Ardian Vehbiu vë alarmin: Sos, po zhduken gërmat ‘ë’ e ‘ç’ nga alfabeti ynë

Postuar në 25 Qershor, 2012 11:13

Në dy shkrime radhazi në blogun e vet Peizazhe të Fjalës, Ardian Vehbiu denoncon plot alarm shkujdesjen ndaj gjuhës. Dhe fokusohet tek një çështje konkrete: tek përdorimi fakultativ i ‘ë’-së dhe i ‘ç’-së në shkrime të ndryshme gazetash (për të përditshmen Koha Jonë ai thotë se e ka bërë të udhës këtë punë). Kjo është një dukuri e vjetër ndër ne; edhe makinat e shkrimit që janë përdorur rëndom nga shkruesit e shkrimtarët gjatë kohëve që i kanë paraprirë epokës së Zuckerberg-ut e të Steve Jobs-it nuk i kanë patur gërmat ‘ë’ dhe ‘ç’; rrjedhimisht, në shumë praktika shkresore e burokratike ato shkruheshin ‘e’ dhe ‘c’. Ndërsa facebook-u, e-mail-i, sms-të, blog-jet, etj., e kanë inkurajuar armiqësinë me ‘ë’-në dhe me ‘ç’-në. Dhe kështu, vëren Vehbiu, tekstet janë mbushur me te në vend të -ve, me se në vend të -ve, me me në vend të -ve, me ke në vend të kë-ve, me ne në vend të -ve, me qe në vend të -ve.

Në shkrimin e parë me titull ‘Vezët e së Keqes’ ai është marrë me gazetarët (për ta lexuar të plotë ndiq linkun: http://xhaxhai.wordpress.com/2012/06/20/vezet-e-se-keqes/), dhe në shkrimin e dytë me titull ‘Stani me Lepuj’ ai merret me ekspertët, të cilët nuk e venë ujin në zjarr për këtë gjë (për ta lexuar të plotë ndiq linkun: http://xhaxhai.wordpress.com/2012/06/21/stani-me-lepuj/).

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky thotë që ti nuk di me shkrujt fjalët Shqip mër jahu.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Nuk mbake ere fare nga sarkazma. haha

Submitted by Altin Ketro (not verified) on

Një konstatim shumë i drejtë i zotit Vehbiu. Jo vetëm në media, por më së shumti në administratën shtetërore kjo mënyrë të shkruari, pra pa “ë” dhe “ç” është praktikë pune. Përveç se është një dhunim i gjuhës standarde shqipe, e bën leximin e një shkrese më të lodhshëm, herë- herë qesharak, por në fund të fundit kjo tregon edhe nivelin kulturor të administratës shqiptare.

Për ta bërë më të lehtë për ata që s’e dinë, ndiqni rregullat e mëposhtëm:

Në vend të shkronjës “ë”, e cila mungon rëndom në tastierat standard, do vendoset shkronja angleze “w”. Do jetë  pak e vështirë në fillim sa të mësohet syri dhe dora, por duhen bërë disa prova. Pasi të jetë vendosur shkronja “w” tek të gjitha fjalët ku duhet shkronja “ë”, atëherë duhet ndjekur kjo rrugë:

Shtypni butonin “Ctrl” tek tastiera dhe pa e lëshuar atë shtypni butonin ku është shkronja “H”.
Do të të dalë tabela : “Find and Replace”.
Aty ku shkruan “Find what” do vendoset shkronja “w”.
Aty ku shkruan “Replace with”, do vendoset shkronja “ë”.
Shkronjën “ë” do formohet kështu:

Me njërin gisht të dorës së majtë mbaj të shtypur butonin “Alt” dhe njëkohësisht me gishtin e dorës tjetër, tek numrat në të djathtë (në tastierë të lëvizhme e jo laptopi) shtyp 137, pra Alt 137.

Pasi të jetë kryer ky veprim, shtyp poshtë butonin “Replace All”, pastaj butonin “Ok” dhe të gjitha “w” janë kthyer në “ë”. Rishikohet edhe një herë shkrimi se mos është bërë ndonjë gabim ortografik.

Kurse shkronja “ç”, për shkak se përdoret rrallë gjatë një shkrimi, shkruhet direkt :

“Alt” 135 për “ç” e vogël

“Alt” 128 për “Ç” e madhe

“Alt” 137 për “ë” e vogël

“Alt” 0203 për “Ë” e madhe

Submitted by Astrit Pepkola (not verified) on

Konstatimi i z. Vehbiu eshte i sakte - konkluzionet dhe alarmi i tij jane te ekzagjeruara.

