Akademia 'refuzon' Rexhep Qosen, pasi ka shkruar kundër kryeministrit

Para dy ditësh ka dalë lajmi, që thotë se në një veprimtari akademike me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë janë ftuar shumë vetë (mes të cilëve bien në sy emrat e Kristo Frashërit, Ismail Kadaresë, Arbën Xhaferrit, Francesco Altimari-t nga arbëreshët e Italisë, Pëllumb Xhufit, Arben Putos, Mihal Shmidt-it nga Gjermania, Tito Johalas-it nga arvanitasi t e Greqisë, e shumë të tjerë nga Kosova), por nuk është ftuar Rexhep Qosja. Fillimisht u mor si një informacion i dhënë në shkujdesje e sipër, e për rrjedhojë do të përgënjeshtrohej. Por jo. Informacioni ishte i saktë. Rexhep Qosja nuk është ftuar.
Në fakt, më shumë se sa fakti që nuk është ftuar Qosja, të bën përshtypje motivi pse nuk është ftuar. Na e thotë Arben Puto në një prononcim për Shqipin e sotëm (Puto nuk e justifikon këtë gjë; përkundrazi, e denoncon): “Qosja nuk ka marrë një ftesë, pasi ka njerëz në Akademi që mendojnë se prania e tij do të krijonte probleme me qeverinë; Qosja është shprehur kundër kryeministrit”.
Fiu! Hajde Akademi, hajde! Lind pyetja: A ia vlen të mbahet më këmbë me paratë e taksapaguesve një institucion i tillë? A nuk do të ishte më e udhës që pagat që u jepen akademikëve të tillë sklerotikë të shkojnë për meremetimin e reastaurimin e ndonjë shtëpie të vjetër në, fjala vjen, Berat?
M. Nano
Comments
Ndyresia e tyre nuk ka fund,

Ndyresia e tyre nuk ka fund, kane humbur edhe aftesine per tu skuqur. Po ke do bejne akademik tani qe Qosja nuk ua permbush kriteret, Flamur Noken?

Qosja beri gabime trashanike

Qosja beri gabime trashanike kur fuste hundet hapur ne zgjedhjet lokale te shqiperise vitin e kaluar. Mbeshteste ne menyren me agresive dhe me te pashembullt per nje akademik opozitarin Edi Rama. Ai nuk e mbeshteti ne menyre te paster akademiku por e mebshteti duke sulmuar e shantazhuar Berishen ne forme e akuza nga me te shpifurat, pa takt dhe pa turp. Ai zgjodhi gjuhen radikale dhe u njehsua me krahun me radikal te se majtes qe ka intaluar Edi Rama ne partine socialiste.

Nqs. dikush mendon se akademia shqiptare eshte pa intergritet kur "trembet" nga qeveriu atehere lind pyetja se sa intregitet ka nje akademik qe nderhyn ne politike kaq aktiv, agresiv dhe mbi te gjitha aq njeanshem sa nuk mban pluralizmi? Ne po flasim ketu per Rexhep Qosen, qe nuk eshte vecse akademik por edhe politikan!!! Hamendjet se perse perjashtohet gjejne pergjigjen tek politizimi i Qoses ne dem te imazhit te akademikut qe duhet te ruante me cdo kusht, sic bejne edhe te tjeret. Krahasimi i Qoses me te tjere psh. Ismail Kadare nuk qendron aspak. Kadare nuk eshte perzier ne politike dhe nuk ka nderhyre kurre kaq hapur dhe kaq njeanshem sic beri Qose. Vendimi i akademise per lenjen jashte te Qoses eshte i drejte sepse Qose nuk identifikohet vetem me akademikun por edhe me politikanin. Rrjedhimisht mund te pyesesh: Kur Qose e paska te merituar ftesen perse nuk e paskan te merituar ftesen edhe politikanet gjeresisht sepse kemi shume politikane qe shkraujne akademikce? Qose nuk kishte pse perziente akademine me politiken, Ai eshte akademiku qe i ka sjellur dem imazhit te akademise dhe vendimi eshte i drejte! Sulmojeni qeverine Berisha aty ku duhet dhe me propaganden e duhur por jo duke manipuluar te vertetat e tjerrur realitetin sa me te tjetersuar!!!

kev

Ore kev , nga shkruan dhe sa

Ore kev , nga shkruan dhe sa shkolle ke ? Mos ki droje, shprehu hapur , sic po ben me keto ide krejtesisht te semura qe po shpreh ne komentin tend...

Ky Zotria "@kevinjon@" na

Ky Zotria "@kevinjon@" na paska nje qasje krejt mediokre dhe te pa bazuar. Sipas parafolesit nese nje njeri meret me politike nuk eshte me akademik.

