Lazarati dhe një njoftim për arrestim… Po kjo gjëja tjetër në foto çfarë është?

Postuar në 23 Qershor, 2012 10:58

Këtë foto e ka shpërndarë policia e Gjirokastrës në media bashkë me njoftimin e mëposhtëm:

“Në zbatim të planit të masave të hartuar nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër  për kontrollin e automjeteve dhe shtetasve, me qëllim goditjen e çdo personi që ushtron veprimtari kriminale në fushën e narko -trafiqeve,  më datën 18.06.2012, rreth orës 11.00, forcat e policisë  që kryejnë shërbim në pikën e kontrollit në Kordhocë gjatë kontrollit të ushtuar ndaj shtetasit Proko R. i datëlindjes 1988, lindur dhe banues në Lazarat, i cili drejtonte një automjet tip Benz i është gjetur në makinë një armë zjarri pistoletë tip TT, së bashku me një karikatorë me fishekë…”.

Deri këtu bukur, por cilido që sheh këtë foto, është e pamundur të mos vejë buzën në gaz dhe të pyesë: Po kjo gjëja tjetër në foto, afër pistoletës, çfarë është? :) (A.N.)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ka dy menyra me i .... nonen dikujt : (1) ose me pistolete; ose me (2) preservativ :) :)

ne demokraci duhet tu japesh opcione edhe viktimave !

Submitted by mergim tari (not verified) on

Ato ne fotografi nuk jane prej verteti. Eshte pistolete lodre,  si ajo e DASHIT, he mo Dashnor Sules, atij qe desh beri nomin ne stadium. Edhe ky do te lirohet, pasi eshte nga Lazarati, eshte dora e DASHIT, megjithese ligji i denon deri 7 vjet per armembajtje pa leje. Kurse ajo tjetra duhet te jete sode buke per limonate.

Submitted by Petro (not verified) on

Mërgimtar! Lirimi i sapo të ndaluarit, ndonëse nga Lazarati, s'ka lidhje me këtë shtetësi, por me pagesat që presupozohen se do bëhen në polici-prokurori-avokati dhe gjykatë. Në polici, për të paksuar ose zhdukur provat; avokatin si sekser i ndarjes së porcioneve të "kafes"; prokurorit për kategorizimin e cilësisë së krimit në favor të të pandehurit dhe gjykatës për uljen maksimale, baras me kohën e paraburgimit. Të gjithë dalin të fituar. Të dhjefsha komunizmin dhe Robin Hudin. Kjo është shpërndarja më e përsosur e të mirave materiale. Pas tyre, ka pjesën e tij gjithësecili nga shoferët pjesëmarrës në aksion, shoferi i prokuror-gjyqtar i cili çon një fjalë diku, gardiani i qelisë që lejon celularin e deri te kamarieri ku pinë kafen shefat.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Petro,

Ke shume te drejte. Lirimi i personit nuk ka lidhje se nga cfare "shteti" eshte ai (qe qenka Lazaratas), megjithese Lazrati eshte SHET MIK I QEVERISE SHQITARE. Por nuk eshte e drejte qe njerezit t'i fitojne te mirat materiale neperpmjet padrejtesise dhe ne kete rast krimit.... Nese komunizmi ua qinte nenat ketij soji njerezish (duke perfshire gjyqtare, prokurore, police e  avokate te korruptuar), atehere une do te isha per 100% per komunizmin dhe Robin Hudin ne kete pike....

Mund te pasurohen disa grupe shoqerore, por pasurimi i tyre ne menyre te padrejte pengon investimet per te gjithe ne shqipetaret; ne shkolla, shendetesi, pensione, transport, tregeti, nderlidhje, drita, uje e keshtu me radhe, pra ul mireqenien e njerezve, TONEN dhe kjo eshte fatkeqesi nese nuk e kuptojme dhe themi "C'ME PLASI MUA KUR NUK E KANE ME MUA".  E kane me ne Petro edhe nese nuk e kane direkt.....

Nese une e ti nuk kemi shume problem me varferine, duhet te mendojme per qindra mijra shqiptare te tjere te cilet marrin buken me liste. Une e kuptoj Berishen qe kerkon te na beje kocke e lekure, qe mos te kemi mundesi as te flasim e as te dalim ne rruge te protestojme. Kete e ka pohuar vete kur ka kerkuar te ngreje ate qe e quajti vete "SKEMA E KAFSHATES". Kjo eshte teoria e tij qe i hap rruge policeve, gjyqtareve, prokuroreve rrugace dhe tere sojit dhe sorrollopit te malavites shqiptare.....

Submitted by Petro (not verified) on

"...E kane me ne Petro edhe nese nuk e kane direkt....."

Po e di mor mërgimtar që e kanë me ne. Me këtë fshatin-republikë, që vetë e kanë lënë jo rastësisht, kanë eksperimentuar se si mund të bashkëjetojë krimi me rendin kushtetues. Ka një kategori qytetarësh, që të pajtuar me të keqen thonë se "Lazarati nxjerr fitime e mban me punë jugun...Lazarati forcon ekonominë Shqiptare". E merr vesh ku jetojmë? Pse nuk e di populli që shtresa e prokuror-gjyqtar-avokat janë më të pasurit, kur në fakt duhej t'i përkisnin klasës së mesme. Prapa ç'do pasurie-thotë Hygoi- qëndron krimi. Në rastin  e tyre, krimin e kryejnë ata që duhet të dënojnë krimin e të vënë drejtësi.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Plotesisht e drejte ajo qe thua Petro,

Asgje nuk mund te shtoj. Krejtesisht i sakte ne cdo fjali e miendim.

Submitted by davidi (not verified) on

ajo gjeja duhet te jete silenciatori...

Submitted by Dritan (not verified) on

Foto e sajuar per lajm. Nese do ishte e vertete, te na nxirrni edhe fytyren e personit, apo policine ne veprim.

Ka dash me tregu "autori" qe ben edhe seks. Mbase e ka karamele, i pelqen ta mbaj ne makine,

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.