Gjuha eshte e vertete pasuri e perbashket. Por si gjuha ashtu edhe rregullat drejteshkrimore nuk jane te ngrira dhe reflektojne dinamika te caktuara. Eshte fakt qe nese gjuhet do te mbaheshin te ngrira sipas interpretimeve te ngurta te gjuhetareve 'ortodokse' ne gadishullin Apenin do te flitej akoma edhe sot Latinisht. Ndersa Greket do te ishin duke perdorur dialekte Atike ose Dorike - ne te cilat do te ishte e diskutueshme nese do te kishte terma qe te pershkruanin televizorin, trenin apo makinen...

Gjuha kroate eshte aq sllave sac mund te jete nje gjuhe. Por Kroatet (qe jane aq shume te mencur ne punet e tyre sa na kene dhene ne dhe kombit tone albanologet me te shquar qe kane lindur ndonjehere!) nuk e marrin per bastardim te gjuhes se tyre faktin qe kane hequr dore nga perdorimi i alfabetit te Cirilit.

Po ashtu gjermanet po reformojne drejtshkrimin e tyre ne nje drejtim qe shkon drejt eliminimit te 'umlaut' (dmth dy pikat mbi zanore, ngjashem me shqipen) sepse edhe ata e kane vene re qe nuk jane shume praktike.

Alfabeti latin eshte ai me 26 shkronja dhe perdorimi i umlaut eshte nje dukuri shume e vone ne historine e gjate te atij alfabeti. Fakti eshte qe shumica e gjuheve qe shkruhen ne ate alfabet konvergojne ne perdorimon e 26 shkronjave fillestare. Perdorimi i keypads te kompjuterve e ben gjuhen tone edhe me te levruar, shton kontributin e shume njerezve qe perdorin kete gjuhe por thjesht nuk kane kohe te humbasin duke shtypur Alt 135 per shkronjen 'Ç' te madhe ose te merren me marrezira 'w' te cilat shkaktojne gabime drejtshkrimor edhe me te marra ne shtypin tone periodik (Pyetje: a ka njeri qe nuk ka lexuar fjalen "Ëashington" ne shtypin shqiptar?). Humbja e karakterit fonetik e alfabetit tone nuk me duket ndonje tragjedi e jashtezakoneshme. Ne jemi perjashtimi dhe jo rregulli. Per nje shqiptar qe e njeh gjuhen e nenes nuk ka shume dyshim qe fjala qe une e shkruaj "eshte" duhet lexuar "është".

Sic thashe me lart, alfabeti, drejtshkrimi dhe rregullat jane per te lehtesuar mbarevajtjen e gjuhes dhe shkrimit ne ate gjuhe, jo per te ngaterruar pune. Padiskutimisht kompjuterat jane me superiore sesa penda e ngjyer me boje dhe nese per masivizimin e shkruajtjes se gjuhes sone ne keyboard te prodhuar ne Perendim do te sakrifikohej drejtshkrimi i vjeter une jap bekimin tim.

Stuhi te tilla ne gote uji thjesht largojne vemendjen nga problemet e verteta te bastardizimit te gjuhes shqipe: perdorimi i gabuar i fjaleve (dmth gabime trashanike fjalori), injoranca e gazetareve dhe propagandimi i kesaj injorance nga faqet e shtypit (perdorimi i fjales "kualicion" mua me ngjeth misht), perdorimi jo vetem i pavend por shpesh edhe i gabuar i fjaleve ne gjuhe te huaj ("implementimi i agrimentit" - ne shqiptaret nuk kemi thjesht gomere, por kemi gomere qe flasin dhe anglisht pale!) dhe dhjetera dukuri te tjera te cilat nuk me del as koha e as vendi ti permend. Perdorimi i karaktereve tona specifike, qe zor se i gjen ne gjuhe te tjera vec Turqishtes, thjesht per hir te paragjykimeve fonetiste te gjuhetareve puriste eshte preokupimi i fundit qe duhet te kemi. Ne mos po zhvillim i mirepritur.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nje problem  shqetësue, të cilin Z. Vehbiu e ngre me të madhe. Por, nuk kemi se ç'të bëjmë, kur gjuhën e jep në shkollë ai që nuk ka mbaruar për gjuhë apo ka mbaruar për gjuhë dhe nuk e di atë; kur informatikën e jep ai që nuk njeh kompjuterin dhe nuk ka si të spjegojë përdorimin e tastierës. Vajmedet për rrugën që kemi nisur dhe po e vijojmë me dell të madh.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ore po ju nuk e dini që ekziston një tastierë shqip e prodhuar nga samsung shitet diku te 9 katshet ose në web.

