Ina Rama, kryeprokurore deri në nëntor apo deri në maj?

Postuar në 25 Qershor, 2012 05:06

Sipas kushtetutës që ishte në fuqi kur Ina Rama u zgjodh si kryeprokurore, ajo mund të qëndronte në detyrën e saj deri sa Zoti ose Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti i Repblikës t’ia hiqte mandatin. Por me ndryshimet që iu bënë Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 2008-të, mandati i saj kufizohet deri në 5 vjet. Dhe pyetja është nëse mandati 5-vjeçar do t’i quhet i përfunduar në nëntor, muaj në të cilin u zgjodh, apo në maj, muaj në të cilin ndryshimet e kushtetutës u zyrtarizuan.

Theodhori Sollaku, kryeprokurori paraardhës, ka deklaruar për gazetën MAPO se kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjet Gjykata Kushtetuese. “Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kanë patur një mangësi lidhur me mandatin e prokurorit në detyrë. Ka një parim që ligjet, për më tepër dhe Kushtetuta, e ushtrojnë shtrirjen e efekteve të veta nga momenti i miratimit dhe më tej. Ndërkohë nuk ka asnjë klauzolë se ç’bëhet me prokurorin në detyrë. Çështja e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm është një çështje tashmë shumë e diskutueshme dhe siç thashë, i takon në fund të fundit Gjykatës Kushtetuese që të bëjë një interpretim përfundimtar,” thotë ai.

Më tej Sollaku sqaron: “Në vlerësimin tim, mandati i përcaktuar në Kushtetutë vlen për Prokurorin pasardhës dhe jo për këtë prokuror. Ndonjëherë vështirë se mund të pranohet kjo logjikë. Ndërkaq, varianti i dytë është që mandati 5-vjeçar fillon nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, që do të thotë muaji maj i vitit të ardhshëm, dhe një mendim i tretë është që fillon në 22 nëntor, kur ka filluar mandatin prokurorja. Natyrisht janë disa momente që do të zgjidhen nga organet vendimmarrëse dhe nëse do të ketë konflikte, mundet në Gjykatë Kushtetuese”

Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos majin si muaj për zëvendësimin e Ina Ramës, lind një tjetër problem. Në maj të 2013-ës Kuvendi do të jetë i shpërndarë për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme dhe nuk mund të zëvendësojë Ina Ramën, së cilës i duhet të qëndrojë në detyrë deri sa të mblidhet Kuvendi i ri.

A do të lejojë Berisha të zvarritet kaq gjatë zëvendësimi i “lavires së bulevardit” me një njeri të besuar të mazhorancës?

E.Zaloshnja

 

Comments

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

<p>Po cfare je tu thone mor burri i dheut. Po meson me ze te larte per ndonje provim ne Juridik.</p><p>Kur e pyeti ndonjehere Saliu Kushtetuten qe ta pyes tani ? &nbsp;</p>

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Ina Rama jo vetem duhet shkarkuar por duhet te ndiqet penalisht per performancen e saj ne krye te Prokurorise. Vetem nje shandramindër si ajo mund te lejonte qe çeshtjet madhore si ajo e Gerdecit apo e Durres-Kukes te deshtonin per shkelje te procedures penale. Ka qene shume e zene me berjen e cicave dhe vitheve, prandaj u shkelen afatet e hetimit dhe pergatitjes se dosjeve. Prandaj sa me shpejt te hiqet ajo ndyresi nga ajo zyre, aq me mire. E majta ne vend qe te beje indiferentin siç ka bere, me parimin &quot;armiku i armikut tim eshte miku im&quot;duhet te kerkoje llogari per mosveprimet e Prokurorise.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.