Sekretari për Koalicionet flet për... koalicionet, por mbetet i paqartë te “gjithëpërfshirja”

Postuar në 19 Qershor, 2012 06:46

Partia Socialiste ka edhe një “Sekretar për Koalicionet”. Ky është Ndre Legisi. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” sot, sekretari për koalicionet (në foto gjatë një proteste të opozitës në Lezhë) është disi kontradiktor kur flet për... koalicionet.

Pyetjes “Po një koalicion i mundshëm me Aleancën Kuq e Zi dhe me Partinë Fryma e Re Demokratike?” ai fillimisht i përgjigjet: “Këto kanë konsumuar shumë pushtet me Saliun e janë pjellë e tij, ndaj ne nuk duhet të nxitojmë. Ne na duhet të mendojmë për konsolidimin e koalicionit ekzistues. Unë, personalisht, mendoj se një parti politike duhet të vijë në pushtet me ata që ka përballuar opozitën, dhe jo me ata që dalin në opozitë apo shtiren si opozitarë...”.

Deri këtu qartë, por pesë rreshta më tutje, sekretari rozë konkludon: “Shqipëria meriton një qeveri që punon për ta dhe jo për pasurimin e oborrit të Saliut. Për këtë arsye, aleanca jonë për zgjedhjet e 2013-ës do të jetë një aleancë gjithëpërfshirëse dhe fituese” (!).

Duhet ndarë mendja në PS: Ose “aleancë gjithëpërfshirëse” ose “aleancë pa atë e pa këtë”. Se njëra përjashton tjetrën. (A.N)

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Bete mire qe shtroni pyetjen qe PS-ja te ndaje mendjen.Hajde analista hajde.

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po kualicion me kualicionin do bejne keta? Na cane tr...!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.