Submitted by katarakti (not verified) on

Kur te blini kompjuterin kerkojeni me tastier AZERTY dhe jo QWERTY. I pari e ka germen "ç" te vogel. E dyta: Vite me pare une kam pase zevendesuar shenjen e mikros "µ" ne tastiere, rreshti i trete djathtas me germen "ë". Atehere perdornja Window 98. Por edhe te Window 7, mund te besh zevendesimin automatikisht te mikronit"µ" ose "ù" me "ë ne programin Word - Tools - Language etj. Ndersa per i takon makinave te vjetra te shkrimit, ato "Olivetti" nuk i kishin germat "ç" dhe "ë", por makinat e shkrimit polake qe hyne ne Shqiperi pas viteve 1970 i kishin te dyja.

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

une nuk kam ne tastiere"è",por "ç" e kam,veç te vogel.Ndoshta ndonje dite do humbim"è"-ne,po mendoj se theksi vokal do qendroje.Po qe per alarm,po them se po bien themelet e Shqiperise nga te kater anet,si i thone;kur ushtojne topat nuk ndihet trokitja e sapllakes.

Submitted by Petro (not verified) on

Unë nuk kam patur kurrë, në asnjë tastjerë, gërmat ë, Ë dhe ç, Ç, por nga 1997-ta, kur mësova kompjuterin, mësova në word dhe dy gërmat. Kompjuterat kanë tërë karakteret, të cilat po t'i kërkosh, i gjen. Kush lexoi me kujdes Altin  Ketron, më sipër, mëson dhe t'i shkruaj dhe kur them "mëson", kam parasysh veprime të thjeshta, fare të thjeshta, por që s'duhen neglizhuar. Gjithë çështja qendron tek të pyeturit, kur nuk e di. Anglezët thonë, "më mirë një herë budalla (kur pyet) se sa tërë jetën (kur s'pyet)". Nuk është se vetëm shqipja e turqishtja i ka këto mungesa. Ja, shikoni, i ka gjermanishtja, slovenishtja, spanjishtja, etj: é, â, ù, ÿ, ñ, ü, ä, ö. Këto gërma nuk i kanë tastjerat, por ato, në gjuhët që përdoren, shkruhen rregullisht.

Submitted by Neritan (not verified) on

Ndoshta si mjet komunikimi duhet ti pershtatet edhe formave te reja te komunikimit, sidomos atyre elektronike qe zene vendin kryesor sot ne marredheniet midis njerzve.

me mire sesa te lodheshim te ndertonim tastiera per shqiperi, ndoshta do te ishte me mire te gjenden rregulla te reja drejtshkrimore ku te eliminoheshin germat qe perbejne edhe tingull, te cilat nuk jane ne tastjerat standarte. Ne itali, Gjermani apo France ku tregu eshte i madh prodhohen tastjera apostafat per keto vende. Kete luks ne nuk do ta kemi kurre, edhe shtypja dhe perdorimit te kodeve ansi me butonin alt me duhket nje sfide shume impenjative, kur dihet qe ne komunikimet e sotme edhe fjalet pa karaktere speciale shkruhen me shkurtime. Nuk mund ti kerkojme nje adoleshenti qe i shkruan njeres prej shoqeve te veta qe fillimisht te shkruaj tekstin me w pastaj te zevendesoj me karakterin ë.

Me mire do te ishte qe te shkruarit e shqipes te pershtaten kohes dhe mundesite jane. Do te pelqente edhe kjo shkeputje shume e ngjashme ne alfabetin cirilik te gjuheve sllave ku cdo tingull eshte edhe germe, ndoshta kjo eshte e panevojshme.

Submitted by Petro (not verified) on

@Neritan! Gjuha jonë ka një rregull bazë, e vendosur në kongresin e drejtshkrimit: "Shqipja shkruhet ashtu siç flitet". Madje  kjo përfshin edhe të shumëpërfolurit, emra të përvetshëm. Ndërkohë, "ë"-ja tipike shqipe, për të cilën janë bërë me dhjetra studime, ka qenë e do mbetet pamëdyshje tipar i dallueshmërisë së shqipes së folur. Ndryshime mbase mund të bëhen për gërmat "nj", "sh", "zh", "xh", por jo për "ë" dhe "ç".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.