite në Voskopojë. “Nuk kam asgjë me Presidentin e ri, e njoh dhe i uroj suksese, por jam i zhgënjyer nga mënyra e zgjedhjes. Kushtetuta juaj kërkon një President gjithëpërfshirës; kjo duhej të ishte “- nënvizoi ai.
Ndërsa lidhur me reformën zgjedhore ambasadori deklaroi se politikanët janë vetë ata që vënë afate dhe i shkelin ato. “Më vjen keq që politika shqiptare nuk arriti të gjejë një konsensus. Tashmë afatet janë shkurtuar. Politika vetë i vë afatet, vetë i shkel ato. Shpresoj që afati të respektohet nga politikanët pasi deri më tani kjo nuk është respektuar
Për numërimin elektronik, Ambasadori tregoi se nuk do të thotë që nëse aplikohet ky numërim do të kemi zgjedhje të lira. Ai solli shembullin e Holandës e cila kishte aplikuar këtë numërim vetëm një herë. “Nëse politika dhe populli kërkon zgjedhja të lira e demokratike mund të arrihet në cfarëdo lloj mënyrë. Ne në Holandë e kemi praktikuar vetëm një herë dhe tani i jemi rikthyer numërimit me një letër dhe laps të kuq. E rëndësishme është fryma e bashkëpunimit”- deklaroi ambasadori.
Për statusin e vendit kandidat, ambasadori holandez deklaroi se nga 12 kriteret vetëm 1 është zbatuar. “BE përcaktoi 12 kriteret, por deri tani politika zgjodhi vetëm atë të Avokatit të Popullit, ndërkohë që 11 të tjerat nuk janë plotësuar”, tha ai.

Nga (di/sg/shqiptarja.com)

Comments

Submitted by nik (not verified) on

po te ishte per kete ambasador,presidenti shqiperise duhet te ishte ose homo ose lesbike.

prandaj mos fut hundet ne punet e shqiperise zoti ambasador se na jeni bere te gjithe te paret e vendit.

provoje ti thuash keto fjale ne vende te tjera,por as 24 ore nuk te lene dhe te shpallin te padesheruar.

shko e merru me homot e lesbiket dhe na ler rehat.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.