E para,Qosja Akademicizmin e vet e gezon si pasoje e vepres se tij, punes dhe meritave qe nje pjese e mire e shqiptareve e dine, te pakten vlen sa nja 15-20 "akdemikucet" e sotem te atij institucioni qe paraziton 24 ore ne 24.

e Dyta, i jep te drejte vendimit per te mos e thirrur sipas llogjikes tende edhe A.Puto nuk duhet te thirret sepse mbrojti (denoncoi) kete pacavure te Gudarit ish mekanikut te talentuar qe sot kryeson Akademine. Kjo llogjike nuk qendron i dashur Kevinjon sepse me kete llogjike llomotitese jemi ushqyer tash 60 vjet dhe pinjolli i fundit eshte Saliu. Nuk eshte e udhes te ndjekim parimin e komunisteve (nese nuk je me partine je kunder saj), kur e drejta e cdo qytetari, katunari, lopcari, profesori, malsori, fushori, labi, korcari, kavajasi, etj etj etj i lind e drejta te kritikoje apo te lavderoje qeverine, pushtetin apo apoziten, si guxon ti te mendosh dhe mos te skuqesh kur thua qe Qosja nuk ka te drejte te jete i pranishem ne kete palo mbledhje sepse ka akuzuar Berishen, apo eshte pozicionuar me Ramen.

E Treta, Mario Monti Kryeminister i Italise, vjen nga rradhet e akademikeve te klasit te pare, Rektor (President) i Universiteti me prestigjoz te italise BOKONI. Vjen ne politike sepse iduhet nje mendje e ndritur italise qe te dale nga tollovia qe e ka futur berluskoni me shoket e tij. Sipas teje ne nje situate te ngjashme nuk do te ftohej nga akademia italiane e shkencave, sepse mori nje detyre politike. Jo nuk besoj qe megjth mund te jete shum (GUDAR) kryetari i akademise italiane te shkencave nuk do te guxonte te bente nje veprim te tille.

E Katerta, Mendoj qe ja ke fut kot fare, edhe nese je i djathte nuk besoj qe je me shume se une qe kam ngjit me mijra postera neper tirane per PD, nuk te justifikon te qenurit i djath te mbash keto lloj qendrimesh. Niveli i arsyetimit tend eshte shumei ulet nese nisesh nga dera e pd per te justifikuar veprimet primitive te "Akademikeve" qe sillen si lopcaret e tjere qe na kane uzurpuar institucionet dhe po i marin shpirtin ketij populli per te mbajtur te uzurpuara karriget te tyre, ne kete rast po i meret edhe dinjitetin ketij kombi. Sepse ne te vertete ky veprim i GUDARIT ESHTE NJE ATENTAT NDAJ KULTURES SE KOMBIT, NQS NA KA MBETUR NJE E TILLE.

Per ta mbyllur do te thoja qe: "Po mvjen marre, qe spo tven marre per ato qe ke shkru"

Tung Baca

Alban, ti vuan nga sindroma

Alban, ti vuan nga sindroma bardh e zi dhe nuk kupton se per secilin nga personalitetet ka gjithnje dy te verteta qe jane ne varesi te kendveshtrimit e besimit personal.

Ja po ti rendis budalliqet qe shkuan:

Nqs. per Qosen ti thua se akademizmin e vet e ka nga puna e djersa e tije dhe nuk ja ka borxh askujt, por ne te njeten kohe ka te drejten e qytetarit te shprehet si te doje politikisht atehere te baraz-vendos edhe te drejten e Berishes apo edhe kujdo tjeter te PD-se (i vendosa keto sepse i paske marre inat) per simetri profesioni e te drejtash. Politizmin e tije e ka edhe Berisha nga puna e djersa e vet, por edhe nje Berishe ka te drejten e qytetarit te shprehet akademikce -qe ne rastin e sulmit te turpshem per nje akademik mbarekombetar kundrejt Berishes, Berisha vete, mbajti gojen me respekt e nuk humbi asnje germe te kunder-sulmonte.

Nuk ndodh ne asnje shtet te botes qe nje akademik, sado i famshem mund te jete, te beje particka ne koken e vet e aksione politike personale ne mbrojtje te njerit e per llogari te tjetrit dhe te mos "gjobitet" ! Te gjithe ata akademike qe bejne opozite politike, e bejne ate ne ate menyre qe te vendoset nje padrejtesi ne vend ne interes te pergjithshem dhe jo opozite per te favorizuar njerin kundershtar ne nje gare demokratike duke baltosur tjetrin. Kjo particke ne koken e vet nga Qosja ishte nje tejkalim i rolit dhe imazhit te akademikut dhe futja e tije ne llogorin e politikes. Pasojat jane ne kete rast gjithashtu politike!

Nqs. ti alban vuan nga respekti i pakundershtueshem ndaj akademikut, cfaredo te jete sjellja e nje akademiku, atehere ke problem percepetimi. Problemi i percepetimit te gabuar fillon me problemin qe ke me politikanin ne pergjithesi dhe humbet fillin duke konsideruar cdo zanat e personalitet qe eshte me nje kembe ose komplet jashte politikes si respekt te padiskutueshem dhe te pasulmueshem. Qenja e Qoses akademik, qe nuk po e mohon njeri, nuk e ben ate te paanalizueshem apo kritikueshem!

