Arvizu: Pse s’u ndodha kur u zgjodh Nishani? Kisha punë të tjera për të bërë

Postuar në 25 Qershor, 2012 03:22

Ambasadori amerikan shpjegon faktin pse mungoi në raundin e katërt të votimit për postin e Presidentit. Ai mori pjesë në raundet e para, në të cilat nuk u paraqit asnjë kandidat presidencial e rrjedhimisht nuk pati asnëj votim (“ishin raunde, ku ka pasur një mundësi për konsensus, e prandaj unë e ndjeva se mund të përfaqësohem në nivelin tim”, ka thënë për gazetarët e programit Wake Up), ndërsa në raundin e katërt, ku të gjithë e morën vesh se do të votohej një kandidat, kamerat televizive e kërkuan e nuk e gjetën portretin e tij në lozhat e sallës së Kuvendit. Shpjegimi: “Nuk ishte rasti.. dhe nuk kisha pse të ndryshoja axhendën time të punës, që ishte shumë e rëndësishme dhe vendosa që të përfaqësohesha me sekretaren e sektorit politik të ambasadës”. Mirëpo pak më poshtë shprehet se “procesin e ndoqi në TV”, gjë që do të thotë se nuk ka pasur ndonjë axhendë tjetër, veç asaj presidenciale.

“Momenti presidencial ishte një shans i humbur” – ky ishte mesazhi që atij ia kish ënda ta nënvizonte në programin Wake Up.

E.G.

Comments

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Procesin e ndoqi ne tv nuk do te thote qe e ndoqi live o miku im gazetar. O gazetare sa here tentoni te fusni llogjiken ne pune deshtoni ne menyre te papare.

Submitted by George (not verified) on

Po pra, a thua se luanin Lakers-at dhe i kish thene stafit qe ta rregjistronte sencen qe ta ndiqte ne darke.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Ambasadori mund te shikoje ne darke dhe ndeshjet e Lakersave dhe ndonje film porno ku te jesh ti personazh. Por meqe zanatin kryesor e ka ambasador do te ishte normale te shikonte ne tv dhe zhvillimet politike te dites te vendit ku eshte ambasador.

Submitted by arvanites (not verified) on

Gjithmone e njeta histori me ambasadoret amerikane. 1. Vijne ne Shqiperi dhe kerkojne te bashkpunojne me Salen. 2. E kuptojne se kush eshte Sala dhe munduhen per ta rrezuar. 3 Deshtojne.  4.Vjen fundit i mandati dhe ambasadori i ri fillon ne piken 1.

Submitted by dritan (not verified) on

Edhe cfare se nuk ishte ky kur u zgjodh presidenti per aq kohe sa u zgjodh ne perputhje me kushtetuten ???

E zgjodhen Berisha, Rama dhe Meta ???

Normale ! Jane jovetem 3 njerezit me te votuar por deputetet e tyre e kane detyrim kushtetutes te zgjedhin presidentin e republikes ??? Pse kush priste ky ta zgjidhte ??? Ilva Tare  apo Ylli Ndroqi ????

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Ndoshta priste ta zgjidhnin keto cunat e topit qe e moren ne interviste.

Submitted by Cur (not verified) on

Eshte mbyllur historia e Rames qe me 21 janar. Luajti lojen e te tjerve....

Edhe Fan Noli mendoi se Rusia ishte qendra e botes por dihet fati i tij....

I'm so sorry!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.