Po te jap si perfundim nje shembull nga bota me demokratike e Evropes qe te kuptosh se kur nje akademik i tejkalon caket behet problem dhe gjen pergjigje njesoj si Qose ne Shqiperi:

Pak kohe me pare Akademiku dhe Nobelisti Günther Grass hodhi ne Media nje poezi qe kritikonte ashper Politiken e Izraelit apo te Berlinit ne lidhje me Iranin. Izraeli u tmerrua dhe e deklaroi Güntherin si person non grada ne Izrael. Ne Gjermani Güntheri u kritikua gjithashtu ashper dhe ju be e qarte se qenja akademik dhe Nobelist nuk i jep atij te drejten te beje politike e te nderhyje ndaj politikave te Shtetit te vet. Packa moralit qe ndoshta ishte ne rregull!

Meritat e qoses si akademik mund ti lartesojme gjithe diten por kjo nuk e ben ate imun nga budallalliqet e tije qe ben hera heres, filluar me deshtimin e tije ne Kosove si politikan dhe mbaruar me ambicjen e tije per te qene i gjithpushtetshem mjafton te hape goije!

kev

E në qoftëse në vëndet

E në qoftëse në vëndet drejtuse vë partiak çfar mund të pritet një turp i madh kjo akademi duhet të çbëhet dhe të mblidhen të gjithë akademikët dh të ndërtojnë një tjetër e çfar mund të presësh nga një kryeministër që ka illull të nderuarin doktorin tonë

Ngushellimet e mija me te

Ngushellimet e mija me te sinqerta Prof.Qoses per humbjen e bashkeshortes qe u nda nga jeta pak kohe me pare. Sinan(ibro) vellai i themi ne nga Vlora vari qillon disa merhumeve si puna e ketij kevinit. Jo per gje po disa socialkomunisteve te tipit Berisha eshte veshtir tu ndryshosh mendjen. Jane nje prerje. Vepra e Prof.R.Qoses eshte aty dhe nuk e zhbejne dote disa apartçiker te akademis duke mos e ftuar profesorin.Por jam i bindur se populli dhe Vlora ne veçanti do ta ftojne e respektojne ashtu siç ai e meriton. Nderime Prof.R.Qoses.

Qe personaliteti i Qoses nuk

Qe personaliteti i Qoses nuk mund te vihet ne diskutim, kjo nuk do shume diskutime. Qe si i tille ai duhej te ishte i ftuar ne Konferencen e Tiranes edhe kjo nuk do shume diskutime. Qe Qosja studiues te shprehet haptasi e qarte edhe per Saliun e politikat e tij, nuk ka asgje te vecante. Ai eshte mendimi e qendrimi i tij dhe personalitetet e tilla shquhen pikerisht edhe per venien e gishtit ne plage dhe dhe tregimin po me gisht te shkaktarit (e tille ishte edhe intervista e fundit e Kadarese ne aktivitetin e Arvizuse).

E vetmja gje qe duhet diskutuar eshte qendrimi i Akademise se Shkencave te RSH, e cila prej kohesh e ka mbushur kupen te quhet "e ashtuquajtura ASH". Sigurisht nga nje Akademi e emeruar, sic eshte kjo e jona, nuk mund te pritet ndonje gje tjeter. A mund te presim nga Gudari, qe sic shkruante Mero, i sillte "punimet e tija shkencore" me makine te Flamur Antena, per te deshmuar pergatitjen e veprimtarine e tij shkencore, qe te hedhi çelsat e te thote psh. ju dhjefsha Akademine?! Sigurisht qe jo, se i dhjeri nuk e ndjen eren e gjirizit rreth e rrotull. Natyrisht nuk eshte vetem ai, eshte edhe Beqiri, edhe Myzaferi, edhe..., edhe plot te tjere. Keshtu qe nuk do te ishte keq te dergoheshin te gjithe ne shtepi. Po kush ti dergoje se? Qeveria te ciles po i sherbejne?!

Qosja nuk eshte ftuar per dy

Qosja nuk eshte ftuar per dy arsye: 1. Per qendrimet e tij te hapura islamike fondamentaliste; 2. Per zerat qe kane dale tash se fundi ne shtypin serb se ai paskesh qene nje nga kreret e UDB-se ne Kosove.

Keto dy arsyje jan te
Keto dy arsyje jan te budallshme! Ti mun me kritiku Qosjen per menimet e tij ne fushen e politikes. Por keto "arsyet" e tua jan qesharake dhe zublojn, qe nuk ke aftsi per Qosjen. Por ty ndoshta diku tjeter po t'dhem.......
Ketu do duket dhe reagimi i

Ketu do duket dhe reagimi i Akademisteve te Vertete shqiptare ( jo tipi i Peshngritesit kryetar) NQs jane zoterinj ta bojkotjne prezencen e tyre ne ceremoni dhe te denoncojne kete fenoment. Ndryshe dhe keta jane njesoj si Kryetari i tyre. Ketu duke reagimi i shoqerise civile.

Add new comment